Kremi i grurit
22.02.07-- 21:46-- Jeta ime-- Asnje koment--435 shikimeNuk me pelqen te shkoj te dentisti. Besoj qe as ty nuk te pelqen. Por dje isha te dentistja per te katerten here. Jam e kenaqur qe ajo flet pak anglisht, ndryshe nuk do merrja vesh asgje. Megjithate me duhet te mendoj mire kur le orarin per heren tjeter, sepse me duhen 40 min per te shkuar deri atje. Apartamenti yne eshte ne BUda, kurse klinika dentare ku shkoj eshte ne Pesht. Me duhet te marr autobusin, pastaj tramvajin dhe pastaj te eci ne kembe me nje harte ne dore qe te mos humbas. Ajo qe me pelqen eshte se kjo eshte nje kohe e mire per te shijuar qytetin. Budapesti eshte nje qytet shume i bukur, me nje arkitekture shume te vecante dhe Danubin qe e pershkon mes per mes. Rralle me bie te dal nga qyteti per qejf, keshtu qe eshte mire qe duhet te shkoj te dentisti apo doktori njehere ne jave:)
Shume gjera ndodhin kur je i huaj dhe nuk e kupton gjuhen. Prandaj me pelqen me shume kur marr tramvajin sepse e di qe nuk me duhet te shtyp ndonje buton te vecante per te ndalur ne stacionin qe dua. Ndersa me autobus ndryshon puna. Nese harron butonin e vogel jeshil, kush e di ku perfundon:)
Kur nuk di gjuhen, edhe gjeja me e thjeshte si blerja e nje pakoje miell mund te perfundoje ne nje aventure. Keshtu ndodhi me mua javen qe shkoi. Thjesht zgjodha nje nga pakot ne seksionin e dritherave duke qene e sigurte qe ishte miell. Si isha aq e sigurte qe ishte mielli qe kerkoja? Oh, ishte shume e lehte, kishte te stampuar nje tufe gruri ne te, shenja e zakonte ne pakot e miellit. Keshtu apo jo:) Miell:) Hape pakon nje mengjes te Premteje kur po pret mysafire dhe ti do qe te besh nje kek dhe do te gjesh gjene me te cuditshme qe te kane zene syte! Nuk ishte aq e cuditshme, por nuk ishte aspak miell dhe nuk ia kisha as idene me te vogel se cfare kisha blere. Mikja ime qeshi kur ia tregova dhe e pyeta te me tregonte se cfare kisha blere. Asaj iu kujtua viti i pare i saj ne Budapest,
kur i kishte ndodhur e njejta gje si mua. I shoqi kishte bere shaka me te duke e ngacmuar se si kishte ngaterruar miellin me kremin e grurit (keshtu quhet kjo pakoja qe kam blere une) por ajo ia kishte pritur “ok, nese te duket kaq e thjeshte, pse nuk e blen ti heren tjeter miellin?”. Dhe ai e kishte blere. Kete radhe me nje paketim tjeter. Dhe ishte krem gruri! Barazim, apo jo:)
Popularity: 7% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jepni mendimin tuaj!