Kush u kthye prej se vdekuri?
22, 03, 2008 nga kalimtari 2,186 views
“A ka jete te perjetshme?” e pyeta vajzen e re iraniane, qe ate paradite kishte ardhur ne gjimnazin tone, per te na ftuar ne nje takim te vecante pasdite.
‘Po” m’u pergjigj ajo pa asnje hezitim, gje qe me beri shume pershtypje. Si mund te ishte kaq e sigurte?
“Po si e di ti?– vazhdova ta pyes me tej– Si ta dime? Kush eshte ngjallur nga te vdekurit qe te na tregoje qe ka nje bote tjeter pertej?”
“Jo, asnje nuk eshte kthyer– u pergjigj ajo– por a ke menduar ndonjehere, se kur nje foshnje eshte ne barkun e nenes, ai nuk eshte i vetedijshem per boten qe eshte pertej tij. Por ai jeton aty derisa te jete gati per te ardhur ne nje jete tjeter, ne nje bote shume me te madhe se sa ajo qe njeh brenda”.
Edhe pse atehere nuk e kuptoja sic e kuptoj tani punen e foshnjes ne barkun e nenes (nje nene e di mire se per cfare po flas), ky shembull shenoi hapat e mia te para per te besuar qe mbase kishte me tamam nje bote tjeter pertej vdekjes. Qysh atehere vazhdova te shkoja ne takimet e ketij grupi fetar. Shkoja me zell, degjoja gjerat e para per lutjen, njerezit dukeshin miqesor e te dashur. Ishte nje lloj bote e re qe nuk e kisha njohur me pare. Kjo ishte kur sapo ishte hapur Shqiperia dhe presidenti Ramiz Alia ksihte dekretuar lirine e besimit.
Megjithate dicka sikur nuk klikonte. Edhe pse po beja ato qe mesoja ne keto takime, lexoja librat qe me kishin dhene, beja lutjet ne kohet e caktuara e ne menyrat e caktuara, Zoti prape se prape sikur ishte pak me i pranueshem si koncept, por mua me mungonte nje lidhje e zemres me te- ate per te cilen isha duke kerkuar.
Ishte atehere kur per here te pare lexova Biblen (ne anglisht) dhe degjova per historine me te pabesueshme, por qe pa kuptuar me rrembeu zemren time, edhe pse mendja ime nuk mund te kuptonte gjithcka, zemra ime ndihej plot. Ato fjale nga Bibla me shuanin etjen qe kisha, me sillnin nje lloj gezimi, nje lloj paqeje qe nuk dija ta shpjegoja.
Dhe aty gjeta pergjigjen e pyetjes qe kisha kohe qe e beja “A eshte kthyer, ngjallur dikush prej te vdekurve qe te na tregoje se ka jete pertej vdekjes?”
Ndersa Pashka po afron, kemi rastin te degjojme e shqyrtojme ngjarjen me te jashtezakonshme dhe me te pabesueshme ne historine e njerezimit! Ringjallja- nje mit apo nje fakt? Dhe ca ka te beje ringjallja me mua dhe ty?
Tags: Jezusi, Bibla, Ringjallja, Pashka, Ramiz Alia, histori, Shqiperi, gjimnaz, jete, libra, paqe, zemer, besim, Zoti
Jezusi tha “Une jam ringjallja dhe jeta. Kush beson ne mua nuk vjen ne gjyq, por ai ka kaluar nga vdekja ne jete”
Hidhi nje veshtrim jetes tende. Si do ta pershkruaje? E kenaqshme? E nxituar? E gezueshme? Gjithe stres? Qe ecen perpara? E terhequr? Per shume prej nesh jane te gjitha keto nga pak. Ka gjera per te cilat enderrojme t’i bejme nje dite, ka te tjera te cilat do te donim t’i harronim. Ne Bibel na thuhet se Jezusi erdhi per te bere gjithcka te re. Si do te dukej jeta jote nese do te mund ta rifilloje nga e para?
Te jetosh me shprese.
Nese je duke kerkuar per paqe, ka nje menyre si te balancosh jeten tende. Askush nuk mund te jete i persosur, apo te kete nje jete te persosur. Por cdonjeri prej nesh ka mundesine te perjetoje paqen e persosur qe vjen nga nje marredhenie personale me Perendine, permes Jezu Krishtit.
Ti mund ta pranosh Jezusin tani, me besim, permes nje lutjeje.
