Dhjata e Re audio
Mar 8th, 2007 by admin 4,008 views
|
Ungjilli sipas Mateut |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Matthew.mp3] |
|
Ungjilli sipas Markut |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Mark.mp3] |
|
Ungjilli sipas Lukes |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Luke.mp3] |
|
Ungjilli sipas Gjonit |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_John.mp3] |
|
Veprat e Apostujve |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Acts.mp3] |
|
Letra drejtuar Romakeve |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Romans.mp3] |
|
Letra I drejtuar Korintasve |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_1_Corinthians.mp3] |
|
Letra II drejtuar Korintasve |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_2_Corinthians.mp3] |
|
Letra drejtuar Galatasve |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Galatians.mp3] |
|
Letra drejtuar Efesianeve |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Ephesians.mp3] |
|
Letra drejtuar Filipianeve |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Philippians.mp3] |
|
Letra drejtuar Kolosianeve |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Colossians.mp3] |
|
Letra I drejtuar Thesalonikasve |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_1_Thessalonians.mp3] |
|
Letra II drejtuar Thesalonikasve |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_2_Thessalonians.mp3 |
|
Letra I drejtuar Timotetut |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_1_Timothy.mp3] |
|
Letra II drejtuar Timoteut |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_2_Timothy.mp3] |
|
Letra e Titit |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Titus.mp3] |
|
Letra drejtuar Filemonit |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Philemon.mp3] |
|
Letra drejtuar Hebrenjve |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Hebrews.mp3] |
|
Letra drejtuar Jakobit |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_James.mp3] |
|
Letra I e Pjetrit |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_1_Peter.mp3] |
|
Letra II e Pjetrit |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_2_Peter.mp3] |
|
Letra I e Gjonit |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_1_John.mp3] |
|
Letra II e Gjonit |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_2_John.mp3] |
|
Letra III e Gjonit |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_3_John.mp3] |
|
Letra e Judes |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Jude.mp3] |
|
Libri i Zbuleses |
[audio:http://www.albanianbible.com/Audio/ALNT_Revelation.mp3] |
Pershendetje.Nje sygjerim kisha une per dhjaten e re ne audio.
Tek Websiti im kam vene nje link qe eshte kjo Dh.R ne audio por me kapituj.Mendoj qe do te ishte me mire nga vizitoret e kesaj faqeje qe te degjojne kapitujte qe kane deshire.
aleluja jeton JEZUSI
ALELUJA TI LUTEMI TE GJITH BASHK JEZUSIT PER RININ SHQIPTARE
ketu qka degjova mora vesh se bini ndesh ju shume me te verteten
Me te vertet jeni per tu quditur, sa Ungjilla i keni more ju,edhe cilit i besoni,e shihni se feja qe ju besoni pothuajse kushdo dhe kurdo fut gjera sipas mendjes se tij duke marr diqka nga thelbi i asaj te mehershmes dhe ju asaj i besoni,mendimeve te njerezve te thjeshte.Nuk mund te jet ne gje e shenj e te jet e vertete,siq eshte Ungjilli tani ne 4 verzione.Po te ishte nga Zoti do te ishte vetem nje version i vetem,e jo kujt ti teket te shpik verzione te reja.Merreni dhe lexoni Kur’anin ne cilindo shtet dhe to te shihni se as nje presje e vetem nuk ndryshon e lere me nje fjali,eshte ruajtur qe 1500 vjet pa asnje ndryshim te vetem.Ndersa po ta merrni Biblen i gjeni s’disa verzione te cilat kane kundershtime mes vete dhe shifra te ndryshme kur eshte fjala per numer njerezish vitesh emrash e gjera te tjera.
Halil,
Po me kujton nje fragment nga filimi “Flaka e Maleve” ku nje shqiptare me emrin Halil, mohon se eshte shqiptare duke thene se eshte turk! hahaha, mjerim!
Halil, te kater ungjij vertetojn te verteten e Krishtit. Ata jane kater, por kan nje qellim, nje kuptim, nje synim.
Me sill ndryshimet qe gjen brenda bibles, dhe jo muhabet te odave te vjetra ku katunaret te zhytur nen tymin e duhanit, merren me hallet e te tjereve, e nuk shohin gjendjen e tyre te mjerueshme.
Cdo te mire,
Jaguari
Pershendetje Halil.
te inkurajoj qe te lexoni me shume rreth Bibles dhe asaj se cfare besojne te krishteret ungjillore.
Nje fjale e urte thote qe i pari qe sjell nje akuze rreth nje ceshtjeje duket sikur ka te drejte por pastaj vjen i dyti qe e shqyrton dhe verteton.
I dashur Halil,
sa per Kuranin, nuk ka mundesi qe te kete 1500 vjet, pasi i bie qe Muhamedi vete nuk kishte lindur atehere.
Dhe sa per mos ndryshueshmerine e tij, me vjen keq qe po te jap nje lajm te keq. Kurani ka ndryshuar!! Po, ka ndryshuar.
Kurani origjinal nuk ekziston sepse versetet u shkruan ku te mudnin ndjekesit e Muhamedit- ne gjethe e lekura qe koha nuk i ruajti dhe shume ndjekes gjithashtu i mesuan permendesh kur i vinin Muhamedit dhe nuk kishin ku t’i shkruanin.
Ishte pas vdekjes se Muhamedit qe ne nje keshill te ndjekesve te tij me te afert, u vendos qe te digjeshin dhe zhdukeshin gjithe kopjet qe qarkullonin ne ate kohe, te cilat ndryshonin mes vedit, dhe te vendosej nje Kuran standart. Arsyeja pse kjo u be eshte sepse ne nje beteje ne Lindjen e Mesme, nje ushtar sirian dhe nje tjeter (do te gjej artikullin tamam qe ta lexosh) u vrane sepse te dy cituan nje verset te Kuranit ndryshe nga njeri tjetri.
Me tamam ju inkurajoj te mos beheni si ne dikur ne komunizem qe besuam verberisht nje ideologji, qe edhe sot e kesaj dite po i shkaterron shqiptaret. Behu i mencur per hir te shpetimit te shpirtit tand
Kalimtar i nderuar,saktesisht Muhammedi alejhi selam paqja dhe meshira e All-llahut qofshin mbi te dhe mbi gjith ata te cilet e pasojne rrugen e tije te shenjt,ka Lindur ne Vitin 571 qe i bije para 1437 Viteve,une perafersisht thashe 1500 vite po mire edhe te jene 1400 ta zem prapseprap Kur’ani nuk ka ndryshuar gjithashtu edhe kopja e Kur’anit ekziston sot e asaj dite gjinden me nje Muze te cilit nuk po me kujtohet emri por nese je i interesuar edhe do ta jap emrin e Sakt,nese ti ke fakte qe Kur’ani ka ndryshua tu kisha lutur qe te gjesh nje argument ti gjesh 2 Kur’an-a qe vetem nje fjali e kan te ndryshme,do te isha shum falenderues,keshtu qe gjithkush mund te thoth gjithcka por e verteta mbetet e vertet,e ti nese don une ate qe i them edhe do ti argumentoj ne cilendo menyr qe ti e kerkon,po edhe nuk kam nevoj sepse ti vet e din qe jane disa verzione te Bibles, dhe secila bie ne kundershtim me tjetren,dhe pas gjith kesaj prap se prap Bibla quhet e shenjt po cila nga to qenka e shenjt se nuk mund te jene te gjitha te shenjta e te ken kundershtime ne mes veti.Kur’ani do jete i pandryshueshem sa do ket ekzistenc ne bote,sepse eshte liber i All-llahut dhe ai vet do ta mroj.Une kam njohuri per fene Krishtere dhe nuk flas pa baz.I di gjithashtu edhe ritualet te cilat i beni sepse shpesheher me ka rastisur qe te shkoj ne kishe per pune (Konkretisht per gjirimin e dasmave) dhe gjerat qe behen aty jane apsurde ju lutem,ne shekullin qe jetojme nuk jan te kapshme per trurin.
Me fal jo kopja e Kur’anit por Origjinali sepse paskam gabuar ne text.
Jaguar,ti me the qe te gjej ndryshimet ne verzionet e ndryshme te bibles,ne linkun qe gjindet ne fund te komentin e ke nje material
shume me gjersisht ne Keto tema, une vetem disa citime po i postoj ketu ndersa nese je i interesuar per me gjersisht kopjo linkun dhe do te shfaqet i gjite materiali.
I Samuel 8:4
Dhe Davidi mori prej tij 1000 karroca, shtateqind kalores dhe njezetmijë kembesore.{I Kronikat , 18:4 Dhe Davidi mori prej tij një mijë karroca, shtatë mijë kalores dhe njezet mijë kembesore.
Pyetje: Shtateqind apo shtatë mijë?
{II Samuel 8:9-10] Kur Toi, mbret i Hamateve degjoi se Davidi kish mundur ushtrine Hadadarezerit atëherë Toi dergoiv joramin birin e tij qe te pershndeste e uronte davidin pasi kishte luftuar dhe mundur hadadazerin, I cili kish qenë ne lufte me toin.Jorami mori me vete plor sende ari, argjendi dhe bronxi.
{I Kronikat 18:9-10}Kur Tou mbret I I hamateve degjoi se si Davidi kishte mundur te gjithë ushtrine e Hadarezerit mbretit te zobahut.Ai dergoi tk davidi birin e tij hadoram qe ta pyeste dhe pergezonte mbi fitoren eHadarezerit dhe me vete I dha plot sende ari argjendi dhe bronxi.
Pyetje: Toi apo Tou. Joram apo Hadoram, Hadadezer apo Hadarezer?
{II Samuel 10:18
Dhe sirianet ia mbathen përpara
Izraelit, dhe Davidi vrau ushtarët e shtateqind karrocave siriane dhe dyzet mijë kalores. ai mundi Shobahun, komandantin e tërë ushtrise, i cili vdiq aty.
Kronikat I 19:18
Por sirianet ia mbathen përpara
Izraelit; dhe Davidi vrau shtate mijë ushtare siriane mbi karroca dhe dyzet mijë kembesore si dhe vrau Sho pahun, Komandantin e Hire ushtrise.
Pyetje: Shtateqind karroca apo shtatë mijë ushtare? Dyzet mijë kalores apo kembesore? Shobahun apo Shopah?
II Mbreterit 8:26
Ahaziahu istlte njezet e dy vjeç; kur filloi te mbreteronte.
Ii Kronikat 22:2
Ahazihau ishte dyzet e dy vjeç;, kur filloi te mbreteronte.
Pyetje: Njezet e dy apo dyzet e dy?
II Mbreterit 24:8
Jehoakimi qe tetembedhjete vjeç kur filloi te mbreteronte dhe ai mbreteroi ne Jeruzalemper tre muaj.
II Kronikat 36:9
Jehoakimi ishte tetë vjeç; kur ai filloi te mbreteronte dhe ai mbreteroi Jeruzalem tre muaj e dhjetë ditë,
Pyetje: Tete apo tetembedhjete vjeç;? Tre muaj apo tre muaj e dhjetë ditë?
II Samueli 23:8
Këto qenë emrat e trimave te Davidit: Takmoniti i eili ulej mbi fron e qe komandant i komandanteve; I tillë qe dhe Adino, Ezniti: ai ngriti sopaten e me një te qëlluar vrau teteqind vete.
I Kronikat 11 :11
E ky është numri i. trimave qe kishte Davidi Jashobeam, një Hakmo-nit, i eili qe komandant i komandanteve ai ngriti sopaten e me një te qëlluar vrau treqind vete.
Pyetje: Takmonit apo Hakmonit? Teteqind apo treqind.
II Samueli 24:1
Përsëri u ndez zemërimi I Perendise kundër Izraelit dhe Ai e nxiti Davidin, duke i thanë “shko dhe numero Izraelin dhe Juden.”
Kam shume sosh mirepo nuk po postohen per shkak te textin te shumt,me gjersisht jane ne linkun i cili eshte ne fund
Kopjoni kete link dhe lexoni te gjithe materialin i cili Permban keto tema:
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN
A ESHTE . BIBLA E SHENJTE
DOKTRINA E TRINISE SE SHENJTE
DOKTRINA E SHENJTERISE SE JEZU KRISHTIT
DOKTRINA E LlNDJES HYJNORE TE JEZUSIT
A U KRYQEZUA JEZUSI?
DOKTRINA E LARJES SE MEKATIT DHE NATYRES MEKATARE TE NJERIUT
MUHAMEDI NE BIBEL
ETJ.
/www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=64202
Vlen per Jaguarin,Une me krenari e mbaj Emrin Halil,do i falenderohem Zotit gjith jeten qe jam lindur dhe vdekja do me gjej Musliman,nese asgje nuk do kem ne jete me mjafton qe jam Musliman,te gjitha tjerat mbeten per kete bote,askush nga Muslimanet nuk thom qe eshte Arab apo Turk ne te gjithe jemi shqitar dhe e kemi deshmuar shum me shume se ju Krishteret se cilet jane me atedhetar ne te gjitha luftrat edhe ne luften e fundit,sepse neve edhe feja na kushtezon qe herdokur qe paraqitet nevoja duhet te jemi ne mbrojtje te atedheut,bile bile grada me e lart ne Gjennet (Parajse) eshte e atij qe vdes ne mbrojtje te atedheut te tij,aty nuk shkrun mbrojtja e Arabis apo Turqis por e atedheut te tij,e leri ti filmat e shpijunat qe kane ekzistuar dhe do ekzistojne gjithmon,sepse edhe tek ju ka njerez qe shiten per para,une po flas per Muslimanet me plot kuptimin e fjales.
Halil,
A e ke pa ti me sy ndonjehere Kuranin origjinal? Ta zeme se ekziston si thua ti, a e ke lexu ti vete ndonjehere? A e ke krahasu me ate kopje qe mban ne dore? Nga e din ti qe jane njesoj?
Ne Kuran Muhamedi i referohet Bibles si libri ku ithtaret duhet te shikonin. Ai e konsideronte Biblen Fjale te Zotit.. Domethene ne kohen e tij, ekzistonte Bibla e pandryshuar. Atehere kur u ndryshua Bibla? Kush e ndryshoi Biblen? Pse nuk ka dy kopje ne qarkullim, nje e pandryshuar qe daton nga koha e Muhamedit, ajo se ciles ai iu referua si Fjale e Zotit, dhe nje qe eshte ndryshuar? Nese ithtaret e Muhamedit nuk e ruajten kete Bibel te vertete qe ne e paskemi ndryshuar, a nuk jane ata fajtore per mosmbajtjen e librit te vertete nga Allahu?
Halil, shume shoke te tuj, si ata qe shkruajne librat qe ti permend me lart, ende i referohen verseteve nga Bibla qe ne kemi sot, per te na mbushur mendjen se ne Bibel flitet per Muhametin. Me fal Halil, si mund te gjejne ata se kush varg ne Bibel qenka i pandryshuar dhe kush qenka ndryshuar?
Per sa i perket dasmes, e kam permend edhe me heret, qe keni keqkuptime dhe mungese informacioni per ate qe besojne te krishteret ungjillore.
Zoti ju bekofte dhe ju ndihmofte sepse pa Krishtin nuk ka shpetim.
Pyetja per shoket e tu qe perdorin Biblen si argument qe flet per Muhadin, eshte se si ka mundesi te perdorin nje liber qe paska ndryshuar dhe qenka korruptuar per te vertetuar se paska folur per profetin Muhamed??
A nuk eshte ky paradoks? E shan dhe akuzon nje liber se nuk qenka fjale e Zotit, se na qenka ndryshuar, dhe pastaj vjen e me perdor vargje nga i njejti liber qe une kam per te me vertetuar se flet per Muhamedin!!
Kesaj i thone kontradikte Halil.
Halil burri,
Ato shkrime tek forumishqipetar i kam pare dikure, nuk do hargjoj kohe per ti pare prap, gjithsesi falemnderit.
Kur vije puna tek luftrat, dhe te deshmuarit atdhetar, mos u ngut shume. Te sugjeroj te lexosh ndonje pjese te “Historia e Popullit Shqiptare” dhe pastaj shkruaj.
Shoku im, mendja jote eshte e erresuar! Cdo gje qe e thua ka kuptim, por jo kuptim te drejt dhe te vertet.
Si do te vdesesh eshte puna e jote, mua nuk me intereson gje, dhe nuk ka nevoj te me thuash se si do te vdesesh.
Te uroj rruge te mbare per ku je nisur, por sigurohu qe vendi ku po shkon te jet i vertet dhe deshira e Zotit.
Cdo te mire,
Jaguari
Me vjen keq e symbyllur qe mundoheni qe te ju verberojne disa gjera per te cilat as vet nuk e dini pse u besoni. Halii shume mire iu solli argumente, ndersa ju silleni si te marre duke replikuar pabaze.
Vetem nje pyetje: Ku i varrosni ju femijet evegjel nese ju vdesin? A nuk eshte kjo nje mekat?!!!
Sidoqofte Zoti iu udhezofte …
pershendetje Musliman,
te falenderoj qe ke vizituar webfaqen tone dhe qe na keni shkruar, pasi mendimet tuaja jane shume te mirepritura per ne.
nga ana tjeter, nuk e di me siguri nese kemi kuptuar pyetjen tuaj ne lidhje me varrimin e femijeve te vegjel, dhe cfare eshte mekat? A mund te shpjegosh me shume kete?
Pershtypja ime e pare nga leximi i komentit tuaj eshte se ju flisni i nisur nga nje keqkuptim qe keni ne lidhje me besimin e krishtere.
cdo te mire e shpresojme te degjojme prej teje
per punen e symbyllurit, nuk mendoj se eshte ashtu. Nuk ka mundesi qe nje qe njeh driten dhe jeton ne drite, eshte i verbuar. Por eshte ai qe nuk ka pare driten kurre!
Profeti Isaia 700 vjet para se te vinte Jezusi profetizoi keshtu per Jezusin:
“Populli qe ecte ne terr ka pare nje drite te madhe” Isaia 9:2
Jezusi shpalli kur erdhi ne toke ‘Une jam drita e botes. Kushdo qe me ndjek mua nuk do te ece kurre ne terr, por do te kete driten e jetes”. Gjoni 8:12
Prape apostulli Gjon shkruan per Jezusin:
” Ne ate ishte jeta, dhe jeta eshte drita e njerezve. Dhe drita shkelqen ne erresire, dhe erresira nuk e kuptoi”. Gjoni 1:4
“Ai fjala ishte drita e vertete qe ndricon cdo njeri qe vjen ne bote. Ai fjala ishte ne bote, dhe bota u krijua me ane te tij, por bota nuk e njohu” Gjoni 1:9-10
“Ai na nxorri nga pushteti i erresires dhe na coi ne mbreterine e Birit te tij te dashur, ne te cilen kemi shpengimin me ane te gjakut te tij dhe faljen e mekateve” Kolosianeve 1:13
“Por ju jeni fis i zgjedhur, prifteri mbreterore, nje komb i shenjte, nje popull i fituar, qe te shpallni mrekullite e atij qe ju thirri nga terri ne driten e tij te mrekullueshme” 1 Pjetri 2:9 fjalet qe u drejtoi besimtareve te hershem te shekullit te pare.
I dashur Musliman …, nuk e di se cfare quan verberim, por une dhe kushdo qe beson ne Krishtin eshte ne drite! E ka lene terrin njehere e pergjithmone.
Jane dy gjera qe ne si njerez mund te zgjedhim: ose te vemi vet me veprat tona ne parajse ose ta pranojme ate qe ka marr mekatin tone ne Kryq,pra Jezusi,dhe une e kam zgjedh qe ti besoj Jezusit jeten time sepse ate qka ai e tha edhe e permbushi dhe do vazhdoj dhe po vazhdon ta permbushe sepse eshte Perendiq qe erdhi ne mish njerzor per mekatin e njeriut dhe kete e beri nga dashuria.Zoti ju bekofte shume…me shume dashuri ne Krishtin nga Kosova
I dashur Kalimtar!!!!
Unë mund te ta vertetoj se sa fallco eshte feja ne te cilen ju besoni!!!!
Fillojme do te bej vetem nje pyetje::::
1) Pas vdekjes se Krishtit,,,qe sa vite ju jeni duke e pritur ate te kthehet,,pfff,,,trego…..
Azreti Isë(krishti pfff) do te kthehet ne toke ne diten e kijametit dhe do ti perfaqesoj muslimanet ku bashke me profetin tane Muhammedin do te udheheqin ne nje xhami xhematin me te madh te myslimaneve…
Dhe kam edhe nje fakt tjeter::::
Azreti Isë eshte munduar qe tua spjegoj popullit te tij fejen Islame por nuk pati suksess dhe prandaj per kete gje ato e vranë…Po ti i dashur Kalimtar,,,,,si mendon po te ishte Krishter Azreti Ise the po te perfaqesonte krishterizmin pse romaket do ta vrisnin ate?????
Feja ne te cilen ju besoni eshte krejtesish e gabuar…Kthehu ne musliman dhe shko te falësh namaz cdo te premte apo ti themi cdo ditë dhe cdo herë lutju zotit per deshirat tuaja do te shohesh se si do te jetë jeta jote/juaj…
Te tregoj une nje ngjarje qe ka ndodh tani ne vitin 2006:
Nje amerikan shum i pasur ka qenë ne pushime ne Florida,ai eshte futur ne uje dhe pa pritmas ai del 6 km larg plazhit dhe sheh nje dritë dhe pastaj menjeher kthehet pas…nqs mendon se kjo eshte genjeshter ne ate ngjarje ka pasur shumm Deshmitarë te cilet 100% jane te sigurt ne ate cka kane pare…
Amerikani per 1 vit i lexon te gjitha librat e religjionit, verzionet e bibles,ungjillin dhe më ne fund lexon edhe Ku’ranin…Dmth ai vertetohet se feja e vertet eshte feja Islame,,,Une nuk ia dij kti njeriu emrin por mund ta gjej sepse rasti ktij eshte publikuar ne CNN dhe BBC….Kur ta gjej do tju lajmeroj,.,.,.,
KLM dhe shpresoj Allahu tju udhezon ne rugen e drejtë
Muslim Boy,
pershendetje.
Me vjen mire qe me ke cituar dhe me je drejtuar me zell. Shpesh kur lexoj postime te zjarrta, me vjen ne mendje nje varg nga Bibla, qe apostulli Pal shkroi te letra drejtuar Romakeve. Ai duke iu drejtuar hebrenjve te kohes se tij, qe ishin shume te zellshem, aq te zellshem sa vrane dhe Jezusin, Pali u drejtohet duke u thene se zelli pa njohurine nuk shpetonte.
Me interesantja eshte se bash sot kam filluar te lexoj Librin e Zbuleses ne Dhiaten e Re ( libri i fundit) i cili iu dha apostullit Gjon dhe flet per gjerat qe do te vijne dhe sidomos per fundin e botes.
Dita e Zotit dhe koha e tij nuk matet ashtu si thua ti “qe sa kohe qe e prisni Jezusin dhe nuk ka ardhur”.
Kjo vjen nga mosnjohja e thelle e Bibles dhe besimit te krishtere. I dashur Muslim Boy, Jezusi asnjehere nuk e tha se kur do te ishte dita qe do te vinte, nuk dha date e nuk dha ore, por foli shpesh per shenjat qe do te karakterizonin kohet e fundit. Ai tha se ajo dite do t’i gjeje njerezit te papergatitur, do t’i zere ne befasi si vjedhesi.
Bibla gjithashtu na tregon se nje dite per Zotin eshte si 1000 vjet dhe 1000 vjet si nje dite. Zoti nuk eshte i kufizuar nga koha si ne njerezit- kete e vertetojne edhe astronautet qe kane qene me vite ne hapesire, qe ne hapesire koha nuk eshte si ne toke, ato qe ketu duken vite te tera atje jane vec nje dite.
Une po e pres Jezusin, ndoshta ai do te kthehet ndersa jam gjalle, ndoshta ende jo. NJe gje eshte e sigurte qe kur ai te kthehet, a kur te shkoj une atje, Ai do te kthehet si mbreti im! Kurse per ty e kedo qe nuk beson ne te ketu sa eshte gjalle e sa ka ende kohe, ajo dite do te jete e tmerrshme, sepse do te jete dita e gjykimit. Ne ate dite nuk do te kete kohe per t’u penduar e per te thene “te pranoj e te besoj”. Tash eshte koha.
Jezusi ka premtuar se ai qe beson ne te nuk do te shohe vdekjen, ai nuk do te shkoje ne gjyq, por ka kaluar nga vdekja ne jete.
Gjerat qe po ndodhin kohet e fundit na tregojne se jemi shume afer kthimit te tij: shume katastrofa natyrore, termete etj te cilat parashikohen ne Bibel ne shenjat e kthimit te Jezusit. A je gati?
Historia e amerikanit nuk tregon asgje,pervec qe ai u bind se ka nje force fuqi mbinatyrore te cilen e ka injoruar gjithe jeten e tij. Fakti qe i eshte kthyer gjithe librave qe mendon se jane te shenjte (mes tyre dhe Kuranit) nuk tregon asgje se KURANI qenka e verteta. Ajo eshte zgjedhje e tij, ashtu si mijera njerez ne Indi besojne te Buda- kjo nuk verteton qe ata kane te drejte.
Bibla na tregon se do te kete shume profete te rreme. Madje ajo thote se rruga per shpetim eshte shume e ngushte dhe pak njerez zgjedhin te ecin aty, por e gjere eshte rruga qe con ne shkaterrim dhe te shumte jane ata qe e kane zgjedhur. Prandaj sipas kesaj, e verteta nuk matet me sa njerez po perqafojne nje ideologji a fe te caktuar.
