Jeta ime ne nje filxhan kafeje
11, 02, 2008 nga kalimtari 726 views

Nuk mbaj mend kur ishte hera e pare qe dikush me lexoi fatin ne nje filxhan kafeje. Ndoshta kur une nisa te pija kafene. Megjithate qysh kur dikush per here te pare pa fatin tim, une dhe kafeja u beme te pandare. Te pandare ne nje menyre te dhimbshme disi. Nuk mund te rrija pa ditur se cfare kishte fati per mua. Kersheria ime per te njohur te ardhmen shkuan pertej kafese, te leximi i dores, te falli me letra, horoskopi e tek cdo gje qe thoshte se lexonte te ardhmen.
Nuk e di nese ndonjehere keni degjuar qe po te vije disa gjera poshte jastekut tend naten, personi qe do te shikoje ne enderr do te ishte bashkeshorti yt. Mos qesh, sepse une e besova kete
Sot ka shume si une qe vazhdojne te besojne kete gje. Qe kush e di sa here vene poshte jastekut kreher, pasqyre etj dhe ne mengjes vrasin mendjen se ke pane ne enderr.
Shume shkojne te shkruhen te hoxha a dikush tjeter, qe te mund te gjejne fatin e tyre.
Zelli im ishte aq i madh sa edhe bindja ime se une isha duke u lidhur me Zotin, qe keto gjera vinin prej tij. Kjo me jepte gezim, me bente te ndihesha e vecante, aq e vecante qe mund te kuptoja misteret e se ardhmes.
Nuk ishte deri sa une lexova Biblen qe kjo “dhunti” e zell qe kisha te me fuste friken. Isha futur pa ditur ne zemer te erresires. Erresira me kishte pushtuar zemren cep me cep.
Ndoshta po si une, ti sot nuk e di qe Zoti nuk eshte pas tregimit te fatit ne nje filxhan, apo fall me letra a lexim letrash, a ndonje nuske hoxheje. Qe fati yt nuk eshte i shkruar aty dhe as i varur prej tyre. Ne Dhiaten e Vjeter, Zoti i jep pikerisht nje urdherim hebrenjve qe te mos praktikonin as shortari, as lexim yjesh e as lexim dore e as ndonje gje tjeter qe kishte te bente me leximin e se ardhmes. Keto gjera Ai i quajti gjerat e neveritshme qe benin popujt e tjere.
Bibla na tregon se ditet tona jane te caktuara dhe te dhena nga Perendia, edhe qe ai e njeh secilin prej nesh dhe qe madje fijet e flokut tone jane te numeruara. Perendia ka nje plan te mrekullueshem per secilin prej nesh, e per kete nuk na duhet te keshillohemi me nje medium, por se pari te afrohemi prane Perendise dhe te njohim ate, te pranojme dhuraten e Tij permes sakrifices se Jezusit dhe te ecim keshtu ne jeten e re dhe veprat e mrekullueshme te cilat Ai ka pergatitur per ne qe me pare.
Shiko cfare thuhet ne Bibel
“Por fryti i Frymes eshte: dashuria, gezimi, paqja, durimi, miredashja, miresia, besimi, zemerbutesia, vetekontrolli.” Galatasve 5: 22, Dhiata e Re, Bibla
A mund te imagjinosh per pak si do te dukej jeta jote nese ke keto gjera? Si do te duket martesa dhe familja jote nese ju te dy keni ftuar Jezusin ne zemrat tuaja dhe Fryma e Perendise eshte duke sjelle te gjitha cilesite e permendura me siper?
Kjo eshte cfare Perendia do qe te te dhuroje: dashuri, gezim, paqe, durim, miredashje, miresi, besim, zemerbutesi, vetekontroll.
Sot nese ke deshire te dish me shume per Jezusin, apo cfare do te thote ta pranosh ate ne jeten tende, mos ngurro te na shkruash ose vizito www.jezusi.org dhe lexo http://www.jezusi.org/qengji/?p=27 ose artikujt e tjere qe kane te bejne me pikepyetjet e tua rreth Bibles dhe Jezusit.
Kthehu prape te Unejetoj.org
“Te mos gjendet midis teje ndonje qe e kalon birin ose bijen e vet neper zjarr, as ndonje qe praktikon shortarine, ben parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,
as ai qe perdor yshtje, as mediume qe konsultojne frymat, as magjistare, as ai qe ndjell te vdekurit,
sepse te gjithe ata qe merren me kete pune neveriten nga Zoti; dhe per shkak te kesaj neverie Zoti eshte duke i perzene para teje.”
Ligji i Perterire 18: 10-12
pershendetje nga zemr ng un dalfin,un po sa hyra ne faqen tuaj
por esht diqk qe shum me pelqe,djhe do vazhdoj te jem me ju ,jeni te pa pare vetem vazhdon