Ta duash jetën me gjithë shpirt
9.08.07-- 12:24-- Jeta ime-- 2 Komente--1,751 shikime
Nje fotograf qe ishte duke realizuar nje video gjate nje nderhyrjeje kirurgjikale qe kryhej brenda mitres se nje gruaje “per te korrigjuar nje difekt ne shtyllen kurrizore” tek nje fetus qe sapo kishte mbushur 21 jave (5 muajsh), nuk do ta kishte imagjinuar kurre se makina e tij fotografike do te mund te kapte thirrjen me pasionante ne favor te jetes.
Ndersa Paul Harris realizonte sherbimin ne Universitetin e Vanderbilt ( Nashville , Tenessi) i njohur nga te gjithe si nje nga strukturat me te perparuara ne kete lloj kirurgjie, kap çastin kur femija i vogel nxjerr doren e vogel nga brendesia e mitres, duke shtrenguar gishtin e kirurgut qe po e operonte.
Fotografia spektakolare u publikua ne revista te ndryshme ne SHBA dhe jehona e saj perfshiu te gjithe boten deri sa arriti ne Irlande ku qendrimi kunder lejimit te abortit eshte mjaft i prere.
Dora e vogel qe preku te gjithe boten eshte e Samuel Aleksander, lindja e te cilit ndodhi 28 dhjetorin e kaluar.
Ne se mendojme faktin se kjo foto eshte mjaft emocionuese.
Jeta e femijes varej ne fijen e perit.
Kirurget e dinin shume mire se nuk do te mundeshin qe ta mbanin ne jete jashte mitres se nenes. Per kete arsye ishin te detyruar qe ta operonin brenda barkut te nenes per te korigjuar anomaline e fetusit dhe te rindertonin organin ne menyre qe femija te vazhdonte ritjen e tij fiziologjike.
Per te gjitha keto arsye pamja u konsiderua si nje nga fotot mjekesore me te rendesishme dhe nje dokument i njeres prej nderyrjeve kirurgjikale me te jashtzakonshme te kryer kohet e fundit ne bote.
Samueli eshte pacienti me i vogel ne bote qe i eshte nenshtruar kesaj lloj nderhyrjeje. Eshte e kuptueshme qe tani qe ka lindur ai ti shtrengoje doren Dr. Bruner.
Nje pezantuese e famshme e televizionit amerikan tha se ishte e pamundur qe te mos prekeshe duke pare pamjen e mrekullueshme te dores se vogel qe shtrengonte gishtin e kirurgut dhe qe per analogji te ben te mendosh se si nje dore eshte ne gjendje te shpetoje jete njerezore.
(marre nga oneclickweb.info)
Popularity: 11% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

me te vertete interesante ky femiu
Pergjigju ketij komenti
Kjo fotografi me ben te mendoj me keqardhje per sa here vajza te reja ndonjehere per shkak te mungeses se njohurise, apo edhe te shtyra nga presioni i te dashurit apo nga familja, marrin vendimin per te nderprere nje jete qe po rritet brenda tyre, duke menduar se eshte vetem nje embrion. Shpresoj qe shume djem e vajza te reja ta lexojne dhe te ndergjegjesohen se jeta eshte nje mrekulli e Perendise dhe nje dhurate qe na eshte dhene dhe s’kemi te drejte t’ia heqim askujt.
Per ata qe kane bere nje abort, ose kane ndikuar dike qe te beje nje abort, e di qe mbase ndieheni fajtore dhe ju vjen shume keq. Ka nje lajm te mire dhe shprese per falje dhe ripajtim me Perendine. Jezusi vdiq per ne kur ishim ende mekatare. Ne fakt Ai u gozhdua per shkak te mekateve te mia dhe te tuat. Nese do te dish se si mund te jete e vlefshme per ty falja qe Jezusi dha, shiko tek kjo faqe interneti, lart ne te djathte tek seksioni “Faqet”, faqja “4 ligjet”. Aty shpjegohet shume qarte dhe thjeshte.
Pergjigju ketij komenti