Eshte Zoti ai qe percakton se kush eshte e verteta. Zoti nuk e kontradikton veten e tij. Zoti nuk flet njehere nje gje e heren tjeter dicka krejt kunder.
do te te keshilloja dhe nxitja qe te kerkosh me shume per te verteten. Dhe lutem qe Perendia do te drejtoje zellin tend kah e verteta qe kur Jezusi te kthehet te mund te dalesh para tij jo si ai qe do te gjykohet, por si ai qe eshte shfajesuar dhe lare permes sakrifices se tij ne kryq, qe eshte bere i drejte permes gjakut te tij. Lutem qe kthimi i tij do te jete dita e gezimit per ty dhe jo dita e tmerrit te madh.
Bibla thote “sot eshte dita e shpetimit. Nese e degjon zerin e tij mos e ngurteso zemren tende.”
Sot mund te lutesh keshtu:
Zot Jezus kam nevoje per ty. Faleminderit qe ke vdekur ne kryq per mua qe te me falesh mekatet e mia dhe te me paraqesesh te drejte e te denje para Perendise. Dua te te besoj ty si Zotin dhe Shpetimtarin tim. Eja ne jeten time, me bej personin qe me ke krijuar te jem. Faleminderit qe kthimi yt eshte i afert. Dua te hyj ne gezimin e kesaj dite. Amen.
Zoti te bekofte
Pershendetje Kalimtar.!
haha.une mund te ta vertetoj ty i dashur kalimtar se në botë ka më shum njerez te fese islame…
Hyr tek wikipedia.org dhe shkruaje Religions me posht do te shohesh nje diagram ku tregohet se myslimanet jane me teper per 10% se sa katoliket…..
I dashur Kalimtar ti mundohesh te besosh ne nje gje qe eshte e pamundur…
Per ate dite qe ti mendon se do te vije shpejt,dita e ringjalljes se krishtit ne fenë tonë ne e quajm Dita e Kijametit…
Shqipetaret si popull para 500 mije viteve kane qene musliman por me emigrimin e shqipetareve ne vendet fqinje ato jane bere Katolik..Dhe….Feja ju qe e besoni eshte aq fallco shiko:
Feja juaj esht aq fallco sa qe njeri e ka shkruar biblen ndryshe tjetri ndryshe dhe jane ndare ne dy sekte..Katolik dhe Ortodoks…Ne fenë tone nuk ka kshtu sekte……..
Shume njerez me fame botrore jane kthyer ne musliman si psh: Michael Jackson dhe familja e tij,,,,Nje pasanik tjeter ne amerik etj…..Per ate fuqine mbinatyrore qe ti e beson tek ai amerikani ajo fuqi eshte Fuqia e Allahut….
I dashur kalimtar ne luften kunder Muslimaneve dhe Katolikeve ne kohen e Muhammedit A.S kush fitoi….Feja juaj fallco apo Muslimanet????
O kalimtar shikoi Faktet:
Shkruaje ne Google:
Mericles of Allah
dhe do shohesh se sa fakte ka se si shkruajn ALLAH dhe nuk shkruajn Jesus…pfff…..
Vertetoma ti se si ndodhi ne nje krahine te Jerusalemit kur i gjith qyteti u rafshua dhe vetem nje xhami mbeti…pse nuk mbeti KISHA????
Ohooo sa fakte vertetojne fene tone dhe tuajn vetem Deshmi me shkrim..haha.o shoku Foto,video,fakte te sigurta…Ato deshmit tuaja jane vetse FANTASY…….
ALLAHU EKBER–ALLAH IS THE ONE AND MUHAMMED IS THE MESSENGER OF GOD……
Te pershendes cao……
pershendetje!!!
lexova komentin e fundit te kalimtarit, dhe edhe pse e kam pranuar Jezusin si Zot ne jeten tiem rreth 13 vjet me pare, isha gati te beja serisht lutjen e shpetimit.
me kete dua te them se Zoti te ka bekuar shume “kalimtari” ne te shpjeguar e ne te shpallur ungjillin, trasmeton frymen e Shenjte, me mbushet zemra qe ka bij te Perendise kaq besnik e qe e duan Ate me dashuri te vertete saqe arrijne ta trasmetojne edhe nga nje faqe internet, lavdi Zotit!!!!
bruna
Muslim boy,
pikerisht ate kam dashur te them- qe fakti qe jane shume nuk tregon se Islami eshte i vertete.
“E gjere eshte udha dhe te shumte jane ata qe shkojne ne shkaterrim, por e ngushte eshte udha e jetes dhe te pakte jane ata qe e gjejne” (Bibla)
Keto jane fjalet e Ises. Nese shume po konvertohen ne Islam e Islami sipas teje eshte feja me e madhe, shoku me ben te mendoj se keta jane pikerisht vertetim i rruges se gjere!!
Per kthimin ne besim te Jezusi te Shqiptareve, nuk e di ku i ke lexuar keto fakte e kete histori, por do te te keshilloja te lexosh me shume e te njihesh me shume me historine tone kombetare sepse ato qe ke shkruar jane perralla si perrallat arabe te “1000 e nje neteve”. Eshte per te ardhur keq qe nje shqiptar te mos njohe nga vjen e si e ka historine e tij- kjo me trishton shume!
