Siguria e nje adoleshenti
22.10.07-- 9:15-- Jetë të ndryshuara-- Asnje koment--915 shikime
Kur isha fëmijë kisha shumë frikë nga e ardhmja. E di cfarë, gjithnjë mendoja se do të vinte koha kur do të bëhesha i madh një ditë dhe nuk e dija se cfarë do të ndodhte me mua më vonë, ku do të isha pas 20, 30 apo më shumë vitesh. Po, po, është e vërtet që kjo duket një gjë sa e madhe aq edhe e cuditshme për një femijë. Aq më tepër, edhe ne vetë kemi frikë nga kjo e ardhme!
Një ditë Qershori të vitit 1998, tek sapo kisha mbaruar tetevjecaren, takoj dy persona të cilët drejtonin kishën tek e cila unë shkoja. Pasi më ftojnë për kafe, me gjithë qejf pranoj, isha rreth 14-15 vjec, dhe e kuptoni krenarinë apo deshirën e të ndejturit me më të mëdhenj në moshë. Faktikisht, për të besuarit në Krishtin kisha dëgjuar që në moshën 10-11 vjecare, për shkak se kisha vajt në këtë kishë që në këtë moshë, por si shumë femijë, isha më shumë i dhënë pas lojrave sesa pas atyre që thuheshin aty.
E vërteta ishte që sapo i kisha filluar shenjat e një jete jo fort të mirë (alkooli- ishte i modës në kohën time, dhe tek-tu ndonjë cigare). Është vërtet e bukur teksa zbuloja në bisedë e sipër se të besuarit në Jezu Krishtin përputhej në mënyrë të plotë me atë cfarë po kërkoja: siguri për të ardhmen dhe një jetë në nderim për prindërit. …“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë Jetë të përjetshme.”, kuptoj edhe sot e kësaj dite se nga vjen kjo siguri. Vet Perëndia ashtu si unë, dëshiron për mua që të mos humbas në rrjedhën e kohës, duke i bërë gjërat kot, por që të kem mënyrën më të mirë të jetuarit, që Atij i pëlqen, duke më dhënë mundësin që të kem Shoqëri të përjetshme më Të në Parajsë. Dhe e gjithë kjo vetëm sepse Ai më do mua, Ai të do ty…jo se isha më i mirë se të tjerët, askush s’e meriton, për shkak të Mëkatit (gjërat që Perëndise nuk i pëlqejnë). Por thjesht vendosa të besoj atë cfarë Krishti kishte bërë duke u Kryqëzuar në Kryq, në vendin tim për fajet e mia, duke i besuar si Zot, dhe si Personin që do të më falte mëkatet duke më Shpëtuar nga ato.
Teksa kthej kokën prapa dhe shoh këto vite të jetës time, me siguri pohoj se Zoti është i Mirë. Gjatë gjithë kohës më të vështirë, adoleshencës, kam pasur dikë të cilit mund t’i besoja të fshehtat e zemrës time, tek i cili mund të mbështetesha në kohë të vështira, dhe ky është Jezusi, një mik i vërtet. Në shkollë të lartë dhe më pas fokusi im ndryshoj nga të bërit të gjërave për karrier, për krenari, për pasuri, në të bërit me shumë thjeshtësi dhe dashuri. Kjo besoj se do të ndryshonte jetën e gjithë secilit prej nesh.
Ai më do mua, Ai të do ty…
Popularity: 14% [?]
Related Posts
No related posts.
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jepni mendimin tuaj!