Comments on: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

By: Gjergj Driloni
Nuk di pse deri më sot nuk është dhënë asnjë skjarim lidhur me deklaratën  për shpalljen e pavarësisë së Kosovës të cilën e lexoi kryeministri Hashim Thaçi dhe tekstit të shkruar në këtë faqe, të cilat kanë një kontraditë shumë të madhe ndërmjet veti dhe ate në jo në cikrrime, por gjërat , apo terminologjinë e fjalëve përcaktuese të gjithë asaj që përmban Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në deklaratë është shkruar kështu:- “…nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.”, kurse kur e lexon Kryeministri Thaçi thotë:-”…nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.”

-Cila prej këtyre varianteve është e vërteta dhe ku qëndron lajthitja?

-Pse nuk është bërë korrigjimi ,apo rektifikimi dhe riparimi i këtij lapsus lingue , apo lapsus calami , cilido qoftë ai ?

Ne të gjithë jemi njerëz dhe fare mirë e dijm se gabimi është njerëzor, por nuk duhet të ngurrojm dhe përshkak të mospranimit të tij të vazhdojm të gabojm.

Nuk më duket serioze që në Deklaratën me shkrim të shkruhet një variant, kurse në deklaratën me gojë të (pa)lexuar para Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Ministrave dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,  presidentit të LDK-së gjegjësisht të Republikës së Kosovës ,musafirëve, mediave e nëpërmes tyre edhe gjithë opinionit publik kombëtar e ndërkombëtar të thuhet një variant tjetër. Unë nuk mund të besoj që kjo lojë është e rastësishme, sepse është një lojë që bëhet me fjalën kyçe të terminologjisë së pushtetëshmërisë dhe ushtrimit të pushtetit në dhe mbi gjithë teritorin e Republikës.

Vetëm për skjarim fjala SOVRAN do të thotë “… i lirë e i pavarur për të ushtruar pushtetin më të lartë pa iu nënshtruar dikujt tjetër.” etj…, fjala SOVRANITET  do të thotë “… e drejta që gëzon çdo popull e çdo shtet për të vendosur në mënyrë të lirë dhe të pavarur për çështjet e veta dhe për marrëdhënjet me shtetet e tjera, pa iu nënshtruar asnjë ndërhyrjeje, urdhëri ose kontrolli nga të tjerët.” etj…, kurse fjala DEMOKRAT do të thotë “… përkrahës i parimeve dhe mendimit të lirë e demokratik…” etj…, dhe fjala DEMOKRATIK do të thotë ” …që bazohet në parimet e demokracisë, që u përmbahet këtyre parimeve e i vë në jetë ato,…” etj.

Pra siç e shihni këtu kemi të bëjm me dy fjalë që kanë krejtësisht kuptime të ndryshme ku sovraniteti ka në thelb pushtetin, kurse demokracia ka në thelb parimin.

Po nuk e ke pushtetin , parimi mbetet vetëm ëndërrr e ëmbël për të vënë në gjum popullin e shkretë i cili nuk la gjë pa sakrifikue për realizimin e aspiratave të tij.

Të nderuar pushtetar ju kisha lutur të shpjegoheni para popullit, në emërin e të cilit thirreni pandarë se, cila prej varianteve është e vërteta?

I.  KOSOVA SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN ,apo

II. KOSOVA SHTET I PAVARUR DHE DEMOKRATIK.

Unë mendoj se njëra prej varianteve ka pushtetin dhe ka mundësi të zgjidh edhe parimet për rregullimin e ndërtimin e tij,…, kurse tjetri variant ka të përcaktuar parimet, por nuk ka pushtet për t’i zbatuar ato në praktikë.

Po i frigësohem që mos zot ma keç, ndoshta këtu është përdorur një kurth i standardeve të dyfishta për t’i hudhur hi syshë popullit tonë të shumëvuajtur në njerën anë dhe për t’iu zgjatur jetën pushtetarëve tanë të tipit KAMELEON, dhe pushtetarëve unmikaso-euleks që janë sovranët e tipit MONARKO-DESPOTIK në anën tjetër, dhe janë kah e luajnë lojën e fëmijëve me pulat:

Fli, fli pulo fli,

Gjeraqina përmbi shpi,

Nanë e bab t’i ka përfshi!…

Më duket se edhe fanari i Diogjenit nuk mund të ndriçojë në rrethana të tilla.

Me respekt Gjergj Driloni.

P.S. Lexoni tekstin e D.K. dhe ndëgjoni në yootube të (pa)lexuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës.

