Sikur rruget te mund te flisnin!!!!!
13, 03, 2007 nga admin 1,561 views
Ndonjehere edhe pse jeton ne nje qytet per nje kohe shume te gjate, aq sa njeh rruget e tij aq mire, sa e di edhe ku jane pllakat qe nuk jane te vendosura mire ne trotuar dhe mund te behesh qull nga uji I shiut te dy diteve me pare qe ato mbajne poshte vetes, si per tua hedhur njerezve qe I shkelin dhe per te qeshur me njera-tjetren, prape te duket sikur ai te zbulon veten cdo dite e me shume dhe kupton qe ti nuk e njihje edhe aq sa mendoje. Dhe ti surprizohesh cdo dite.
Une jam njeri nga ata njerez, qe i pershendes shpesh keto rruge, ato kane qene shoqeruesit e mi ne ditet me shi kur kam dashur te mos flas me asnje, por vetem te ndaloj dhe t'i hedh nje sy jetes sime. Bashke me pikat e shiut ato kane qene degjuesit me te mire qe kam hasur ndonjehere, ne gjithe keto vite ne kete qytet ato me njohin me mire se cdo njeri, me te cilin kam biseduar ndonjehere. Kane degjuar mendimet e mia me te fshehta. Me kane mirepritur kur kam qene vetem dhe te shoqeruar me zhurma dhe hare, ato e njohin madje edhe aromen a merzise time dhe gjithe llojet e buzeqeshjes time.
Ndersa po ecja nje dite, po mendoja sikur keto rruge te mund te flisnin, sa shume gjera do te tregonin! Per disa prej tyre ndoshta do te skuqeshim, do te na vinte turp nga vetja, apo nuk do te donim t'I kujtonim. Por kur mendoj se sa shume gezim kane pare me syte e tyre keto rruge, sa te qeshura kane degjuar, sa shume fjale dashurie, sa shume gjeste miresie, perkushtimi miqesor, sakrifice e heroizmi, buzeqeshje dhe gezime femijesh, keto e te tjera me bejne te harroj gjerat e keqia. Keto rruge jane deshmitare te dashurive te medha dhe per kete do te doja qe keto rruge te flisnin. Dhe une te ulesha e te degjoja gjithe kureshtje, ashtu sic ben nje femije me rrefenjat e gjyshit.
Ne moment me vjen ne mendje nje rruge e vecante, nje rruge e vjeter, por qe ka pare vepren me te madhe te dashurise, qe eshte bere ndonjehere per njerezimin, Ai, misherimi i vete dashurise, eci ne ate rruge me kembet e tij te zbathura dhe e zbuti pluhurin e saj me gjakun e tij. Sa do te doja qe ato rruge te flisnin dhe te tregonin per madheshtine e dashurise se tij dhe Jeruzalemi te ushtonte si nje percues i atij zeri kudo! Sa do te doja qe veshet tane te ishin hapur per ta degjuar!!!
Kur lexova kete shkrim m’u kujtua nje pjese nga Ungjijte, kur Jezusi ecen neper rruget e Jeruzalemit me kryqin ne shpine dhe grate qe kishin dale ne rruge fillojne e qajne per te. Ai u tha dicka shume interesante “o bija te Izraelit mos qani per mua, por qani per veten tuaj”. Shpesh kur njerezit shikojne filmin Jezus, dokumentar mbi jeten e tij bazuar ne ungjillin e Lukes- preken shume kur shikojne kryqezimin e Jezusit dhe plot njerezve u vjen keq per te. Ne fillim kjo me pelqente, dhe me dukej nje reagim normal. Por ndersa kam reflektuar me shume mbi kete reagim dhe duke reflektuar mbi fjalet e Jezusit, kam menduar per tragjedine e ketij reagimi. Shume prej nesh e shohin jeten e Jezusit dhe largohen me ndjenjen e keqardhjes per te, (psh shume komente kam lexuar kur doli “pasioni i Krishtit” se si u kishte ardhur keq per Jezusin dhe vuajtjet e tij) por keqardhja e tyre mbetet me kaq. Ndersa do te doja qe kjo keqardhje te na conte pertej nje emocioni ne pyetje me te thella si pse u kryqezua ky person, i cili nuk kishte bere asgje te keqe. Jo me kot Jezusi qysh atehere u tha bashkekombeseve te tij “bija te Izraelit mos qani per mua, por per veten tuaj”. Sepse Jezusi zgjodhi te kryqezohej, Ai erdhi per te dhene jeten per mua, per ty, qe ne te kemi jete te perjetshme. Ai zgjodhi te vinte si sakrifica e persosur per secilin prej nesh. Ka kaq shume gjera per te menduar dhe per te pyetur ne lidhje me rrugen qe ai pershkoi dhe sperkati me gjak. Shpresoj qe nese e lexon sot kete koment, ti do te jesh njeri prej atyre personave qe do te pyesin pertej emocionit qe shkakton kryqezimi i Jezusit.