SEKSI DHE KËRKIMI PËR INTIMITET
29, 05, 2007 nga admin 4,593 views
…..“në fillim seksi ishte i mrekullueshëm. Pastaj shihja se nuk më pëlqente vetja dhe më pas nuk më pëlqentë as partnerja. Bëmë fjalë dhe sherre dhe së fundi u ndamë. Tashmë e konsiderojmë njëri tjetrin armiq.”
Kjo sindromë është ajo që unë e quaj “sindroma e mëngjesit pas”. Zgjohemi dhe shohim se intimiteti nuk është i pranishëm. Marrëdhëniet seksuale nuk na kënaqin më dhe ajo ku përfundojmë nuk është aspak ajo që kemi dashur në fillim. Praktikisht kemi thjesht dy njerëz egoistë që kërkojnë vetë-kënaqësinë. Elementet e dashurisë së vërtetë dhe të intimitetit nuk mund të gjehen ‘menjëherë’ dhe njeriu e gjen veten e tij në një gjendje të paqëndrueshme, në kërkim të harmonisë.
Secili prej nesh ka pesë pjesë të rëndësishme në jetë. Këto pjesë janë fizike, emocionale, mendore, shoqërore dhe shpirtërore. Të gjitha këto pesë pjesë janë krijuar për të punuar së bashku në harmoni. Gjatë kërkimeve tona për harmoni ne e duam zgjidhjen të na vijë sot ose të na ketë ardhur që dje. Një nga problemet tona është se ne duam plotësim “të mënjëhershëm”. Kur nuk përmbushet nevoja për intimitet në një marrëdhënie, ne kërkojmë një zgjidhje “të mënjëhershme”. Ku e kërkojmë? Nga pikëpamja fizike, mendore, shoqërore, emocionale apo shpirtërore? Nga pikëpamja fizike. Është më e lehtë të kesh intimitet në aspektin fizik me dikë sesa në katër fushat e tjera. Mund të krijosh intimitet fizik me një person të seksit të kundërt për një orë. Por shpejt e zbuloni se seksi mund të jetë një përmbushja e përkohshme për një dëshirë sipërfaqësore. Është ende një nevojë edhe shumë më e thellë që nuk është plotësuar.
Çfarë bëni kur ndjenja zbehet dhe sa më shumë të bëni seks, aq më pak ju pëlqen ai? Ne e racionalizojmë duke thënë: “Kemi rënë në dashuri. Jo, jo, me të vërtetë në dashuri.” Por akoma e shohim veten me ndjenjën e fajit dhe të pakënaqësisë. Në qendrat studentore shoh femra dhe meshkuj që kërkojnë intimitet duke kaluar nga një marrëdhënie në një tjetër duke shpresuar “Këtë herë po. Këtë herë do të gjej një marrëdhënie që do të zgjasë.”
Unë kam besimin se ajo që kërkojmë nuk është seksi. Ajo që me të vërtetë duam është intimiteti.
Ç’është intimiteti?
Sot fjala ‘intimitet’ përdoret me nënkuptime seksuale. Në fakt, është shumë më tepër se kaq. Ai përfshin të gjitha dimensionet e ndryshme të jetës sonë – edhe fizike, por edhe aspektet shoqërore, emocionale, mendore dhe shpirtërore. Intimitet do të thotë ndarje totale e jetës. Dhe a nuk e kemi patur të gjithë ne dëshirën në një kohë apo një tjetër për afrimitet, për bashkim, për të ndarë krejtësisht jetën me dikë?
Marshall Hodge ka shkruar një libër të titulluar “Frika Juaj nga Dashuria”. Në këtë libër ai thotë: “Na merr malli për momente të shprehjes së dashurisë, afrimitetit dhe brishtësisë, por shpesh, në momente kritike, ne tërhiqemi. Kemi frikë nga afrimiteti. Kemi frikë nga dashuria.” Më vonë po në këtë libër Hodge thotë: “Sa më shumë t’i afrohemi dikujt, aq më të shumta janë gjasat për dhimbje.” Është frika e dhimbjes ajo që shpesh na pengon të gjejmë intimitetin e vërtetë.
Kur po jepja një seri leksionesh në një universitet në jug të Illinoisit, në një takimi më erdhi një vajzë dhe më tha: “Kam nevojë të flas me ju për problemet e të dashurit tim.” U ulëm dhe ajo filloi të më tregonte për shqetësimet e saj. Pas pak çastesh ajo bëri këtë pohim: “Tani do të ndërmarr hapa për të mos u lënduar përsëri.” I thashë: “Me fjalë të tjera, ti po ndërmerr hapa për të mos dashuruar kurrë më?” Ajo mendoi se e kisha keqkuptuar, ndaj vazhdoi: “Jo, jo, nuk është kjo ajo që dua të them. Unë thjesht nuk dua të lëndohem përsëri. Nuk dua dhimbje në jetën time.” I thashë: “Pikërisht, ti nuk do më dashuri në jetën tënde.” Siç e shihni, nuk ka “dashuri pa dhimbje”. Sa më shumë t’i afroheni dikujt, aq më të mëdha janë gjasat për dhimbje.
Unë do të vlerësoja se ju (dhe rreth 100% e popullsisë) do të thonit se jeni lënduar në një marrëdhënie që keni patur më parë. Çështja qëndron në faktin se si e përballoni këtë lëndim. Për të fshehur dhimbjen, shumë vetë u japin njerëzve atë që unë e quaj “shenjë e dyfishtë”. I themi një personi: “Dëgjo këtu, Dua të kesh afrimitet me mua. Dua të të dua dhe të duhem prej teje… por duhet të kesh parasysh diçka, jam lënduar më parë. Jo, jo, nuk dua të flas për këtë gjë. Nuk dua t’i dëgjoj ato gjëra.” Ndërtojmë mure rreth e qark zemrës sonë për t’u mbrojtur nga dikush që mund të hyjë për të na lënduar. Por i njëjti mur që i mban njerëzit larg, na mban edhe ne të mbyllur brenda. Dhe cili është rezultati? Sundon vetmia dhe intimiteti i vërtetë dhe dashuria bëhen të pamundura.
Ç’është dashuria?
Dashuria është më shumë se emocione dhe është shumë më tepër se një ndjenjë e mirë. Por shoqëria jonë i ka marrë ato që ka thënë Zoti për dashurinë, seksin dhe intimitetin dhe i ka kthyer ato thjesht në emocione dhe ndjenja. Zoti e përshkruan dashurinë me shumë detaje në Bibël, veçanërisht në Letrën e Parë Drejtuar Korintasve, kapitulli 13. Për të ndjerë peshën e plotë të përkufizimit të Zotit për dashurinë, po jua paraqes vargjet 4 deri në 7 (1 Korintasve 13:4-7) në këtë mënyrë. Sa shumë do të plotësoheshin nevojat tuaja nëse një person do t’ju donte ashtu siç thotë Zoti se duhet të duhemi:
• Nëse ky person të përgjigjet me durim, mirësi, dhe nuk është ziliqar për ju?
• Nëse ky person nuk është mburravec apo mendjemadh?
• Nëse ky person nuk tregohet i vrazhdë ndaj jush, apo nuk është egoist ose inatçi?
• Nëse ky person nuk jua kujton gabimet?
• Nëse ky person nuk ju mashtron, por tregohet vetëm i sinqertë me ju?
• Nëse ky person ju mbron, ju beson, shpreson gjithmonë për të mirën tuaj, dhe e ruan toruan edhe në konflikte me ju?
Kështu e përkufizon Perëndia dashurinë që Ai do të përjetohet prej nesh në marrëdhëniet tona. Do të vini re se kjo llo dashurie është e fokusuar tek “personi tjetër”. Kjo do të thotë të japësh dhe jo të kërkosh për veten tënde. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Kush mund t’ia dalë mbanë kësaj?
Për të patur këtë lloj dashurie në marrëdhëniet tona së pari ne kemi nevojë të përjetojmë dashurinë e Zotit për ne. Nuk mund ta shprehni vazhdimisht këtë lloj dashurie kundrejt dikujt nëse asnjëherë nuk keni përjetuar të dashuroheni në këtë mënyrë. Zoti, i cili ju njeh dhe di gjithçka për ju, ju do jashtëzakonisht shumë.
Zoti na ka thënë përmes profetit të lashtë Jeremia: “Të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj po të tërheq me dashamirësi.” (Jeremia 31:3) Ndaj, dashuria e Zotit për ne nuk do të ndryshojë kurrë.
Zoti na ka dashur aq shumë sa që Ai lejoi Jezu Krishtin të kryqëzohet (një formë e lashtë ekzekutimi) për mëkatet tona kështu që ne të mund të pastrohemi. Në Bibël lexojmë: “Perëndia e deshi aq botën sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjoni 3:16) Kur t’i kthehemi Zotit dhe të pranojmë faljen e Tij, atëherë do të fillojmë të përjetojmë dashurinë e Tij.
