Sikur te me jepej mundesia te tregoja vetem nje histori…kjo do te ishte historia.
5.06.07-- 22:00-- Jetë të ndryshuara-- 2 Komente--966 shikime
“Ne jemi vendi me i lumtur ne bote, sepse nuk besojme ne Zot, si ato vendet mbrapa malit” – na tha mesuesja ne klasen e 7-te duke drejtuar gishtin e saj nga dritarja drejt maleve ne kufi me Malin e Zi. Une ktheva koken nga malet dhe isha mirenjohes qe kisha lindur ne nje vend si Shqiperia. Kjo ishte hera e pare qe degjova per Zotin dhe e kyca mendjen qe nuk kishte Zot.
Megjithese prinderit e mi kishin nje prapavije fetare, asnjehere nuk folen per Te ne shtepine tone per shkak te rregjimit komunist, sepse si familje ishim ne shenjester.
10 vite me vone kur komunizmi kishte rene, fillova te degjoj me shume per ekzistencen e nje bote shpirterore. Per here te pare ne jeten time degjova qe ekzistonte nje Zot inteligjent qe kishte krijuar gjithcka ne menyre te harmonishme. Kjo ishte dicka krejt ndryshe nga ajo qe kisha mesuar ne Fakultetin e Biologjise.
Nje dite pashe qe ne Universitet kishin ardhur disa studente amerikane te krishtere dhe nga deshira per te praktikuar anglisht gjeta menyren per t’u takuar me to. Biseda u fokusua menjehere ne gjera shpirterore dhe nga kurioziteti qe kisha per te zbuluar me shume kete bote, vendosa te takohesha me ata cdo jave. Ajo qe zbulova ishte e mahnitshme. Jo vetem qe ekzistonte nje Zot inteligjent, por Ai mund te njihej ne menyre personale.
Nje prej ketyre studenteve amerikane me dha nje Bibel dhe per here te pare kuptova qe mesazhi i saj, i pasur me qindra profeci te permbushura, ishte te pajtonte njeriun me Perendine. Jezusi ishte mesazhi i Bibles dhe qe Perendia dhe dashuria e Tij ndaj nesh mund te njihej ne menyre personale permes Tij.
Gjithcka ishte e re dhe kisha nevoje te reflektoja mire. Pas nje studimi te gjate te fakteve mbi ekzistencen, jeten dhe theniet e Jezusit, u binda qe ai ishte me shume se nje njeri. Zoti na paska vizituar ne formen e njeriut. Po pse kjo gje nuk i bente pershtypje njerezve ashtu sic me bente mua? Ndoshta sepse kishin zgjedhur te rrinin indiferente. Ose thjesht kishin turp se cfare do te mendonte fisi. E verteta per mua ishte e mjaftueshme qe t’i besoja Jezusit si Zot dhe Shpetimtar.
Edhe sot jam i mahnitur qe Zoti nuk eshte thjesht nje figure fetare, por nje Person qe mund t’ia njohesh mendimet, deshirat dhe vullnetin. Kjo e ka transformuar jeten time. Sot e di qe ka ende njerez, te cilet nuk e dine qe Zoti ekziston dhe mund te njihet ne nje menyre personale. Nuk e dine qe Ai i do. Prandaj ia kam kushtuar jeten time kesaj gjeje.
“Gjeja me e rralle ne bote eshte te jetosh. Shumica e njerezve vetem ekzistojne.” – Oscar Wilde
Popularity: 15% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

do te ishte interesante te degjonim nga ty me shume se si gjeten pajtim tek ty besimi dhe fakti qe ti ishe student i Biologjise dhe Kimise. Shume njerez nuk i shohin bashke shkencen me besimin. Per kete arsye eshte edhe mahnitese te lexosh historine e Ajnshtajnit tek prezantimi “A ekziston e keqja”
Une mbaj mend njehere qe me duhej te beja nje ese ne lidhje me vepren “Metamorfoza” te Kafkes. Tema ishte “Majmuni i pakufizuar ne lirine e tij. Majmuni njeri i ndrydhur dhe i burgosur”. Ne ate kohe nuk e bera esene sepse thashe qe une nuk besoj ne evolucion, por sot do te doja ta kisha bere ate ese sepse njeriu nuk ishte kurre nje majmun, dhe eshte e vertete qe e ka humbur lirine dhe madheshtine me te cilen u krijua, por arsyeja pse e humbi eshte dikund tjeter.
Pergjigju ketij komenti
Kalimtari, besimi dhe fakti nuk jane dy gjera te ndara. Besimi yne bazohet ne fakte. A ka te perbashket shkenca me besimin? Une dhe Ajnshtajni besojme qe po:)
Per ju qe dini anglisht dhe qe po studioni Bio-Kimi lexoni ne kete webfaqe: http://www.answersingenesis.org/
Pergjigju ketij komenti