pse jemi ketu? – pse jam ketu? – qellimi i jetes?
11.06.07-- 23:54-- Jetë të ndryshuara-- 2 Komente--1,108 shikime
Ndoshta keni dëgjuar për njeriun qëllimi i të cilit në jetë ishte t’i ngjitej një mali. Kur më në fund e arriti majën, ishte tmerrësisht i zhgënjyer. Nuk kishte vend tjetër ku të shkonte, dhe diçka ende i mungonte. Është si puna e futbollistit i cili pasi fiton Kupën e Botës, është i dëshpëruar.
Përvoja ime studentore ishte mjaft e ngjashme me këtë. Nga viti i fundit, kisha arritur gjithçka që njerëzit më kishin thënë se do të më bënte të kënaqur–pjesëtar në shoqatat dhe organizatat studentore, mbrëmjet argëtuese, notat e mira dhe shoqëria me vajza të cilat vërtet më tërhiqnin.
Çdo gjë që doja të arrija ndërsa isha në universitet e arrita. Dhe megjithatë, kur arrita “majën e malit”, ishta ende i pakënaqur. Diçka mungonte ende dhe nuk kisha vend tjetër ku të shkoja.
Sigurisht, asnjë nuk e dinte se ndihesha kështu –nga jashtë nuk e tregoja. Për ironi, ndjeja se shumë nga djemtë e godinës më shikonin me zili. Ndoshta dëshironin që jetët e tyre të ishin më shumë si e imja. Ata nuk e dinin se sa i pakënaqur ndihesha.
Gjithësesi, ekzistonte një grup tjetër djemsh në godinën tonë. Unë i quaja “peshkopët e Biblës”. Edhe pse isha tallur me ta dhe gjithnjë kërkoja arsye që t’i dënoja, kishte diçka tek ta të cilën nuk e kapërdija kollaj…atyre dukej se nuk u mungonte asgjë. Dukej se ata e kishin atë përmbushje të vërtetë që mua më mungonte. Ata dukej se e dinin kuptimin e jetës.
Verën pas vitit tim të fundit shkollor, dikush më ftoi në një studim Bible në kishë. As vetë s’e di pse shkova. Mendoj se ndihesha më i hapur ndaj gjërave shpirtërore se zakonisht. Kur drejtuesi i grupit filloi të mësonte nga Bibla, u shtanga krejt. “I ka rënë pikës.” Mbeta i habitur kur pashë se sa e vërtetë ishte Bibla dhe sa drejtpërdrejt lidhej me jetën time.
Ishte sikur Perëndia po trokiste në derën e zemrës sime…por ende nuk doja ta lija të hynte. Mendoja vazhdimisht se si jeta ime do të ndryshonte dhe se si miqtë e mi do të mendonin se nuk isha në rregull. Kisha frikë. Por, sa më shumë mendoja për Të, aq më shumë Perëndia më ndihmonte të kuptoja se fillimi i një marrëdhënieje me të ishte gjëja e duhur. Kështu që i thashë se sinqerisht doja që Ai të vinte në jetën time.
Çfarë ndodhi më pas është vështirë të përshkruhet. Mund ta shpreh vetëm kështu: “Takova” Perëndinë. Dhe kur e takova Atë zbulova përmbushjen e vërtetë. Ndjeva një plotësi të cilën nuk e kisha përjetuar më parë, sikur një pjesë e zbrazët e imja thellë-thellë në shpirtin tim ishte mbushur–një plotësi që ka qenë pjesë e jetës sime që nga ajo ditë.
Zbulova ishte se përjetimi im nuk ishte unik. Është ajo që Jezu Krishti ofron të bëjë në jetën e gjithësecilit. Ai tha (dhe ende thotë): “Unë jam buka e jetës. Kush vjen tek unë, nuk do të ketë kurrë uri dhe kush beson tek unë, nuk do të ketë kurrë etje.”1 Jezusi na ofron një marrëdhënie me veten e tij.
Jeta ende ka uljet dhe ngritjet e veta, zhgënjimet dhe mundimet e veta. Por ajo që i jep kuptim jetës sime dhe e bën atë kaq të kënaqshme është përmbushja e vërtetë që kam përjetuar në njohjen e Jezu Krishtit.
Popularity: 14% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

une mendoj se kurani eshte liber i pranuar te zoti dhe te tjerat bijne te gjitha ne uje me falni por lexoni diqka nga kurani dhe do te kuptoni se cili liber te ofron tek perendia Selam Alejkum.
Pergjigju ketij komenti
Cati,
Ndoshta do te ishte me interes per lexuesit te dinin tamam se si Kurani te afron te Perendia. Mund te kete njerez qe do te donin te replikonin ne kete teme.
Tung
Pergjigju ketij komenti