Zot Jezus, dua te te njoh ty vete. Faleminderit qe ke vdekur ne kryq per mekatet e mia. Une e hap deren e jetes sime dhe te ftoj te hysh si Shpetimtari dhe Zoti im. Merre ti ne dore jeten time. Faleminderit qe me ke falur mekatet dhe me ke dhene jeten e perjetshme. Me bej personin qe Ti do qe te jem.
A shpreh kjo lutje deshiren e zemres tende? Mund te lutesh keshtu tani, dhe Jezusi do te vije ne jeten tende, ashtu sic ka premtuar.
A eshte kjo jeta per ty?
Nese ke ftuar Jezusin ne jeten tende, falenderoje Perendine qe eshte ne jeten tende, qe kurre nuk do te te braktise dhe qe tani ke jeten e perjetshme. Ndersa meson me shume per marredhenien tende me Perendine, dhe sa shume Ai te do ty, do ta perjetosh jeten ne plotesine e vete.
Per te porositur nje videokasete te filmit Jezus ne shqip (ne gegerisht ose toskerisht), ju lutemi na shkruani tek info@unejetoj.org ose tek info@jezusi.org.
Kjo eshte nje dhurate per ju dhe familjen tuaj. Ju lutemi na dergoni adresen tuaj te plote ku mund t’ua postojme videokaseten, ose nje numer tuaj telefoni , me ane te te cilit mund t’ju kontaktojme per t’ju sjelle videokaseten.
Hej A nuk e kuptoni bre nje her e pergjithmon se jeni shum shum gabim? O leni kta sene po lutjuni All’llahut te plot fuqishem direkt nuk mundet Jesuzi juve me u nimu! Pse nuk po pytni si i ka dertet aj ne at bot leni kta sene cka ju mashtroheni kot ringjallja egziston besoni ne vendim dhe caktimin e All’llahut Xh.Sh ne bibel ka edhe fjal te Zotit ama aty ku nuk ju ka ardh per qejfi e kan shkru si pas deshires se tyre lexojeni Kur’anin A.Sh aty esht fjala e All’llahut edhe ne ket liber te shejt nuk munet kush me ndrishu edhe ni pik te vetme se ket liber e mbron Zoti me Madherrin e tij. Kjo bot esht e perkoheshme njerzit dot vdesin t’gjth dot ringjallen prap dhe dot dalin ne boten qeter dot ket “XHEHENEM & XHENET” Mos e ofendoni kshtu All’llahun se aj esht I Pa lindur Ska lind kend Zoti i Plot Fuqishem eshte i paster nga kta fjal cka thuni ju Mos u mashtroni me fjal te kota ne ket bot jena veq per sproovim ne boten qeter ka shperblim denim po denimi All’llahut dot jet shum i ashper “ALL’LLAHU eshte NJE SKA ZOT QETER PERVEQ ALL’LLAHUT DHE MUHAMEDI A.S ESHT ROB DHE I DERGUARI I TIJ” “Esh hedu en la i lahe ilallah ve esh hedu ene muhameden abduhu ve resuluhu’ Ska Zot qeter veq All’llahut kte besonja me shpirt Jesuzi nese mendoni se mundet me ju ndihmu do ti ndihmonte vetes lexojeni Kur’anin Famë Lart vllezer jo veq muslimant po t’gjith njerzimi naten e mir nga un Imrani Ju pershendes me pershendetjen e ngroht “ISLAME” Esselamu Alejkum”
Imran,
me cudit komenti yt. Zoti e paska ruajtur Kuranin por nuk paska ruajtur Biblen, qe eshte fjala e tij.
paska pas fuqi me ruajt Kuranin, por per Biblen njerezit ia paskan hedh!!!
Jezusi nuk mundka me na ndihmu? Ai qe ka bere mrekulli qe syri i njeriut nuk i ka pa kurre me pare dhe veshi i njeriut nuk i ka degju me pare. Ai qe ndihmoi gjithe ata njerez, nuk paska fuqi te na ndihmoje?
