Kryefaqja » Jetë të ndryshuara

Miku im me i ngushte

Email kete postim

TamiKush nuk është ai personi që dëshiron një dashuri të përsosur, një dashuri pa kushte, një person që të pranon ty ashtu siç je dhe pike?

Kur unë isha 7 vjeç, jam njohur me Dashurinë e Përsosur në personin e Jezu Krishtit. Megjithese isha e vogël, kuptoja që s’isha e përsosur vet, që bëja gabime—qoftë në mendimet e mia ndonjëherë rebeluese kundrejt prinderve të mi, qoftë në raste që s’u bindesha atyre. Dhe një ditë mami im më tregoi për Zotin, Krijuesin tonë, dhe për faktin që na deshi kaq shumë, që dërgoi Birin e Tij të vetëm të vdiste në Kryq në vendim tim për mëkatet e mia.

Mami më tregoi që ishte një dhuratë që Zoti më ofronte—dashurinë e Tij të përsosur, faljen e plot për çdo gabim timin—dhe që kjo dhuratë mund të merrej nëpërmjet besimit në Krishtin. Pra, e ftova Krishtin të vinte në jetën time si Shpëtimtarin tim. Dhe që atëherë fillova të njihja këtë dashuri jetëndryshuese—që më pranonte siç isha, por që më ndryshonte nga brenda jashtë… kam parë ndërsa jam rritur në këtë miqësi me Krishtin që Ai vërtetë ka sjellë ndryshimet në karkaterin tim… më përpara kam qenë shumë tipi e pa durueshme… mërzitesha, inatosesha nësë duhet të prisja për ndonjëgjë ose person… me kohë Zoti ka rritur një fryt durimi në jetën time—qoftë për të dëgjuar të tjerët kur flasin, qoftë në situatet jashtë kontrolit tim. Një fushë tjetër ku më ka rritur është në dashurinë dhe dhembshurinë për të tjerët—mund t’i dua të tjerët tani me dashurinë që vet kam marrë nga Zoti—dhe t’i pranoj siç janë, t’i dua edhe kur më lendojnë, të fal edhe kur s’kërkojnë falje.

Kur shkova në shkollën e lart, megjithese kisha njohur dhe përjetuar këtë dashurinë e përsosur në jetën time përmes miqësisë me Krishtin, fillova të ballafaqoja me besimet dhe filosofitë e ndryshme… dhe mendja ime kërkonte evidencë për besimin tim, jo vetëm përvoja… doja të dija nëse kjo që besoja ishte e vërtetë—nëse po, do jepja gjithë jetën duke ndjekur dhe dashur Krishtin—nëse jo, pse të vazhdoja kot? Dhe ndërsa kam lexuar shumë për Krishtin, jetën, vdekjen dhe ringjalljen e Tij, gjithashtu për vërtetësinë e Biblës—u binda plotësisht dhe nga ana intellektuale, që ajo që besoja ishte fakt, dhe një themel ku mund të bazoja jetën time. Kam më shumë se 20 vite që kam njohur këtë dashuri te përsosur, dhe s’jam bërë pishmane asnjëherë… Jezusi ka qenë streha ime në kohë shumë të vështirë, ka qenë miku im më i ngushte dhe besnik, dhe kam gjetur lirinë e vërtetë dhe dashurinë e vërtetë në Të. Jam këtu në Shqipëri sepse kam shumë përzemër që edhe Shqiptarët të njohin Dashurinë e Vërtetë dhe të përjetojnë këtë dhuratë jetëndryshuese. Një varg nga Bibla thotë kështu: 1 Gjoni 4: 9-10 “Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet Tij. Në këtë është dashuria, jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që Ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona.” Faleminderit.

Popularity: 11% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • kalimtari: muslimanja, Isa nuk ka vdekur, por qenka kryqezuar ne vend te tij Juda. Kur e morem vesh kete? Kur u...
    • admin: @muslimanja Muslimanja do te rekomandoja shume qe te mos e vizitosh me shume kete webfaqe me kete mentalitet...
    • muslimanja: Se harova,sa i perket se ka vdekur Isai alehi ue selam,pra Jezusi,e ke gabim…sepse ai nuk ka...
    • UjkuPlak: Goxha koment filozofik ke bere!
    • UjkuPlak: Te tregon UjkuPlak ty se pse nuk ka pasur kuran ne shtepi. Deri ne fund te viteve 90-ta 90% e hoxhallarve...
    • Nysret: shpresoj kjo tmos jet e vertet kjo esht nje dashuri shum e rrall. por thuhet qdo fillim ka dhe fundin e vet...
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 29 September 2007 ne 13:44 ne rubriken Jetë të ndryshuara .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka