Feed tek
Postimet
Komentet

Postimet tek 'Kush është Jezusi?'

Jam e sigurte qe do te mbetesh edhe ti fjale, ne mos pa fjale si une, jam e sigurte qe do te te leje te menduar.

Cfare eshte laminina? Ajo eshte nje molekule proteine e cila gjendet ne cdo qenie te gjalle. Ajo lidh gjithe organet tona, ben qe lekura jone te mos bjere, mban gjithe muskujt tane te lidhur bashke dhe trupin tone te funksionoje. Pa kete molekule proteine, ne do te ishim vetem nje mase e madhe.

Po si duket kjo molekule? Keto foto jane ato qe me mahniten mua.

Laminin Laminin1Laminin2

Kjo molekule proteine ka formen e nje kryqi!

Cfare lidhje ka kjo do te thoni ju? (more…)

Lexo me shume »

Per momentin sherbimi per te derguar sms falas nuk po punon. Ne jemi duke punuar qe te rregullojme kete defekt sa me shpejt te jete e mundur. Nderkohe rregjistrohuni me poshte dhe ne do ju lajmerojme sapo ky sherbim te futet ne pune.
Faleminderit per mirekuptimin.

Lexo me shume »

Eshte interesnte me pa se cfare njerezit shohin tek Jezusi. Muslimanet shohin thjesht nje profet, budistet shohin nje mesues te mire, shumica e shqiptareve as nuk e dine se kush ishte, por te krishteret shohin ne Te dashurine e Zotit ne veprim.

 C.S. Luis në librin e tij “Mere Christianity” (Krishtërimi i pastër) shkruan: “ Po mundohem të parandaloj këdo që kërkon të thotë gjënë më të pamend që njerëzit zakonisht thonë për Jezus Krishtin: - “Jam gati ta pranoj Jezusin si një mësues të madh të moralit, por nuk e pranoj që Ai është Zot”. Kjo është një gjë që ne nuk duhet ta themi. Një njeri i thjeshtë që ka thënë ato gjëra që ka thënë Jezusi, nuk mund të ishte një mësues i madh i moralit. Ai ose ka qenë një i çmendur – në nivelin e një njeriu që thotë se është një vezë e zierë – (more…)

Lexo me shume »

Lexo me shume »

Ti

Çfarë lidhjeje ka kjo me ty?

A mund të kemi një miqësi personale me Jezus Krishtin sot?

A do t’ia dije Jezusi ende per ne? Cfare do te thote te kesh nje miqesi personale me Jezusin, dhe si mund te ndikoje kjo ne jetet tona? Dhe si mund te behet nje perkushtim i tille?
Keta jane pyetje te mira dhe tipike per dike qe e kupton rendesine e Jezusit. Ketu poshte ka pak informacion qe mund te ju ndihmoje ti pergjigjeni ketyre pyetjeve dhe te tjerave qe mund te keni per personin e Jezusit.

Per shkak te ringjalljes se Jezusit, nnxenesit e tij nuk ndjekin nje themelues te vdekur.

Ata kane nje mardhenie te gjalle dhe personale me te. Jezus Krishti jeton sot dhe me besnikeri pasuron jetet e te gjithe atyre qe i besojne dhe i binden atij. Permes shekujve, me mijera njerez kane kuptuar vleren e Jezusit, duke perfshire shume nga at qe kane influencuar boten fuqishem Fizikanti dhe filozofi francez Blaise Pascal foli per nevojen e njerezve per Jezusin duke thene: “Ne
zemren e cdo njeriut ka nje boshllek qe vetem Perendia mund ta mbushe permes birit te tij Jezus Krishtit.”

A DO TË DOJE TA NJIHJE JEZUSIN NË MËNYRË PERSONALE?

Ti mund ta njohesh! Per shkak te dashurise se madhe te Perendise per ty, ai vete ka bere gati gjithcka qe duhet. Permes vdekjes dhe ringjalljes se Jezu Krishtit, ju mund te shijoni nje miqesi personale. Jezusi ka ndertuar uren qe na lidh me Perendine.

4 parimet e meposhtme do te te ndihmojne ty te njohesh Jezusin personalisht dhe te perjetosh jeten me bollek qe ai premtoi.

PARIMI 1

PERËNDIA TË DO DHE TË OFRON NJË PLAN TË MREKULLUESHËM PËR JETËN TËNDE.

“Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perendia eshte dashuri; dhe ai qe qendron ne dashuri qendron ne Perendine dhe Perendia ne te.” (1 Gjonit 4:16).

Gjoni 17:3 “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.”

Cfare na pengon neve ta njohim Perendine personalisht?

PARIMI 2

NJERIU ËSHTË MËKATAR DHE I NDARË NGA PERËNDIA. PRANDAJ Al NUK MUND TË NJOHË DHE TË PËRJETOJË DASHURINË DHE PLANIN QË PERËNDIA KA PËR TË.

“Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia” (Romakëve 3:23)
Sepse paga e mëkatit është vdekja” (ndarje shpirtërore nga Perëndia) (Romakëve 6:23).
Romaket 8:6-8 “Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontro-lluar nga Fryma prodhon jetë dhe paqe.Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet. Prandaj ata që janë në mish nuk mund t`i pëlqejnë Perëndisë.”

Një hapësire shumë e gjerë dhe e thellë i ndan ata të dy. Njeriun që vazhdimisht mundohet të arrijë Perëndinë dhe jetën me bollëk me përpjekjet e veta, përmes veprave të mira fesë a filozofisë. Por qe vazhdimisht dështon.

