Ashtu siç ekzistojnë ligje fizike që rregullojnë funksionimin fizik të gjithësisë, ashtu ekzistojnë edhe ligje shpirtërore që rregullojnë marrëdhënien tënde me Perëndinë.
PERËNDIA TË DO DHE TË OFRON NJË PLAN TË MREKULLUESHËM PËR JETËN TËNDE.
Dashuria e Perëndisë
"Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perendia eshte dashuri; dhe ai qe qendron ne dashuri qendron ne Perendine dhe Perendia ne te." (1 Gjonit 4:16).
Plani i Perëndisë
(Jezui tha:) "Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk" (që ajo të jetë e begatë dhe kuptimplote) (Gjoni 10:10).
Pse shumica e njerëzve nuk po e jetojnë këtë jetë me bollëk? Sepse…
NJERIU ËSHTË MËKATAR DHE I NDARË NGA PERËNDIA. PRANDAJ Al NUK MUND TË NJOHË DHE TË PËRJETOJË DASHURINË DHE PLANIN QË PERËNDIA KA PËR TË.
Njeriu është mëkatar "Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia" (Romakëve 3:23). Njeriu u krijua që të ketë shoqëri me Perëndinë, por për shkak të egoizmit të tij ai zgjodhi të ndiqte rrugën e vet të pavarur dhe shoqëria me Perëndinë e Shenjte u ndërpre. Këtë mënyrë të jetës pa Perëndinë që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Tij, Bibla e quan mëkat.
Njeriu është i ndarë nga Perëndia
"Sepse paga e mëkatit është vdekja" (ndarje shpirtërore nga Perëndia) (Romakëve 6:23) Ky
diagram tregon se Perëndia është i shenjtë ndërsa njeriu mëkatar. Një hapesire shumë e gjerë dhe e thellë i ndan ata të dy. Shkallet ilustrojnë njeriun që vazhdimisht mundohet të arrijë Perëndinë dhe jetën me bollëk me përpjekjet e veta, përmes veprave të mira fesë a filozofisë. Ligji i tretë shpjegon urën e vetme që bashkon njeriun me Perëndinë…
JEZU KRISHTI ËSHTË E VETMJA ZGJIDHJE E PERËNDISË PËR MËKATET E NJERIUT. PËRMES TIJ MUND TË NJOHËSH DHE TË PËRJETOSH DASHURINË QË KA PERËNDIA PËR TY DHE PLANIN QË AI KA PËR JETËN TËNDE.
Lindja e tij e mrekullueshme
Jezu Krishti nuk ishte biri i nje babai njerezor, por ai u ngjiz nga pushteti i Shpirtit te Shenjte ne barkun e virgjereshes Mari. Kjo eshte arsyeja pse ai quhet Biri i Perendise.
"Dhe Maria i tha engjellit, 'Si do te ndodhe kjo, perderisa une nuk njoh burre?' Dhe engjelli duke u pergjigjur, i tha, 'Fryma e Shenjte do te vije mbi ty dhe pushteti i Shume te Lartit do te te mbuloje me hijen e vet; prandaj i shenjti qe do te linde prej teje do te quhet Bir i Perendise.' "( Luka 1: 34-35)
Ai vdiq që të mos vdisnim ne
Perendia shpengoi duke zevendesuar, me nje qengj te mrekullueshem, djalin e Abrahamit, kur ai po shkonte t'ja sakrifikonte Perendise; njesoj, Perendia shpengoi te gjithe boten me Qengjin e Madh, Jezu Krishtin, i cili vdiq ne vendin tone per te hequr mekatin tone.
" Te nesermen, Gjoni e pa Jezusin qe po vinte drejt tij dhe tha, 'Ja Qengji i Perendise, qe heq mekatin e botes!' " (Gjoni 1:29)
"Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne" (Romakëve 5:8).
Ai u ngjall nga të vdekurit
"Mesia [dmth. Krishti] vdiq për mëkatet tona, në përputhje me profecitë e Shkrimit të shenjtë, dhe u varros. Ditën e tretë, ai u ringjall nga të vdekurit, siç parathuhej në Shkrimin e shenjtë, dhe iu shfaq Pjetrit dhe pastaj tërë rrethit të apostujve. Më vonë e panë më shumë se pesëqind dishepuj; disa kanë vdekur. por shumica janë ende gjallë" (1 Korintasve 15:3 6).
Ai është rruga e vetme për te Perëndia
"Jezui u tha: 'Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje"' (Gjoni 14:6) "Sepse Perendia aq shume e deshi boten, sa dha Birin e tij te vetem lindurin, qe, kushdo qe beson ne te, te mos humbase por te kete jete te perjetshme."
Perendia ndertoi uren mbi humneren qe na ndan ne nga Ai duke derguar Jezu Krishtin, Qengjin e Shenjte te Perendise, per te vdekur ne kryq ne vendin tone, per te paguar denimin per mekatet tona.
"Ai (Krishti)… dha per gjithnje nje flijim te vetem per mekatet" (Hebrenjve 10:12)
Ai i pranon keto tre ligje? Nuk mjafton vetëm t'i dish këto tri ligje shpirtërore..
NE DUHET PERSONALISHT TA PRANOJMË JEZU KRISHTlN Sl SHPËTIMTAR DHE ZOT E ATËHERË MUND TË NJOHIM DHE TË PËRJETOJMË DASHURINË QË PERËNDIA KA PËR NE DHE PLANIN QË Al KA PËR JETËN TONË.
Duhet ta pranojmë Jezu Krishtin
"Megjithatë, disa e pranuan dhe besuan në të. Ai u dha atyre të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë" (Gjoni 1:12).
Jezuin e pranojmë përmes besimit
"Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Perëndia bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Perëndisë. Askush nuk mund të mburret para Perëndisë për atë që ka arritur…" (Efesianëve 2:8-9).
Kur pranojmë Jezuin, fillojmë një jetë të re. (Lexo Gjonin 3:1-8)
Jezu Krishtin e pranojmë me ftesë personale
Të pranojmë Jezuin do të thotë që nga rruga e mëkatit të kthehemi (pendohemi) tek Perëndia, ta ftojmë atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi.
Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë intelektualisht që Jezui është Biri i Perëndisë dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet ta pranojmë Atë përmes besimit, si vepër të vullnetit personal. Këto dy rrathe parapesin dy jetë të ndryshme:
Që tani mund ta pranosh Jezuin me besim përmes lutjes (Lutja është bisedë me Perëndinë) Perëndia ta njeh zemrën dhe më shumë se fjalët dëgjon atë që të thotë zemra. Besimin tënd mund ta shprehësh me një lutje si kjo:
"Zoti Jezu, kam nevojë për Ty. Faleminderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që m'I fale mëkatet dhe që më dhe jetën e përjetshme. Ulu në fronin ejetës sime dhe udhëhiqe atë, Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem."
(Jezui thotë) "Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai'. (Zbulesa 3:20).
A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde? Nëse po, në këtë çast mund të lutesh kështu dhe ashtu siç ka premtuar, Jezui do të hyjë në jetën tënde.
** Sapo kam pranuar Krishtin në jetën time ** (na shkruaj me poshte dhe ndaje gezimin me ne)
[...] 4 ligjet [...]
Dashuria e Perëndisë
“Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perendia eshte dashuri; dhe ai qe qendron ne dashuri qendron ne Perendine dhe Perendia ne te.” (1 Gjonit 4:16).
Nga ky varg verejme nje nga virtytet me te lart ate zotit mendoj , sic eshte dshuria. nje shprese na lind se edhe ne mund te jemi te dashurit e tij.
Plani i Perëndisë
(Jezui tha:) “Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (që ajo të jetë e begatë dhe kuptimplote) (Gjoni 10:10).