By: Lindrit
SHUM WEBSITE I MIRE

By: admin
Deklarata e Presidentit Topi në përshëndetje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

17 shkurt 2008

Unë përshëndes deklaratën e institucioneve të Kosovës, mbi bazën e të cilës Kosova shpall sot pavarësinë e saj!

Dita e sotme është një ditë historike jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin dhe fqinjët e saj, sepse përfundimisht korrigjon gabimet e rënda historike që janë bërë në këtë pjesë të Evropës.

Sot është një ditë e lumtur, ditë e madhe dhe me shumë emocion për të gjithë Kosovën, për popullin e saj, për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ata ndodhen, sot është dita e festës më të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Më së fundi ata do të kenë të gjithë bashkë shtetin e tyre më të ri në Botë dhe do të gëzojnë së bashku ata frytet e këtij shteti të ri evropian.

Ky çast është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe fqinjët e saj, rajonin tonë dhe Evropën, sepse zgjidh përfundimisht hallkën e fundit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë, ngërçin e fundit politik, ushtarak e diplomatik si dhe krijon një hapësirë demokracie, sigurie, paqeje dhe stabiliteti afatgjatë.

17 shkurti 2008, ajo minutë historike që është fryt i kurorërizimit të përpjekjeve dhe sakrificave madhore, përbën fillimin e një epoke të re besimi reciprok dhe shprese në të ardhmen, në të gjithë Evropën, duke lënë përfundimisht pas, kohën e luftërave ndëretnike të përgjakshme, kohën e genocidit dhe spastrimeve mbi baza etnike, kohën e kombeve të privilegjuara e të nënshtruara. Kjo është fitorja më e madhe e demokracisë në Evropën Lindore që nga rrëzimi i Murit të Berlinit.

Në këto çaste, ne kujtojmë me respekt dhe nderojmë veprën e të gjithë atyre që luftuan, sakrifikuan, dhanë jetën dhe gjakun e tyre, burrat, nënat dhe motrat kosovare, për realizimin e këtij akti historik.

Sot, Kosova dhe gjithë institucionet e saj falenderojnë të gjithë aleatët e rëndësishëm ndërkombëtare, të cilët shprehën vendosmërinë dhe angazhimin e tyre serioz gjatë gjithë procesit të përfundimit të statusit të pavarësisë së Kosovës.

Dëshiroj sot, të përshëndes të gjithë qytetarët e Kosovës dhe politikanët e saj, në mënyrë të veçantë Presidentin e Kosovës, zotin Sejdiu, Kryeministrin zotin Thaçi, Kryetarin e Parlamentit, zotin Krasniqi, të cilët po dëshmojnë përgjegjësi, dinjitet, maturi, kulturë, koncepte evropiane në procesin e ndërtimit të institucioneve të Kosovës, duke provuar se, e ardhmja e këtij shteti të ri është në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Këtë ditë, të gjithë duhet të përshëndesim rolin e patjetërsueshëm të faktorit shqiptar, i cili është kontribuesi më i madh për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon, i cili mbështeti të gjitha proceset e rëndësishme integruese euroatlantike dhe demokratike në rajon e në Evropë, duke u bërë një partner i besueshëm i NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot, është dita e së ardhmes së Kosovës, dita e së ardhmes për Shqipërinë, për të gjithë rajonin dhe për Evropën e Bashkuar.

Ju faleminderit!

By: admin
Kryeministri Berisha përshëndet pavarësinë e Kosovës, menjëherë pas shpalljes së saj

Sapo përjetuam si shqiptarë momentin më solemn të kombit, do të thosha ditëlindjen e vërtetë të tij.

Deputetët e Kosovës votuan pavarësinë e vendit të tyre, duke shënuar kështu nxjerrjen dhe vendosjen e Kosovës në brigjet e lirisë, shpresës, dinjitetit dhe integrimit europian, pas një udhëtimi 600 vjeçar sakrificash sa asnjë komb tjetër në histori.

Kjo ditë, ky moment detyron çdo shqiptar të përulet me nderimin më të thellë para lumenjve të sakrificave mbinjerëzore që shqiptarët e Kosovës bënë për liri, dinjitet dhe pavarësi, të përulemi para lumenjve të sakrificave që ata bënë për të shpëtuar kombin. Edhe një herë, dua të theksoj sot se luftuan ata, ishin kryengritjet e mëdha gjigante të fillimit të shekullit të kaluar që e bënë Shqipërinë të pavarur dhe bënë që kombi ynë të mbijetojë si një komb i pavarur në njërën pjesë të tij.