Imran, Zoti nuk ka lind kend. Kete e thote edhe Bibla. Nuk thuhet asgjekundi ne Bibel qe Zoti lindi Jezusin. As qe Jezusi eshte djale i Zotit. Une e kam shkruar edhe me heret qe bir i perendise nuk do te thote qe eshte djale i Perendise sic jemi ne femije te prinderve tane! Kjo vjen nga nje mungese e thelle e njohjes se Bibles. Askerkund ne Bibel nuk thuhet se Jezusi eshte bir i Marise dhe Perendise!! Asnje nga te krishteret nuk e besojne kete. Kur themi jemi bij te Kosoves, a Shqiperise, a po themi se Kosova e Shqiperia qenkan gra qe na kane lindur me baballaret tane??? te thuash bir i … eshte nje metafore per te treguar origjinen e personit. qe ky person vjen nga Kosova, nga Shqiperia, kombesia e tij eshte shqiptare. Te thuash qe Jezusi eshte bir i Perendise na tregon per orgjinen e tij hyjnore, qe ai nuk eshte njesoj si ne. Jezusi u quajt gjithashtu Bir i Njeriut, cka tregon per misherimin e tij. Qe ai u be njeri si ne.
Si mund te thuash kete kur ju vete nuk e keni lexuar asnjehere Biblen?
Kur lexoj komentet nga besimtaret muslimane, per nje gje me vjen shume shume keq- qe gjerat qe besojne per Biblen dhe Jezusin nuk bazohen mbi te verteten por mbi genjeshtra qe kane degjuar nga te tjere. Sepse shumica prej tyre nuk kane pare asnjehere Bibel me sy dhe as nuk e kane lexuar. Atehere si mund te gjykosh per nje ceshtje a eshte e vertete apo jo, nese ti vete nuk e ke shqyrtuar?
Sot lexova dicka shume interesante ne Bibel, dhe m’u kujtuan shume njerez me te cilet kam komunikuar keto dy jave. Jezusi po thoshte qe i verbri nuk mund te drejtoje te verbrin sepse do te bien te dy ne grope.
Po, ne fakt i verbri nuk mund te drejtoje as ate qe ka sy, se ai qe ka sy shikon cfare eshte perpara.
Kurse ajo qe thoni ju se nese Jezusi mund te na ndihmonte ne do te ndihmonte veten, me kujton ate qe thane shume njerez per te kur e kryqezuan, vec me nje dallim.
Ata thane “si ka mundesi ky ka shpetuar te tjere, atehere shpetoje veten”
Sepse nuk kuptuan asgje kur Jezusi u tha se askush nuk ia merrte dot jeten atij, por se ai po e jepte me vullnetin e tij. Ai tha se ai kishte pushtet ta jepte jeten e vet dhe pushtet ta merrte ate. Nuk di kerkend tjeter qe te kete pushtet ta marre prape jeten e tij.
Edhe dicka, asnje nga te krishteret nuk beson se Zoti eshte lindur (krijuar). Ne Bibel thuhet qarte per Jezusin, qe Ai ishte Fjala, qe nga fillimi, qe ishte prane Perendise dhe Perendi. Ne ate ishte jeta dhe ai ndricon cdo njeri qe vjen ne kete bote. Dhe thuhet “Dhe fjala u be mish (u misherua) dhe erdhi dhe banoi nder ne”.
Jezusi nuk eshte krijuar ne momentin qe lindi nga virgjeresha Mari. Jezusi u misherua. U be si nje nga ne. Eshte Zoti qe mori forme njeriu. Ti dhe une nuk mund t’i tregojme Zotit se cka eshte ne gjendje me ba dhe cka nuk eshte ne gjendje me ba.
Eshte sikur milingona te perpiqet te kuptoje punet e njeriut e ta urdheroje se cfare te beje e te mos beje.
Imrani shkroi “pse nuk pyesni si i ka dertet ai (Jezusi) ne at bot?”
Si i ka dertet ne ate bot nje person te cilin ti e konsideron te pakten profet?
Si duhet t’i kete dertet nje profet ne at bote?
nese nje profet nuk paska shanse me i pas dertet mire ne at bote, atehere cfare shprese paska mbetur per nje njeri te thjeshte, midis tyre edhe ti?
pse po shpreson qe ti do t’i kesh mire dertet ne at bote, kur jeta jote as nuk mund t’i afrohet jetes se nje profeti?
Jezusi shpalli se ai eshte rruga e verteta dhe jeta, askush nuk shkon te Ati vecse nepermjet tij. Lexo me shume premtime te tij te artikulli “Personi qe sfidoi vdekjen”.
Ne besojme qe Jezusi ato qe i tha, i kishte te verteta. Perndryshe do te kishte qene thjesht nje mashtrues.
selam elejkum , mirmbrema
jam musliman 17 vjec kam lexuar shume per fen muslimane po ashtu edhe fen krishtere sdm per jesuzin .
jesuzi- si te krishteret qe mendojn se eshte Zoti po qe ka marr formen e njeriut- dua te them se a mundet qe nje musliman apo krishter te jet njeri e qe te marr formen e Zotit.?
Si Bibla po ashtu edhe K’urani jan libra te derguara nga Zoti.?
Me qen se Bibla eshte liber i derguar shume me heret se K’urani ateher , pse te mos jet ndryshuar nga duart e njerezve.?
Sic dihet edhe ne ditet e sodit secili ka interesin evet .?
Po ashtu si te Bibla po ashtu edhe te Kur’ani permendet emri i Zotit .?
edhe ne Kur’an Permendet Emri i Jesusit- po me nje emer tjeter .? YSA ASM nuk jam i sigurt per momentin nuk pom kujtohet .
Si nena ce e lind femin e ce krijon nje jet te re , ateher edhe aj femi ka per te krijuar nje jet te re po ce nena dhe femia kan per te vdekur nje dit .? eshte e vertet qe egzisotn jeta e pertejshme .? per ne me rendsi eshte qe te besojm qe kjo jet eshte vetem nje sprov per ne , ku perb.. me te mirat dhe te kqijat e ksaj bote.? ne fund dua te them qe duhet te besojm se eshte vetem nje Zot - e qe njerzit te tjer , qe kan pasur formen qe kemi ne e qe nuk mundem me qen zotra po jan te derguarit e Zotit - ose bijt e zotit .?
Si fjalt e Bibles po ashtu edhe te Kur’anit jan te verteta - po qe nvaret se si ne i kuptojm ato .?
Nje njeri shkon ke berberi , ku berberi nis te ankohet : ku eshte Zoti , pse len gjith kta njerz ne vuajte, pse nuk kujdeset per ta.? etj
Pas nje kohe njeriu del dhe rruges sheh nje njeri me flok te gjata e me mjekker te gjat - kthet ke berberi dhe i thot : nuk ka berber, nuk ka berber.? berberi ja kthen : si me une jam berber .?
e pra pse ai njeri ne rrug i ka floket e gjata e mjekkren e gjat .?
Harrova dhe te pyes : pse krishteret kan frik per ringjalljen e Jezusit .?
A besojn ata se me te verte ka vdekur ai.? apo qe pret urdherin e zotit qe te ringjallet.?
Pse mendojn krishteret se gabimi mund te falet me an te gjakut dhe se Jezusit eshte ai qe ka paguar(shelby)_te gjitha gabimet me an te gjakut.?
Pse besojn ne kryq.? me qen se Jezusi , me qen se Jesuzi ka qen i lidhur aty , ku (disa)krishter kan menduar qe ka vdekur kur pas nje kohe shikojn dhe ai ishte zhdukur.? ku eshte e vertet qe ai eshte ende gjall.?
Derisa ju nuk e keni lexuar Kur’anin a mendoni se Bibla eshte e vertet .?
A mendoni se te gjith fjalet jan te verteta ne Bibel.?
Lexoni disa shembuj nga feja muslima dhe me te vertet keni per tu bindur..?
pershendetje adi,
me vjen mire qe na keni vizitu dhe keni shprehur mendimin tuaj rreth ceshtjes se besimit. Ju i keni cekur shume pyetje ne komentin tuaj, te cilat duhen shqyrtuar me rend.
Disa prej ketyre pyetjeve trajtohen ne artikuj qe kemi botuar te webfaqja jone tjeter http://www.jezusi.org A keni patur mundesi ta vizitoni kete webfaqe?
Une po i pergjigjem pyetjes suaj te pare. Ju thoni se te krishteret besojne se Zoti ka marre formen e nje njeriu. Kjo eshte e vertete, ne besojme ate qe Bibla thote se Jezusi eshte Zoti i misheruar. Nese keni interes mund te lexoni kapitullin e pare te Ungjillit te Gjonit (shikoni te Bibla shqip online). Dhe besoj se do te gjeni pergjigje per shume pyetje.
Pyetja juaj tjeter e lidhur me kete, eshte a mundet nje i krishtere apo musliman te marre formen e Zotit. Besoj qe ti e ke ditur pergjigjen e kesaj para se ta shkruaje- qe kjo eshte thjesht nje pergjigje retorike. Megjithate pergjigja eshte pa dyshim jo. Sepse njeriu nuk mund te behet Zot.
Historia e Jezusit nuk flet per nje njeri qe u be Zot, e as per njerez te tjere pas tij qe u bene Zot. Por flet per historine me mahnitese qe njerezimi ka njohur- qe Zoti prej dashurise se tij per ne, ka nderhyre ne historine e njerezimit ne nje kohe te caktuar, duke ardhur vete mes nesh, si nje nga ne ne dukje, pamje, por jo ne fuqi dhe mundesi. Qellimi i tij ishte qe te shpengonte krijesen e tij prej pasojes se mekatit- qe eshte vdekja dhe humbje e perjetshme.
Shume njerez kur degjojne se Jezusi eshte Zot, habiten dhe e kundershtojne me te madhe, sepse ata mendojne se qe Zoti te behet njeri do te thote qe te kufizohet, apo se ne po i bejme shok Zotit. Kjo vjen nga nje mosnjohje dhe keqkuptim i thelle i mesazhit te Bibles.
Po t’i hedhim nje veshtrim jetes se Jezusit do te kuptojme, se natyra e tij dhe fuqia e tij flasin per nje person shume te vecante, nje njeri qe pati fuqi te sheroje CDO lloj semundje, jo vec disa, por te gjitha- e keto vec me nje prekje, a fjale. Nese di historine e krijimit te botes, Zoti krijoi vec duke folur. Ai tha “le te behet drite” dhe drita u be. Njeriu nuk e ka fuqine qe te sheroje a beje dicka thjesht duke folur.
Jezusi beri dhe shume mrekulli te tjera- ai eci mbi uje (det). Fashiti stuhine ne det. Shumoi buket dhe peshqit- nje mrekulli qe ndodhi dy here, kur me pak buke e peshq, ai ushqeu turma prej mijera vetesh, duke bere qe jo vetem te hanin e te ngopershin, por te tepronte ushqim ne fund.
Jezusi shnderroi ujin ne vere, ne nje dasem ku ishte i ftuar ai dhe nena e tij. Vera mbaroi ne mes te dasmes, cka do te thoshte turperim per te zotin e shtepise. Dhe Jezusi, i lutur prej nenes se tij, beri kete mrekulli per ta ndihmuar te zotin e dasmes.
Jezusi i ktheu shikimin te verberve, u ktheu degjimin dhe te foluren shurdhememeceve.
Beri qe te ecnin dhe ngriheshin ne kembe te calet qe nga lindja dhe te paralizuarit.
Jane tre ngjarje te shenuara ne Ungjijte ku Jezusi ngre se vdekuri tre njerez- te birin e se vese, vajzen e Jairit dhe Lazarin.
Se fundi ai u ngrit vet se vdekuri (u ringjall). Kjo tregon qe ai nuk ishte nje njeri i thjeshte, sepse kush tjeter vec Zotit ka fuqi mbi vdekjen.
Ju pyesni se pse te krishteret kane frike per ringjalljen e Jezusit? Nuk besoj se e kam kutpuar tamam pyetjen, por te krishteret NUK KANE FRIKE per ringjalljen e Jezusit- Ringjallja eshte gezim per ne. Apostulli Pal, ne nje nga letrat e tij drejtuar besimtareve te hershem (letra e Romakeve, kapitulli 14) shkruan se nese ringjallja e Jezusit nuk ka ndodhur, atehere besimi yne eshte i kote, ne jemi me te mjeret e kesaj bote.
Sepse Ringjallja na tregon dy gjera. Se pari qe Jezusi me te vertete eshte ai qe shpalli se ishte, Biri i Perendise se gjalle- Zoti i misheruar qe erdhi per te na shpetuar ne.
Se dyti do te thote lajm i mire per ne, sepse Jezusi e ka mundur vdekjen dhe ka siguruar shpengimin tone prej denimit te perjetshem. Per kete arsye, kushdo qe beson ne te, nuk do te humbase, por do te kete jeten e perjetshme. Ashtu si edhe thote Apostulli Gjon kur flet per Jezusin “Sepse Perendia aq shume e deshi boten, saqe e dha te vetemlindurin Birin e tij, qe kushdo qe beson ne te te mos humbase, por te kete jeten e perjetshme”.
Pyetja ime eshte: A e ke ti jeten e perjetshme? Nese do te vdesesh sot, sa i sigurte je se do te shkosh ne parajse? Pse duhet te te pranoje Perendia ty ne parajse dhe te mos shkosh ne ferr?
Bibla na tregon qarte se nuk ka shpetim vecse nen emrin e Jezusit. Gjithashtu Jezusi thote se ai troket ne zemren tende dhe nese ti e degjon zerin e tij dhe e hap zemren, ai do te vije tek ti. Kjo do te thote qe te marresh shpetimin, faljen e mekateve dhe dhuraten e jetes se perjetshme, bashke me nje jete te re ketu.
Ti mund te lutesh keshtu: (kjo eshte nje lutje e sugjeruar, pasi Perendia njeh zemren tone dhe me shume se fjalet sheh zemren tone, nese aty ka besim)
Zot Jezus kam nevoje per ty. Faleminderit qe ke vdekur ne kryq per mekatet e mia dhe me ke dhene jeten e perjetshme. Une te ftoj sot te vish ne jeten time si ZOti dhe Shpetimtari im. Amen.
nese ende ke shume pyetje, ndjehu i lire te na shkruash. Une gjithashtu do te te inkurajoja qe ti vete mund te lutesh e t’i kerkosh Jezusit qe te te ndihmoje te gjesh te verteten. Mund te lutesh “Jezus une degjoj qe njerezit thone qe ti je Biri i Perendise, qe ti je Zoti i misheruar. Nese eshte keshtu, te lutem me trego”. Jam e sigurte, qe Ai ka per te t’u pergjigjur.
Zoti te bekofte
Dhe shume mrekulli te tjera te cilat jane shenuar ne Ungjijte.
Eshte Zoti qe mori forme njeriu. Ti dhe une nuk mund t’i tregojme Zotit se cka eshte ne gjendje me ba dhe cka nuk eshte ne gjendje me ba.
kalimtarit 3.Desha vetem me ja parashtrue nje pyetje si ka mundesi se me te veretet spo muj me kuptue njerzit ta gozhdojn apo ta mbitin jezusin(isen a.s.)kurse personi ne fjal drejtohet me lutje ka qielli,per meshirim te popullit qe e kan gozhdue ateher me lindi ideja apo nuk ka pasur aqe fuqi me i dal zot vetevetes por epaska lene veten si zot me e maltretue ,,njerzit,, ju a do te kishni pranue personalisht nje maltretim te till nese ke mundesi me ju shmang,por desha te shtoj edhe dicka se me te vertet ju thoni se ne muslimanet nuk e kena lexue biblen por ju personalishte a e keni lexuar Kuranin famlarte dhe ta sheh nje her me gjak ftohtesi dalimin e kuranit dhe te Bibles,apo ju mendoni se nje njeri sic ka qene muhamedi a,s analfabet e paska shkrujt nje liber “Kuranin”aq mrekullushet.dhe nuk qenka :Kurani:fjala e zotit vete.me te vertet ja vlen po edhe ate shum me e shfletue edhe kuranin se ne muslimanet i besojm Bibles a ju nuk doni edhe te ndegjoni per Kuranin
ju lumt paqja
pershendetje Silit,
te falenderoj qe ke lexuar historine time dhe per pyetjet qe me keni drejtuar.
Si ka mundesi qe Jezusin e gozhduan? A nuk mund ai te shpetonte vetveten?
Keto dy pyetje nese u gjendet pergjigjia e duhur cojne ne dyert e perjetesise.
Une nuk besoj se ty te kane ardhur rastesisht ne mendje pikerisht keto dy pyetje, por besoj qe Zoti ka trazuar zemren dhe mendjen tende ne menyre qe te kerkosh te verteten.
Bashkekohesit e Jezusit ben te njejten pyetje: Ky njeri qe ka shpetuar kaq shume vete, si ka mundesi te mos shpetoje veten? (regjistruar tek Ungjijte, te ngjarja e kryqezimit). Madje njeri prej dy krimineleve te kryqezuar bashke me Jezusin, i drejtoi te njejten pyetje me percmim.
Jezusi kur u torturua perpara ponc Pilatit, tha se askush nuk ia merrte atij dot jeten, por se ai po e jepte jeten vete. Gjithashtu ai tha se mbreteria e tij nuk ishte e kesaj bote, dhe se po te donte ai, legjione te tera engjejsh mund te vinin ne shpetim te tij.
Kjo sqaron pyetjen sepse u gozhdua Jezusi, pse nuk e shpetoi veten e tij- sepse keshtu deshi ai. Ai ne fakt gjate gjithe kohes se sherbimit te tij, foli per kryqezimin e tij dhe misionin e tij per te shpetuar ate qe kishte humbur (ne). Ai erdhi per te vdekur ne vendin tone. Ai u tha dishepujve te tij se do te vinin ta merrnin dhe kryqezonin dhe Pjetri, njeri prej te dymbedhjeteve, e qortoi duke i thene te mos fliste ashtu. Si iu pergjigj Jezusi ” Larg prej meje Satana”. Jezusi nuk foli vetem per kryqezimin e tij, ai foli edhe per ringjalljen e tij.
Keshtu pyetja eshte pse vdiq Jezusi dhe si ka mundesi qe vdekja e tij te jete e mjaftueshme qe te shpetoje cdo njeri qe do te besoje ne sakrificen e tij dhe ringjalljen e tij?
Ne Bibel, perpos qindrave profecive te dhena per Jezusin shekuj para se ai te vinte, ne Ungjij dhe letrat e apostujve gjejme shume pasazhe qe na shpjegojne se pse ai eshte shpetimtari. Nje gje eshte e qarte se pa besuar ne Jezusin nuk do te shpetohet askush. Kete nuk e them une, kete e thote Bibla, Fjala e Zotit. Kete tha vete Jezusi.
pyetja jote e dyte per Kuranin- personalisht e kam lexuar Kuranin. Nuk me pengon asgje per ta lexuar, nuk eshte se as nuk dua te degjoj per Kuranin, kjo nuk eshte e vertete. Por me pengon dhe me brengos tej mase qe njerezit te mos shpetohen sepse kane perqafuar dicka qe ka marre pjese nga e verteta por nuk eshte e verteta.
respekte dhe Zoti te bekofte
kush me tregon mua ? pse jezusi thote kush beson ne mua nuk do te vij ne gjyq ? do t;ma kthej njeri pergj .ju pershendes
ju lutemi argumentin e duam per këtë thenie, edhe jezusi (isa a.s) nuk e ndermjetëson askend prandaj ekziston dita e gjykimit ku secili do të dalë para Zotit e jo para Profetëve sepse profetët janë vetëm të dërguar e jo Krijues.Krijues është vetëm Një Allahu dhe vetë Atij duhet besuar sepse te Ai duhet të kthehemi.
pershendetje Merjem, nuk eshte shume e qarte pyetja qe keni bere. Megjithate besoj qe ju vete i keni dhene pergjigje duke thene se secili do te dale para Zotit e jo para profeteve. Atehere kush eshte Jezusi? Kjo e perjashton ate nga te qenurit thjesht profet, sepse nje profet nuk do te kishte dale mendsh te thoshte dicka qe i takon vetem Zotit ta thote- qe ai qe beson ne te nuk do te shkoje ne gjyq por ka kaluar nga vdekja ne jete.
nese do te shqyrtojme me kujdes gjithe theniet e Jezusit per veten e vet, shpalljet me une jam si psh une jam buka e jetes, une jam ringjallja dhe jeta, une jam rruga e verteta dhe jeta, nese do te shqyrtojem mrekullite qe Jezusi beri, fuqine e tij mbi natyren (ndaloi stuhine, mrekullia e peshqve te kapur, monedha e gjetur ne gojen e peshkut etj), nese do te shohim ate cfare u tha njerezve “mekatet e tua te jane falur” mendoj qe do te kishim bere te njejten pyetje qe ben hebrenjte e kohes se tij “Kush eshte ky njeri qe edhe era e shiu i binden”? “Kush eshte ky njeri qe thote se te jane falur mekatet? Vetem Perendia ka autoritet te fale mekatet”? Kush eshte ky njeri qe i bindet vdekja? etj
Bibla dhe Kurani bien dakort ne nje pike, qe ai u lind nga e virgjera dhe ishte pa gjynah. I vetmi njeri ne historine e njerezimit qe u lind nga e virgjer, por me e mahnitshmja qe duhet te na beje te mendoje eshte se eshte i vetmi njeri ne historine e njerezimit qe eshte pa gjynah!!!
Lexo edhe pyetjet e tjera qe t’i kam drejtuar te postimi tjeter i yti tek Dhiata e Re.
Jezusi nuk eshte nje profet- eshte me shume. Per kete arsye ai mund te na shpetoje dhe jo dikush tjeter.