A po jetojme si “pula”?
8.05.07-- 20:22-- Mesele dhe meditime-- 4 Komente--1,289 shikime
Me kujtohet nje mesele shume domethenese. Ben fjale per nje shqiponje, veza e se ciles u ngroh nga nje pule. Edhe pse ishte me e madhe se gjithe zogjte e tjere dhe me e shemtuar, pula meme e trajtoi shqiponjen njesoj si zogjte e tjere. Ajo u rrit bashke me te tjeret sic rriten pulat duke mesuar si te cukisnin token per te gjetur krimba dhe dromca dritherash. Dhe nje dite kur te gjithe ishin rritur dhe kishin dale ne fushe per ushqim degjuan nje ze te cuditshem. Ngriten koken dhe pane gjene me te bukur qe u kishte zene syri ndonjehere, nje shqiponje qe perplaste krahet ne ajer duke u ulur dhe cuar me elegance.
“Sikur te ishim si ajo “- menduan pulat me vete. Por pastaj i thane me ze te larte njera tjetres: “Ne kurre nuk mund te fluturojme si ajo pasi jemi thjesht pula”
Keshtu shqiponja e rritur iu kthye tokes duke filluar te germonte per krimba
dhe drithera pa e kuptuar qe edhe ajo duhet te ishte atje lart ne qiell duke fluturuar si shqiponja qe sapo kishte pare.
Kur mendoj per kete histori mendoj per shume njerez qe jetojne ne nje menyre sikur kjo shqiponja pa e ditur se cilet jane ne te vertete.
A keni menduar ndonjehere perse jemi krijuar? Cili eshte kuptimi i jetes? A ka nje qellim me te larte se sa thjesht te ekzistojme? A po jetojme ashtu sic jemi krijuar ?
Por si e shikon ti permes syve te tu? A po jetojme si “pula”?
Jep mendimin tend!
Popularity: 13% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Per aq kohe qe nuk kerkojme per te verteten dhe nuk e gjejme une do te thoja qe po jetojme si pula.
Cila eshte e verteta? A eshte thjesh per te ngrene “fara e kokrra” neper toke apo ka me shume? Cila eshte arsyeja se pse po jetojme? Ndoshta jemi kriju per te fluturu? Ndoshta ka nje Zot qe ka nje plan per ne dhe qe ne po e injorojme?
Me falni administratore qe pyetjes suaj iu pergjigja me me shume pyetje por jam kurioz me dit’ edhe mendimin e te tjereve.
Pergjigju ketij komenti
po jetojm si pulaaa
Pergjigju ketij komenti
Shumica e njerezve jetojne pa nje qellim specifik. Mjafton te hame te pime, te punojme, te rrisim femije dhe pastaj vjen vdekja. Me vdekjen gjithcka merr fund dhe pastaj vazhdon brezi i ri e keshtu me radhe.
Por a eshte vetem kaq jeta? A jemi krijuar vetem per kaq apo ka me shume.
Une besoj qe Zoti na ka krijuar per nje mardhenie dinamike me Te qe te shijome miqesine me Te dhe te bekohemi nga urtesia, miresia dhe dashuria e Tij. Por per aq kohe sa nuk do ta kuptojme dhe shijojme kete atehere mund te themi qe jemi thjesht si ajo shqiponja qe jetoi si nje pule per gjithe jeten e saj.
Pergjigju ketij komenti
un mendoj se jetojme per ta njohim zotin dhe ta adhurojm per veq se krijusin tone allahun xh. sh. qe ta fitojm rugen e zotit.
Pergjigju ketij komenti