Për 90 vjet, ata përjetuan regjimin më të egër kolonial dhe nuk u mposhtën, por mbajtën të gjallë besimin tek liria, dinjiteti dhe e ardhmja.

Sot, ne përulemi me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesit të Kosovës moderne europiane, komandantit legjendar Adem Jashari, simbolit më të ndritur të qëndresës dhe sakrificës kombëtare për liri e dinjitet, para dhjetëra e mijëra djemve e vajzave të Kosovës që mbushën rrugët e malet e saj për të mbrojtur nderin e dinjitetin kombëtar.

Ne përulemi me nderimin më të thellë para atyre burrave e grave të botës së lirë të Kongresit Amerikan e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të Britanisë së Madhe, të Francës, Gjermanisë, Italisë, Parlamentit Europian që në ditët më të vështira qëndruan në anën e lirisë së një kombi të shtypur.

Ne përulemi para NATO-s, Aleancës më të shkëlqyer të historisë së të gjitha kohërave, që bëri të mundur këtë ditë, punës së jashtëzakonshme që ka bërë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Ne, shqiptarët, nuk mund të shpërblejmë ndryshe veçse duke çelikosur aty ku jemi, në Shqipëri, në Kosovë, ato parime të mëdha për të cilat ata na mbështetën.

Akti i pavarësisë së Kosovës e bën Ballkanin më të lirë e më të drejtë se kurrë. Parlamentarët e Kosovës firmosën me votën e tyre fundin e një gadishulli që bazohej në hegjemoninë e një kombi ndaj kombeve të tjera dhe çelën përfundimisht kapitullin e një rajoni të kombeve të barabartë, të kombeve që punojnë për një projekt të përbashkët, për integrimin europian dhe në NATO, të kombeve të vendosur të lënë mbrapa armiqësitë e konfliktet dhe të ndërtojnë bashkëpunimin, miqësinë dhe të ardhmen e përbashkët.

Pavarësia e Kosovës e bën kontinentin tonë më të drejtë, sepse i jep fund një prej padrejtësive më të mëdha, të realizuar në fillim shekullin e kaluar.

Me këtë rast, përshëndes udhëheqjen e Kosovës, Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit, deputetët dhe qeverinë, si dhe të përqafoj të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë ditë, në të cilën ne ndajmë të njëjtin gëzim.

Dua të garantoj se qeveria shqiptare do të japë të gjithë ndihmesën e saj për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës, do të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për suksesin e plotë të këtij akti madhor jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë Ballkanin, për konsolidimin e atij dokumenti që gjeti mbështetje universale, dokumentit të Presidentit Ahtisaari.

Shqipëria në ditët që vijnë do të bashkërendojë të gjitha qëndrimet e veta me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeveritë e vendeve mike të Bashkimit Europian.

Shqipëria beson se hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet midis shqiptarëve e serbëve dhe siguron kombin serb, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e mëdha të Bashkimit Europian se ne do të bëjmë çdo përpjekje për paqen, stabilitetin dhe integrimin rajonal.

Zoti e bekoftë Kosovën e pavarur,

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë.

By: admin
George W. Bush: Kosova e pavarur, stabilitet për rajonin

Sipas Presidentit amerikan e diela per kosovaret “është një shans që i jepet Kosovës për t’u bashkuar me Evropën dhe kjo do të sjellë stabilitet në rajon”.

Presidenti amerikan Bush eshte shprehur sot ne favor te pavaresise se Kosoves nen mbikqyrjen nderkombetare. “ Ne jemi pro pavarësisë, por nën mbykqyrjen e ndërkombëtarëve. Jam prekur nga fakti se Qeveria e Kosovës ka deklaruar vullnetin e saj dhe dëshirën për të mbështetur të drejtat e serbëve në Kosovë”, theksoi kreu i Shtepise se Bardhe.Sipas Associated Press, duke folur qe nga Tanzania ne Afrike ku Bush po zhvillon nje tur gjashte ditor, presidenti amerikan ka deklaruar se eshte ne interesin e vete serbeve qe te mbeten te drejtuar ne Europe.

Bush shtoi se “Populli serb duhet gjithashtu ta dije se ata kane nje mik, Ameriken”. Ky eshte nje tjeter sinjal se SHBA mbeshtet shtetin e ri te Kosoves dhe do te jete ashtu sic eshte parashikuar nder vendet e para qe do ta njohe shtetin e ri. Sipas Presidentit amerikan e diela per kosovaret “është një shans që i jepet Kosovës për t’u bashkuar me Evropën dhe kjo do të sjellë stabilitet në rajon”.

Mbeshtetjen per pavaresine Bush e deklaroi edhe gjate vizites se tij te pare historike ne Tirane . Ne fakt SHBA konsiderohet si vendi mik qe shpetoi popullin e Kosoves, ne kete dite te madhe te pavaresise, flamuri i dyte qe valvitet ne Kosove pervec atij kuq e zi, eshte flamuri amerikan.

BALKANWEB

By: admin
FJALË E PRESIDENTIT FATMIR SEJDIU NË DITËN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Prishtinë, 17 shkurt 2008; Salla 1 Tetori I nderuar kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, I nderuar kryeministër i Kosovës, z. Hashim Thaçi, Të nderuar deputetë e ministra të Kuvendit të Kosovës, E nderuara familje e Presidentit Rugova,

E nderuara familje Jashari,

Të nderuara familje të dëshmorëve të Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të vendit,

Të nderuar përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë,

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,

Zonja dhe zotërinj,

Po flas para jush si President i Republikës së Kosovës të shpallur pasditen e sotme, kësaj të diele të 17 shkurtit të vitit 2008.

Siç e thashë sot në fjalën time në Kuvend, dita e sotme e ndan historinë e Kosovës në dysh; në epokat para dhe pas pavarësisë. Pavarësinë e Kosovës e kanë krijuar breza të tërë heronjësh të kënduar e të pakënduar me veprën e tyre jetësore, me punën e palodhshme e sakrificat që kanë bërë. Pavarësinë e shpallëm para botës ne, populli i Kosovës, afër dy milionë e gjysmë njerëz, përmes përfaqësuesve të popullit, të deputetëve të kësaj legjislature, tash të Republikës së Kosovës, ngritën dorën në mbështetje të Deklaratës së Pavarësisë. Mëvetësinë tonë e shpallëm para botës dhe me bekimin e saj, në mes miqësh tanë, që u gjetën pranë nesh para një dekade, kur e keqja kishte përlarë këtë pjesë të Ballkanit, por edhe më vonë, në këto vite të rimëkëmbjes së jetës shoqërore, ekonomike e politike të vendit tonë të shkatërruar nga okupimi e lufta. Në këtë fillim të shekullit të ri, të mileniumit të tretë, po hyjmë në familjen e madhe, në gjirin e kombeve të lira të botës, me pavarësi – si të barabartë.

Për t’u bërë shtet më vete, komb në kuptimin politik të fjalës, Kosova ka kaluar nëpër histori përpjekjesh e vuajtjesh gjatë ekzistencës së vet, shpeshëherë në luftë për identitet politik, kulturor e historik si entitet më vete. Perandori të mëdha e të vogla prej antike e këndej janë ngritur, kanë lulëzuar, e kanë rënë, ndërsa Kosova – si Dardani antike apo si njësi me identitet të veçantë përgjatë historisë – ka ruajtur substancën e vet me bazë shumicën parashqiptare e shqiptare, dhe me pakicat etnike, që kanë jetuar këtu nëpër shekuj përgjatë evolucionit historik të kësaj hapësire gjeografike e politike.

Pavarësinë e Kosovës e shpallëm sot, kur sapo janë mbushur dy vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës, burrit më të madh të Kosovës, themeltarit të shtetit tonë. Rugova, Ati i Kombit tonë, në kuptimin politik të fjalës, dhe Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që mbush muajin tjetër 10 vjet të jetës në amshim, pasi ra në altarin e lirisë në Prekaz, përbëjnë binomin e pandashëm të pavarësisë së Kosovës. Ibrahim Rugova e nxori Kosovën prej kaosit në organizim, me rend të brendshëm demokratik e me struktura elementare shtetërore, deri edhe me përfaqësim diplomatik në bërthamë. Me këto dhe veprime të tjera ai ngriti dhe promovoi kulturën shtetformuese të Kosovës. Veprimi dhe organizimi kanë qenë palca kurrizore e aksionit politik të Ibrahim Rugovës, të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të lëvizjes më të organizuar shtetformuese që kanë pasur shqiptarët në historinë e vet moderne, amën e shtetit të Kosovës dhe të pluralizmit politik të vendit tonë, dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), organizimit më të suksesshëm të vullnetit luftarak të popullit tonë për liri dhe mëvetësi. Veprimtaria e lëvizjes politike që drejtoi Rugova ka qenë vetë lufta totale politike me organizim, i cili ka shtruar rrugën për të mbramen: për luftën me armë për liri e për ekzistencë njerëzore e nacionale, emblemë e përjetshme e së cilës mbetet komandanti Adem Jashari.