Zoti na thotë: “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.” (1 Gjonit 1:9) Zoti jo vetëm që na i fal mëkatet tona, por Ai i harron ato dhe na pastron ne.
Zoti vazhdon të na dojë ne pa marrë parasysh asgjë. Shpesh marrëdhëniet tona përfundojnë kur diçka në to ndryshon, si aksidente ku ka dëme apo humbje në pozitat financiare. Por dashuria e Zotit nuk mbështetet në paraqitjen tonë fizike apo nga kush a çfarë jemi ne.
Siç e shihni, pikëpamja e Zotit për dashurinë është krejtësisht e ndryshme nga ajo që na thotë shoqëria jonë për dashurinë. A mund ta imagjinoni një marrëdhënie me këtë lloj dashurie? Zoti na thotë se falja dhe dashuria e Tij janë tonat mjafton që ne t’ia kërkojmë ato Atij. Kjo është dhurata e Tij për ne. Por nëse ne refuzojmë të pranojmë dhuratën, jemi ne ata që i mohojmë vetes përmbushjen e vërtetë, intimitetin e vërtetë dhe qëllimin e vërtetë në jetë.
Përgjigja
Përgjigjen e jep dashuria e Zotit. Ajo që duhet të bëjmë është thjesht t’i përgjigjemi me besim dhe përkushtim. Për Jezusin Bibla thotë: “Por të gjithëve atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.” (Gjoni 1:12) Zoti dërgoi Birin e Tij të vetëm, Jezusin, të vdesë në vendin tonë. Por historia nuk mbaron këtu. Tre ditë më vonë, Jezusi u ringjall nga të vdekurit. Ashtu si edhe Zoti, Ai është i gjallë sot dhe dëshiron që të vendosë dashurinë e Tij në zemrën tuaj. Sapo ta pranoni, do të mahniteni me atë që Ai mund të bëjë në jetën tuaj dhe në marrëdhëniet tuaja.
Zoti na thotë: “Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të.” (Gjoni 3:36). Zoti do që ne të kemi jetë, jo vetëm për sot, por për përjetësi. Nëse zgjedhim të refuzojmë Atë, atëherë ne kemi zgjedhur pasojën e mëkatit, që është vdekja dhe ndarja e përjetshme nga Ai.
Është pikërisht pranimi i Jezu Krishtit në jetët tona dhe besimi në Të ato që sjellin qëndrueshmëri në jetët tona. Besimi tek Zoti shpalos faljen e Perëndisë. Nuk ka pse të fshihemi, nuk ka pse të ecim sipas qejfit tonë. Ai është atje me ne. Ne kemi paqe me Të. Pasi të vendosim besimin dhe varësinë tonë tek Ai, Ai bën vend në jetën tonë dhe ne kemi intimitet me Të. Falja e tij është e pranishme të na pastrojë edhe nga mëkati më i madh, nga egoizmi më i rrënjosur dhe nga problemet më të thella apo beteja që kemi patur ose mund të kemi.
Intimiteti që fal kënaqësi
Në të gjithë Biblën qëndrimi i Perëndisë ndaj seksit është tepër i qartë. Zoti e ka rezervuar seksin për martesë dhe vetëm për martesë. Jo sepse do që të na nxijë jetën, por sepse Ai dëshiron që të na mbrojë zemrën. Ai dëshiron të na ndërtojë një bazë sigurie për ne, kështu që kur t’i hyjmë një martese, intimiteti i saj të bazohet në sigurinë e dashurisë dhe mençurisë së Zotit.
Kur ia besojmë veten Jezu Krishtit, Ai na jep dashuri dhe fuqi të re ditë pas dite. Pikërisht këtu përmbushet intimiteti që kemi kërkuar. Zoti na jep një dashuri që kurrë nuk do të marrë fund, nuk do të ndalë me kalimin e viteve dhe me kohët që ndryshojnë. Dashuria e Tij mund të bashkojë dy vetë, me Të në qendër të atij bashkimi. Në një marrëdhënie njohjeje, ndërkohë që rriteni së bashku, jo vetëm shpirtërisht, por edhe shoqërisht, mendërisht dhe emocionalisht, ju do të jeni në gjendje të keni një marrëdhënie intimiteti të sinqertë dhe me përkujdesje, që do t’ju përmbushë të gjithë nevojat dhe do t’ju fal gëzim. Dhe kur kjo marrëdhënie ecën duke arritur kulmin në martesë, bashkimi seksual vetëm i forcon themelet që janë hedhur më parë.
