Jo per hir te njerezve
3.10.07-- 17:44-- Jetë të ndryshuara-- Asnje koment--915 shikime
Në Dhjetor 1990, isha në vitin e fundit në shkollën e mesme në Tiranë. Një ditë, ndërsa shëtisnim me një shok, dëgjuam të bërtitura që vinin nga konvikti ynë në rrugën e Elbasanit. U drejtuam andej dhe kur mbërritëm tek Liceu, pamë një turmë studentësh që thërrisnin liri, demokraci! Një gardh me policë ishte para tyre. Pas shumë tentativash për të negociuar, policia vendosi ta zgjidhë situatën ndryshe. Ne që vëzhgonim ngjarjen nga larg, sa pamë që policët filluan të qëllojnë studentët për ti shpërndarë, ikëm me vrap. Ndërsa vrapoja, mendja s’më ikte nga skenat e tmerrshme të rrahjeve dhe goditjeve.
Shkova në konvikt, u shtriva në krevat i tronditur dhe mendova, – “C’po ndodh kështu? Mos iu erdhi fundi ëndrrave të mia për të vajtur në shkollë të lartë, pët të gjetur një punë të mirë, për të qënë dikushi në jetë?” Kuptova që po fillonte një kapitull i ri për Shqipërinë, por s’e kisha idenë si do ishte. Kisha frikë mos shkatërroheshin ëndrrat e mia. Nëse nuk realizoheshin, kisha merak se do të dukesha si dështak para familjes e shokëve. Më pëlqente të vleresohesha prej tyre për arritjet e mia.
Pas një viti fillova fakultetin. Gjërat po ecnin mirë. Isha i kënaqur që kisha arritur deri aty. Isha i qetë në vetvete dhe me të tjerët. Një ditë papritur takova disa të huaj. Ishin të krishterë dhe donin të më tregonin për besimin e tyre. Meqënëse studioja për anglisht mendova se ishte rast i mirë ta praktikoja. Gjatë bisedës ata theksuan se cdo njeri ka nevojë të njohë Zotin dhe mënyra e duhur ishte nëpërmjet Jezusit. Ata nuk e dinin që unë i përkisja një feje tjetër. Gjthashtu më sqaruan se Jezusi u kryqëzua për të shlyer mëkatet e gjithë njerëzve pavarësisht nga feja. Më dhuruan një bibël në shqip dhe fillova ta lexoj.
Bibla përshkruante vuajtjet dhe përcmimin që Jezusi kaloi. Ndërsa lexoja, më erdhën në mendje rrahjet dhe goditjet e studentëve një vit më parë. Ata u rrahën, vuajtën dhe u përcmuan që Shqiptarët të gëzonin liri nga shtypja dhe një jetë pa frikë. Ndërsa Bibla tregonte se Jezusi u godit, vuajti dhe u përcmua, që të gjithë njerëzit të gëzonin liri nga mëkati dhe jetë të përjetshme. Kuptova nevojën time për të pranuar Krishtin si shpëtimtar. Thashë: – Jezus faleminderit që vujte dhe u kryqëzove që të kem liri nga mëkati. Të pranoj dhe të besoj ty për jetën time.
Qëllimi im tani nuk ishte të kënaqja njerëzit, që të dukesha i mirë para tyre, por Zotin. Me Zotin isha i sigurtë për të ardhmen time. Vlerësimi nga të tjerët nuk ishte më burimi i kënaqësisë time, por Zoti. Tani kisha më shumë arsye për të qënë njeri i mirë, jo për hir të njerëzve por Zotit, që ishte bërë miku im.
Popularity: 13% [?]
Related Posts
No related posts.
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jepni mendimin tuaj!