Zemra ime eshte e hapur
1.05.07-- 1:31-- Jetë të ndryshuara-- 6 Komente--869 shikime
Jam studente në Fakultetin e Arkitekturës. Jam nga Ferizaji, qytet ky i cili gjatë fëmijërisë sime nuk më ka ofruar kushte për zhvillimin e një personaliteti të dëshiruar. Karakteristikë e personalitetit tim para se ta njihja Perëndinë ka qenë frika për t’i shprehur mendimet e mia në mesin e shumë njerëzve dhe sikur nuk ndihesha rehat në shoqëri të madhe.
Gjatë verës së vitit 2001 një mike ime më ftoi që të marrë pjesë në një kamp të gjuhës angleze që organizohej nga Instituti Jeta e Re. Aty për herë të parë kam parë besimtarë të krishterë dhe për herë të parë kam dëgjuar për Jezusin. Gjëja e parë që më ka bërë përshtypje gjatë asaj kohe ka qenë përkujdesi i besimtarëve të krishterë, dashuria e tyre për njëri-tjetrin dhe këngët që ata i këndonin Zotit. Në një moment të tillë ngazëllimi dhe adhurimi dëshirova që edhe unë të jem pjesë e asaj familje të gëzuar dhe dëshirova ta njoh Zotin personalisht. Kur u ktheva në shtëpi vazhdova ta lexoj Biblën dhe pas pak kohe e pranova Jezusin për Shpëtimtarin tim.
Tani jam e lumtur që Perëndia më është shfaqur si një Atë i dashur që e njeh fëmiun e tij në thellësi. Ai më pranon ashtu siç jam dhe çdo ditë e më tepër më përsos e më bën si Birin e tij. Tani zemra ime eshte e hapur per te gjithe njerezit dhe lutja ime eshte qe cdo dite te jem duke iu dhuruar atyre kete dashuri dhe duke iu sherbyer atyre, pa asnje druajtje.
Popularity: 9% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jam shum i prekur nga deshmija e studentes nga Ferizaji i uroj suksese ne jete dhe Zoti une i dashtur Jezus i a plotsoft te gjithe deshirat e jetes.
Ne krishtin Jezus
Sokol Maksutaj Suhareke
Pergjigju ketij komenti
Nuk eshte e vertet, po qe se eshte pse nuk e shfaqni identitetin e kesaj vajze, ju ta shpifni jeni kot fare.
Pergjigju ketij komenti
Abdurrahim,
vajza ka foton- eshte nje nga stafet e Institutit jeta e Re ne Kosove, ju mund te shkoni ne takimet studentore qe organizon IJR ne Prishtine dhe do ta takoni me siguri. Do t’ju keshilloja te mos nxitoheshit para se te shkruanit nje koment kaq jo dashamires.
cdo te mire dhe shpresoj e lutem qe historia e Fitores te preke zemren dhe mendjen tuaj dhe qe Perendia t’ju jape urtesi.
bekime nga stafi i unejetoj.
Pergjigju ketij komenti
lereni more kto mos ja futni kot ,, se kto jan perralla ? ok pra nqs eshte e vertet. ja edhe un do behem i tille sikur fitorja ? po lereni mos ja futni kot ? fitore mire shummme okkk …mbasi ke lexuar biblen, te kisha keshilluar qe mbas bibles ta lexosh edhe Kuran’in…kisha pas shume deshire ta takoja kete fitoren une,mbase thoni qe eshte e vertet?
Pergjigju ketij komenti
rasim,
ju mund te zgjidhni te besoni ose jo ato qe shqiptare te tjere kane deshmuar ne lidhje me jeten e tyre te transformuar nga fuqia e Ungjillit (lajmi i mire i Jezusit).
Por dua te te kujtoj per dy gjera- se pari qe siper nesh dhe teje ka nje Perendi te gjithedijshem, i cili eshte deshmitari yne nese genjejme apo jo. Te isha ne vendin tend, do ta ruaja gojen time, sepse ato qe ke shkruar nuk jane akuza kundrejt nesh,por jane mekat dhe fyerje e drejteperdrejte kundrejt Atij.
Mbase ti je mesuar me webfaqe ku njerezit genjejne dhe e ke te veshtire te besosh se ka njerez qe nuk genjejne.
Fitoren dhe stafin tone mund ta takoni kur te keni deshire ju. Na shkruani personalisht info@unejetoj.org dhe ne do t’ia kalojme emailin tuaj stafit tone ne Prishtine, qe te takoheni me ta dhe te vertetoni ato qe i quani perralla.
nje fjale e urte nga Bibla thote te mos nxitohesh te akuzosh dike para kohe, qe kur te ballafaqohesh me te te mos behesh me turp.
besoj se eshte me vend ne rastin tend dhe te Abdurrahimit, megjithate kjo eshte zgjedhje e juaja, besoni a nuk besoni, kjo nuk ndryshon asgje ne ate qe Jezusi eshte dhe ka bere ne jeten e cdokujt qe i ka besuar Atij.
shpresoj dhe lutem qe do ta njohesh nje dite per ate qe eshte ne te vertete, perpara se te jete teper vone dhe te mos kesh kohe dhe mundesi te pendohesh.
Pergjigju ketij komenti
mendoj se cdo njeri esht i lire te shprehi mendimin e tij. nuk mund te detyrojme askend te besoje sepse kjo eshte nje ndjenje e brendshme….mgjt per fitoren mendoj se nuk esht ndonje cudi, ajo si shume njerez thjesh ka gjetur rrugen qe asaj i pelqen sepse dhe vete mosha tashme ja ofron. tung ju pershendes
Pergjigju ketij komenti