Jeta e Jezusit ishte po aq mahnitëse sa dhe lindja e Tij. Në moshën 30 vjeçare, Ai shkoi nëpër qytetet e Izraelit dhe nisi të mësonte e të shëronte njerëzit. Bibla tregon se Ai ishte ndryshe nga predikuesit e tjerë, sepse ‘’njerëzit mahniteshin nga mësimet e Tij, sepse Ai i mësonte ata si një që ka autoritet, dhe jo si skribët.’’
Gjithashtu, nuk kishte asnjë sëmundje shumë të rëndë për fuqinë e Tij.
Thuhet, ‘’I sillnin tek Ai të gjithë të sëmurët që vuanin nga sëmundje dhe mundime të ndryshme, dhe Ai i shëronte.’’
Të kërcënuar nga fama dhe autoriteti i Tij, autoritetet politike dhe fetare komplotonin që ta vrisnin.