A e di qe Iliria permendet ne Bibel? Qe apostulli Pal ka qene ne Iliri qe ne shekullin e pare? Ai thote qe nga Ilirikumi (Iliria jone e dashur) e deri ne Akai ai ka shpallur Ungjillin e Krishtit. A e di qe ne Shqiperi, ne Durres,madje thuhet se eshte ekzekutuar Pali? A e di qe ne Durres kemi nje kishe te shekullit te pare? Nese ke deshire, mund te porosisesh dokumentarin “Qe nga Lashtesite” qe eshte nje prodhim i IJR-se ne lidhje me historine e Ungjillit ne trojet shqiptare. Ky dokumentar eshte i bazuar mbi shkrime dhe studimet e historianeve shqiptare dhe do te mesosh shume per historine tende. Dokumentari do te jete nje dhurate nga ne.
Per shpalljen e fundit, une te siguroj qe ne ate shpallje nuk ka shpetim. Ka vetem nje emer qe eshte dhene per shpetim, kete thote Bibla. Ka vetem nje emer nen qiell nen te cilin mund te shpetohemi. Ky eshte emri Jezus. (te Veprat e Apostujve).
cdo te mire shoku e te pershendes
lutem per ty qe Perendia i paqes dhe se vertetes te sjelle te verteten ne zemren tende.
Muslym boy!!!
pershendetje!!!
nuk arrij dot te hesht pasi lexoj komentet tuaja!!!
s’dua te them shume fjale, une jam e krishtere e shpjegimet shume te qarta jua ka dhene kalimtari.
doja vetem te shtoja, se besimi te Perendia nuk eshte nje lufte midis feve qe njeriu ka krijuar ne toke, por nje gjendje shpierterore qe te gjithe njerezit mund ta provojne nese jane te sinqerte para Zotit, e therrasin Ate ne intimitetin e tyre atje ku nuk i shikon njeri, e Zoti me siguri do te shfaqet do te tregoje cila eshte e verteta dhe e drejta, por hapi i pare eshte gatishmeria e zemres tende per te njohur Perendine e vertete dhe planin qe Ai ka per ty ketu ne toke eshe pas vdekjes…atehere do te kuptosh kush eshte Jezusi e vleren e papershkrueshme te Tij!!!
Une vij nga nje familje myslymane, e doja te isha shume besnike Zotit, duke mesuar dhe lutje ne arabisht qe e vogel, por me pas ndihesha bosh, e doja te vazhdoja te lutesha ne gjuhen time, dhe keshtu bera…deri sa arrita ne nje njohje me te thelle te jetes gjate fazes se adoleshences e kur mesova per Jezusin iu luta Zotit me zemer te sinqerte te me tregonte te verteten, si une mund te kisha nje raport real me Te!!!
per mos tu zgjatur, Zoti me shtyu drejt bibles ku njoha te verteten, udhen dhe jeten!!!
Vazhdo komuniko me kalimtarin sa te duash, apo me te krishtere te tjere, por keto muhabete kane pak rendesi nese ti kete problem nuk e con para Zotit, dakort, ti mendon se feja myslymane eshte ajo e drejta, dakort, mos ki frike atehere t’i lutesh me sinqeritet Zotit nese je me te vertete ne te drejten…jam e sigurt se Ai do te pergjigjet!!!!!
Zoti te bekofte e te ndricofte mendjen e syte e zemres!!!
bruna
Atë qka e ka vertetuar Kur’ani para mëse 1400 viteve tek ne është e vertetuar perafersisht 100 vite p.sh etapat e krijimit te njeriut janë të permendur në Kur’an se si krijohet njeriu si nuk i besoni Kur’anit kur mikroskopi eshte zbuluar qe 1 shekull a Zoti e permendi në Kur’an para 14 shekujve. “Ai ju krijoi juve në barqet e nënave tuaja krijim pas krijimi në tri errësira” këto tri errësira janë zbuluar me anë të mikroskopit vetem para 1 shekulli se si formohet embrioni eshte zbuluar shumë vonë. Lexoni librin mrekullia e Kur’anit . Si mund t’i luteni një profeti pse nuk luteni te Zoti ai na ka krijuar neve eshte e vertete se Isa nuk ka baba por është krijes sikurse edhe ne ai nuk ndermjetëson asgje ne ditën e gjykimit ai as nuk është gozhduar ai do të kthehet ta kryej misionin e vet eshte e vertet qe ai ka bere mrekullira ne e dimë per mrekullitë e qdo profeti mirëpo Ai që duhet të adhurohet eshte Allahu xh.sh . Në Inxhil ceket per një grua samarijane te cilin i kishte thë jezusit “eterit tanë faleshin mbi këtë kodër,kurse ju thoni qe Jerusalemi eshte vendi ku duhej të falej. Më beso grua i tha jezusi: ‘Eshtë duke ardhur koha ku nuk do ti perkuleni Atit as mbi këtë koder e as në Jerusalem, njerëzit do të obligohen që t’i perkulen vetëm Zotit Zoti është shpirti te cilit duhet t’i perkulen me të vertetë. Kështu që Jezusi e ka ditur që do të vjen një profet i fundit për tere njerezimin. Ju lutem mos besoni në kryq ai nuk ju qon askund vet Ati juaj ka thene se do te vij nje kohe ku nuk iperkulen me Atit. Ju lutem mos vdisni ashtu po vdekja e pastert eshte te vdisni me shehadet te pastert me nje besim te pastert,me nje moral te pastert tek zoti do të kthehemi kur te vije dita e gjykimit te gjithe do te gjykohemi ne bazë te ligjit Islam .
pershendetje Merjem,
e lexova me shume interes postimin tuaj.Megjithate nuk jam dakort me ju ne gjerat qe shkruani.
