Sikur te dinim te ardhmen
20.02.07-- 15:03-- Familja-- Nje koment--517 shikimeDikur ndryshimet me pelqenin. I shihja si nje mundesi per te perjetuar dicka te re dhe si nje eksperience me shume per te pasuruar jeten time. Tash nuk eshte me keshtu. GJithmone e me shume kuptoj se kam filluar te kem frike nga ndryshimet. Kam frike para nje vendimi. Ndoshta sepse tani nuk jam me beqare, por nje nene. Tani e dime qe vendimet qe marrim ndikojne krejt jeten e familjes sone dhe do te ndikojne sidomos femijet tane.
Fakti qe ata nuk kane mundesi te zgjedhin vete tani ne kete moshe, por duhet te na ndjekin ne aty ku ne do te shkojme, ma ben ta ndjej edhe me teper peshen e vendimeve tona. Ku do te jemi vitin tjeter? Kjo nuk ka te beje me vetem me ne, me endrrat tona, por ka te beje edhe me keto tre thesare te cmuar qe Zoti na ka dhene.
Cdo prind kerkon me te miren per femijen e vet. Cdo prind perpiqet te siguroje me te miren me aq sa di dhe mundesite me te mira qe ka. E megjithate ndonjehere ajo qe mendojme se eshte me e mire, mund te kthehet ne tragjedine me te madhe te jetes sone.
Me vjen ne mend nje familje shqiptare, miq te familjes sime. U perpoqen me gjithcka per te emigruar ne Perendim, me shpresen dhe deshiren per te siguruar nje te ardhme me te mire per dy djemte e tyre. Ia arriten te emigronin ne menyre te ligjshme. Lane gjithcka pas, edhe pse kishin nje jete me plot mundesi ne Shqiperi. Ne nje mengjes, atje ne token e huaj e te mundesive te medha, i humben te dy djemte e tyre ne nje aksident rrugor. Rruga qe zgjodhen per shansin e ardhmerise se femijeve te tyre, i solli vdekjen e te dyve. Sikur ta dinin para se te niseshin, nuk do ta kishin marre kurre ate udhetim.
Kjo me sjell shume dhimbje kur kujtoj dy djemte e tyre, dhe nuk me besohet qe nuk jetojne ende. Me dhemb ne zemer edhe qe prinderit e tyre, miqte tane, duhet te kalojne ne gjithe kete tragjedi, te vetem ne nje toke te huaj. Kush e di se cfare perjetojne! Kush mund ta mase peshen e fatkeqsise se tyre.
Nuk i bej me faj per ate qe ndodhi. Por kjo me kujton per sa te vegjel jemi si njerez, dhe per sa shume nevoje kemi per Zotin, pasi vetem Ai e njeh te ardhmen tone dhe vetem Ai e din se ku eshte vendi me i sigurte dhe me i mire per ne dhe femijet tane.
Dhe pa e njohur Zotin, eshte e pamundur te njohesh cfare ka Ai per te ardhmen.
Popularity: 11% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Admin ke nje stil interesant te shkruari
Pergjigju ketij komenti