“A ka jete te perjetshme?” e pyeta vajzen e re iraniane, qe ate paradite kishte ardhur ne gjimnazin tone, per te na ftuar ne nje takim te vecante pasdite.
‘Po” m’u pergjigj ajo pa asnje hezitim, gje qe me beri shume pershtypje. Si mund te ishte kaq e sigurte?
“Po si e di ti?– vazhdova ta pyes me tej– Si ta dime? Kush eshte ngjallur nga te vdekurit qe te na tregoje qe ka nje bote tjeter pertej?” (more…)
Lexo me shume »
nga Ed B.
Ne 1977, besoja se isha i suskesshem. Isha bashkepronar i nje biznesi te sukseshem. Kisha nje doktorature (Ph.D), isha i martuar dhe kisha tre femije. Besoja qe te gjitha keto i kisha arritur fale kapacitetit dhe zgjuarsise sime. Mendoja qe mund te arrija gjithcka, vetem nese perpiqesha mjaft. Njohurite e mia, vullneti i forte, diplomat e Universitetit dhe titujt qe kisha, suksesi ne biznes ishin te rendesishme per mua, (more…)
Lexo me shume »
U rrita me deshiren per t’u martuar dhe te jetoja pergjithmone e lumtur, ashtu si Hirushja. Kur Carli me propozoi, me shume kujdes shtrova hapin per endrren time.
“Do te te ve ty te parin ne jeten time”– i thashe. “A do te me vesh ti te paren ne jeten tende?” Ai me tha qe do ta bente.
(more…)
Lexo me shume »
Më kujtohet si tani momenti kur ndodhesha i ulur pranë gjyshes sime me një foto të universit në dorë dhe i thoja: “Pa hë, moj nëna, ma trego ku është Zoti? E shikon që nuk ka? Ajo më dha një buzeqeshje, dhe unë vazhdova përsëri: “Në kohët tënde nuk kishte foto dhe as njeri nuk e kishte parë Universin, ndaj njerëzit besonin në Zot, kurse tani është ndryshe, nëna.
Zëri i saj akoma më ushton në veshët e mi teksa më thoshte: “Atje është bir, atje.”
Ishte viti 1990 kur për herë të parë dëgjova për eksistencën e Zotit nga gjyshja ime dhe po atë vit kurreshtjen time rreth Tij e zgjoi edhe më shumë (more…)
Lexo me shume »
Unë vij nga një traditë myslimane, dhe para se të besoja në Jezusin, besoja se kishte një Zot. Shkoja shpesh në “vendet e shenjta”, ku lutesha duke besuar që Zoti më dëgjonte dhe i përgjigjej lutjeve të mia. Për mua Zoti ishte një Person i plotfuqishëm i cili mund të plotësonte kërkesat e mia, nje person që unë duhet t’i druhesha. Përpiqesha t’i pëlqeja Zotit në gjërat që bëja.
Kur isha 15 vjeç, (more…)
Lexo me shume »
Një mbrëmje të bukur korriku ne vitin 1991, një grup i madh të huajsh ishte mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe po këndonin në kor ca këngë që s’i kisha dëgjuar më parë. Muzika më pëlqeu dhe bashkë me një shok u afruam të dëgjojmë. Dikur gjatë programit një grua u çua dhe po tregonte për jetën e saj. Midis të tjerash ajo tha që ishte mëkatare dhe ishte marrë edhe me drogë, por tani kishte ndryshuar sepse besonte tek Jezusi që kishte vdekur në kryq për mëkatin dhe ishte ringjallur për t’iu dhënë një jetë të re atyre që besojnë.
Kjo ishte befasia ime më e madhe. Këta njerëz kaq të këndshëm, të respektueshëm, të arsimuar dhe të talentuar ishin besimtarë në Zot dhe besonin në përralla me ringjallje! (more…)
Lexo me shume »
Unë quhem Artiola dhe jam nga Çorovoda. Jam rritur në një familje me traditë myslimane ( Bektashi), por në të vërtet ishim ateistë. Familja dhe të afërmit e mi më kanë qëndruar gjithnjë pranë dhe më kanë rrethuar me dashuri , por une mendoja se dashuria e tyre ishte e kushtëzuar. Sipas mendimit tim e meritoja dashurinë e tyre sepse isha e zgjuar, e këndshme etj. Kur isha në vitin e dytë në shkollë të mesme , 1995 pashë një film, (more…)
Lexo me shume »
Kur isha fëmijë kisha shumë frikë nga e ardhmja. E di cfarë, gjithnjë mendoja se do të vinte koha kur do të bëhesha i madh një ditë dhe nuk e dija se cfarë do të ndodhte me mua më vonë, ku do të isha pas 20, 30 apo më shumë vitesh. Po, po, është e vërtet që kjo duket një gjë sa e madhe aq edhe e cuditshme për një femijë. Aq më tepër, edhe ne vetë kemi frikë nga kjo e ardhme!
Një ditë Qershori të vitit 1998, tek sapo kisha mbaruar tetevjecaren, takoj dy persona (more…)
Lexo me shume »
Gjethet e plepave fëshfërijnë dhe kjo tregon se ka zot.
-Ky ishte argumenti mbushamendës për praninë e Zotit që një shoqja ime e gjimnazit po i bënte ndërgjegjes sime të ngarkuar me filozofinë ekzistencialiste, poezi dekantiste dhe romane të brezit të humbur. Ndonëse isha lindur në një familje me traditë katolike dhe Zoti nuk ishte fare i panjohur për mendjen time unë nuk kisha dëshirë të dija më shumë për të.
Jeta ime rrekej drejt të qënit një person me rëndësi dhe me pushtet për ti çliruar njerëzit nga varfëria dhe të gjeja dikë që të më kuptonte. Lexoja lloj-lloj letërsi artistike, filozofi dhe biografi të njerëzve të mëdhenj. Asnjehere nuk gjeta një përgjigje të saktë për pyetjet që më mundonin: Përse kaq shumë padrejtësi; përse njerëzit vuajnë nga varfëria; pse ka luftëra; pse tradhëtojnë të martuarit… (more…)
Lexo me shume »
Në Dhjetor 1990, isha në vitin e fundit në shkollën e mesme në Tiranë. Një ditë, ndërsa shëtisnim me një shok, dëgjuam të bërtitura që vinin nga konvikti ynë në rrugën e Elbasanit. U drejtuam andej dhe kur mbërritëm tek Liceu, pamë një turmë studentësh që thërrisnin liri, demokraci! Një gardh me policë ishte para tyre. Pas shumë tentativash për të negociuar, policia vendosi ta zgjidhë situatën ndryshe. Ne që vëzhgonim ngjarjen nga larg, sa pamë që policët filluan të qëllojnë studentët për ti shpërndarë, ikëm me vrap. Ndërsa vrapoja, mendja s’më ikte nga skenat e tmerrshme të rrahjeve dhe goditjeve.
(more…)
Lexo me shume »