Çfarë shteti të Kosovës po krijojmë? Nëse jo në versionin idealist të Rugovës, të ideologut të pavarësisë së Kosovës, e të luftëtarëve me armë, shteti më i ri në Evropë e në botë po ndërtohet mbi themelet që kishte vënë Republika e Kosovës, e ngjyer me sakrificën e brezave e me gjakun e rreth 15.000 kosovarëve që ranë në altarin e lirisë në fund të shekullit të kaluar, para më pak se një dekade. Kjo Kosovë është shtëpi e të gjithëve, e shqiptarëve shumicë dërmuese dhe e të gjitha komuniteteve pakicë, duke përfshirë edhe serbët, me paqe të brendshme e raporte miqësore me fqinjtë, pjesë e Unionit Evropian dhe NATO-s dhe me marrëdhënie speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës.

Zonja dhe zotërinj,

Kosova do të gjendet prej sot në hartën politike të botës. Synimi historik i popullit të Kosovës u realizua. Ëndrra jonë shekullore u bë realitet. Ne marrim atributet e nderit, por edhe përgjegjësitë që i takojnë shtetit, pas një ndërmarrjeje shtetformuese shumë të veçantë që e bën rastin e Kosovës sui generis. Këto përgjegjësi i marrim para të gjithë qytetarëve tanë, por edhe para bashkësisë ndërkombëtare. Tash vazhdon jeta me sprovat e ditëve, të javëve, të muajve, të viteve, e të dekadave që ka përpara ky brez i njerëzve tanë, i shtetasve të Republikës së Kosovës, që kanë fatin të jenë bashkëkohës të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë. Ne besojmë se trashëgimtarët tanë do të kenë arsye të ndihen krenarë me paraardhësit e vet, me vizionin e tyre për jetën e re të kombit tonë, me shpirtin e tyre fisnik, me frymën e tyre të paqes, të farkuar në vazhdën e stuhive barbare, të mizorive e të krimeve të luftës që prodhoi e keqja e fundshekullit të XX.

Kosova shtet po lind sot me ode gëzimi për shumicën dërrmuese të popullit tonë. Mirëpo, duhet pranuar se një pjesë e bashkëqytetarëve tanë, e shtetasve të Republikës sonë të re, nuk e kanë pritur lindjen e këtij shteti me entuziazëm. Disa e kanë pritur edhe me drojë. E bëjmë të qartë dhe e themi zëshëm dhe solemnisht: Liria jonë do të jetë e të gjithëve! Liria jonë s’mund të jetë kërcënim për askë, aq më pak për bashkëqytetarët tanë. Kësaj lirie të përbashkët i kërcënohet vetëm paragjykimi i atyre që e kanë parë shoqërinë tonë nga prizmi i dominimit. Kosova e re është arenë e barazisë së të gjithëve, jo e dominimit të askujt mbi askë. Kjo është besa jonë, e njerëzve të mirë të Kosovës dhe e institucioneve të saj, që do të shenjtërohet edhe me Kushtetutën e Republikës, e cila do të miratohet nga Kuvendi pas disa javësh. Bashkë me Kushtetutën dhe krahas me të do të miratohet edhe korpusi i ligjeve që përplotëson kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, që, sipas nenit të parë të Kushtetutës së saj, është “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. Një pjesë e këtij korpusi tashmë është miratuar nga legjislatura e përparshme e Kuvendit. Kjo dëshmon se përkushtimi i kosovarëve për këtë rend të ri të brendshëm të Kosovës nuk determinohet nga përbërja e një legjislature, apo e një Qeverie të Kosovës. Ky përkushtim është më i madh se rezultati i stinëve politike, i cikleve demokratike, nëpër të cilat do të kalojë Republika jonë.

Republika e Kosovës do të kërkojë kulm të ri në Unionin Evropian dhe në NATO. Integrimi ynë do të shkojë natyrshëm sepse me vlera të veta, Kosova kulturalisht bën pjesë në këtë familje që moti. Tashti na duhet edhe integrimi politik për të siguruar mundësi që potencialet njerëzore e materiale të vendit tonë të vihen në shërbim të zhvillimit të gjithanshëm shoqëror e ekonomik të vendit tonë.

Pavarësia e Kosovës e bën të mundshme pjesëmarrjen e vendit tonë në proceset ekonomike globale, të cilat shkojnë nëpër bashkëpunime rajonale dhe multilaterale fillimisht. Vendi ynë do të krijojë mundësi për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit, sepse shteti ynë do të jetë partner sovran në marrëdhëniet me të tjerët, në mbrojtje të vlerave e të qytetarëve të vet, duke respektuar dhe promovuar vlerave universale në udhën e progresit për të gjithë.

Institucionet e përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës – IPVQ, siç janë quajtur me një akronim jo fort kumbues – Republika i shndërron në institucione të përkohshme që s’do të quhen të përkohshme, por as të përhershme. E përhershme është tani vetëm Republika – është liria e Kosovës.

E përjetshme qoftë Republika e Kosovës! Sot e për mot një ode gëzimi për ne vdektarët, për kalimtarët e kësaj bote.

Republika e Kosovës kërkon përqafimin e botës.

Ju falemnderit!

Presidenti i Kosovës

Dr. Fatmir Sejdiu

By: admin
Kadare: Po na ndodh diçka e madhe, që ndodh rrallë në jetën e popujve

Paris/Prishtinë, 17 shkurt Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare shpalljen e sotme të pavarësisë së Kosovës e vlerësoi si ngjarje të rëndësishme për historinë tonë dhe një ditë jashtëzakonisht të madhe. “Është e pamjaftueshme, duket e zbehtë, jo në gjatësinë e kësaj dite, domethënë gjuha është e zbehtë, e papërgatitur për një ngjarje kaq të madhe, që vjen njëherë në disa shekuj. Ne të gjithë po e përjetojmë këtë gjë dhe e kemi të vështirë ta shprehim, por kjo nuk na pengon ta ndjejmë në thellësinë më të madhe të saj”, u shpreh sot Kadare për RTK. Duke vlerësuar zhvillimet pas deklaratës së pavarësisë, Kadare tha se liria është parimi më i madh dhe më sublim në botë dhe fakti që dita e sotme kudo në të gjitha mediat botërore ndiqet me një lloj ndjenje gati të shenjtë. Kjo, siç tha ai, ka lidhje me faktin se populli i Kosovës, bashkë me gëzimin e tij po i tregon gjithë botës, përkatësisht po i rikujton edhe njëherë se s’ka gjë më sublime se liria. “Popujt që kanë atë ndonjëherë jo që harrojnë, por ndoshta nuk e çmojnë aq sa ata që e përjetojnë për herë të parë, si të thuash është modeli i përjetshëm i lirisë që i pret të gjithë dhe kështu shpjegohet kjo ditë, dhe sidomos sot gjithë bota është e elektrizuar dhe e ndjek si asnjëherë tjetër këtë ngjarje të rëndësishme për Kosovën. Ne kemi parë shumë shtete që janë themeluar këto dhjetë vitet e fundit, por asnjëri prej tyre, asnjë shtet i ri nuk ka pasur këtë eksitim ndërkombëtar, këtë ndezje siç të thuash, këtë emocion të krijuar dhe po krijon sot në gjithë planetin tokësor Kosova. Është vërtetë një gjë e mrekullueshme, shqiptarët e Kosovës e patën këtë fat”. Kadare tha se ka raste kur e drejta ka humbur në këtë botë, ka raste kur popujt nuk kanë fituar dot. Andaj ai tha se duhet kujtuar të gjithëve për ta çmuar më tepër këtë që ndodhi me popullin e Kosovës, sepse mund të mos ndodhte në qoftë se nuk do të ngriheshin shqiptarët me armë për lirinë, në qoftë se nuk do të kishim mirëkuptim me aleatët perëndimorë. “Pra e thashë këtë gjë që të jemi plotësisht të ndërgjegjshëm që kjo që po ndodh është një fat i madh, fati nuk erdhi sigurisht nga qielli, por erdhi nga vetë populli i Kosovës, erdhi nga miqtë tanë amerikanë, evropianë dhe miqtë tanë kudo që janë në botë. Prandaj të jemi pra të ndërgjegjshëm që është një fitore tepër, tepër e madhe dhe ta çmojmë thellësisht këtë që po ndodh, të ndërgjegjshëm që po na ndodh diçka e madhe, që ndodh rrallë në jetën e popujve”, tha në fund të deklaratës së tij Kadare dhe ua uroi këtë kremte të gjithë shqiptarëve në Kosovë, siç u shpreh, “me një dashuri të madhe të jashtëzakonshme”.