Misioni i tij duk ena mesuar ne se si te kemi nje jete te begateshme e nje jete kuptim plote ne perendin, pra jezusi ketu ben edhe rolin e keshilluesit mesazhierit. pavarsisht se nga begatia po na ndan mekati.
NJERIU ËSHTË MËKATAR DHE I NDARË NGA PERËNDIA. PRANDAJ Al NUK MUND TË NJOHË DHE TË PËRJETOJË DASHURINË DHE PLANIN QË PERËNDIA KA PËR TË.
Pra rrjedhoja e mekatit na qenka qe ne te jemi te ndare nga perendia ajo (mekati) u beka shkak qe ne mos te njohim edhe te mos perjtojem dashurine e planin qe Ai ka per ne. Nga koj e gjithe lind pyetja po une e kam mekatin te trasheguar, natyra e njeriut eshte drejt mekatit , kjo do te thote qe ne nuk mund ta arrijme kurr dashurin e perendise??? Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia” (Romakëve 3:23).
Njeriu u krijua që të ketë shoqëri me Perëndinë, por për shkak të egoizmit të tij ai zgjodhi të ndiqte rrugën e vet të pavarur dhe shoqëria me Perëndinë e Shenjte u ndërpre. Këtë mënyrë të jetës pa Perëndinë që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Tij, Bibla e quan mëkat.
“shoqeri” pse perendia ka nevoje per shoqerine tone? Apo ne kemi nevoje per te dhe jo vetem per shoqerin e tij por edhe per meshiren e tij per begtine e tij per udhezimin e tij…
“Sepse paga e mëkatit është vdekja” (ndarje shpirtërore nga Perëndia) (Romakëve 6:23)
I japim nje kuptim vdekjes edhe arsyeja qe na conka drejt vdekjes qenka mekati deri tani mesuam qe mekati na ndau nga zotina beri qe ne mos te perjetojem dhe te njohim dashurin e tij na beri qe te humbim madheshtine e zotin ndaj nesh .
“Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Perëndia bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Perëndisë. Askush nuk mund të mburret para Perëndisë për atë që ka arritur…” (Efesianëve 2:8-9).
pavarshit se mekati pati nje rol shume te madh per ndarjen qe na krijua ndejet perendis e njeriut, duhet te dime se meshira e zoitt eshte shume e madhe edhe vetem prej meshires se tij jemi te shpetuar. A nuk e kuptojme ne qe se nuk mund te bejme asgje vetem se te pranojme shpetimin e pamerituar nga meshira e Tij e madhe se po na e ofron si dhurate.
“nje shprese na lind se edhe ne mund te jemi te dashurit e tij”
Kur e lexova kete pjese nga komenti i Edit me siper, me erdhi ne mend nje varg tjeter ne Bibel, i cili thote ’sepse Perendia aq shume e deshi boten, saqe e dha Birin e tij te vetemlindur qe kushdo qe beson ne te te mos humbase por te kete jeten e perjetshme” Gjoni 3:16.
Ky varg na tregon se dashuria e Perendise eshte per te gjithe, pasi nuk thote qe Perendia do disa, por boten, duke futur aty brezat qe kane shkuar dhe ata qe do te vijne. Po ashtu fjala “kushdo” na tregon se jeta e perjetshme eshte dhene per te gjithe, pa dallim moshe, race, gjinie. Ka vetem nje kusht per ta marre, te besosh ne Jezusin. “Kushdo qe beson ne te”. Eshte sikur secilit te i jete dhene nje trashegimi ne banke, por duhet te shkosh te banka qe ta terheqesh trashegimin. Ajo behet e jotja ne momentin qe ti e deklaron kete trashegimi.
Duke lexuar vargun e sugjeruar nga ”kalimtari” edhe vertet mbreselenes edhe kuptimplote per ata qe jane te zotet e mendjes edhe qe e vene llogjiken ne pune per ta kuptuar vertet “sakrificen” qe kane bere presona te caktiuar per to…
“Sepse Perendia e deshi aq shume boten sa dha birin e tij te vetem lidurin qe kushdo qe beson ne te te mos humbas por te kete jeten e perejteshme” Gjoni 3 16
Në Bibël ka shumë vargje, që flasin rreth dashurisë së Perëndisë për njeriun. Për shembull: “Perëndia është dashuri” (1 Gjonit 4:8). Gjoni 3:16 thotë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”. Në librin ‘Shënimet e Dhiatës së Re të Popullit’ shkruhet se “nuk ka varg më të ëmbël në Bibël sesa Gjoni 3:16”. Ky varg është mësuar përmendësh e është cituar më shumë se çdo lloj vargu tjetër në të gjithë Biblën. Por fatkeqësisht, ky varg gjithashtu është ndër ato vargje që janë keqkuptuar më shumë sesa të tjerët. Në këtë studim do të shohim arsyen pse Gjoni 3:16 është një tekst i famshëm ungjillor.
Është i famshëm, për shkak të Atij, që deshi
“Perëndia… deshi” – Perëndia i përjetshëm, i pandryshueshëm, i gjithëdijshëm, i gjithëpranishëm dhe Perëndia absolutisht i shenjtë, që krijoi gjithçka, është Perëndi i dashurisë. Fjala “aq” në këtë varg tregon madhësinë e dashurisë së Tij, d.m.th. dashuria e Tij është e pamatë. Bibla e Gjenevës (e shek.XVI-të) thotë se kjo dashuri “nuk është gjë tjetër veçse dashuria falas e Atit”. Ati ishte gati ta sakrifikonte të Birin, për t’i shpëtuar ata që i donte. Kjo dashuri është një dhuratë e pamerituar dhe falas, që Perëndia ia jep një bote të rënë në mëkat.
Është i famshëm, për shkak të atyre që i deshi
“Sepse Perëndia e deshi aq botën” – Fjala “botë” (kozmosi) nuk është toka, por njerëzimi. Madhështia e dashurisë së Perëndisë për njeriun shihet në faktin se njeriu është plotësisht i padenjë për të qenë marrës i dashurisë së Perëndisë: “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8). “Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët” (Romakëve 5:6).
Është i famshëm, për shkak se Ai deshi aq shumë
“Sepse Perëndia…deshi aq shumë” – Fjala “aq” (në greqisht oste) do të thotë “lloj”, ose “masë”. “Shikoni ç’dashuri të madhe na dha Ati” (1 Gjonit 3:1). Nuk ka fjalë njerëzore për ta përshkruar madhësinë e plotë të dashurisë së Perëndisë. Ata që i vënë kufij një dashurie të tillë, duke thënë se është vetëm për të zgjedhurit, e vënë në lojë Perëndinë dhe fjalën e Tij.
Është i famshëm, për shkak se Perëndia “dha Birin e Tij të vetëmlindurin…”
Dashuria (në greqisht agapao) që përmendet tek Gjoni 3:16, nuk është egoiste, por iua do të mirën atyre, që i do aq shumë. Prandaj edhe “Ai dha”. Ati deshi aq shumë, sa dha “Birin e Tij të vetëmlindurin”. Jezusi ishte i veçantë (fjala “i vetëmlindur” vjen nga greqishtja monogenes, që do të thotë “s’ka tjetër si Ai”). Një akt aq bujar i Perëndisë – sakrifikimi i Birit të Tij të vetëm për hir të njerëzve mëkatarë!
Është i famshëm, për shkak të numrit të njerëzve, që deshi Perëndia
Karakteri universal i dashurisë së Perëndisë shihet në fjalët “që, kushdo që beson…”. Në ditët e apostullit Gjon, farisenjtë thoshin se dashuria e Perëndisë ishte vetëm për Judenjtë. Në këtë mënyrë, ata e shihnin veten si të zgjedhurit e Perëndisë. Pikëpamja Kalviniste synon që ta kufizojë dashurinë e Perëndisë vetëm për “të zgjedhurit”, për ata që janë të paracaktuar për t’u shpëtuar. Por, Bibla na mëson se “nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua” (Zbulesa 3:20). Perëndia “nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim” (2 Pjetrit 3:9). “Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet” (Romakëve 10:13).
Është i famshëm, për shkak të qëllimit negativ të këtij teksti
Vargu thotë: “Që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë…” – Fjala “të humbasësh” është e kundërta e fjalës “jetë e përjetshme”. Një mendim i tillë gjendet edhe tek Romakëve 9:33: “Dhe kushdo që i beson atij nuk do të turpërohet”. Ata që kanë rilindur për së dyti, kanë “kaluar nga vdekja në jetë” (1 Gjonit 3:14). Jezusi tha këto fjalë rreth kësaj teme: “Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (Gjoni 10:10). Më vonë, do ta shohim se kjo jetë e përjetshme është me një kusht. Edhe pse jeta e përjetshme iu ofrohet të gjithëve, ajo nuk pranohet nga të gjithë.
Është i famshëm, për shkak të qëllimit pozitiv të këtij teksti
E kundërta e fjalës “të mos humbasë”, siç e pamë, është “të kenë jetë të përjetshme”. Egzistojnë vetëm dy kategori individësh, që do të qëndrojnë përpara fronit të Perëndisë: të drejtët dhe të padrejtët. “Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme” (Mateu 25:46). “Jeta e përjetshme” është e kufizuar ndaj atyre, që janë penduar e që e kanë pranuar Krishtin si Shpëtimtar. Bibla e quan këtë ‘trashëgimia e besimtarit’: “Një trashëgim të paprishshëm, të panjollë dhe të pafishkur, që është ruajtur në qiejt për ju” (1 Pjetrit 1:4)… “Në shpresën e jetës së përjetshme, të cilën Perëndia, që nuk gënjen, e premtoi para të gjitha kohërave” (Titit 1:2).
Është i famshëm, për shkak të kushtit, me anë të së cilit njeriu mund të përfitojë dashurinë e Perëndisë
Kushti është ky: “…që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë…”. ‘Besimi’ të cilit i referohet ky tekst, nuk është thjesht një sistem besimi fetar, apo formulë besimi. Përkundrazi, është besim i gjallë dhe aktiv. Besimi i vërtetë është “besimi që vepron me anë dashurie” (Galatasve 5:6). Besimi fetar, i cili nuk është gjë tjetër veçse thënie e një formule besimi, nuk ka shpëtuar askënd. “Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen. Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?” (Jakobi 2:19-20).
Fjala “beson” është përkthyer nga fjala greke “pisteuon”. Kjo fjalë është në rasën emërore, në numrin njëjës, në gjininë mashkullore dhe në kohën e tashme (marrë nga Fjalori Analitik i Greqishtes, faqja 326). Koha e tashme e kësaj fjale përshkruan një veprim të vazhdueshëm. Një përkthim tjetër i Biblës thotë kështu: “që, kushdo që beson (i var shpresat tek, mbështetet tek)…” (Dhiata e Re e Përforcuar). Prandaj, pra, duhet të vazhdojmë të besojmë tek Krishti, në mënyrë që të shpëtohemi.
Ata që besojnë në Të, janë ata që pendohen, që e rrëfejnë Krishtin si Perëndi dhe që pagëzohen për faljen e mëkateve (shiko Veprat e Apostujve 2:38; 16:30-34, Romakëve 10:9-10). Dhe Zoti ia shton kishës ata që janë të shpëtuar (Veprat e Apostujve 2:47, Galatasve 3:26-27). Më pas, ata që besojnë, do t’i shtojnë besimit të tyre të gjitha ato virtyte, që janë pjesë e rritjes shpirtërore: “Edhe ju, për të njëjtën arsye, duke bërë çdo përpjekje, t’i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë, diturisë vetkontroll, vetkontrollit qëndresën, qëndresës perëndishmerinë, mëshirës dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë. Sepse nëse këto gjëra gjendën në ju me shumicë, nuk do t’ju lejojnë të bëheni përtacë dhe as të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Sepse ai që nuk i ka këto gjëra është i verbër dhe dritëshkurtër, sepse harroi pastrimin nga mëkatet e tij të vjetër. Prandaj, vëllezër, përpiquni gjithnjë e më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë” (2 Pjetrit 1:5-10). E megjithatë, njeriu mund të marrë vendim që të mos besojë më: “Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë, por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: “Sot,” që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit. Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit, kur thuhet: “Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos jini zemërgur si në ditën e kryengritjes”. Kush janë ata që, mbasi e dëgjuan, e provokuan? A thua jo të gjithë ata që dolën nga Egjipti me anë të Moisiut? Dhe kush qenë ata me të cilët u zemërua për dyzet vjet? A s’qenë vallë ata që mëkatuan, kufomat e të cilëve ranë nëpër shkretëtirë? Dhe për cilët bëri be se nuk do të hynin në prehjen e tij, veç se për ata që qenë të pabindur? Ne shohim se ata nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit” (Hebrenjve 3:12-19).
Përfundim
Gjoni 3:16 është një tekst i famshëm ungjillor. Edhe pse ai thotë se dashuria e Perëndisë është falas për të gjithë, prapëseprapë, kjo dashuri është vetëm në dispozicion të atyre, që ia kushtojnë jetën Krishtit. Kjo dashuri nuk e bën syrin qorr para mëkatit, mosbindjes, apo mosbesimit të atyre, që thonë se janë të shpëtuar. Vargu 21 i Judës na këshillon: “Ruhuni në dashurinë e Perëndisë, duke pritur mëshirën e Zotit tonë Jezu Krisht, për jetën e përjetshme”. Nëse me të vërtetë e ndjekim Atë, që na deshi aq shumë, sa vdiq në kryqin e Kalvarit për të na shpëtuar, atëherë jemi të sigurtë për shpëtimin tonë të plotë: “Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë” (Romakëve 5:5).
Jam besimtar i Zotit dhe e adhuroi perhere.Mundohem me i rrespektue te gjitha parimet fundamentale te rregullave ne bibel.Por nuk i kryaj ceremonit formale.Nuk shkoi ne vendet publike per ceremoni fetare.NE SHPIRT E NDIJ nje obligim qe te mos bej as gje te keqe qe i sjell:pikllim,dam materjal ose shpirtror(moral) qe te ju ndihmoi ose te ndij dhimbje per njerzit fatkeq.Mundohem te shprehu dashuri per te gjith cenjet njerzore ne planete.Kam keshillue dhe edukue shume breza ne keto parime.Duke u bazue ne kete realitet qe e kamber ne kete bote ,shpresoi se do ta kem nje jete ne parajs,.. Edhe se e dij se nuk jamtersisht i pagabime por ato jan fare minore(te vogla ) ne krahasimme vyrtytet e mija pozitive si pas Bibles. Ju pershendes dhe dasht Zoti e takohemi ne Parajs
Profesori Belgjike 07.08.2007
sa po kam pranuar Krishtin ne jeten time.
Po provoj te eci me hapat e pare.Drejte nje jete te re.Me besim te plote ne ty o Zoti im.Me ty Jezu Krisht do te gjej rrugen e vertete.
besimet jane te shumeta dhe te ndryshme ku njeriu nuk di ku te ndalet, ne besimin tim apo ne besimin tand..etj.
ku eshte e vertete,ne bindjen time apo ne bindjen tande fetare.
shume fe krishtere e kane biblen dhe predikojn me te, por ne menyra te ndryshme.
sejcili qe me predikon me propozon te pakzohem, se pakzimet e me parshme nuk jane te vlefshme te te katalikve, protestantve deshmitarve, mormonve etj…
o zot ku te ndalemi, ne bibel shkruan ka vetem nje ZOT nje pakzim dhe nje besim.
te muslimanet thon nje ZOT i gjithe pushtetshem dhe nese nuk beson ne kete qka shkruan ne kuran denohesh e pra
kahe tja maj, kahe te shkojm.
me pelqen ku thot ne bibel besimi pa vepra eshte besim i vdekur, ju pys sinqerisht a kan vdekur besimet tona.. ku jane veprat tona.
por cka me propozoni me cka mundeni me me ndihmue.
ju respektoj shume dhe ju pershendes
Pershendetje Ardit!
Une dhe ne te gjithe nga stafi i unejetoj.org duam te te urojme mireseerdhe ne familjen e madhe te ndjekesve dhe miqve te Jezusit, mireseerdhe ne familjen e krishtere.
Mesa kuptova nga komenti yt besoj qe sapo e ke ftuar Jezusin ne zemren tende dhe te ufoj te shijosh cdo dite dhe me shume kete udhetim, miqesi me Perendine e gjalle dhe dashurine e Tij.
Jezusi tek Ungjilli sipas Gjonit thote qe eshte Udha e Verteta dhe Jeta dhe qe eshte Bariu i mire qe kujdeset per delet e Tij, qe eshte dera, ai do te kujdeset per ty qe te ecesh ne te Verteten nese qendron ne Te dhe ne Fjalen e Tij, Biblen.
Personalisht une do te te inkurajoja te shkoje dhe te beheshe pjese e nje kishe/bashkesie te krishtere lokale ne qytetin ose zonen tende, aty do te gjesh miq, motra dhe vellezer qe e duan Zotin si ty dhe qe do te jene inkurajim per jeten tende me Zotin.
Dhe gjithashtu ne do te donim te ishim ndihme per ty, per te te derguar me shume informacion se si te studiosh dhe ta besh Biblen udherrefyes per jeten tende te re, na shkruaj perseri dhe na trego se si mund te te ndihmojme per kete.
Bekime ne Krishtin
Tung unejetoj.org
I dashur Zeqir.
Eshte e vertet qe ne bote ka me mijra fe te ndryshme. Vetem ne nje qytet te vogel mund te gjesh te pakten 11 fe te ndryshme dhe qe te gjitha pretendojne se jane e vetmja rruge e vertet.
Llogjikisht e dime se e verteta eshte nje dhe ti me te drejt pyet se si mund te gjendet kjo e vertet qe per fat te keq e per fat te mire nuk eshte nje gje materiale qe ta shikosh e ta prekesh, prandaj per mendimin tim ka kaq shume manipulime te te vertetes mbi besimin.
Une personalisht kam kaluar para shume vitesh ne kete proces qe ti po kalon sot. Shqiperia sapo ishte hapur dhe shume grupe fetare hyne ne vend. Si pa e kuptuar ne Shqiperi mund te shikoje kisha e xhami ne cdo vend, grupe qe takoheshin neper salla te ndryshme, grupe qe benin predikime ne mes te rruges. Une vi nga nje tradite myslymane dhe per mua ishte mese normale qe tendeca e perkrahjes ishte drej kesaj feje. Fillova te lexoj Kuranin dhe te shikoja se cfare thoshte me shume sepse doja te ndihesha pjese e nje besimi. Nje dite ne oborrin e shkolles ku studioja nje grup te rinjsh interpretuan nje drame rreth asaj qe kishte bere Jezusi. E dija si histori se cfare thuhej per Jezusin se ai ishte zoti i kaurve ( keshtu i quanim ne te krishteret ortodoks ne qytetin tim) dhe se ai nuk kishte te bente fare me mua.
Jeta e perjetshme.
Fillova te mendoja se si mund ta fitoja dhe se cfare duhet te beja. Myslymanizmi nuk me jepte nje rruge te qarte dhe me thoshte se per te qene e sigurt per jeten e perjetshme duhet te prisja deri sa te vdisja dhe nese veprat e mira ishine me te shumta se ata te keqijat une do te shkoja ne parajse. E kuptova se duhet shume pune e kujdes per te fituar.
Nga ana tjeter Bibla me jepte nje tjere mundesi. Por kjo ishte shume e thjeshte, kjo ishte falas fare, ishte me ane te hirit. Sepse Perendia kaq shume e deshi botes sa qe dha Birin e tij te vetem qe kush do qe beson net e te mos humbas por te kete jeten e perjetshme. Nuk ma mbushte mendjen. Ishte shume e thjesht. Qe te merrje dicka duhet te beje patjeter dicka. Gjerat qe zakonisht jane falas mua nuk me terhiqnin.
Por ajo qe mund te thuhet se ndryshoj mendimin tim per Zotin dhe per veprat ishte ky pasazh ne Bibel.
” C’me duhet shumica e flijimeve tuaja, thote Zoti. Jam ngopur nga olokaustet e deshve dhe nga dhjami i kafsheve te majme; gjakun e demave, te qengjave dhe te cjepve nuk e pelqej.
Kur vini te paraqiteni para meje, kush u’a ka kerkuar kete, qe te shkelni oborret e mija?
Mos sillni me baltime te kota, temjani eshte neveri per mua; nuk mund t’i duroj henat e reja dhe te shtunat, thirrjen e asambleve dhe paudhesit bashk me mbledhjet e shenjta.
Une i urrej henat tuaja te reja dhe festat tuaja solemne; jane nje barre per mua, jam lodhur duke i duruar.
Kur i shtrini duart tuaja, une i fsheh syte e mi nga ju, dhe kur i shumoni lutjet tuaja une nuk degjoje, duart tuaja jane plote gjak.
Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligesin e veprimeve tuaja, mos beni keq. Mesoni te beni te miren, kerkoni drejtesin, ndihmoni te shtypurin, sigurohini drejtesi jetimit, mbroni ceshtjen e gruas se ve.
Ejani te diskutojm bashke thote Zoti edhe sikur mekatet tuaja te ishin te kuqe flake do te behen te bardha si bora” Isaia 1: 11-18 ( Bibla)
Shpejt e kuptova se nuk kisha nga t’ja mbaja. Pesha e mekatit ishte e madhe dhe ishte vetem gjaku qe mund ta hiqte. Nje gjak, nje sakrific e pa te mete. Dhe Bibla ma dha kete pergjigje “ Ja Qengji i Perendis qe heq mekatin e botes” Gjoni 1:29
Zgjodha besimin ne Jezusin dhe jo nje fe. Zgjodha besimin e gjall ne nje Zot te gjall.
Ky vendim ndryshoj jeten time. Nje jete qe do te fillonte nga e para por me shume mundime. Nuk ishte fare e lehet. Tani krahas atyre parimeve qe kisha u shtua edhe ato qe lexoja ne Bibel. Shume e veshtire. Por ajo c’ka me goditi dhe me dha liri ne besim ishte ajo se si Jezusi e permblodhi urdherimet e Zotit.
“DUAJE PERENDINE TEND ME GJITHE ZEMER, MENDJE DHE SHPIRT DHE DUAJ TE AFERMIN TEND PORSI VETVETJA”
Fete shkojn e vijne, edhe njerzit vine e shkojne por Zoti eshte i njejte, nuk ndryshon. Ai eshte aty dhe te gjithe ata qe e kerkojn me gjithe zemer do ta gjejne. Kerko pa paragjykime per te verteten. nuk ka rendesi tradita apo intelekti yte, vetem kerko me gjithe zemer dhe do ta gjesh ate qe une gjeta para shume vjetesh.
Shpresoj qe kjo te te kete ndihmuar ndopak.
Me shume respekt
Labja
http://www.Une jetoj.org
Pershendetje Isuf,
Çfare lajmi i mrekullueshem, mire se erdhe ne familjen e Zotit. Ne fakt eshte nje lajm shume i mire per ty vete, ashtu sic e ka kuptimin ne Shqip vete fjala Ungjill, qe do te thote lajm i mire. Por edhe une gezohem shume bashke me ty.
Besoj qe ke shume pyetje ne lidhje me cfare do te thote qe ke marre kete vendim per jeten tende tani e tutje. Une i kisha te njejtat pyetje kur pasi vendosa ti besoj Jezusit.
Se pari miku im eshte e rendesishme te dish se kur pranon Krishtin nuk le menjane nje liber te ligjit per tiu nenshtruar nje ligji tjeter, por hyn ne nje marredhenie personale Ate-bir me Perendine, Zotin krijuesin e qiellit dhe te tokes. Po po nuk po te bejne syte eshte e vertete. Jezusi thote : … por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, (Ungjilli sipas Gjonit 1:12)
Ai qe na e beri te mundur ty dhe mua qe te hyjme ne kete marredhenie me Perendine eshte Jezusi qe me vdekjen e tij ne kryq shleu denimin qe une dhe ti meritonim per mekatet tona. Dhe jo vetem kaq por Ai duke u ringjallur nga vdekja dhe duke qene ne te Djathte te Perendise Ate eshte Avokati yne dhe ndermjeteson per ne.
Ne mund ti lutemi Atit ne emrin e Jezusit per cdo gje dhe kudo ku jemi. Kur gjendem para nje situate te veshtire ndonjehere i lutem Zotit qe te me ndihmoje qofte edhe nese jam duke ecur per diku. Ai e njeh zemren tone me mire se edhe ne vete, keshtu qe ajo qe ka rendesi eshte cka eshte ne zemren time dhe jo fjale qe perseriten vazhdimisht. Ndonjehere kur jam e gezuar dhe mirenjohese per dicka qe Zoti ka bere ne jeten time i them atij faleminderit me menjdje dhe zemer edhe sikur te jem ne nje takim pune me njerez te rendesishem apo jo.
Shume nga pergjigjet per pyetjet e tua do ti gjesh ne Bibel. A keni ju nje? Nese jo na shkruani dhe do tju dergojme nje. Nese e keni nje une do te ju sugjeroja te lexoni se pari Ungjillin sipas Gjonit.
Pervec faktit qe na beri Bij te Perendise dhe na fali mekatet gjithashtu Jezusi hyri ne jeten tende dhe Ai eshte jo vetem avokati yt por eshte miku yt me i mire dhe kurre nuk ndahet me nga ti. (Gjoni 10:27-28, Zbulesa 3:20)
Nje dhurate tjeter e mrekullueshme eshte jeta e perjetshme. Tek letra e pare e Gjonit 5:11-13 thuhet: Dhe dëshmia është kjo, Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën. Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.
Per tani po e mbyll ketu, por mirepres ndonje koment apo pyetje qe mund t’ju dale qofte nga ato qe kam thene une apo nga ato qe po meson.
Shume bekime vella.
Shpetimi.
ALELUJA EDHE UN JAM NJE BESIMTAR VITE NE BESIM E FALENDEROJ EDHE UN JEZUSIN PER HIRIN QE BERI NE JETEN TIME JU PERSHENDES DHE JU TE GJITHVE NE EMRIN E JEZUSIT JU JAP NJE ADRES PER DEGJIM NE GJUHEN SHQIPE PREDIKIME NGA BIBLA ME DASHURI ILIRI.WWW.WORDOFGOD.GR
EDHE UN JAM NJE BESIMTARE E KRISHTER QE ADHUROJ JEZUESIN.ZOTI E DERGOJ BIRIN E VET NE KET BOT,PER MEKATET TONA.QE TE NA SJELL PAQ E BEKIM.E JA DHA MUNDESIN GJDO NJERIT TA ZGJEDH BESIMIN E VET.E TE JAN TE LIR TA ZGJEDHIN VET BESIMI.AJ ESHT AQ I MIR SA QE TE GJITHA NA DHA,E U KRYQEZUA PER MEKATET TONA…….NJE KESHILL DUANI ZOTIN E MBESHTETENI NE TE SE AJ ESHT VET DASHURIA.
per zeqirin
Se pari eshte shume e veret qe ka shume besime ka shume fe qe pertendojn qe te tregojne te verteten edhe te gjitha e kan nje cak zotin edhe te gjitha derjtohen te zoti.
Por se pari kush te qone te perendija kush te jep shpers kush te jep besim dhe ate ma te miren dashurin.
Fet flasin per zotin edhe shpikin rituale fetare e shume sende tjera.
Ti referohemi fjales se zotit te vertet. Bibla eshte nje liber shume i rendesishem per gjdo njeri ne bote sepse aty eshte zanafillja e botes aty fillone fjala e perndis per njerzit.Shume profte kan fole dhe kan perdiku per ardhjen e shpetimtarit qka do te thote kjo se e ter bibla i referohet jezusit shpetimtarit te botes zotit te gjall ne mes njerzve qe ne ate ta njohim personalisht.Sepse jezusi tha kush me ka pa mu e ka pa atin qka do te thote kjo,jezusi eshte rruga dhe e verteta dhe jeta aj jep shpers aj jep besim dhe aj jep dashuri.jezusi tha askush se ka pa atin perveq une dhe tha une dhe ati jemi nje.
Zoti te bekofte.Lute zotin qe aj vet te fole ty dhe te tregone rrugen e vertet.
HEJJJJJJ PLAKO CA BONI JUVE
NE KNEJ NA TIRONA MIR FARE…………..P:P
[...] 4 ligjet [...]
sa qud kjo pytje ama un jam musliman edhe jetoj si musliman edhe do te vdes si musliman sa i perket bibles vet fjala bajbell do te thot liber se ska te bjen me shenjterin esaj kurse inxhil po un ekam lecu te dyat biblen edhe kuranin edhe pash ne bibel shum kontradita kurse ne kuran jo edhe vet nese mundosha megjet shtesa ne kuran smujsha keshtu qe pranova si liber sfidus per mbar njerzimin deri ne shkatrrim ne bibel hasesht shum trgime qe ta qojn mallin si rralla kurse ne kura gjith qka shkrun ehst serjozitet edhe sesht ilostrim edhe ne bibel jan ber ndryshime edhe vaxhdojn te ket ndryshime vet fjala tregon qe atu ehst fut trinteti qka i ka len besimtare te bredhin ne huti pa dhen pergjigjje te sakt kush ehst krijuesi cilesit eti ne pergjithsi ne bibel shum her permenet nje krijus shum her at krijues e bajn njeri frym e ne kuran allahu na thot kul huvallahu 1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë).
3. As ska lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
pra me kit ajet ju demanton at trillim te juaj qe shpifni per krujuesin egjith sis larg te meteve esht madherija eallahun nga qka i shpifin pa besimtaret .
A ËSHTË KUR’ANI KOPJE E BIBLËS ?
Senad Maku
“Atij nuk mund t’i mvishet e pavėrteta nga asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė Urtit, tė lavdishmit”.
(Fussilet 42)
“Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta) triumfon mbi tė ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket”.
(Kur’an: Enbija 18)
Shumė prej kundėrshtarėve tė Islamit mundohen tė mbjellin farėn e dyshimeve rreth ēėshtjes sė Kur’anit dhe prejardhjes sė tij. Armiqėt e islamit mundohen dita ditės tė shpifin dhė tė hapin polemika mbi autenticitetin (vėrtetėsinė) e tij si libėr Hyjnorė. Shumė libra, revista dhe media tė ndryshme e paraqesin Kur’anin Famėlartė si njė vepėr tė mendjes njerėzore, krijuar prej njė “mashtruesi” tė pejgamberisė. Puna e madhe e tyre ka patur njė objektivė tė qartė, atė tė ēoroditjes sė njerėzve tė thjeshtė e tė pafajshėm nėn maskėn e punimeve shkencore. Disa mundohen tė paraqiten pėrpara masės me maskėn Islame, duke menjanuar tekstet e tija, e duke ndryshuar koncepte e parime bazė, pėr interesa tė ndryshme, nė shumė raste politike e financiare. Disa tė tjerė hedhin dyshime se Muhamedi a.s. duhet tė jetė autorė i vetėm i kėtij libri, e shumė e shumė shpifje dhe trillime nė adresė tė Islamit, Kur’anit dhe Muhamedit a.s. Shumė kemi dėgjuar e shumė kemi pėr tė dėgjuar…
Kur’ani vet ju pėrgjigjet kėtyrė trillime me njė pėrgjigje tė saktė dhe vendimtare, ku Allahu xh.sh. thotė:
“Nuk ėshtė e logjikshme tė mendohet se ky Kur’an ėshtė i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por ėshtė vėrtetues i asaj (shpalljes) qė ishte mė parė, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farė dyshimi se ėshtė (i zbritur) nga Zoti i botėve. Pėrkundėr kėsaj, ata (idhujtarėt) thonė se atė e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillne pra ju njė kaptinė tė ngjajshme me kėtė, madje thirrni kė tė doni nė ndihmė, pos All-llahut, po qe se jeni tė drejtė nė atė qė thoni”. Por ja, ata pėrgėnjeshtruan atė (Kur’anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kėshtu, gėnjenin dhe ata qė ishin mė pėrpara. Shiko si ishte pėrfundimi i zullumqarėve. Ka prej tyre (te tė cilėt u dėrgua Muhammedi) qė e besojnė atė(Kur’anin), e ka prej tyre edhe asish qė atė nuk e besojnė. Zoti i njeh mė sė miri kokėfortit”. (Junus 37-40)
Prej shpifjeve tė shumta qė i adresohen Kur’anit Famėlartė ėshtė edhe kjo qė kinse Kur’ani ėshtė kopje e biblės, apo Muhamedi a.s. huazoj prej librave hebreo-kristiane dhe pėrpiloj Kur’anin, kopjoi atė nga autorė dhe burimet tjera.
Faktikisht kjo akuzė ėshtė ripėrtėritje e pohimeve tė vjetra pagane tė kohės sė Pejgamberit Muhamed, megjithatė nė njė formė tjetėr:
Edhe thanė: “(pėr Kur’anin) Janė legjenda tė tė parėve, qė ai (Muhammedi) kėrkoi t’i shkruhen ato, e i lexohen atij mėngjes e mbrėmje”. (Furkan 5).
Sipas logjikės sė kėsaj akuze duke qenė se Kur’ani flet pėr shumė ngjarje tė cilat pėrmenden gjithashtu edhe nė bibel ky u dashka tė jetė njė kopje e saj. Mirėpo kjo akuzė ėshtė fare e paargumentuar. Pikė sė pari ngjajshmėria nuk do tė thotė medoemos kopjim. Allahu e bėn tė qartė nė Kur’an se mesazhi qė ai po shpallte nėpėrmjet Muhamedit a.s. nuk ishte diēka e re, por ishte vetėm njė vazhdim i zinxhirit tė mėhershėm tė porosive dhėnė nga Zoti nėpėrmjet Pejgamberėve.
“Ne tė frymėzuam ty me shpallje sikurse e patėm frymėzuar Nuhun dhe pejgamberėt pas tij; e patėm frymėzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhėsit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patėm hėnė Zeburin”. (Nisa 163)
“E, sa pejgamberė kemi dėrguar te popujt e lashtė?! (Zuhruf 6)
“Secili popull kishte tė dėrguarin e vet, e kur u vinte i dėrguari i tyre bėhej gjykimi i drejtė mes tyre, atyre nuk u bėhet padrejtėsi”. (Junus 47)
Ėshtė e natyrshme qė mesazhi i kėtyre Pejgamberėve ishte i njėjtė duke qenė se ata vinin nga Zoti i njėjtė dhe tash pasi qė nė bibel kanė mbetur gjurmė tė mesazhit tė vėrtetė tė pėrcjellė nga Pejgamberėt, nuk ėshtė aspak e ēuditshme nėse edhe nė Kur’an gjejmė paralelizma me ngjarje tė caktuara. Akuza se Kur’ani ėshtė kopje e biblės vetėm pse tė dy librat flasin pėr disa ngjarje tė njėjta ėshtė shumė naive.
Mungesa tjetėr e kėsaj akuze ėshtė se kurr nuk ėshtė gjetur se cili ėshtė ai person misterioz nga i cili Muhamedi a.s. mėsoi biblėn apo mėsimet hebreo-kristiane, pėr ti kyēur pastaj ato nė Kur’an, pėr arsyen e thjeshtė se ai person apo ata persona nuk ekzistonin. Mosdija e shkrim-leximit qė e shoqėroi Muhamedin a.s. gjatė tėrė jetės sė tij pėrbėn njė pengesė tė rėndėsishme. Ėshtė e pamundshme se si ai mund tė mblidhte tėrė ato materiale nga ēifutėt, krishterėt apo nga burimet tjera pagane me qėllim qė kėtė material ta pėrpunonte dhe ta recitonte mė pas pėr 23 vjet nė gjuhėn e madhėrishme tė Kur’anit pa ndihmėn e njė pende. Kur’ani thotė:
“Ti (Muhammed) nuk ishe qė lexon ndonjė libėr para kėtij, e as qė shkruajshe atė me dorėn tėnde tė djathtė, pse atėherė do tė dyshonin ata tė prishurit”. (Ankebut 48)
Shtrohen pyetjet: Cili mėsues mund ti mėsonte Muhamedin a.s. njė besim tė plotė e koherent qė ktheu faqen e historisė? Pėrse nuk u ngrit ai apo ata (nė qoftėse ka patur ndonjė) kundėr tė ashtėquajturit nxėnės i cili vazhdonte ta mėsonte dhe t’i injoronte ata nė tė njėjtėn kohė duke shpallur se mėsimet a tij vinin nga njė burim Hyjnorė, siē ėshtė vetė Allahu xh.sh.? E si mundet qė disa nga bashkėkohėsit e tij krishterė dhe ēifutė u kthyen nė musliman dhe besuan nė vėrtetėsinė e tij nė qoftėse e dinin se ai po kopjonte shkrimet e tyre tė shenjta apo po mėsonte nga rabinjt ose priftėrinjt e tyre? etj.
Verzioni i parė arab i Dhjatės sė Vjetėr doli 200 vjet pas vdekjes sė Muhamedit a.s. dhe verzioni mė i vjetėr i Dhjatės sė Re doli 1000 vjet pasi Muhamedi a.s. na kish lėnė. Tomas Patrik Hjuz thotė: “Nuk kemi asnjė provė se Muhamedi pati mundėsi ti njihte shkrimet e shenjta. Duhet gjithashtu tė kemi parasysh se nuk kemi asnjė gjurmė pėr ekzistencėn e teksteve arabisht tė Dhjatės sė Vjetėr pėrpara ardhjes sė Muhamedit”.
Jologjikshmėria tjetėr e kėsaj akuze ėshtė se megjithqė nė disa raste Kur’ani flet pėr ngjarje tė njėjta me Biblėn, ato nė asnjė mėnyre nuk janė identike por ndėrrojnė thelbėsisht. Pastaj ky edhe ishte misioni themelor i Muhamedit a.s. qė tė pėrmirėsonte mesazhin e Zotit i cili ishte korruptuar deri atėher. Ideja se Kur’ani ka huazuar nga bibla kundėrshtohet mė tej edhe me ekzistencėn e dallimeve themelore nė besim qė i gjejmė nė dy tekstet. Kėto dallime janė: P.sh.: nė konceptin e Zotit. Bibla Zotin e tregon si njė Zot qė lodhet (Ekzodi 31:17- Zanafilla 2:2); njė Zot qė harron (Psalmi 13:1- Vajtimet 5:20); i pafuqishėm (Zanafilla 32:28); njė Zot qė flen (Psalmi 44:23- 78:65); i pamėshirshėm (Psalmi 77:7-9); dituria e mangėt e Zotit (Zanafilla 3:8); Zoti pėrshkruhet nė formėn njerėzore (Zanafilla 1:26- 9:6); njė Zot qė ka familje (Ekzodi 4:22- Ligji i pėrtėrirė 32:19- Ezekieli 16:3-32- Hebrenjve 5:5- Psalmi 2:7); njė Zot qė ka nevojė pėr udhėheqjen e njeriut (Exodi 12:13); padrejtėsia e Zotit (Jobi 19:6-7); njė Zot qė prish premtimin (Levetiku 26:44); njė Zot i cili pendohėt pėr atė qė bėn (Zanaflilla 6:6-7), e shumė argumente tė tjera qė janė nė kundėrshtim me Qenien e Zotit xh.sh., kurse Kur’ani i hedh posht kėto trillime, shih ajetet qė iu kundėrvihen kėtyre citatėve biblike; Kaf 38, Taha 52, Haxh 74, Bekare 255, Zumer 53, Bekare 115, Shuara 11, Nahl 74, Ihlas 1-4, Maide 18, Furkan 6, En-Am 59, Junus 44, Nisa 40, Ibrahim 42, Rrum 6, e shumė citate tjera.
Poashtu edhe nė konceptin e Pejgamberėve ka dallime. Bibla i quan profetėt si mėkatarė, gėnjeshtarė, tradhtarė, e shumė epitete tė tjera, nė kryerjen e veprave tė shėmtuara dhe tė ndyra, etj. P.sh. Luti a.s. bėri zina me dy bijat e tij (Zanafilla 19:30-38); Haruni a.s. si njeri i cili e konstruktoi viēin qė ta adhurojnė Izraelitėt (Ekzodi 32:1-20); Sulejmani u martua me 700 gra dhe 300 konkubina dhe u kthye nė idhujtari (1 Mbretėrve 11:3-7); Zoti e urdhėron profetin Osea qė tė martohet me prostitutė, e tė ketė fėmijė tė kurvėrisė (Osea 1:2); Jakobin e quan si dinak dhe mjeshtėr i intrigave tė shumta (Zanafilla 27:16, 19-36/32:24-30); Juda bėri zina me nusėn e tė birit Tamarėn dhe ajo u ngjis me tė dhe lindi dy binjakė, Faresi dhe Zara, ku prej Faresit, si rezultat i kėsaj zinaje nderohen si stėrgjyshėrit e Jezusit-Isait a.s., Davudi a.s., Sulejmani a.s. (Zanafilla 38:12-30, Mateu 1:3-16) etj. Kurse Kur’ani Pejgamberėt i ngrit nė piedestalin mė tė lartė dhe i bėn shėmbėlltyrė pėr ne. Dallime thelbėsore gjejmė edhe pėrsa i pėrket besimit nė jetėn e tanishme dhe tė pėrtejme nė konceptin e shpėtimit dhe drejtimit nė jetė. Poashtu dallime kemi edhe ne histori ku Kur’ani dhe Bibla nuk pėrputhen: p.sh. te Ademi dhe Havaja, te Ibrahimi a.s., Isamilit, Ishakut, Lutit, Musait, Isait a.s. etj.
Teoria e huazimėve dobėsohet mė tej nga prania nė Kur’an e historive dhe detajėve tė cilat mungojnė nė bibėl. Si p.sh. rrėfimi mbi popullin e Adit dhe Themudit mbi pejgamberėt e tyre Hudin dhe Salihun a.s. qė nuk pėrmendėn nė bibėl. Nė Kur’an gjen edhe histori dhe detaje tjera qė nuk gjendėn nė bibėl si rasti i Ibrahimit dhe mrekullia e tij, shpėtimi nga zjarri (mosdjegja nė zjarr) mrekullia e ringjalljės sė shpendėve nga ana e Allahut xh.sh. Rasti i Isaut a.s. qė ka folur qysh foshnje (nė djep), zogun qė krijoi nga balta, e shumė raste tė tjera. (shih Kur’anin 2:258/2:260/3:37/3:46/3:49/11:32/21:57/21:69/42:19 etj.)
Shtrohet pyetja: Kah i mori Muhamedi a.s. kaq shumė detaje pėr popujt dhe pejgamberėt dhe historia e tyre qė nuk i gjejmė nė bibėl? Kur’ani kur flet pėr popujt dhe pejgamberėt e tjerė, Allahu xh.sh. ja bėn me dije Muhamedit a.s. pėr ti treguar masės dhe njerėzve nė pėrgjithėsi se ti as qė ke marrė pjesė nė ato ngjarje, as qė ke ditur gjė mbi ta gjerė atėherė, por ėshtė vetė Allahu xh.sh. Ai qė tė ka lajmėruar dhe se ky Kur’an ėshtė fjalė e Zotit tė Madhėrua:
“Kėto janė nga lajmet e fshehta (tė hershme) qė po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndėr ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do tė bėhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranė tyre as kur ata ziheshin mes vete”. (Ali Imran 44) “E ti nuk ishe nė anėn perėndimore (tė vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljėn (e bėmė pejgamber dhe dėrguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pran”. (Kasas 44) “Kėto janė disa rrėfimet e panjohura (pėr ty), qė po t’i shpallim ty, e qė para kėtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra tė jesh i durueshėm se pėrfundimi (i lavdishėm) ėshtė pėr tė devotshmit”. ( Hud 49) “Nuk ėshtė e logjikshme tė mendohet se ky Kur’an ėshtė i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por ėshtė vėrtetues i asaj (shpalljes) qė ishte mė parė, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farė dyshimi se ėshtė (i zbritur) nga Zoti i botėve”. (Junus 37)
Po tė analizohet bibla nė tėrėsi do tė gjendi shumė kundėrthėnie, mospajtime, gabime ndėrmjet dy Dhjatave dhe citatėve qė gjendėn nė tė, gjė qė tregon se nė bibėl ka prekur dora e njeriut. Kurse te Kur’ani njė gjė e tillė nuk ekziston, gjė qė vetė Kur’ani e mbron vetvehtėn, ku thotė: “A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kur’anin? Sikur tė ishte prej dikut tjetėr, pėrveē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie”. (Nisa 82)
Bibla nuk ėshtė njė libėr por njė pėrmbledhje tė librave. Bibla sipas versionit protestant pėrmban 66 libra, kurse bibla sipas versionit Romano-Katolik pėrmban 73 libra. Pse???!
Bibla ėshtė njė pėrzierje e thėnieve hyjnore dhe komenteve njerėzore tė atyre qė erdhėn mė pas, duke falsifikuar, ndryshuar shkrimin e shenjtė dhe duke vendosur mendimet dhe fjalėt e veta. (shih p.sh. Jeremia 8:8, Luka 1:1-4, 1 Korintasve 7:25) Origjinali i kėtyre librave si tė Dhjatės sė Vjetėr dhe Ungjijve kanė humbur. Kur’ani nuk pėrmend komente dhe ndėrhyrje njerėzore siē ka ndodhur me vetė biblėn, madje edhe fjalėt e Mudamedit a.s. nuk janė pjesė tė Kur’anit, ato quhen Hadithe.
Nė bibėl gjindėn disa libra tė cilat janė shkruar shumė vjet pasi kėto pejgamber kishin vdekur dhe jo nė gjuhėn e tyre tė pejgamberėve duke krijuar kėshtu njė numėr vėshtirėsish nė analizimin e tyre, duke hasur nė gabime, kontradikta, mospėrputhje faktėsh etj. Kurse i tėrė Kur’ani u shkrua gjatė jetės sė pejgamberit Muhamed a.s. dhe u mėsua pėrmendėsh nga qindra njerėz nė gjuhėn origjinale.
Tė katėr ungjijt kanonikė nuk ishin ungjijt tė vetėm. Vendimi, se ēfarė duhėt tė jetė nė bibėl dhe ēfarė jo iu la gjykimit njerėzor. Nė islam nuk u mbajt asnjė konferencė qė tė pėrcaktohet se cila sure duhet tė jetė e cila tė mos jetė nė Kur’an. Nė dhjatėn e re, tė katėr ungjijt japin jetėn dhe misionin e Isait, Jezusit a.s., kurse Kur’ani nuk ėshtė njė biografi e Muhamedit a.s. shkruar nga pasuesit e tij. E shumė e shumė dallime tė tjera ndėrmjet biblės dhe Kur’anit.
Ideja se Kur’ani ka huazuar nga bibla ėshtė padyshim e gabuar.
Keneth Kreg thotė se: “Muhamedi nuk pati asnjė kontakt personal me shkrimet e shenjta paraardhėse… Kemi pothuajse njė mungesė absolute tė asaj qė mund tė quhej citim i drejtpėrdrejt nga secila Dhjatė”.
Ndėrsa atyre qė akoma vazhdojnė tė besojnė se Kur’ani ėshtė vepėr e dikujt tjetėr pos Allahut xh.sh., u kėshilloj tė lexojnė ajetin Kur’anorė:
“A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kur’anin? Sikur tė ishte prej dikut tjetėr, pėrveē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie”. (Nisa 82)
E nėse akoma vazhdojnė tė jetojnė nė botėn e ankthit dhe tė dyshimit: Zoti i udhėzoftė!
Kėtė artikull po e pėrfundoj me fjalėt e Allahut xh.sh. nė Kur’anin e Madhėrishėm:
“E edhe ai (kur’ani) ėshtė shpallje (zbritje) e Zotit tė botėve”. (Shuara 192)
“E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vėrtetėsinė e tij”. (Sad 88)
(Me lajmeroni privatisht per literaturen e shfrytzuar)
tung sie jae mir si po kalon sot besa qa ka te re nga ti veq deshta me te pershendet tung loqko te dua
[...] vite me pare me nxjerrjen e popullit te Izraelit nga Egjipti, permes drejtimit te Moisut, te cilin Zoti e zgjodhi. Pashka u shoqerua me nje sere mrekullish, finalja e te cilave ishte ndarja e Detit te [...]
Për LIRIDONIN kish dasht me vet mbase jezusi paska than kush um ka pa mu e ka pa Atin atehere tregoma ti mu naj mrekulli te jezusit dhe tregom pse pra jezusi masi qenka zot u gozhdua dhe vdiq e nuk e shpëtoi veten, apo pse nuk jetoi përgjithmon.
hey hey kujdes se tani me keni acaruar mua ??/
perkundrazi bibla eshte kopje e kuranit , ta dini fare mire kete ?
nuk e keni marr vesh qe shkenctaret gjitha zbulime qe po i bojn ,po i bojn me ndihmen e librit te kuranit ! asnje shkencetare deri tani nuk bie ndesh me kuranin ua them me plot bindje ??? po me tregoni ju mua cilin liber e zbriti allahu a biblen a kuranin ?? po a lexoni ju o popull ?ihhhhh
pershendetje rasim,
mos u acaro:)
faleminderit qe na ke vizituar, qe keni lexuar artikullin me te rendesishem, ate qe permban lajmin e mire te shpetimit te kujtdo, dhe qe i jep pergjigje edhe pyetjes suaj se perse Jezusi thote qe ai qe beson ne te nuk do te vije ne gjyq. Ne gjyq nuk shkojne ata qe jane shfajesuar. Perkundrazi, ai qe ende eshte fajtor perpara Perendise (qe sipas Bibles cdo njeri eshte fajtor perpara tij) duhet te dale patjeter ne gjyq. Jezusi ka shpaguar me jeten e tij per kedo, por vetem ata qe do te besojne ne sakfricen e tij do te marrin shpetimin.
A do te shkosh ne gjyq? A je gati te dalesh para Perendise? Kete e vendos ti.
per ceshtjen e Kuranit dhe shkencetareve, kam frike qe eshte thjesht nje mit- ne fakt e besoj qe eshte nje mit. Nese lexon libra te njeanshem qe te tregojne ty se shkencetaret po i zbulojne gjerat me ndihmen e KUranit, me vjen keq mik por duhet te te them “zgjohu”. Mijera njerez vdiqen gjate komunizmit ne Shqiperi te mashtruar se ishin njerezit me te lumtur e me te pasur ne bote, nderkohe qe jashte njerezit flinin nen ura e nuk kishin te hanin. (pjeserisht e vertete, pasi qe ka ne kapitalizem njerez te pastrehe e njerez te uritur, por kjo nuk eshte gjithe e verteta. E pra, mik i dashur, ne degjuam ate cfare na lejoi dhe na diktoi Partia Komuniste.
Une te inkurajoj dhe sfidoj te dalesh nga ana tjeter e murit tend shpirteror dhe te shqyrtosh provat- eshte ne loje shpirti yt.
Vjen apo jo ne gjyq? lutem e shpresoj sot para Perendise, qe te te hape syte te njohesh dhe pranosh te verteten, dhe qe ate dite te jesh mes te shpenguarve dhe jo te dalesh perpara gjyqit.
Admin pershendetje ?
po lere mos ja fut kot ti tani ? mos me trego perralla ne kohen e komunizmit SHqiperi ihhaaa ??
ti qenke nga shqiperia ah
ooo ta di qe Rasimi e ka te sigurte Parajsen ne boten tjeter, u nuk
besoj ne krisht edhe pik muhabeti ? krishterizmi ma shpif mua.
ua them sinqerisht..ska njeri qe ma ndryshon mendjen .
Admin !!!! ma kthe pergj. ti mua ?
cilin liber e ka zbrit all’ahu xh.sh.
tung
pershendetje rasim,
njeriu nuk mund te ta ndryshoje mendjen, por Perendia po. Jezusi tha qe askush nuk mund te vije tek Ati pa ndihmen e tij dhe pa ndihmen e Frymes se Shenjte.
As une dhe askush tjeter i stafit te unejetoj.org nuk kemi marre persiper te ndryshojme mendjen tuaj- ne nuk jemi Perendi.
ne thjesht percjellim ate qe syte tane kane pare qe Jezusi ka bere ne jeten tona, kur e kemi lejuar ate te marre vendin qe i takon- Zot dhe Shpetimtar.
Une e ceka edhe tek komenti tjeter qe keni lene tek deshmia e Fitores, eshte zgjedhja juaj se ku do te besoni. Por sigurohu qe vertet do te shkosh ne parajse.
Per pyetjen e dyte qe keni drejtuar, cilin liber e ka zbrit all’ahu xh.sh, une i kam disa pyetje per ty.
Cdo te thote te zbrese nje liber? Nga e di qe ka zbritur nje liber? A ishe ti kur zbriti libri? Kush te tha dhe si e verteton qe zbriti dhe se eshte libri qe ju mendoni?
do te vazhdojme biseden prape
Zoti te bekofte