Enderra qe nuk u shkaterrua
14.05.07-- 22:27-- Jetë të ndryshuara-- 2 Komente--810 shikime
Në vitet nëntëdhjetë e kisha ëndërr të bëhesha muzikant, si Bitëllsat, Rolling Stonsat apo Bob Dilani. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeç fitova një çmim me grupin ‘Ritfolk’ dhe kështu ëndërra u bë realitet; jo në botë apo Evropë, por këtu në Shqipëri dhe për mua kjo nuk ishte diçka e vogël. Para kësaj askush nuk më njihte; tani njihesha kudo nga njerëz që më kërkonin autograf. Megjithatë, në 1997-ën u shkatërrua gjithçka. Nuk ishte më koha për gjëra artistike; njerëzit përpiqeshin të mbijetonin. Para ‘97-ës mendoja se nëse do të realizoja këtë ëndërr, mund të realizoj çdo ëndërr tjetër. Kështu ëndërra që kisha po fryhej. Pas ‘97-ës pashë se sa lehtë mund të shkatërroheshin ëndërrat. Në mendje më vinin disa pyetje: “Ç’ndryshim ka nëse jeton apo vdes? Nëse nuk ka një ëndërr nuk ka kuptim. Atëherë përse jeton?” U përpoqa të kërkoja ndihmë prej njerëzve që njihja, por e kuptova se edhe ata kishin të njëjtat probleme si unë, kështu që si mund të më ndihmonin? Fillova të kërkoja diçka që nuk do të largohej apo të ndryshonte – një ëndërr që nuk mund të shkatërrohej. I thashë vetes: “Atje ku të jetë ky vend, atje është e vërteta.” Kisha dëgjuar se Perëndia është ‘diçka’ që nuk largohet e nuk ndryshon. Thashë: “Perëndi! Nëse ekziston, më ndihmo!” Më ndihmoi dhe unë renda drejt Tij.
Si ka ndikuar besimi yt mënyrën e vënies në jetë të thirrjes tënde si krijues?
Kur je në të vërtetën, gjithçka përshtatet në vendin e duhur. Është diçka shumë e mrekullueshme. Tashmë e di përse këndoj. Kjo nuk është vetëm një njohuri e mendjes; gjithë qenia jote e di përse punon. Është e tmerrshme të jesh në një rrugë dhe të mos e dish ku të çon. Sikur ta dini se ç’lehtësim që është! Në punën që bëj e di se përse luaj qoftë edhe vetëm një akordë. Nëse një këngë i jep lavdi Perëndisë, ndihem i kënaqur. Këndoja pa e ditur përse, por tani e di. Imagjinoni ndryshimin!
Cili është projekti yt i ardhshëm muzikor?
Këngët që kam kënduar gjatë katër viteve të fundit i kam hedhur në një album. Titullohet “Unë besoj” dhe gjendet në dyqanet e Euro Starit. Dëshiroj të nxjerr një album të ri sapo të jetë e mundur. Kam shumë motive por akoma jo tekstet… ndoshta nga viti tjetër.
Çfarë ka qene një gjë e mirë që Perëndia ka bërë për ty javën e fundit?
(Qesh) Ka shumë gjëra! Unë dhe gruaja ime u lutëm të kishim një punë së bashku në të njëjtin projekt. Më pas drejtori i teatrit na tha: “Kemi nevojë për dy aktorë të rinj. A dëshironi të merrni pjesë bashkë në këtë teatër?”
Popularity: 10% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Me te vertete interesante kjo interviste.Ah sikur te gjithe te krishteret qe kane fituar nje lloj popullariteti te shprehnin te njejtin gezim per Perendine.
Pergjigju ketij komenti
Mendoj qe Saimiri ka kuptuar ate qe disa nga kengetaret shqiptare “te krishtere”, qe kane fituar nje lloj popullariteti, nuk e kane kuptuar akoma, per fat te keq. Saimiri nisi karrieren muzikore si nje njeri qe nuk besonte dhe kur arriti ne maj pa qe nuk kishte ate qe mbushte shpirtin e tij (ai artikulli “Kur arrin majen” e shpjegon shume mire) dhe kjo e ndihmoi qe te kuptonte nevojen e tij per Zotin.
Kurse disa kengetare te tjere (disa qe kam ne mend) nisen nga kori i kishes dhe braktisen (te pakten keshtu duket tani nga jeta qe bejne) besimin ne kerkim te majes se karrieres se tyre. Shpesh kur lexoj per ta ne internet mendoj nese kane gjetur permbushje ne vendimin e tyre, nese ia ka vlejtur aq shume sa te linin pas dicka qe nuk u eshte dashur ta blinin apo ta fitonin si dashurine pa kushte, paqen, gezimin te cilat jane frytet dhe premtimet e Perendise per kedo qe beson ne Jezusin dhe ne fund te fundit jane ne thelb te perpjekjeve te cdo ateisti per nje karriere qe do te sjelle keto gjera ne jeten e tyre.
Di te pakten per dy prej ketyre kengetareve (per te cilat lutem) qe megjithe perpjekjet e tyre ende nuk kane fituar asnje cmim te pare, gje te cilen e kishin atehere kur ende mbanin si te cmuar besimin e tyre ne Jezusin, ose te pakten nisen keshtu. Paten sukses sa dolen ne skene. Shpesh pyes nese do te fitojne ndonjehere cmim te pare? Dyshoj se do te ndodhe ndonjehere. Por edhe sikur ta fitojne jam e sigurte qe do te perjetojne zbrazetine qe Saimiri perjetoi, apo qe autori i shkrimit ‘Kur arrin majen” pershkruan duke thene ‘Sikur ta dija se cfare kishte ne maje, nuk do te isha ngjitur kurre”. Une vec lutem qe dita kur do te rikthehen tek Zoti nuk do te jete larg. Sepse tani jane si ai tregetari i margaritareve qe pasi gjen margaritarin me te mire e me te madh, e hedh tutje ne shkembim te ca gureve me pak te cmuar.
Pergjigju ketij komenti