Parimi i tretë shpjegon urën e vetme që bashkon njeriun me Perëndinë…

PARIMI 3

JEZU KRISHTI ËSHTË E VETMJA ZGJIDHJE E PERËNDISË PËR MËKATET E NJERIUT. PËRMES TIJ MUND TË NJOHËSH DHE TË PËRJETOSH DASHURINË QË KA PERËNDIA PËR TY DHE PLANIN QË AI KA PËR JETËN TËNDE.

Romaket 5:8 “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.”

1 Korintasve 15:3-6 “Mesia [dmth.Krishti] vdiq për mëkatet tona, në përputhje me profecitë e Shkrimit të shenjtë, dhe u varros. Ditën e tretë, ai u ringjall nga të vdekurit, siç parathuhej në Shkrimin e shenjtë, dhe iu shfaq Pjetrit dhe pastaj tërë rrethit të apostujve. Më vonë e panë më shumë se pesëqind dishepuj; disa kanë vdekur. por shumica janë ende gjallë”

Gjoni 14:6 “Jezusi tha: ‘Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje.’”
Perendia ndertoi uren mbi humneren qe na ndan ne nga Ai duke derguar Jezu Krishtin, Qengjin e Shenjte te Perendise, per te vdekur ne kryq ne vendin tone, per te paguar denimin per mekatet tona.

Por nuk mjafton vetem te dish keto te verteta…

PARIMI 4

NE DUHET PERSONALISHT TA PRANOJMË JEZU KRISHTlN Sl SHPËTIMTAR DHE ZOT E ATËHERË MUND TË NJOHIM DHE TË PËRJETOJMË DASHURINË QË
PERËNDIA KA PËR NE DHE PLANIN QË Al KA PËR JETËN TONË

Gjoni 1:12 “Megjithatë, disa e pranuan dhe besuan në të. Ai u dha atyre të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë.”

Efesianet 2:8-9 “Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Perëndia bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Perëndisë. Askush nuk mund të mburret para Perëndisë për atë që ka arritur….”

Të pranojmë Jezuin do të thotë që nga rruga e mëkatit të kthehemi (pendohemi) tek Perëndia, ta ftojmë atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi. Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë intelektualisht që Jezui është Biri i Perëndisë dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet ta pranojmë Atë përmes besimit, si vepër të vullnetit personal.

Jezus Krishti po pret per nje ftese nga ty qe te hyje ne jeten tende. Ne faskt ai thote, “Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai” (Zbulesa 3:20).
Ndoshta ju e ndjeni qe me te vertete Jezusi po troket ne zemren tuaj tani.
Ju mund ta ftoni ate me besim menjehere. Perendia e njeh zemren tuaj keshtu qe nuk ka rendesi se cfare fjalesh perdor. Ketu eshte nje lutje e sugjeruar:

Zoti Jezu, kam nevojë për Ty. Faleminderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që m’i fale mëkatet dhe që më dhe jetën e përjetshme. Ulu në fronin ejetës sime dhe
udhëhiqe atë, Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem.

A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde? Nëse po, në këtë çast mund të lutesh kështu dhe ashtu siç ka premtuar, Jezui do të hyjë në jetën tënde.

Hebrenjte 13:5 “Perëndia ka thënë: “Nuk do të të lë, nuk do të të braktis“.”
Te njohesh Perendine personalisht eshte vendimi me i madh qe mund te behet. Nese sapo e ke thirrur Jezusin ne jeten tende vizito rubriken e Komenteve dhe na tregoni edhe neve per kete qe te gezohemi bashke me ju.

Lexo me shume »

Ndikimi

NDIKIMI

 

Si e ndikoi boten jeta e Jezusit?

 

Askush nuk e ka ndryshuar botën
ashtu si Jezusi. Askush.

Gjate gjithe historise, influenca qe Jezusi ka patur ne jetet e njerezve ka qene e pakrahasueshme. Nuk ka asnje udheheqes te madh qe te kete influencuar ndjekesit e tij ne ndryshime kaq pozitive sic Jezusi ka bere. Njerezit qe takuan Krishtin e ringjallur u transformuan plotesisht. Jeta e tyre ka ndryshuar pergjithmone. Per te mbajtur besimin e tyre te patundur, nuk hezituan te kalonin permes veshtiresive, persekutimeve dhe vdekjes gjithashtu. Shume kane sakrifikuar jetet e tyre per t’ju sherbyer te tjereve pa marre parasysh nevojat dhe deshirat e tyre.
Te krishteret e shekullit te pare
Pas kryqezimit te Jezusit dishepujt ishin te derrmuar. Ata e kishin harruar ate ne Kopshtin e Gjetsemanit per te shpetuar lekuren e tyre. Por pasi ata u takuan me Krishtin e ringjallur ndryshimi i tyre ishte rrenjesor. Papritmas ata ishin gati te jepnin edhe jetet e tyre per ti treguar historine e Jezusit mbare botes. Shume nga ata u torturuan dhe u vrane sepse shpallen Jezusin e ringjallur.

 

Skeptiket dhe armiqte u transformuan gjithashtu. Jakobi, vellai i Jezusit nuk mendonte qe Jezusi ishte ndonje i vecante. Por pas shfaqjes te vellait te ringjallur Jakobi jo vetem qe besoi qe Jezusi eshte Zot por u be gjithashtu nje nder udheheqesit e kishes se Jeruzalemit dhe vdiq si martir ne vitin 62 pas Krishtit.

 

Sauli i Tarsit ishte nje nga shefat e persekutuesve te krishereve te hershem. Ai futi shume njerez ne burg. Kur njerezit nuk terhiqeshin nga besimi i tyre, atehere ai u bente ekzekutimin. Por ne rrugen per ne Damask Sauli pati nje takim rrenjesor me Jezusin e ringjallur qe e transformoi Saulin nga nje armik i Krishterimit ne nje nga predikuesit me te medhenj te mesazhit te tij. Ai la poziten e tij dhe prestigjet ne shoqerine Hebrenje per tu bere nje misionar shtegetar qe perjetoi vuajtjet te tmerrshme ne menyre qe te ndante dashurine e Krishtit ne te gjithe perandorine Romake.

 

Governatori Romak Plinius Secundus shkroi ne letrat e tij Letrat X96 qe te Krishteret ishin njerez qe e donin te verteten me cdo kusht. Megjithese ai ishte i urdheruar qe te torturonte dhe te ekzekutonte te gjithe ata qe refuzonin te mallkonin Jezusin. Ai ishte vazhdimisht i mrekulluar dhe i cuditur me perkushtimin e qendrueshem “per te mos bere asnje veper te keqe, per te mos mashtruar, vjedhur, kurveruar apo te fallsifikosh fjalen e tij apo edhe per besimin qe ata tregonin ne raste te ndryshme” Per shekuj me rradhe , te Krishteret neper bote kane qendruar si shembuj te standarteve te se vertetes dhe te dashurise te themeluara nga Jezusi i Nazaretit.

 

Historiani Philip Schaff pershkruan influencen e pamase qe Jezusi kishte ne kulturen dhe historine e mevonshme boterore. “Ky Jezus i Nazaretit, pa para dhe pa ushtri, ka pushtuar me shume miliona se sa Aleksandri i Madh, Cesari, Muhamedi dhe Napoleoni; pa shkence…..ai derdhi me shume drite ne gjerat njerezore dhe hyjnore se sa te gjithe filozofet apo shkollaret e marre se bashku; pa elokuencen e shkollave, ai foli fjale te tilla jete qe nuk ishin folur kurre me pare apo me vone, dhe pati efekt pertej asaj qe ndonje poet a orator mund te kishte, pa shkruar as edhe nje rresht te vetem, ai vuri me shume pena ne pune dhe ka dhene me shume tema per diskutime, predikime, fjalime, libra, vepra arti dhe kenge adhurimi se sa ndonje ushtri e tere e ndonje njeriu te madh te
koherave te shkuara dhe moderne.”


Krishterimi i diteve te sotme
Pushteti i Krishtit nuk njeh kufije kohore apo hapsinore. Ne epoken tone, shume skpetike jane bindur per te po ashtu si koleget e tyre te shekullit te pare. Per shembull, Lew Wallace, nje general i famshem dhe nje gjeni me plot kuptimin e fjales, ishte I njohur si ateist. Per dy vjet , Wallace studio ne bibliotekat me te mira te Europes dhe Amerikes, duke kerkuar informacion per te shkaterruar Krishterimin pergjithmone. Ndersa po shkruante kapitullin e dyte te librit te tij, duke nenvizuar argumentet e tij, papritur e gjeti veten te ulur ne gjunje duke i klithur Jezusit “ Zoti im, Perendia im”
I gjendur perballe fakteve te forta, te pakundershtueshme, ai nuk mund te mohonte me qe Jezusi ishte Biri i Perendise. Me vone, Lew Wallace shkroi librin Ben Hur, nje nga romanet me te medha te letersise Angleze, e shkruar ndonjehere ne lidhje me koherat e Krishtit.

 

Ne menyre te ngjashme, C. S. Lewis i mevonshem, profesor i Universitetit te Oksfordit ne Angli, ishte nje agnosticist, i cili e mohoi per vite te tera hyjnine e Krishtit. Por ai gjithashtu, me nje ndershmeri intelektuale, iu nenshtrua Jezusit si Zotit dhe Shpetimtarit te tij, pasi kishte studiuar faktet e panumerta te hyjnise se Tij. Pergjate viteve, ai shkroi shume libra per te mbrojtur idealet e Krishterimit, duke perfshire librat “ Krishterimi i thjeshte” dhe “Letrat e shkruara ne shtrengim”.

 

Ne shekullin tone shume burra e gra ia kane perkushtuar jeten e tyre perhapjes se mesazhit te krishtere, shpesh duke provuar tortura dhe madje edhe vdekjen. Per shembull, nje nga udheheqesit e krishtere rumun, shume i njohur, Ricard Vurmbrand, kaloi 14 vjet te jetes se tij ne burg, duke u torturuar vazhdimisht per shkak te aktivitetit te tij gjate viteve te komunizmit. Edhe pas lirimit dhe nxjerrjes se tij nga Romania per shkak te presionit te madh nderkombetar, ai vazhdoi te merrte mesazhe kercenuese per vdekje nga regjimi komunist. Por me gjithe keto ai prape nuk heshti.

 

Ai vazhdoi te shpallte haptas lajmin e mire te Jezu Krishtit. Po keshtu, ne Kore, Joon Gon Kim, nje udheheqes i mirenjohur i Krishtere, ishte deshmimtar i vrasjes se babait dhe gruas se tij nga simpatizantet komuniste te fshatit te tij. Ai i mbijetoi te rrahurave dhe i kerkoi Perendise t’i jepte atij dashuri qe te mund te donte shpirtrat e armiqve te tij. Ne fakt, 30 komuniste besuan Jezusin per shkak te Joonit, midis tyre edhe njeri prej atyre qe ishin pergjegjes per vdekjen e anetareve te familjes se Joon.

 

Dashuri e Krishtit jo vetem qe i ka dhene force te krishtereve qe te perballojne persekutimin dhe vdekjen, por gjithashtu qe te punojne per ta bere boten nje vend me te mire. Nene Tereza ishte nje shembull i mrekullueshem i nje jete te derdhur ne sherbim te Krishtit. Duke folur per sherbesen e saj aq te njohur ndaj te varferve, ajo tha “ Puna jone nuk eshte nje tjeter pervecse shprehja e dashurise qe kemi per Perendine”.

 

Si ajo, shme te tjere e kane dhene jeten e tyre ne sherbim te te pastreheve dhe te vuajturve ne vendet e tyre, apo ne vende te tjera. Ulliam dhe Katerina But, themeluesit e Salvation Army, besuan se t’u sherbeje te varferve ishte sikur t’i sherbeje Krishtit vete. Levizja qe ata filluan perfshiu perpjekje te palodhshme te njerezve entuziaste, te cilet donin te benin nje ndryshim ne boten qe i rrethonte.
Te gjithe keta burra dhe gra te krishtere, gjeten permbushje dhe gezim ndersa ndoqen mesimet e Jezusit. Ata ishin transformuar, ndryshuar, kur njohen dhe ia dorezuan jeten e tyre Jezusit. Secili prej tyre ka dhene nje ndikim pozitiv ne bote.

 

Ndoshta edhe ti ke deshire te njihesh me Perendine e gjalle dhe te perjetosh fuqine e Tij transformuese. Jezusi deshiron qe te hyje ne zemren tended he te te jape nje jete te re me te. Per te ditur me shume se si te fillosh nje miqesi me Jezusin, thjesht shko tek
rubrika Ti.

Lexo me shume »

Çfarë mrekullish bëri Jezusi?
Meqë Jezusi pohoi që është i njëjtë me Perëndinë cfarë bëri Ai për ta provuar këtë?

Shumë njerëz kanë thënë që janë Perëndi, por vetëm një njeri në të gjithë historinë e ka treguar permes veprimeve të tij që kishte nje burim fuqie mbinatyrore.

Ai shëroi të calin dhe të verbërin, kontrolloi lëvizjen e peshqve, dhe qetësoi stuhitë. Jo vetëm që Jezusi shëroi qindra njerëz nga sëmundje të ndryshme, por në disa raste ringjalli njerëz nga vdekja!

Shumë njerëz kanë thënë që janë Perëndi, por vetëm një njeri në të gjithë historinë e ka treguar permes veprimeve të tij që kishte nje burim fuqie mbinatyrore.
Ai shëroi të calin dhe të verbërin, kontrolloi lëvizjen e peshqve, dhe qetësoi stuhitë. Jo vetëm që Jezusi shëroi qindra njerëz nga sëmundje të ndryshme, por në disa raste ringjalli njerëz nga vdekja!

Nje shikim i detajuar i mrekullive te Jezusit
Ai vetë u ringjall nga te vdekurit tre ditë pas kryqëzimit, ashtu sic ishte parashikuar. A ishte ringjallja e tij nje ngjarje e vërtetë, apo nje mit? Hidhi nje sy fakteve dhe merr nje vendim të informuar.

Nje analize e bazuar ne fakte per ringjalljen e Jezusit

Lexo me shume »

Pohimet

Çfarë pohoi Jezu Krishti për veten e tij?

Një Legjendë, një i çmendur, një
gënjeshtar apo Zot dhe Perëndi?

Në librin e tij te famshëm ” Krishtërimi i qartë” (Mere Christianity), C.S. Lewis midis te tjerash shkruan “Një burrë që nuk është vecse një njeri, dhe thotë gjërat që Jezusi tha, nuk do të ishte një mësues moral. Ai do te ishte ose një i cmendur…

Janë vetëm katër mundësi: ose Jezusi ishte një legjendë, ose një gënjeshtar, ose një i cmendur - ose Zot dhe Perëndi. Ka kaq shumë fakte historike dhe arkeologjike, që mbeshtesin ekzistencen e tij, saqë cdo historian i respektueshem do të pranonte se Jezusi nuk ishte thjesht një legjendë. Por nëse ishte një gënjeshtar, pse do ta conte veten e vet në një vdekje aq mizore për shkak të asaj që pohonte? A nuk mund të dilte nga situata thjesht duke përdorur disa fjalë të zgjedhura? Dhe nëse ishte një i cmendur, atëherë si është e mundur që me aq mencuri të fitonte debatet me kundërshtarët e tij, apo të ishte gjakftohtë edhe kur e tradhëtuan dhe e kryqëzuan? Dhe si mund të vazhdonte të shprehte dashuri për kundërshtarët e tij edhe në momente të tilla? Ai tha se ishte Zot dhe Perëndi. Dhe provat mbështesin këtë deklaratë të tij. Le të shohim disa nga pohimet kyce te Jezusit për veten e tij.
POHIMET E JEZUSIT
Ai pohoi se jetoi një jetë pa mëkat.
Jezusi mund ta shikonte drejt në sy një turmë të inatosur njerëzish prej pohimeve të tij se ai ishte një me Atin, dhe t’i pyeste “Cili prej jush mund të më fajësojë për ndonjë gjë në jetën time?”
Është për t’u mahnitur që askush prej tyre nuk mund të hapte gojën! Nuk ka jetuar ndonjëherë ndonjë njeri një jetë të pastër, pa mëkat, përvec Jezusit.

Gjoni 8:28-29 “Atëherë Jezusi u tha atyre: “Kur ta keni lartuar Birin e Njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s`më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë“..’”

Gjoni 8:46-47 “Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni? Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë.”


Ai pohoi se ishte rruga e VETME për tek Perëndia.
Vini re, jo një prej disa prej rrugëve, por ajo, e vetmja rrugë që ekziston.
Dhe jo për të na mësuar për këtë rrugë, por për t’u bërë rruga për te Perëndia. Askush nuk ka bërë deklarata të tilla si Jezusi, as përpara dhe as pas ardhjes së tij. Por Jezusi i tha këto përmes një jete plot dashuri, të rregullt dhe përmes mrekullive që bëri.

Gjoni 14:6 “Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.”

Mateu 11:27 “Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t`ia zbulojë.”


Ai pohoi lavdinë që ka me Perëndinë në qiej.
Jezusi deklaroi që kishte ekzistuar përpara njerëzve me të cilët ai foli.
Apostulli Gjon, që kishte ndarë bukën me Jezusin, shkroi se Jezusi ishte me Perëndinë, që nga fillimi, dhe që “Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij, dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.” (Gjoni 1:1-5)

Gjoni 17:5 “Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.”


Ai pohoi që mund të falte mëkatet
Një nga gjërat që i cmendte më shumë udhëheqësit judenj, ishte ajo që Jezusi bënte vazhdimisht, duke u falur njerëzve mëkatet. Ishte kaq e qartë për udhëheqësit fetarë, se përderisa mëkatet ishin rebelim kundër Perëndisë vetë, atëherë vetëm Perëndia vetë mund t’ua falte ato.

Luka 5:20-21 “Dhe ai, duke parë besimin e tyre, i tha atij: “Njeri, mëkatet e tua të janë falur“.Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: “Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t`i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndisë?“

Luka 7:48-49 “Pastaj i tha asaj: “Mëkatet e tua të janë falur“.
Atëherë ata që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thoshin me vete: “Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?“


Ai pohoi se ishte një mbret hyjnor
Luka 22:69 “Por tash e tutje Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Perëndisë.”

Luka 23:1-3 “Atëherë u ngrit gjithë asambleja dhe e çuan te Pilati. Dhe filluan ta paditin duke thënë: “Këtë ne e gjetëm që përmbyste kombin tonë dhe ndalonte t`i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetëquajtur një mbret, Krishti“. Atëherë Pilati e pyeti duke thënë: “A je ti mbreti i Judenjve?“. Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Ti po thua“.”

Gjoni 18:36-37 “Jezusi u përgjigj: “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej“. Atëherë Pilati i tha: “Ti, pra, qenke mbret?“. Jezusi u përgjigj: “Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim.“


Ai pohoi se mund të jepte jetën e përjetshme.
Ai nuk u tregoi njerëzve thjesht si mund të gjenin jetën e përjetshme, apo se si të thellonin eksperiencën e tyre. Në të vërtetë ai deklaroi se ishte dhënësi i jetës.

Gjoni 6:40 “Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.”

Gjoni 6:47 “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.”

Gjoni 10:28-30 “Dhe unë u jap atyre [ndjekësve te mi] jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t`i rrëmbejë nga dora ime. Ati im, që m`i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t`i rrëmbejë nga dora e Atit tim. Unë dhe Ati jemi një.”

Gjoni 11:25 “Jezusi i tha: “Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë…”


Ai pohoi se do të vdiste dhe do të kthehej përsëri në jetë.

Gjoni 10:15,17,18 “ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet. Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time– që ta marr përsëri. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im.”

Gjoni 12:32-33 “‘Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t`i tërheq të gjithë tek unë“.Por ai i thoshte këto për të treguar nga ç`lloj vdekje duhet të vdiste.”
Gjoni 16:16 “Pas pak nuk do të më shihni më; e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni, sepse unë po shkoj tek Ati.”

Luka 18:31-33 “Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: “Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen. Ai, pra, do t`u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë. Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë.”


Ai pohoi se do të rikthehej përsëri për të gjykuar botën
Mateu 24:27-30 “Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut. Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat“.
“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen. Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.”

Mateu 25:31-32 ““Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet. Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë.”

Marku 14:61-62 “Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: “A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?“. Dhe Jezusi tha: “Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut
të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit.’”

Lexo me shume »

Profecitë

Çfarë thonin njerëzit për Jezusin përpara se të lindte?
Dhjata e Vjetër (pjesë e Bibles e shkruar përpara lindjes së Jezusit) u përfundua në 450 p.e.s, qindra vjet përpara se Jezusi të lindte. Shumë prej autorëve të Dhiatës së Vjetër kanë dhënë profeci në lidhje me Jezusin, dhe këto të detajuara ……
Për shembull, Dhjata e Vjetër tregonte që Jezusi do të tradhëtohej nga dikush që i besonte,”Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij.” (psalmi 41:9). Dhjata e Re, që flet për jetën e Jezusit dhe ringjalljen e tij, tregon që një nga 12 njerëzit që Jezusi zgjodhi si rrethin e tij me të ngushtë, e tradhëtoi atë, “Dhe kur po rrinin në tryezë dhe po hanin, Jezusi tha: “Ju them në të vërtetë se njëri prejjush, që po ha me mua, dotë më tradhtojë”(Marku 14:19).
Në Dhjatën e Vjetër u bënë më shumë se 300 profeci të tilla, profeci që u përmbushën gjatë jetës, vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit. Mundesitë që një person të plotësojë të paktën 8 nga këto profeci janë 1 në 100,000,000,000,000,000. Që një person të përmbushë 48 profeci, numri bëhet marramendës - është 1 mundësi në 10 ne fuqi të 157 (1 me 157 zero pas). Shtoji edhe 250 profecitë dhe do të bëhet e pamundur për cdo person përvec Jezusit, që t’i përmbushë këto profeci brenda një distance të tillë kohore.


PROFECITE PERMBUSHJA
Pasardhësit e Abrahamit
Zanafilla 18:18 “Abrahami duhet
të bëhet një komb i madh dhe i
fuqishëm dhe tek ai do të
bekohen tërë kombet e tokës.”
Veprat 3:25 “Ju jeni bij të
profetëve dhe të besëlidhjes që
bëri Perëndia me etërit tanë,
duke i thënë Abrahamit: “Dhe
në pasardhësit e tu do të
bekohen të gjitha kombet e
dheut.’”
Pasardhësit e Isakut
Zanafilla 17:19 “Pastaj Perëndia
i tha Abrahamit: “Nga ana jote, ti
do ta respektosh besëlidhjen
time, ti dhe pasardhësit e tu,
nga një brez në tjetrin.’”.
Mateu 1:2 “Abrahamit i lindi
Isaku; Isakut i lindi Jakobi;
Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij
Pasardhësit e Jakobit
Numrat 24:17 “E shoh, por jo
tani; e sodis, por jo afër: një yll
do të dalë nga Jakobi dhe një
skeptër do të ngrihet nga Izraeli,
i cili do ta shtypë Moabin fund e
krye dhe do të rrëzojë tërë bijtë
e Shethit.”
Luka 3:34 “bir i Jakobit, bir i
Isakut, bir i Abrahamit, bir i
Tares, bir i Nakorit.”
Do të vijë nga fisi i Judës
Zanafilla 49:10 “Skeptri nuk do
t`i hiqet Judës, as bastuni i
komandimit nga këmbët e tij,
deri sa të vijë Shilohu; dhe atij
do t`i binden popujt.”
Luka 3:33 “bir i Aminadabit, bir i
Aramit, bir i Esromit, bir i
Faresit, bir i Judës.”
Vendi i lindjes do të jetë Betlehemi
Mikea 5:2 “Por ti, o Betlem
Efratah, megjithëse je i vogël
midis mijërave të Judës, nga ti
do të dalë për mua ai që do të
jetë sundues në Izrael, origjinat
e të cilit janë nga kohërat e
lashta, nga ditët e përjetësisë.”
Mateu 2:1 “Pasi Jezusi lindi në
Bethlehem të Judesë në kohën
e mbretit Herod…”
Do të lindet nga një e virgjër
Isaia 7:14 “Prandaj vet Zoti do
t`ju japë një shenjë: Ja, e
virgjëra do të mbetet me barrë
dhe do të lindë një fëmijë të cilin
do ta quajë Emanuel.”
Mateu 1:18 “Tani lindja e Jezu
Krishtit ndodhi në këtë mënyrë:
Maria, nëna e tij, i ishte
premtuar Jozefit, por para se të
fillonin të rrinin bashkë, mbeti
shtatzënë nga Frymën e
Shenjtë.”
Foshnjet do të vriten
Jeremia 31:15 “Kështu thotë
Zoti: “U dëgjua një zë në
Ramah, një vajtim dhe një e
qarë e hidhur: Rakela vajton
bijtë e saj dhe nuk pranon të
ngushëllohet për ta, sepse ata
nuk janë më.’”
Mateu 2:16 “Atëherë Herodi,
duke parë se dijetarët e kishin
mashtruar, u zemërua fort dhe
urdhëroi të vriten të gjithë
fëmijët meshkuj që ishin në
Bethlehem dhe në tërë rrethinën
e tij, nga dy vjeç e poshtë”
Do të largohet në Egjipt si një fëmijë
Osea 11:1 “Kur Izraeli ishte
fëmijë, unë e desha dhe nga
Egjipti thirra birin tim.”
Mateu 2:14 “Jozefi, pra, u zgjua,
mori fëmijën dhe nënën e tij
natën dhe iku në Egjipt.”
Do të shërbejë në Galile dhe përgjatë lumit Jordan
Isaiah 8:23;9:1 “Por errësira nuk
do të zgjasë gjithnjë mbi atë që
tani është në ankth. Ashtu si në
të kaluarën ai mbuloi me turp
vendin e Zabulonit dhe vendin e
Neftalit, kështu në të ardhmen
do ta mbulojë me lavdi tokën
pranë detit, matanë Jordanit,
Galilenë e kombeve. Populli që
ecte në terr pa një dritë të
madhe; mbi ata që banonin në
vendin e hijes së vdekjes doli
një dritë .”
Mateu 4:12-16 “Jezusi, …., u
tërhoq në Galile. Pastaj la
Nazaretin dhe shkoi të banojë
në Kapernaum, qytet bregdetar,
në kufijtë të Zabulonit dhe të
Neftalit, që të përmbushej
ç`ishte thënë nëpërmjet profetit
Isaia kur tha: “Toka e Zabulonit,
toka e Neftalit, mbi bregun e
detit, krahina përtej Jordanit,
Galileja e paganëve, populli që
dergjej në errësirë ka parë një
dritë të madhe, dhe përmbi ata
që dergjeshin në krahinë dhe në
hijen e vdekjes, doli drita.”
Ai do të refuzohej nga Hebrenjtë
Isaia 53:3 “I përçmuar dhe i
hedhur poshtë nga njerëzit, njeri
i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i
ngjashëm me dikë para të cilit
fshihet faqja, ishte përçmuar,
dhe ne nuk e çmuam aspak.”
Gjoni 1:11 “Ai erdhi në shtëpinë
e vet dhe të vetët nuk e
pranuan.”
Frymë diturie dhe urtësie
Isaia 11:2 “Fryma e Zotit do të
pushojë mbi të; fryma e diturisë
dhe e zgjuarësisë, fryma e
këshillës dhe e fuqisë, fryma e
njohurisë dhe e frikës të Zotit.”
Luka 2:52 “Dhe Jezusi rritej në
dituri, në shtat dhe në hir
përpara Perëndisë dhe
njerëzve.”
Hyrja trumfuese e tij në Jeruzalem mbi një gomar
Zakaria 9:9 “Ngazëllo me të
madhe, o bijë e Sionit, lësho
britma gëzimi, o bijë e
Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po të
vjen; ai është i drejtë dhe sjell
shpëtimin, i përulur dhe i hipur
mbi një gomar, mbi një gomar të
ri.”
Gjoni 12:13-14 “mori degë
palmash dhe i doli para, duke
thirrur: “Hosana! Bekuar ai që
vjen në emër të Zotit, mbreti i
Izraelit. Dhe Jezusi gjeti një
kërriç dhe hipi në të, siç është
shkruar.”
U dha data e saktë e hyrjes së Tij në Jeruzalem
Danieli 9:25-26 “Prandaj dije
dhe kuptoje se, që kur ka dalë
urdhri të restaurohet dhe të
rindërtohet Jeruzalemi deri te
Mesia, princi, do të duhen
shtatë javë dhe gjashtëdhjetë e
dy javë të tjera; ai do të
ndërtohet përsëri me sheshe
dhe me ledhe, por në kohëra
plot ankth. Pas gjashtëdhjetë e
dy javëve Mesia do të vritet dhe
askush nuk do të jetë me të.
Dhe populli i një princi që do të
vijë ka për të shkatërruar qytetin
dhe shenjtëroren; fundi i tij do të
vijë me një përmbytje, dhe deri
në mbarim të luftës janë
dekretuar shkatërrime.”
Kjo profeci i referohet javeve te
viteve, apo 483 vite sipas
Bibles.Duke filluar ekzaktesisht
ne daten ne te cilen mbreti i
Persise, Artaksersi nxori
dekretin per rindertimin e
mureve te Jeruzalemit.(5 Mars,
444 perpara Krishtit apo p.e.s),
ezaktesisht 173,880 dite me
vone-Te Shtunen e Palmave, 30
Mars, viti 33 pas Krishtit–Krishti
hyri ne Jeruzalem nje javepara
se te kryqezohej. Ky eshte
numri i sakte i diteve te matura
per 483 viteve biblike, te cilet
numeroheshin me nga 12 muaj
me 30 dite secili muaj.
I tradhëtuar nga një mik i tij i ngushtë
Psalmi 41:9 “Madje edhe miku
im i ngushtë, tek i cili kisha
besim dhe që hante bukën time,
ka ngritur kundër meje
thembrën e tij.”
Marku 14:10 “Atëherë Juda
Iskarioti, një nga të
dymbëdhjetët, shkoi te krerët e
priftërinjve, që t`ua dorëzonte
Jezusin.”
Do të shitej për 30 monedha argjendi
Zakaria 11:12 “Atëherë u thashë
atyre: “Po t`ju duket e drejtë, më
jepni pagën time; në se jo,
lëreni”. Kështu ata e peshuan
pagën time: tridhjetë sikla
argjendi.”
Mateu 26:15 “dhe u tha atyre:
“Sa do të më jepni që unë t`jua
dorëzoj?“. Dhe ata i numëruan
tridhjetë sikla argjendi.”
Paratë u kthyen dhe u përdorën për të blerë arën e pocarit
Zakaria 11:13 “Por Zoti më tha:
“Hidhja poçarit çmimin
madhështor me të cilin ata më
vlerësuan”. Atëherë i mora
tridhjetë siklat prej argjendi dhe i
hodha në shtëpinë e Zotit për
poçarin.”
Mateu 27:6-7 “Por krerët e
priftërinjve i mblodhën këta
denarë dhe thanë: “Nuk është
e ligjshme t`i vëmë në thesarin e
tempullit, sepse është çmim
gjaku“Dhe, mbasi bënin këshill,
me këtë denar blenë arën e
poçarit për varreza të të
huajve.”
Qëndroi i heshtur ndaj akuzave në gjyq
Isaia 53:7 “I keqtrajtuar dhe i
përulur, nuk e hapi gojën. Si një
qengj që e çojnë në thertore, si
një dele e heshtur përpara atyre
që i qethin nuk e hapi gojën.”
Mateu 26:62-63 “Atëherë
kryeprifti u çua dhe i tha:”Nuk
po përgjigjesh fare për çka po
dëshmojnë këta kundër teje?”
Por Jezusi rrinte në heshtje.
Dhe kryeprifti vazhdoi duke
thënë:”Unë po të përbej për
Perëndinë e gjallë të na thuash
në se ti je Krishti, Biri i
Perëndisë.’”
Ai do të vuajë për të tjerët
Isaia 53:4-5 “Megjithatë ai
mbante sëmundjet tona dhe
kishte marrë përsipër dhembjet
tona; por ne e konsideronim të
goditur, të rrahur nga Perëndia
dhe të përulur. Por ai u tejshpua
për shkak të shkeljeve tona, u
shtyp për paudhësitë tona;
ndëshkimi për të cilin kemi
paqen është mbi të, dhe për
shkak të vurratave të tij ne jemi
shëruar.”
Mateu 8:16-17 “Dhe kur u
ngrys, i sollën shumë të
pushtuar nga demonë; dhe ai,
me fjalë, i dëboi frymërat dhe i
shëroi të gjithë të sëmurët, që
kështu të përmbushej fjala e
profetit Isaia kur tha: “Ai i mori
lëngatat tona dhe i mbarti
sëmundjet tona.’”
Ai do të kryqëzohet përbri keqbërësve
Isaia 53:12 “Prandaj do t`i jap
pjesën e tij midis të mëdhenjve,
dhe ai do ta ndajë plaçkën me
të fuqishmit, sepse e ka
përkushtuar jetën e tij deri në
vdekje dhe u përfshi midis
keqbërësve; ai ka mbajtur
mëkatin e shumë vetave dhe ka
ndërhyrë në favor të shkelësve.”
Mateu 27:38 “Atëhere u
kryqëzuan bashkë me të dy
cuba, njeri në të djathtën dhe
tjetri në të majtën.”
Iu shpuan duart dhe këmbët
Psalmi 22:16 “Sepse qentë më
kanë rrethuar, një grup
keqbërësish më rri rrotull; më
kanë shpuar duart dhe këmbët.”
Gjoni 20:27 “Pastaj i tha
Thomait: “Vëre gishtin këtu dhe
shiko duart e mia; shtrije edhe
dorën dhe vëre në brinjën time;
dhe mos ji mosbesues, por
besues!.’”
Njerëzit do ta tallnin dhe fyenin
Psalmi 22:6-8 “Por unë jam një
krimb dhe jo një njeri; turpi i
njerëzve dhe përçmimi i popullit.
Tërë ata që më shohin më
përqeshin, zgjatin buzën dhe
tundin kokën, duke thënë: “Ai i
ka besuar Zotiit; le ta çlirojë,
pra, ta ndihmojë, mbasi e do’”
Mateu 27:39-40 “Dhe ata që
kalonin andej e fyenin duke
tundur kokën, dhe duke
thënë:”Ti që e shkatërron
tempullin dhe e rindërton për tri
ditë, shpëto vetveten; në qoftë
se je Biri i Perëndisë, zbrit nga
kryqi!’”
Do t’i jepet vrer dhe uthull për të pirë
Psalmi 69:21 “Më dhanë
përkundrazi vrer në vend të
ushqimit dhe për të ma shuar
etjen më dhanë për të pirë
uthull.”
Gjoni 19:29 “Por aty ishte një
enë plot me uthull. Pasi shtinë
një sfungjer në uthull dhe e
vunë në majë të një dege
hisopi, ia afruan te goja.”
Do ta tejshponin në ije me një heshtë
Zakaria 12:10 “Do të derdh mbi
shtëpinë e Davidit dhe mbi
banorët e Jeruzalemit Frymën e
hirit dhe të përgjërimit; dhe ata
do të vështrojnë drejt meje, drejt
atij që kanë therur; do të
pikëllohen për të, ashtu si
pikëllohesh për një bir të vetëm,
dhe do të hidhërohen shumë
për të, ashtu si hidhërohesh fort për një të parëlindur.”
Gjoni 19:34 “por njëri nga
ushtarët ia tejshpoi brinjën me
një heshtë, dhe menjëherë i doli
gjak e ujë.”
Ushtarët do të ndajnë mes tyre rrobat e tij
Psalm 22:18 “Ndajnë midis tyre
rrobat e mia dhe hedhin në
short tunikën time.”
Mark 15:24 “Dhe, pasi e
kryqëzuan, i ndanë rrobat e tij
duke hedhur short, për të ditur
çfarë do t`i binte secilit”
Asnjë kockë e tij nuk do të thyhet
Psalmi 34: 20 “Ai i ruan tërë
kockat e tij, dhe asnjë prej tyre
nuk copëtohet.”
Gjoni 19:33 “Pilati, pra, kur i
dëgjoi këto fjalë, e çoi jashtë
Jezusin dhe u ul në selinë e
gjykatës, në vendin e quajtur
“Kalldrëm”, e në hebraisht
“Gabatha”.”
Do të varroset në varrin e një pasaniku
Isaia 53:9 “Kishin caktuar ta
varrosnin bashkë me të
pabesët, po kur vdiq e vunë me
të pasurin, sepse nuk kishte
kryer asnjë dhunë dhe nuk
kishte pasur asnjë mashtrim në
gojën e tij.”
Mateu 27:57-60 “Edhe si u
ngrys, erdhi një njeri i pasur nga
Arimatea, me emër Jozef, i cili
ishte edhe vet dishepull i
Jezusit. Ai shkoi te Pilati dhe i
kërkoi trupin e Jezusit. Atëherë
Pilati dha urdhër që t`ia
dorëzonin trupin. Dhe Jozefi,
mbasi e mori trupin, e mbështolli
me një pëlhurë të pastër, dhe e
vendosi në varrin e vet të ri, që
ai kishte hapur në shkëmb;
pastaj rrokullisi një gur të madh
në hyrje të varrit dhe u largua.”
Ai do të ringjallet nga të vdekurit
Psalmi 16:10 “sepse ti nuk do ta
lësh shpirtin tim në Sheol dhe
nuk do të lejosh që i Shenjti yt
të shohë korruptimin.”
Mateu 28:9 “Dhe, ndërsa po
shkonin për t`u thënë
dishepujve, ja Jezusi u doli
përpara dhe tha: “Tungjatjeta!
“. Atëherë ato u afruan, i rrokën
këmbët dhe e adhuruan.”
Ai do të ngjitet në qiell
Psalmi 68:18 “Ti je ngjitur lart,
ke burgosur robërinë, ke marrë
dhurata nga njerëzit edhe nga
rebelët, me qëllim që ti, o Zot
Perëndi të mund të qëndrosh
atje.”
Luka 24:50-51 “Pastaj iu priu
jashtë deri në Betani dhe, si i
ngriti lart duart, i bekoi. Dhe
ndodhi që, ndërsa ai po i
bekonte, u nda prej tyre dhe e
morën lart në qiell.”

Lexo me shume »