Kryefaqja » Kush është Jezusi?

Une shoh dashurine (shiko videon)

Email kete postim

Eshte interesnte me pa se cfare njerezit shohin tek Jezusi. Muslimanet shohin thjesht nje profet, budistet shohin nje mesues te mire, shumica e shqiptareve as nuk e dine se kush ishte, por te krishteret shohin ne Te dashurine e Zotit ne veprim.

 C.S. Luis në librin e tij “Mere Christianity” (Krishtërimi i pastër) shkruan: “ Po mundohem të parandaloj këdo që kërkon të thotë gjënë më të pamend që njerëzit zakonisht thonë për Jezus Krishtin: – “Jam gati ta pranoj Jezusin si një mësues të madh të moralit, por nuk e pranoj që Ai është Zot”. Kjo është një gjë që ne nuk duhet ta themi. Një njeri i thjeshtë që ka thënë ato gjëra që ka thënë Jezusi, nuk mund të ishte një mësues i madh i moralit. Ai ose ka qenë një i çmendur – në nivelin e një njeriu që thotë se është një vezë e zierë – ose ka qenë vetë Djalli. Ju duhet të bëni zgjedhjen tuaj. Ky njeri ose ka qenë dhe është Biri i Perëndisë, ose është thjesht një i çmendur, ose diçka më keq…. Ju mund ta izoloni Atë si një të çmendur, ose mund ta pështyni dhe ta vrisni si të jetë një demon; ose ju mund të bini para këmbëve të Tij dhe quani Zot dhe Perëndi. Por le të mos nxjerrim përfundime të tilla të pakuptimta se ai ishte një mësues i madh human. Ai nuk na ka lënë asnjë zgjedhje të hapur, as që e kishte ndërmend.”

Cfare shihni ju tek Jezusi? Kush eshte Ai per ju?

Tags: , , , Perendi, , ,

Popularity: 13% [?]

Related Posts

  1. Kush vendos fati apo une?

Share/Bookmark this!

4 Komente »

  • admin (author) thote:

    Bibla na tregon qe Jezusi u lind nga nje e virgjer, jetoi nje jete pa gjynah dhe dha mesim per pak vite ne Palestine para se te kryqezohej ne nje kryq romak. Tre dite pas varrimit te tij, u ringjall nga te vdekurit, u pa nga 500 njerez te ndryshem dhe pastaj u ngrit ne qiell.

    Gjate kesaj kohe ne toke, Jezusi provoi qe kishte fuqi per te falur mekatet, per te flakur jashte demone dhe per te percaktuar perjetesine e njerezve. Me pak fjale, Ai deklaroi qe eshte Zot.

    Pergjigju ketij komenti

  • besimtari thote:

    pershendetje

    Iu kisha keshillu te gjithe krishtereve te lexoni vetem nje here KUR’AN-in ose nje pjese te tij ose vetm nje sur te quajtu SURETU IHLAS. Dhe ta kuptoni fene e vertet. Ta kuptoni se Zoti eshte i GJITHMADHERISHEM, GJITHDIJSHEM,QE NUK KA LIND E AS NUK VDES, QE KA KRIJUAR QDOGJE, dhe me kryesorja se ai e krijoi njeriun pra ai mundesoj qe Jezusi a.s te lind pa baba. Por nuk guxoni te thoni se Jezusi eshte bir i Zotit sepse kjo eshte diqka njerzore e Zoti nuk eshte njeri. AI S’KA LINDUR KË, AS NUK ESHTE I LINDUR. Shikoni ndokund ne Bibel nese shkruhet se Jezusi a.s ka thene se une jam zoti, apo nese ekziston ndonje vend ku te thuhet diqka rreth TRINITETIT. Besomeni se per kete do te pergjigjeni ne diten me te madhe , ne iten e gjykimit.
    Zoti iu udhezofte ne rrugen e drejt, ne rrugen e drites dhe dijes dhe kritikes reale ndaj asaj qe eshet e veretet dhe te trilluares.

    Pergjigju ketij komenti

  • Jaguari thote:

    Pershendetje besimtari,

    Falemnderit per sugjerimet tua. I vjeresoj ato qe ke thene me larte, por ka nje problem (ne fakt ka disa).
    Personalisht e kam lexuar kuranin ne disa copa, por nuk ka pasur asnje efekt, mdje vetem me ka bere keq ne lidhje me te (kuranin).

    Qe Zoti eshte i gjithedijshem, i gjithepushtetshem, sovran, i kudondodhur… keto i di dhe i besojme shume mire ne te krishteret, keto i thote vete bibla.

    Zoti nuk ka lindur asnjehere. Jezusi ishte qe ne krijim, ai ishte para se te krijihej toka dhe gjerat e saj. Ne, pra nuk besojm se Jezusi u krijua ne nje kohe te cakuar (para 2000 vitesh), Ai thjesht u be i dukshem truperisht.
    Lexo kapitullin e pare te ungjillit te Gjonit dhe do e kuptosh te verteten.
    Sa i perket trinitetit, eshte e vertet se fjala TRINI nuk gjendet bukfalisht ne bibel, por nese une te jap nje qe flitet per trinine, cfare do thoshe?
    Shihi keto dy vargje:
    Mateu 28:18 Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.
    19 Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë.

    Shikoje pjesen e fundit ku permendet ATI, BIRI dhe FRYMA e SHENJTE.

    Rrugen e vertet e kemi gjetur, i nderuar besimtari, dhe ajo rruge eshte ajo qe Jezusi ndertoj.
    Gjoni 12:6 Jezusi i tha: Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.

    besimtari, a e ke lexuar biblen ti qe sugjeron kuranin?
    Lexo njehere shkrimet qe jane para shkrimit te kuranit dhe pastaj flasim.

    Cdo te mire,
    Jaguari

    Pergjigju ketij komenti

  • Studenti Ekonomik thote:

    Kisha nje sugjerim per te gjithe ata qe jan pjestar ne kete faqe.Jam duke lexuar nje liber te titulluar “CESHTJA E KRISHTIT”,mendoj se do tiu vlej shume qe ta lexoni,dhe sidomos per ata qe kane pyetje dhe dyshime ne lidhje me vertetesin e Bibles,ayt eshte nje studim i detajuar “gjyqesor” prej nje gazetar shume i njohur ateist qe i pervishet punes intesive per te studiuar mbi veretesine e Bibles,nuk jan mendimet e tij,por te shume studiuesve qe jane diplomuar ne kete fushe duke filluar qe te studimi i deshmimtareve dhe duke vazhduar me arkiologjine etj etj……
    MBASI TA LEXONI DO TIU DUHET ME SHUME BESIM TE QENDRONI NE SKEPTICIZMIN TUAJ SESA TE BESONI KETE TE VERTET TE MADHE.
    Me shume respekt komiseferi@yahoo.it

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 1 June 2007 ne 22:18 ne rubriken Kush është Jezusi? .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka