15032008
Nje zhurme e cuditshme drodhi dhomen time para dy oreve, ketu ne qender te Tiranes. Nuk e kuptova cfare ishte. Dera e ballkonit dhe dritarja e kuzhines u tunden sikur dikush t’i kishte perplasur. Femijet erdhen te trembur nga dhoma tjeter ku po luanin per te pyetur se cfare ishte.
Nje shperthim ne fshatin Gerdec, afer Vores, qe u ndje aq fort ketu ne Tirane. Shperthimet vazhdojne, pasi eshte nje depo ushtarake municionesh ku po ndodhin.
“Situata eshte shume alarmante” -tha kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. Vazhdo leximin »
Postuar tek Jeta ime | 3 Komente »
11032008
Një profesor i shkencave e fillon vitin shkollor me një leksion për studentët: “Mospërputhjet e shkencës me fenë.” Profesori ateist i filozofisë ndalet përpara klasës dhe pastaj i kërkon njërit nga studentët e tij të rinj të ngrihet më këmbë.
“Ti djalë, je i krishterë?”
“Po profesor,” thotë studenti.
“Pra ti beson në Perëndinë!”
“Plotësisht.”
“A është i mirë Perëndia?”
“Po, Perëndia është i mirë.”
“A është i gjithëfuqishëm? A mund të bëjë Perëndia çdo gjë?”
“Po.”
“Po ti, je i mirë apo i keq?”
“Bibla thotë që jam i keq.”
Profesori nënqesh me qëllim. “Aha! Bibla!” Mendohet për një çast. “Mirë. Ta zëmë se këtu është një i sëmurë dhe ti mund ta shërosh. Do ta ndihmoje? Do përpiqeshe ta ndihmoje?”
“Po profesor, patjetër.”
“Pra, qenke i mirë…!” Vazhdo leximin »
Postuar tek Jeta ime | 1 Koment »
10032008
Mbase nuk ka gje me te frikshme dhe te dhimbshme se sa te degjosh doktorin qe te thote se ke kancer. Mendoj qe nje lajm i tille do te thyente edhe njeriun me te forte.
Me kujtohet gati 10 vjet me pare, une pata nje vizite te tille. Vazhdo leximin »
Postuar tek Lufte me jeten | 2 Komente »
06032008
Sot Shqiperia ka dite zie, per t’u solidarizuar me famljet qe humben te dashurit e tyre sot ne oret e para te mengjesit, ne liqenin e Farkes ne Tirane.
Nje ditelindje qe u kthye ne mort dhe mori jeten e 16 personave, familjare e miq. Personat ishin duke u kthyer prej lokalit ku kishin festuar ditelindjen, me varke ne anen tjeter te liqenit te Farkes. Mendohet se shkak i tragjedise te kete qene mbingarkesa e varkes, por nje djale qe punon ne ate lokal sapo tha per News 24, se Vazhdo leximin »
Postuar tek Lufte me jeten | 1 Koment »
06032008
Stili im i të ushyerit kishte dalë jashtë kontrollit. Sa më shumë që mundohesha të humbisja peshë, aq më shumë haja. E gjeja veten duke ngrënë akullore dhe pastaj të pija ilace, që do të më lejonin të nxirrja ushqimin. Nisa që të përdorja pilula dhe të bëja gjithcka vetëm që të dobësohesha. Doja që të dukesha përsëri perfekte, por të ngrënit ishte jashtë kontrollit tim, po ashtu si ishte e gjithë jeta ime. Dhe e gjitha kjo vetëm sepse nuk isha më e lumtur, ashtu sic isha kur trupi im ishte shumë i dobët. Ndihesha e shkatërruar. Vazhdo leximin »
Postuar tek Lufte me jeten | Komento »
05032008
“E mësova të vërtetën kur isha 17 vjec-dashuria është vetëm për mbretëreshat e bukura” ishte kënga që po dëgjoja në makinë.
Duke qënë një vajzë 12 vjecare dhe e dobët, besoja se nëse do të isha e bukur jeta ime do të ishte e përsosur. Vazhdo leximin »
Postuar tek Lufte me jeten | Komento »
04032008
Mbase po te isha gazetare, ky do te ishte emisioni im. Dhe do te kishte shume sukses. Ju e dini pse. Njerezit vdesin per t’u ankuar. Ca me shkak e ca pa shkak. Ca me vend e ca pa vend, e shumica ne fakt ne vendin e gabuar.
Eshte nje emision televiziv qe sa e shikoj, menjehere nderroj stacionin. Programi duhet te ishte terheqes ne fakt, sepse tema qe trajton eshte nje nga plaget e shoqerise se sotme shqiptare. Por ne vend qe te me terheq, me shkakton nje lloj irritimi qe e ben te pashmangshem marrjen e telekomandes dhe nderrimit te stacionit.
Po cfare eshte ky emision? Vazhdo leximin »
Postuar tek Lufte me jeten | 1 Koment »
24022008

Kjo lope qe shikoni ne foto, nuk eshte ajo per te cilen po flasim. Ajo lope nuk mund te gjendet vecse ne fshatin Trush te Shkodres. Ajo kushton aq shume saqe mori tre jete njerezish.
Para pak ditesh nje burre e nje grua u gjenden te vrare pak metra nga njeri tjetri. Ne fillim, nga ajo qe mediat thane, nuk ishte e qarte nese gruaja u vra nga te afermit e bashkeshortit, sepse kjo kishte vrare te shoqin.
Vazhdo leximin »
Postuar tek Lufte me jeten | 2 Komente »
17022008
Kjo ishte fjalia qe Thaci e filloi biseden ne familjen e Adem Jasharit. Kur e degjova, me pelqeu shume dhe mornicat me pershkuan trupin. Ankthi, vuajtjet, vrasjet, gjaku i familjes Jashari tashme mori kuptimin e duhur. Pavaresia u krye - kosovaret do te jetojne te lire. Misioni per te cilen vdiqen burrat e familjes Jashari, per te cilin vdiqen dhe shume shume bij e bija te Kosoves, u permbush.
Sot u kry!
Kjo me kujtoi nje thirrje tjeter te tille qe kumbon ne veshet e qindra mijera njerezve te tjere neper bote. Nje thirrje qe vjen nga kryqezimi i nje personi dhe qe ne agonine e vdekjes therret: “U krye” (Gjoni 19:30).
Cfare u kry?
Vazhdo leximin »
Postuar tek Jeta ime | 5 Komente »
17022008
Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,
Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj,
Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,
Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë, Vazhdo leximin »
Postuar tek Lajmerime | 7 Komente »