Bac, u kry!
17, 02, 2008 nga admin 1,691 views
Kjo ishte fjalia qe Thaci e filloi biseden ne familjen e Adem Jasharit. Kur e degjova, me pelqeu shume dhe mornicat me pershkuan trupin. Ankthi, vuajtjet, vrasjet, gjaku i familjes Jashari tashme mori kuptimin e duhur. Pavaresia u krye - kosovaret do te jetojne te lire. Misioni per te cilen vdiqen burrat e familjes Jashari, per te cilin vdiqen dhe shume shume bij e bija te Kosoves, u permbush.
Sot u kry!
Kjo me kujtoi nje thirrje tjeter te tille qe kumbon ne veshet e qindra mijera njerezve te tjere neper bote. Nje thirrje qe vjen nga kryqezimi i nje personi dhe qe ne agonine e vdekjes therret: “U krye” (Gjoni 19:30).
Cfare u kry?
Ai i ri 33 vjecar tha se kishte ardhur te gjente dhe te shpetonte ate qe kishte humbur. Tha se kishte ardhur qe te kishim jete e ate me bollek. Tha se askush nuk ia merrte atij jeten, por se ai po e jepte ate me deshiren e vet, qe ne te mund te merrnim shpetimin. |
Ai tha gjithashtu se ate qe Ai e bente te lire, ishte i lire ne te vertete.
Kjo u krye, atje ne kryq, ku ai dha jeten per mua dhe ty. Gjaku i tij u dha per nje qellim, qe une dhe ti te jemi te lire!
I lire!
Nese sot shijojme lirine fizike te popullit te Kosoves me gjithe intesitetin e emocioneve qe kjo sjell, me nje gezim qe na ben te fluturojme e te marrim rruget e Kukesit per te prekur nga afer kete ngjarje historike, aq me shume sa me i madh duhet te jete gezimi dhe shija e lirise shpirterore. Eshte aq e madhe sa Bibla thote se behet nje dasem ne qiell, qe engjejt gezojne e festojne me te madhe.
Liria jote eshte aq e cmuar, eshte nje ngjarje jo vetem historike, por eshte hyjnore. Per te behet nje feste ne qiej!!
A do qe te shijosh kete liri?
Ti mund te pranosh me besim dhuraten e jetes se re dhe jetes se perjetshem qe Jezusi kreu per ty ne kryq. Kete mund ta besh permes nje lutjeje te thjeshte te sugjeruar. Lutja eshte nje bisede me Perendine. Perendia e njeh zemren tone dhe nuk merakoset sa bukur ia themi dicka.
Sot mund te lutesh keshtu:
“Zot Jezus, dua te te njoh ty personalisht. Faleminderit qe ti ke derdhur gjakun tend ne kryq qe te sigurosh faljen e mekateve te mia dhe qe keshtu te jem i lire. Faleminderit qe liria ime eshte kryer. Une e hap zemren time dhe te ftoj si Shpetimtarin dhe Zotin tim. Merre ti ne dore jeten time dhe me bej personin qe ti do qe te jem. Faleminderit qe me ke dhene jete te re dhe jeten e perjetshme. Amen”
A eshte kjo jeta qe po kerkon?
Nese je lutur keshtu me besim, Jezusi ka ardhur tani ne jeten tende dhe ti ke marre lirine shpirterore, qe do te thote nje jete e re dhe perjetesi me Perendine. Falenderoje shpesh Perendine per dhuraten e shpetimit dhe na shkruaj per te mesuar me shume rreth kesaj jete te re ngazelluese me Jezusin.
E gezofsh pavaresine Kosove!
Deri tash mesazh ma i fort .
erdh pavarsi fal gjakit te deshmorve e martirve te kombit qe ran ne liri,edhe fal qe i mbijetoj Hashim Thaqi luftes me shokt e vet qe e prunen Pavarsin Hashim Thaqi esht Ismai Qemajli I Kosoves se pavarur Lavdi!! te Gjith Deshmorve
Adnan,
pa dashur te zvogeloj rolin e deshmoreve dhe te Hashim Thacit, desha thjesht me kujtue qe eshte sepse Zoti ka dasht qe Kosova te kete pavaresine, qe ajo e ka tash.
Ka shume popuj qe kane luftuar e kane derdhur gjak (dhe ende derdhin ne disa vende te botes) dhe qe ende nuk kane pavaresine.
Eshte Zoti ai qe percakton rrjedhen e nje kombi, dhe lirine e tij.
Arsyeja pse po e bej kete koment, eshte sepse besoj qe nje nga tragjedite me te medha te kombit shqiptar eshte se nuk ia kemi atribu kurre Zotit miresite qe kemi provu, por gjithmone ia kemi atribu njerezve te ndryshem e shteteve te ndryshem, te cilet Zoti i ka perdorur per te na bekuar e dhene favor, por ama duhet te mbajme mend se ata nuk jane burimi i favorit dhe bekimit, por vetem ZOTI.
Te deshtosh te jesh mirenjohes ndaj Zotit dhe te deshtosh t’ia japesh atij adhurimin dhe jo njerezve, eshte fatale mendoj.
bace u kry