Kryefaqja » Kendi i te krishtereve

Kur jeta kaloi neper Ballsh

Email kete postim

Jeta! Eshte nje fjale, qe per shekuj e vite te tera eshte jetuar. Ate e kanë pare dhe jetuar njerez te ndryshem, lypes, barinj, mbreter, te pasur e te varfer, njerez me halle, te lire e te burgosur, ne shpella e ne pallate!

Cfare eshte jeta ne te vertete? Si e jetojme ne? Cfare vlerash i japim? A e jetojme ashtu sic duhet? Kam frike t'u pergjigjem ketyre pyetjeve. Mendoj se nuk do te marrin pergjigjen qe duhet!

Tani kur te degjoni per to do te habiteni, madje do t'ju duken jo normale, jo te verteta, jo reale! Mund t'ju duket sikur po shihni nje enderr, qe kur te zgjoheni ne mengjes te thoni: oh paska qene enderr! Por e verteta qendron e vertete!

Ishte korrik i viti 2002, kur une bera gati nje valixhe te vogel dhe do nisesha per ne projektin AERO, projekt i organizuar nga Instituti “Jeta e Re”, qe shfaq filmin Jezus neper fshatrat e Shqiperise.

Para se te nisesha nga Prishtina, takova nje shokun tim, i cili me dha nje numer telefoni per te kontaktuar me zyren e IJR-se ne Tirane, nese do te kisha nevoje per ndihme!

Por a do te mjaftonte vetem kjo ndihme per te shkuar ne Ballsh, vendi ku do te behej projekti, duke marre parasysh se nuk ia kisha idene se ku binte Ballshi, nuk njihja rrugën, vendin(Shqiperine)!?

Ndersa autobusi u nis nga stacioni i Prishtines, per te udhetuar tere naten per Tirane, fillova te mendoj. Jja une, nje djale i ri, i pa pervoje ne udhetime, i pa pervoje ne gjera te reja, pa njerez te tjere, qe do te me udhehiqnin gjate rruges, nje djale i mbyllur ne vetvete,… isha nisur vetem per nje aventure te pa njohur me pare! Ia kisha besuar te gjitha shqetesimet Zotit!

Ajo qe me jepte force dhe zemer ishte se isha nisur per ne nje projekt te veçante per mua! Isha nisur per nje qellim, per t'u treguar te tjereve per ungjillin, per te shfaqur filmin "Jezus" ne nje vend ku per shume vite kishte qene i mbytur nga komunizmi! Ishte ky qellim qe me nxiste, ndersa autobusi vazhdonte te ecte drejt Tiranes!

Udhetuam tere naten dhe rreth ores 06:00 arritem ne Tirane. Ishte nje mengjes i fresket ne nje dite korriku.

Pas shume oresh pritjeje, ne oren 12:00 takova dy djem tjere, te cilet ishin nisur per ne AERO. Me ne fund rreth orës 13:00 u nisem per ne Ballsh. Gjate rruges me merrte gjumi, pasi qe nuk kisha fjetur tere naten e kaluar. Luftoja me veten per te mos fjetur, pasi qe doja ta shihja Shqiperine, rruget e saj, natyren e saj, qytetet dhe fshatrat e saj(qe ishte enderr e çdo Kosovari)!

Udhetuam gjate, dhe fillova te mesohem me idene se Shqipëria qenka e madhe!

Vazhdon…

Lexo me shume »

Kendi i te krishtereveýUne jetoj.

Popularity: 8% [?]

Related Posts

  1. Nga erdhi bre jeta?
  2. Jeta ime ne nje filxhan kafeje
  3. Jeta është plot me “pula”
  4. Juliana Pasha – Jeta qe kam enderruar.

Share/Bookmark this!

Nje Koment »

  • kalimtari thote:

    jaguar me kete shkrim me kujtove udhetimin tim te pare drejt Kosoves. Ishte Dhjetor 1999. Une u nisa nga Tirana, por ndryshe nga ti, nuk isha vetem, por isha me 50 studente nga Shqiperia. Dhe ashtu si ti, ishim nisur per nje projekt te vecante per Krishtlindjet dhe kemi shfaqur filmin Jezus ne Prishtine.

    Me kujtohet qe jemi nisur shume heret ne mengjes dhe per cudi, nuk binte shi dhe nuk kishte dale as dielli, e megjithate Tiranen e kishte harkuar ylberi me i madh qe kam pare ne jeten time. Ne kaluam nga Maqedonia. Udhetimi ishte shume i gjate. Si tani me kujtohet kur arritem aty nga ora 5 e mengjesit ne hyrje te Prishtines. Ajo rruge gjithmone me ka pelqyer sepse eshte nje tatepjete nga ku ti shikon krejt Prishtinen dhe nuk ka gje me te bukur se sa ta shikosh naten. Por per ne te zbrisnim ate rruge ishte nje goxha aventure. Per shkak te bores dhe akullit, forcat e KFOR-it kishin ndaluar qarkullimin e makinave. Nuk mund te hynim ne Prishtine, nuk mbaj mend sa kemi qendruar aty ne maj te kodres duke veshtruar qytetin. Por dikur shoferi yne vendosi te zbriste dhe ashtu ngadale ngadale e mori te tatepjeten pa na rrezuar gjekundi:)

    Zemra me rrihte nga gezimi, dhe nga frika. Ajo qe me gezonte ishte se do te shikoja ate qe doja, per te cilin me ishin thare syte (por ai ende nuk e dinte dhe une ende nuk e dija a i kishte syte tek une:) Dy vite me vone erdha ne Prishtine, por jo per nje Krishtlindje, por si nusja e re e njeriut qe doja (po ia kisha vjedhur edhe une zemren:).

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 16 March 2007 ne 0:33 ne rubriken Kendi i te krishtereve .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka