Kryefaqja » Jetë të ndryshuara

I befasuar nga e vërteta

Email kete postim

YlliNjë mbrëmje të bukur korriku ne vitin 1991, një grup i madh të huajsh ishte mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe po  këndonin në kor ca këngë që s’i kisha dëgjuar më parë. Muzika më pëlqeu dhe bashkë me një shok u afruam të dëgjojmë. Dikur gjatë programit një grua u çua dhe po tregonte për jetën e saj. Midis të tjerash ajo tha që ishte mëkatare dhe ishte marrë edhe me drogë, por tani kishte ndryshuar sepse besonte tek Jezusi që kishte vdekur në kryq për mëkatin dhe ishte ringjallur për t’iu dhënë një jetë të re atyre që besojnë.

Kjo ishte befasia ime më e madhe. Këta njerëz kaq të këndshëm, të respektueshëm, të arsimuar dhe të talentuar ishin besimtarë në Zot dhe besonin në përralla me ringjallje! Si ishte e mundur kjo në shekullin e 20-të, në shekullin e shkencës dhe progresit?

Sipas bindjes që kisha formuar nga prindërit, shkolla dhe gjithë propaganda e Shqipërisë ateiste, unë dhe gjithë njerëzit ishim rezultat i evolucionit.

Pas programit nuk mund të ikja pa biseduar pak me ta. I kishin më gjithë mend këto përralla? A kishin dëgjuar ata për Darvinin? A kishin dëgjuar ata për Fojerbahun apo për Frojdin? A nuk e dinin ata se feja ishte krijim i njeriut injorant që nuk dinte si të shpjegonte fenomenet e frikshme e dëshpëruese të jetës dhe kishte nevojë për një patericë që ta bënte të ndihej mirë duke u katandisur në një të sëmurë me një psikozë kaq serioze, sa vetëm shkenca kishte filluar ta shëronte, dhe në Shqipërinë progresive madje ishte arritur të asgjësohej totalisht.

Me anglishten time prej fillestari u përpoqa t’i bindja se ideja e Zotit ishte antishkencore dhe e pabazuar në fakte, kështu që të besosh është foshnjëri. Le ta pranojmë realitetin e ashpër pa zbukurime e iluzione kalamajsh.

Më në fund njëri prej tyre që më kishte dëgjuar me durim për një kohë të gjatë më pyeti nëse unë besoja se kisha ardhur nga majmuni. “Patjetër”, i thashë, “megjithëse nuk më pëlqen, ky është një fakt shkencor.”

Ai theksoi së shkenca merret më prova të përsëritshme dhe të vëzhgueshme, ndërsa pjesa tjetër është teori që edhe mund të ndryshojë herë pas here. “Ti nuk ke parë një majmun të bëhet njeri, apo jo?” vazhdoi ai. “Sigurisht që s’mund të presësh një gjë të tillë,” i thashë unë. “Kjo ka ndodhur para miliona vjetësh.” “Problemi është,” tha ai, “se nga gjithë gërmimet dhe fosilet që kemi sot akoma nuk ka një fakt të qartë të qoftë edhe një specieje të ndërmjetme në zinxhirin e evolucionit. E gjitha është një teori që merret me besim dhe jo sepse ka fakte të mirëfillta shkencore. Ti pra, je një besimtar në teorinë e evolucionit dhe si i tillë je një besimtar, madje edhe më i mahnitshëm (duke përdorur sarkazmën time) se unë që besoj se Zoti krijoi njeriun, sepse është më e vështirë të pranosh që nga majmuni, një qenie më e ulët, doli njeriu, një qenie më e lartë, pa asnjë ndërhyrje përveç kohës dhe rastësisë.”

Kjo ishte befasia ime e dytë. Unë që kisha menduar se mbaja një “botëkuptim shkencor” paskesha qenë besimtar në një teori, jo në fakte! Te gjithe njerezit jane besimtare te nje lloji apo tjeter dhe dallimi me i rendesishem qendron ne vertetesine e asaj qe besojne.

Pas kësaj unë isha gati të mësoja më shumë per te verteten e besimit. Pasi i shqyrtova faktet qe egzistojne, ishte e pabesueshme, po edhe unë arrita në konkluzionin se, në fakt, historia e ngjarjes kyce mbi ringjalljen nuk mund të shpjegohet ndryshe përveçse ashtu si thuhet në Bibël: “Jezus Krishti vdiq, u varros dhe ditën e tretë u ringjall. Iu shfaq Pjetrit dhe te Dymbedhjeteve pastaj Jakobit dhe te gjithe apostujve. Më pas e panë edhe më shumë se 500 vetë në të njëjtën kohë,” shumica e të cilëve ishin akoma gjallë kur shkruhej kjo, në vitin 50 të shekullit të parë.

Pak më vonë kuptova edhe lidhjen e këtij fakti me mua sot. Ai ishte i gjallë. Ai më shihte dhe Ai dëshironte të hynte në jetën time e ta drejtonte sipas qëllimit të Tij për njeriun. Duhej një vendim, por unë s’isha gati t’i ndryshoja planet e mia, dhe pastaj nuk isha dhe nuk bëhesha dot aq i mirë sa ata te Jezusit.

Ne Prill te vitit1992, pas nje takimi interesant tek Piramida ku ishin shpjeguar te tilla gjera, u gjeta i papërgatitur kur Jezusi u duk se më pyeti: “Kush të kërkoi të ndryshosh planet? Kush të pyeti se çfarë planesh ke sonte a nesër, ose pas 1 viti ose pas 10 vjetësh? Unë e di më mirë se ti çfarë do të ndodhë! Kush të kërkoi që të bëhesh djalë i mirë para se të vij unë tek Ti? Unë të bëj të mirë!”  Kjo e fundit “Unë të bëj të mirë,” s’më hiqet as sot nga mendja.

Megjithëse dukej kundër dëshirës sime fillimisht, kur unë si i detyruar i thashë: “Dakord” Jezusit në atë mbrëmje prilli, isha i bindur se kurrë nuk do bëhesha pishman.

Ne ate kohe studioja per skulpture ne Akademine e Arteve ne Tirane. Sot gjithe ditet ia kushtoj perhapjes se ketij lajmi mbi Jezusin e ringjallur. I befasuar nga e verteta dhe duke ndjekur shtegun e saj e gjej veten ne nje hapesire me nje horizont te ri dhe dimensione te reja qe nuk e dija se egzistonin. Kurrë s’e kisha menduar që një ditë arti do më dukej si lodër para dëshirës sime për ta njohur më mirë atë Person dhe fuqinë e ringjalljes së Tij, prandaj as nuk pres që njeri të më kuptojë në lidhje më këtë deri kur ta ketë njohur vetë Personin më të mahnitshëm që jeton prej para lashtësisë, që vdiq, u varros, u ringjall dhe sot rron si ndikimi më i madh në jetën njerëzore.

Ylli H. Doci

Popularity: 13% [?]

Related Posts

  1. Te “Verteta” te ndryshme
  2. Cila eshte e verteta?

Share/Bookmark this!

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 5 November 2007 ne 8:59 ne rubriken Jetë të ndryshuara .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka