Ai kujdeset per mua
29.11.06-- 0:27-- Jetë të ndryshuara-- Asnje koment--699 shikime
Une quhem Faik Ramadani kam lindur ne fshatin Zajqevc (Kamenic) por qe nga viti 1974 jetoj ne Prishtine. Rrjedh nga nje familje me tradita myslimane dhe si i tille kame besuar qe ekziston vetem nje Zot mbi gjithe kete bote.
Vendi ku kam lindur ishte nje zone jo shume e arsimuar, dhe nuk kam ditur gjera te tjera pervecse te eci sipas tradites se pleqve. Por me fillimin e arsimimit tim kame filluar te clirohem nga ato tradita naive te asaje kohe.
Ne fillim te shkolles se mesme kam mesuar shume per Historine e Popullit Shqiptar dhe me ka bere pershtypje se perpara se Turqia ta sundonte popullin tone ne ishim te krishtere.
Ne vitin 1998 e kam takuar nje udheheqes te nje kishe ungjillore ketu ne Prishtine dhe pas shume bisedave qe kisha me te, Ai me dha nje Bibel. Pastaj une fillova ta lexoj dhe ajo qe me bente me shume pershtypje ishin mrekullit qe Jezusi kishte bere, pastaj mesova qe Ai aq shume na deshti sa qe vdiq ne kryq per mekatet tona. Qe nga ajo kohe une i besoj Jezusit si Zot dhe Shpetimetari im.
Sot kam shume paqe, dashuri ne jeten time, gje te cilen nuk e kam pasur me perpara. Pastaj kam pare se si Zoti eshte pergjigjur lutjeve te mia kur une kame kerkuar sipas vullnetit te tij dhe ne Bibel Zoti thote “kjo eshte siguria qe kemi perpara tij: nese kerkojme dicka sipas vullnetit te tij ai na e plotson (1.Gjoni 5:14) Zoti e ka deshmuar kete varg ne jeten time .
Une kam pasur shume nevoje qe te kem nje shtepi, dhe i jam lutur Zotit qe t’me ndihmoj.
Para nje viti kam filluar qe ta ndertoj shtepine edhe pse nuk kam pasur para te mjaftueshme une besova Zotit qe ai do te siguroje financat per ta perfunduar shtepine. Mendoj qe Zoti e ka shperblyer besimin tim, Ai ka sjelle njerez qe na kane ndihmuar. Dhe sot I jam shume mirnjohes Atij per cfare ka bere ne jeten time dhe per familjen time, prandaj jam i bindur se Zoti me do dhe kujdeset per mua.
Popularity: 13% [?]
Related Posts
No related posts.
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jepni mendimin tuaj!