NJË LETËR DASHURIE
27.03.07-- 7:14-- Kendi i te krishtereve, Mesele dhe meditime-- 2 Komente--2,596 shikime
Për ditëlindje një princeshë mori prej të fejuarit të saj një kuti shumë të rënde dhe të një forme të çuditshme.
E padurueshme nga kurreshtja e hapi, dhe gjeti … një gjyle topi. E dëshpruar dhe e tërbuar nga hidhërimi, e hodhi për tokë gjylen e zezë të bronzit.
Kur ra në tokë mbuloja e jashtme u hap e prej saj doli një top argjendi më i vogël. Princesha e kapi menjëherë. Duke e sjellur nëpër duar e shtypi lehtë mbi sipërfaqe. Sfera e argjendit u hap dhe prej saj doli një kuti me mbështjellëse të artë.
Kësaj radhe princesha e hapi kutinë me shumë lehtësi. Brenda, mbi një shtresë të butë kadifeje të zezë, ndriçonte një unazë e mbushur plot me xhevahirë të shkëlqyeshëm, të cilët së bashku formonin dy fjalë të thjeshta: TË DUA.
Shumë gjëra, që në shikim të parë na duken të vështira e të pakuptueshme, fshehin në brendësinë e tyre visare shumë të çmueshme.
Kur e marrim Biblën në dorë në fillim na duket si një gjyle topi e madhe dhe e rëndë, e formuar jo prej bronzi por prej letre. Nevojitet që ta hapim per te zbuluar visarin që fsheh brenda.
Në fund me siguri do të mbesim të befasur me porosinë e saj: ZOTI TË DO.
Popularity: 26% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

tung eshte nje poezi shume buku i uroj personit qe e ka shenuar
Pergjigju ketij komenti
kishte qen nje poezi shum e gjate dhe nje princ dhe nje princesh kishteemrin erika dhe ajo kishte emr shum shum te bukur po pra edhe un jam pakez e vogel jm en klas te pest po un dhw me qe poezia mua me habitishum dhe pra un ju pershendes
Pergjigju ketij komenti