Dy trumcaket
17.02.07-- 19:34-- Mesele dhe meditime-- Nje koment--610 shikime
Dy trumcakë rrinin të kënaqur duke u freshkuar pak në të njëjtën pemë, që ishte një shelg.
Njëri rrinte në maje të pemës e tjetri poshtë në bigëzim të degëve.
Pas pak kohe trumcaku që qëndronte lart në maje të pemës, për ta thyer akullin pasi kishte pushuar tha: “O, sa të bukura që janë këto gjethe të gjelbra!”
Trumcakut që rrinte poshtë këto fjalë iu dukën ngacmim, prandaj edhe ju përgjigj në mënyrë të prerë: “A mos je i verbër? A nuk e sheh se janë të bardha?”
Ndërsa ai që rrinte lart i tha i zemëruar: “I verbër je ti, sepse gjethet janë të gjelbra”.
“Vë bast puplat e bishtit se janë të bardha. Ti nuk kupton asgjë. Ti je i marrë” – ndërhyri trumcaku që rrinte poshtë me sqep të ngritur lart.
Trumcakut që rrinte në maje të pemës filloi t’i vlonte gjaku dhe pa menduar dy herë u lëshua fluturim mbi kundërshtarin e tij për t’i dhënë një mësim të mirë. Trumcaku tjetër nuk lëvizi. Kur ishin afër, njëri përballë tjetrit, me puplat e qafës të shpupurishura prej zemërimit para se t’ia fillonin dyluftimit ndodhi që të shikonin në të njëjtin drejtim, të shikonin lartë.
Trumcaku që vinte prej së larti e lëshoi një: “Oh” që shprehte mrekullim: “Shiko, shiko, po këto qenkan të bardha.
Atëherë i tha mikut të tij: “Provo dhe eja me mua atje lart, ku isha unë më parë.”
Fluturuan mbi degën më të lartë të shelgut e këtë herë thanë qe të dy së bashku: “Shiko, shiko po këto qenkan të gjelbra”.
Mos gjyko askënd para se të kesh ecur në këpucët e tij. Do te kuptosh me mire se cfare thuhet ne kete webfaqe zbrit me poshte dhe lexo postimet e tjera.
Popularity: 7% [?]
Related Posts
No related posts.
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

E cuditshme qe nuk ka asnje koment ende ketu!!!!
Pergjigju ketij komenti