Jezusin mund ta pranoni me besim tani me anë të lutjes. Lutja është bisedë me Perëndinë. Zoti jua njeh zemrën dhe nuk shqetësohet për fjalët tuaja sesa për qëndrimin e zemrës tuaj. Më poshtë po ju sugjerojmë një lutje: “Zoti Jezus, kam nevojë për Ty. Faleminderit që vdiqe në kryq për mëkatet e mia. Unë e hap portën e zemrës time dhe të pranoj Ty si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që më ke falur mëkatet dhe që më ke dhënë jetën e përjetshme. Merre kontrollin e zemrës time dhe më bëj të jem ashtu siç dëshiron Ti.
A e shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde? Nëse po, thuaje këtë lujte tani. Vendosja e besimit tek Jezu Krishti do të sjellë si rezultat ardhjen e Tij në jetën tuaj ashtu siç ka premtuar Ai. Kjo do të nisë një marrëdhënie të përjetshme me Të që do të rritet dhe bëhet më intime kur ta njihni më mirë Atë. Dhe me Të në qendër të saj, jeta juaj do të marrë dimensione të reja – atë shpirtëror – duke sjellë më shumë harmoni dhe përmbushje në të gjitha aspektet e marrëdhënieve tuaja.
___________________
© 1997 Dick Purnell
Dick Purnell ka mbajtur fjalime për studentë në më shumë se 450 universitete dhe qendra studentore. Është autor i 12 librave, përfshirë këtu edhe librat “Të Bëhesh Mik dhe i Dashur” dhe “I Lirë për të Dashuruar Përsëri: Si të merresh me Keqardhje Seksuale”.
Si ka mundesi qe jam i vetmi person qe me ka pelqyer ky artikull. Ndoshta ju nuk jeni ne fazen e romances sic jam une:). Ha ha ha
Bravo per webfaqen. Une kam qene duke i ndjekur nga afer te gjithe artikujt e shkruar ketu.
Shumë keq që priftërinjët e kanë të ndaluar nje gje te tille,nga vet fakti se edhe ata jane njerez edhe pse Zoti i krijoi me nevoja te njejta me njerezit e tjere ata nuk martohen me pretendimin qe te jene me afer Zotit,e kjo bjen ne kundershtim me organizmin e tyre,sepse cdo njeri qe eshte krijuar i ka edhe nevojat sexuale,pretendimi i prifterinjeve qe te jene ne lidhje me te fort me Zotin e te mos martohen eshte i deshtuar,sepse ata duke mos e shfryre epshin e tyre edhe me shume mendojne per femrat,nese do kishin nje grua do i kishin kryer nevojat e veta dhe do ishte shum Ok mire po ne kete menyr ata edhe me shume nxiten,duke pas parasysh se atyre ju lejohen te prekin femrat e kam fjalen te i marrin ngryk (perqafojne) te ia japin doren thjesht te kene kontakte fizike gje te cilen e kam pare vet sidomos neper dasma kur prifti kercen mes 2 femrave pothuajse te zveshura vetem me mini dhe badi,dhe dhe duart i ka ne belin e tyre perderisa vallezojne valle,e organizmi i njeriut nuk mund te i perballon nje gjeje te tille sepse edhe ai eshte njeri i njejt me te tjeret.Me mire te martoheshin sesa gjith jeten duke pretenduar te jene me afer Zotit duke mos u martuar e ne anen tjeter duke i mbajtur mend vetem tek femrat pa i kryer nevojat e tyre.
Halil,
Kjo eshte zgjedhje e tyre, ata pergjigjen perpara Zotit sic do pergjigjen edhe ata qe martohen me disa gra (muslimanet).
Znafilla 2:24 Për këtë arsye njeriu do ta lërë të atin dhe t’ëmën e vet dhe do të jetojë bashkë me gruan e vet e do të bëhen një trup i vetëm.
Cdo te mire,
Jaguari
Bravo.Web faqja eshte fantazi,e lexova me kuriozitet dhe met vertet me shtyu ne mendime,no coment.Zoti jU bekoft,Ghith te mirat
Seksi eshte nevoje fizike e cila te bene shume me te afert me partnerin ose edhe me thjesht eshte diqka qe bota nuk egzoston pa te