Ceshtja e mrekullise se Kuranit, per mua nuk eshte vetem nje mit dhe abuzim. pasi nese do te ishte keshtu, te gjithe duhet me se pari t’u faleshim dhe adhuronim Ajshtajnit, Newtonit, e cdo shkencetari e libri fizike, kimie e biologjie, cdo enciklopedie te cilat permbajne me shume zbulime e mrekulli se ajo qe ju e quani mrekulli e qe ne fakt nuk eshte aspak.
njerezit ne kohet me te lashta nuk kane qene injorante persa i perket krijimit te njeriut. e kane ditur shume mire se njeriu krijohet nga bashkimi seksual i burrit dhe gruas, burrat nuk kane qene injorante per faren qe dilte prej tyre e qe ta quajme mrekulli se ne Kuran permendet qe njeriu u krijua nga fara e burrit. Pervec kesaj ju keni lexuar vetem ate qe te eshte paraqitur, librin “mrekullia e Kuranit”, une kam lexuar edhe provat nga shkencetare te tjere jo muslimane te cilet e shpjegojne dhe argumentojne kontraditktat ne lidhje me ate te ashtuquajtur mrekulli ne Kuran.
Edhe sikur kjo te kishte qene e vertete, nuk mjafton per te vertetuar qe Kurani eshte Fjala e Perendise dhe se mesazhi i tij na sjell shpetim.
Ajo qe permendni per gruan samaritane, eshte nje keqinterpretim i drejteperdrejte i tekstit biblik. Shpesh teologet myslimane marrin pjese te Bibles per t’i interpretuar sipas interesave te veta, pa integritet e karakter. Sepse aty ku nuk u intereson thone se Bibla eshte e korruptuar dhe nuk duhet besuar, dhe aty ku u intereson na nxjerrin argumente duke perdorur Biblen se gjoja ka folur per muhamedin.
E di qe kjo qe do te them, tingellon shume e ashper dhe e forte, por kur mendoj se kjo ceshtje do te coje njerez ne ferr, preferoj me mire te them gjerat troc qe dikush te shpetohet. Bibla nuk flet ne asnje vend per ardhjen e Muhamedit, pervec se kur flet ne ardhjen e profeteve te rreme.
respekte dhe Zoti ju bekofte
edhe dicka tjeter qe me beri pershtypje ne komentin tuaj Merjem.Ju thoni se Jezusi nuk eshte kryqezuar dhe se ai do te kthehet.
Nese nuk eshte kryqezuar cfare ndodhi me te? A vdiq Jezusi dhe si vdiq, apo po me thoni se ka nje njeri qe eshte 2100 vjecar? Ju thoni se do te kthehet. Kjo do te thote qe ka shkuar diku. Ku ka shkuar Jezusi? Me cfare ka jetuar gjithe kete kohe? Apo po me thoni se eshte i pavdekshem? I vetmi njeri/profet i pavdekshem, a nuk te duket cudi? Pse vetem ai nga te gjithe profetet do te kthehet? Pse jo Muhamedi nese eshte vula e profeteve? Si dhe nga do te kthehet Jezusi dhe cili do te jete misioni i tij?
Ndoshta e kam shkru gabim por kam dasht te them se do të vijë një profet për tërë njerezimin.Nëse eshte Jezusi Isa a.s ne e dimë se Jezusin e ka ngritur Zoti në qiell si dëshmi për këtë se Isa a.s nuk ka vdekur se kur e ka ngritur Zoti në qiell e ka quar deri në minaren e Xhamisë në shtetin e Damaskut nëse nuk gaboj aty i kanë mbetur papuqet.
1.A besoni ju se Kur’ani është shpallje a Zotit?
2.Katastrofat natyrore vijnë nga Zoti. Si mendoni Cunami që goditi Indonezinë a thua pse vetëm Xhamia që ka qenë afer bregdetit pse ajo nuk u shkatërrua ku gjithqka ka qenë katastrof e madhe vetëm xhamia ka shpëtuar nese nuk e keni parë http://www.Youtube.com 1-Mirakles os islam/Allah.
3.Për ju a Zoti krijoi botën a Jezusi?
4.Cili paska fuqinë më të madhe?
5. A thua pse Zoti e dërgoi Muhamedin si profet për tërë njerëzimin?
6.Pse shumë shkencëtar edhe këngëtar,sportista,janë kthyer dhe kanë pranuar Islamin si fe,dhe kanë thënë fe e pastert morale.Pse kanë thënë ashtu ata kanë qenë me fe katolike e pastaj kan thënë Islami fe e pastert morale http://www.mesazhi.com ja disa shembuj……
Nëse e beson Zotin xh.sh do të thoja se ka njeri me mijera vite se Zoti kend do e le në gjumë edhe me shekuj e pastaj e zgjon ka fuqinë e madhe. Si mendoni ju bota e rrumbullaket kush e mban botën nuk ka shtylla mos rastesisht Jezusi e mban jo. Mrekullitë e Zotit janë të pafund sepse Ai është krijues i gjithësisë i të gjithë neve a nuk keni frikë Allahun .Secili profet e ka misionin e vet dhe secili do ta kryej misionin e vet profet lajmetar i Dërguar si të doni por jo të adhurohet.