Mesuesja e matematikes
3.05.07-- 23:36-- Jetë të ndryshuara-- Nje koment--614 shikimeUne quhem Irida.
Kam lindur ne qytetin e Perrenjasit,ne nje familje me tradite myslimane.
Edhe pse ne Shqiperi nuk lejohej besimi, gjyshja ime me ka ushqyer me besimin se Zoti ekziston dhe ti lutesh atij ne cdo situate. Nga tradita myslimane dija vetem nje sure qe gjyshja me kishte ndihmuar ta mesoja permendesh. E thoja ate vend e pa vend pa ia ditur kuptimin dhe lutesha sa here kisha nevoje me fjalet e mia.
Duke qene me e vogla ne familje dhe te gjithe kishin punet e tyre, mua me dukej vetja se isha e padukshme per ta.
Prinderit kujdeseshin per cdo nevoje timen, por nuk u dilte koha te merreshin me frikerat dhe shqetesimet e mia per jeten. Motra dhe vellezerit kujdeseshin, por une kisha me shume frike se cfare do te ndodhte me jetet e tyre. Keshtu qe frika dhe meraku per familjen dhe veten me shtynte t’i lutesha Zotit qe te na mbronte. E mendoja Zotin te fuqishem, qe mund te siguronte gjithcka, por kurre nuk realizoheshin deshirat e mia, apo s’ndodhte si doja une, ndihesha e zhgenjyer. E kunderta ishte kur lutesha dhe Ai me ndihmonte, sa s’fluturoja nga gezimi por kisha frike ti lutesha prape se po e merzisja.
Gjate kohes qe do te vazhdoja Fakultetin dhe ne vazhdim, po mendoja se s’mund te isha ne kontroll te jetes time. Kisha enderruar per fakultetin qe ne femijeri. Mendoja se do te ishin ditet me te bukura te jetes time, por me dukej sikur rethanat, njerezit shkaterronin endrrat dhe planet e mia.
Ndihesha e deshperuar qe po studjoja degen e Matematikes qe per mua nuk ishte dega ime e deshiruar. Ne kete kohe ne konvikt disa vajza besimtare te krishtera m’u afruan me miqesin e tyre dhe me ndihmuan ta njoh Zotin. Te kisha nje miqesi personale me te me dukej shume e thjeshte. Mendoja se une e kisha, por jo. Ne fillim me duhej te pajtohesha me Te nepermjet Jezus Krishtit. Gjeja me re dhe me rendesishme qe mesova ishte qe te gjithe njerezit jane mekatare. Kur isha e merzitur mendoja se Zoti kishte faj per gjerat qe me ndodhnin, por ne kete kohe kuptova sa Zoti Jezus kishte ardhur ne toke per te marre fajet e mia.
Jam lutur nje dite jo nga nje nevoje apo qe Zoti te me plotesonte ndonje deshire sic beja gjithmone, por kam thene pak a shume keshtu: “Jam mirenjohes Perendi qe ke siguruar falje per ne njerezit per te na pajtuar me veten nepermjet Jezus Krishtit. Dua qe ne vazhdim te jesh ti Zot i jetes time . Me udhehiq Ti, me ndihmo te behem si do te te jem”.
E pra i besova jeten time Zotit.
Kisha shume miq te krishtere te Institutit “Jeta e Re” por disa vajza ne konvikt me ndihmuan shume qe une te njohe Zotin, nepermje studimit te Bibles. Ato ishin gjithmone duke u kujdesur ne kete jete te re ku ishte Jezusi Zot. Duke u perfshire ne kete levizje studentore mesova shume per te patur nje miqesi personale me Zotin, me besimtaret te tjere duke inkurajuar dhe duke u inkurajuar, por edhe te kuptoj se sa nevoje kane njerezit te njohin Perendine, Krijuesin e tyre. Te dine se Ai na do dhe ka nje plan per jeten tone.
I kam besuar nje Perendie qe na ka premtuar qe kurre s’do na lere dhe kurre nuk s’do na braktise. Nuk me trembin me njerezit rrethanat dhe kur deshirat e mia nuk realizohen e di qe Perendia, Ati im ka planin e Tij qe eshte me i miri dhe me i persosuri. Eshte gezim qe e kam lene jeten time ne duart e Krijuesit tim, ne duart me te sigurta. Tani punoj me Institutin “Jeta e Re” qe nga viti 2001 fillimisht ne Shkoder dhe tani ne Prishtine. Ato qe kam mesuar dhe po mesoj, lutem qe Perendia te me ndihmoj qe t’ua tregoje studenteve dhe njerezve te tjere qe Zoti ka vene ne shtegun e jetes time.
Me respekt
Irida
Popularity: 8% [?]
Related Posts
No related posts.
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Ju pershendes dhe pergezoi per ket web kaq te bukur me respekt arsimtari i matematikes.
Pergjigju ketij komenti