Jete ne kerkim
19.03.07-- 21:46-- Lufte me jeten-- Asnje koment--882 shikimeDje rastesisht ne nje webfaqe shqiptare lexova disa nga historite me te trishtueshme qe kisha degjuar kohet e fundit. Me mbeti mendja aty. Ishte sikur te me kishin shkundur per realitetin me te cilin luftojne cdo dite qindra familje shqiptare. Disa histori ishin gati te pabesueshme. Nje djale, qe per vite te tera me radhe nuk kishte komunikuar me familjen e tij, me ne fund gjendet ne Angli. Nena e tij kishte vdekur para dy vitesh me pengun qe kurre nuk e mesoi, nese i biri ishte gjalle apo i vdekur. Si nje nene, me kapi nje trishtim i madh dhe te them te drejten nje inat i madh me te birin. Nuk arrij ta kuptoj, si ka mundesi, qe per gati 13 vite asnjehere nuk e ka marre ne telefon nenen e vet, per t'i treguar qe ishte gjalle? I biri justifikohej qe ishte perpjekur per t'u lidhur me te, por te afermit ishin larguar te gjithe jashte etj. Kurse une mendova, a nuk gjeti dot kohe t'i dergonte te emes nje cope leter se ishte gjalle?! A nuk gjeti dot nje shqiptar qe t'ia kryente amanetin e te shkonte te nena e tij, per t'i thene qe i biri ishte gjalle?! Ne lagjen ku jeton ne Londer eshte bere feste, qe ai eshte lidhur me familjen e tij me ne fund. Kurse mendja ime mbeti te nena e tij dhe momentet e saj te fundit ne kete bote. Kush e di sa ka luftuar per te mos i mbyllur syte pergjithmone! Nuk e di, ndoshta nuk eshte mire te gjykoj, por ndersa mendoja per te dhe shikoja fotot e disa njerezve te "humbur", te cilet familja i kerkonte me vite dhe telefonues te ndryshem merrnin redaksine e emisionit ne fjale, per te dhene deshmi se e kishin pare filan person ne Greqi apo ketu apo atje, me kapi nje ndjenje qe nuk di si ta pershkruaj. Isha e shtangur! Kaq shpirtvegjel te jemi bere dhe kaq te jemi shperfytyruar ne shqiptaret?!! Mendova si ka mundesi, qe nje njeri te jete kaq i papergjegjshem, sa te vazhdoje jeten e vet ne nje vend te huaj, pa e marre mundimin te lidhet me nenen, gruan, femijet e vet, te cilet per vite te tera jetojne me agonine e fatit te te dashurit te zemres se tyre?!
Jete ne kerkim- nga ana tjeter kjo me kujton personin me te jashtezakonshem qe ka jetuar ndonjehere, i cili tha se erdhi per te kerkuar dhe gjetur ata qe kishin humbur, ne! Dha jeten per ne, qe ne te kemi jete. E megjithate, ne sot, mijera vjet me vone, perlotohemi e permallemi kur degjojme e shikojme histori bashkimi ne nje emision televiziv, por nuk e vrasim mendjen dhe vazhdojme te jetojme krejt indiferent ndaj historise me mahnitese te bashkimit, autor i se ciles eshte Perendia.
Jezusi tha “sepse biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe t’i shpëtoj ata që kishin humbur.” (Luka 19:10).
Popularity: 11% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jepni mendimin tuaj!