Kryefaqja » Jeta ime

Sikur rruget te mund te flisnin!!!!!

Email kete postim

RrugetNdonjehere edhe pse jeton ne nje qytet per nje kohe shume te gjate, aq sa njeh rruget e tij aq mire, sa e di edhe ku jane pllakat qe nuk jane te vendosura mire ne trotuar dhe mund te behesh qull nga uji I shiut te dy diteve me pare qe ato mbajne poshte vetes, si per tua hedhur njerezve qe I shkelin dhe per te qeshur me njera-tjetren, prape te duket sikur ai te zbulon veten cdo dite e me shume dhe kupton qe ti nuk e njihje edhe aq sa mendoje. Dhe ti surprizohesh cdo dite.

Une jam njeri nga ata njerez, qe i pershendes shpesh keto rruge, ato kane qene shoqeruesit e mi  ne ditet me shi kur kam dashur te mos flas me asnje, por vetem te ndaloj dhe t'i hedh nje sy jetes sime. Bashke me pikat e shiut ato kane qene degjuesit me te mire qe kam hasur ndonjehere, ne gjithe keto vite ne kete qytet ato me njohin me mire se cdo njeri, me te cilin kam biseduar ndonjehere. Kane degjuar mendimet e mia me te fshehta. Me kane mirepritur kur kam qene vetem dhe te shoqeruar me zhurma dhe hare, ato e njohin madje edhe aromen a merzise time dhe gjithe llojet e buzeqeshjes time.

Ndersa po ecja nje dite, po mendoja sikur keto rruge te mund te flisnin, sa shume gjera do te tregonin! Per disa prej tyre ndoshta do te skuqeshim, do te na vinte turp nga vetja, apo nuk do te donim t'I kujtonim. Por kur mendoj se sa shume gezim kane pare me syte e tyre keto rruge, sa te qeshura kane degjuar, sa shume fjale dashurie, sa shume gjeste miresie, perkushtimi miqesor, sakrifice e heroizmi, buzeqeshje dhe gezime femijesh, keto e te tjera me bejne  te harroj gjerat e keqia. Keto rruge jane deshmitare te dashurive te medha dhe per kete do te doja qe keto rruge te flisnin. Dhe une te ulesha e te degjoja gjithe kureshtje, ashtu sic ben nje femije me rrefenjat e gjyshit.

Ne moment me vjen ne mendje nje rruge e vecante, nje rruge e vjeter, por qe ka pare vepren me te madhe te dashurise, qe eshte bere ndonjehere per njerezimin, Ai, misherimi i vete dashurise, eci ne ate rruge me kembet e tij te zbathura dhe e zbuti pluhurin e saj me gjakun e tij. Sa do te doja qe ato rruge te flisnin dhe te tregonin per madheshtine e dashurise se tij dhe Jeruzalemi te ushtonte si nje percues i atij zeri kudo! Sa do te doja qe veshet tane te ishin hapur per ta degjuar!!!

 

 

Popularity: 7% [?]

Related Posts

  1. Sikur te dinim te ardhmen
  2. Sikur te me jepej mundesia te tregoja vetem nje histori…kjo do te ishte historia.
  3. A MUND TE DUASH KAQ SHUME??
  4. Kur ti nuk mund te besh asgje, Zoti do te beje gjithcka!

Share/Bookmark this!

Nje Koment »

  • kalimtari thote:

    Kur lexova kete shkrim m’u kujtua nje pjese nga Ungjijte, kur Jezusi ecen neper rruget e Jeruzalemit me kryqin ne shpine dhe grate qe kishin dale ne rruge fillojne e qajne per te. Ai u tha dicka shume interesante “o bija te Izraelit mos qani per mua, por qani per veten tuaj”. Shpesh kur njerezit shikojne filmin Jezus, dokumentar mbi jeten e tij bazuar ne ungjillin e Lukes- preken shume kur shikojne kryqezimin e Jezusit dhe plot njerezve u vjen keq per te. Ne fillim kjo me pelqente, dhe me dukej nje reagim normal. Por ndersa kam reflektuar me shume mbi kete reagim dhe duke reflektuar mbi fjalet e Jezusit, kam menduar per tragjedine e ketij reagimi. Shume prej nesh e shohin jeten e Jezusit dhe largohen me ndjenjen e keqardhjes per te, (psh shume komente kam lexuar kur doli “pasioni i Krishtit” se si u kishte ardhur keq per Jezusin dhe vuajtjet e tij) por keqardhja e tyre mbetet me kaq. Ndersa do te doja qe kjo keqardhje te na conte pertej nje emocioni ne pyetje me te thella si pse u kryqezua ky person, i cili nuk kishte bere asgje te keqe. Jo me kot Jezusi qysh atehere u tha bashkekombeseve te tij “bija te Izraelit mos qani per mua, por per veten tuaj”. Sepse Jezusi zgjodhi te kryqezohej, Ai erdhi per te dhene jeten per mua, per ty, qe ne te kemi jete te perjetshme. Ai zgjodhi te vinte si sakrifica e persosur per secilin prej nesh. Ka kaq shume gjera per te menduar dhe per te pyetur ne lidhje me rrugen qe ai pershkoi dhe sperkati me gjak. Shpresoj qe nese e lexon sot kete koment, ti do te jesh njeri prej atyre personave qe do te pyesin pertej emocionit qe shkakton kryqezimi i Jezusit.

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • kalimtari: muslimanja, Isa nuk ka vdekur, por qenka kryqezuar ne vend te tij Juda. Kur e morem vesh kete? Kur u...
    • admin: @muslimanja Muslimanja do te rekomandoja shume qe te mos e vizitosh me shume kete webfaqe me kete mentalitet...
    • muslimanja: Se harova,sa i perket se ka vdekur Isai alehi ue selam,pra Jezusi,e ke gabim…sepse ai nuk ka...
    • UjkuPlak: Goxha koment filozofik ke bere!
    • UjkuPlak: Te tregon UjkuPlak ty se pse nuk ka pasur kuran ne shtepi. Deri ne fund te viteve 90-ta 90% e hoxhallarve...
    • Nysret: shpresoj kjo tmos jet e vertet kjo esht nje dashuri shum e rrall. por thuhet qdo fillim ka dhe fundin e vet...
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 13 March 2007 ne 1:37 ne rubriken Jeta ime .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka