Kryefaqja » Jetë të ndryshuara

Zoti eshte suksesi im

Email kete postim

BelkizjaNjëra nga dëshirat e mia ka qenë të bëhesha nxënëse e shkëlqyeshme. E tillë isha në shkollën fillore. Pastaj u regjistrova në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. Prisja me gëzim, që pas gjimnazit të shkoja edhe në fakultet, andaj fillova të mësoj me gjithë forcat  e mia.

Për habinë time, ndodhi ajo që kurrë se pritja. Nota e parë që e mora ishte “tresh”,  dekurajimi im i parë. Por nuk u dorëzova, fillova të mësoj edhe më shumë, dhe çfarë ndodhi ishte një dështim total, isha ngritur të pyetesha si vullnetare, dhe mora notë të dobët! Atëherë u dëshprova shumë, dhe fillova të gënjej, vetëm e vetëm që ta kaloja vitin,  por as gënjeshtrat nuk funksiononin. Mbeta në provim. Nga një nxënëse e shkëlqyeshme u bëra një nxënëse e dobët. Pastaj ia zbrita vetes kriteret, vendosa që të mësoja vetëm sa për të mos e humbur vitin.

    Ishin pushimet verore dhe unë isha duke punuar në vreshtë. Në mesin e punëtorve ishin disa besimtarë që çdoherë këndonin për Zotin. Isha shumë e impresionuar, sepse nuk isha mësuar t’i  dëgjoja të rinjtë duke kënduar ose duke flolur për Zotin. Kisha një zjarr në zemër që të dija më shumë për ta. Kështu që pas një bisede me ta, shkova në bashkësi, ku ata takoheshin. Ata ishin shumë të afërtë dhe të dashur me njëri – tjetrin. Këngët ishin plot lavdi për Zotin, predikimet ishin të thjeshta dhe plot dashuri. Njëra nga predikimet që më preku ishte se me Zotin mund të arrijmë gjithçka,  ndërsa vetëm me forcat tona nuk ia dalim dot. Kjo për mua ishte një freskim i mendjes dhe më bëri të kuptoj atë çfarë ndodhi në vitin e parë të shkollës së mesme.

     Fillova vitin e dytë, por jo aq shumë e dhënë pas mësimit. Isha e interesuar më shumë për Zotin dhe ju flisja shoqërisë sime dhe profesorëve për ndryshimin që Zoti kishte bërë në mua.

Çdoherë kur mësoja filloja me lutje, dhe shumë shpejt erdhi fundi i vitit, kurse mua nuk më interesonin më notat. Një profesor më tha: si ka mundësi që në vitin e parë je riprovuar dhe në vitin e dytë je e shkëlqyeshme, pse s’ke mësuar edhe vitin e parë kështu?!

     Përgjigja ime ishte: në vitin e parë kam mësuar më shumë se tash, por forca e Zotit nuk mund të krahasohet me asgjë, dhe Perëndia është ai është i cili më ka ndihmuar në këtë vit. Kjo ishte gjëja më e vërtetë që e kisha thënë ndonjëherë. I jam shumë falënderuese Zotit, më parë për shpëtimin nëpërmjet Jezusit, e pastaj për ndihmën në shkollë!

    Tash jam arsimtare e gjuhës angleze.

Jezusi thote, “Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai” (Zbulesa 3:20).
Ndoshta ju e ndjeni qe me te vertete Jezusi po troket ne zemren tuaj tani.
Ju mund ta ftoni ate me besim menjehere. Perendia e njeh zemren tuaj keshtu qe nuk ka rendesi se cfare fjalesh perdor. Ketu eshte nje lutje (bisede me Perendine) e sugjeruar:

Zoti Jezu, kam nevojë për Ty. Faleminderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që m’i fale mëkatet dhe që më dhe jetën e përjetshme. Ulu në fronin ejetës sime dhe
udhëhiqe atë, Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem.

A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde? Nëse po, në këtë çast mund të lutesh kështu dhe ashtu siç ka premtuar, Jezui do të hyjë në jetën tënde.
Jezusi ka premtuar ne Bibel qe ai ka ardhur per t’i bere te gjitha gjerat e reja. Merr edhe ti nje vendim sot.

Tags: nxenese, pushime, , gjimnazi, Prizren, , , ,

Popularity: 14% [?]

Related Posts

  1. A ekziston Zoti?
  2. Kur ti nuk mund te besh asgje, Zoti do te beje gjithcka!
  3. Eshte koha per te falur
  4. Zemra ime eshte e hapur
  5. Cila eshte e verteta?

Share/Bookmark this!

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 23 February 2007 ne 14:56 ne rubriken Jetë të ndryshuara .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka