Kryefaqja » Jeta ime

Hidhe ne kosh

Email kete postim

Sot ndersa po kthehesha ne shtepi, me zuri syri ne toke nje pakete te grisur te “For you”. Me dha nje ndjesi te sikletshme. Mendova se si kane hedhur dicka te tille ne mes te nje rruge kryesore ne Tirane. Kur u ktheva ne shtepi, mendja m’u kthye tek ajo copez mbeshtjellese prezervativi qe kisha pare. Kur u ktheva ne shtepi, kuptova pjesen tjeter te historise. Tema kryesore e lajmeve ishte ’1 Dhjetori- Dita kunder AID-s”. Kjo sqaronte “For you”-ne e hedhur per toke.

Evropa Lindore me perqindjen me te larte te pacienteve te infektuar nga virusi HIV. Duhet te mbrohemi. Duhet te bejme dicka per ta parandaluar. Si? Duke dhene prezervative! Kjo me ben te qesh. Per nje cift te martuar qe shqyrton metodat e planifikimit familjar, dihet se prezervativi nuk eshte nje mbrojtje 100% e sigurt. Nese nuk eshte nje mbrojtje 100% e sigurte per planifikimin familjar, atehere mendoj se nuk eshte 100% e sigurt as per mbrojtjen nga HIV.

Abstenimi eshte mbrojtja e vetme dhe me e sigurte, 100% e sigurte per nje beqar. Besnikeria bashkeshortore eshte metoda e vetme dhe 100% e sigurte per nje te martuar.

HIV transmetohet permes rrugeve seksuale ne persona qe kryejne marredhenie seksuale me me shume se nje partner/e.

Para disa vitesh u diagnostikova gabimisht me nje tjeter virus te ngjashem me HIV, clamidia. Clamidia transmetohet ne rruge seksuale ashtu si edhe HIV. Doktoresha nuk me dha asnje shpjegim, nuk me beri asnje pyetje, por me dha nje deng me ilace per mua dhe bashkeshortin. U habit farmacistja e lagjes, jo me dozen e ilaceve qe do te pija, por me naivitetin tim. As qe kisha idene se per cfare behej fjale. Fale nje mikeshes sime angleze, mjeke gjinekologe e cila me kishte ndjekur qe ne konsultat e para per planifikimin familjar, dhe kishte ardhur per te trajnuar nje grup gjinekologesh, une shpetova.

“Hidhi ne kosh ilacet”- me tha ajo permes telefonit.

“A te perseris analizat?”- pyeta une me naivitetin tim, duke mos ditur per cfare behej fjale.

“Nese ti me ke thene te verteten kur kemi biseduar bashke, atehere nuk ka asnje shans qe ti te kesh clamidia”- vazhdoi ajo.

Hapa syte une nga ana tjeter e telefonit. Doktoresha vazhdoi te me shpjegonte se clamidia transmetohej ne rruge seksuale, ashtu si HIV nga persona qe kane patur marredhenie me shume partnere. Mora fryme e lehtesuar dhe e gezuar qe Zoti kishte nderhyre ne momentin e duhur, nuk kisha pire asnje kokerr ilaci.

Por pastaj u revoltova. U revoltova me doktoreshen tjeter qe me kishte dhene ato ilace, qe kishte dyshuar se une mund te kisha nje virus te tille. U ndjeva e fyer. E fyer madje shume rende. U nisa per ne klinike, por nuk e gjeta atje. Ne vend te saj, nje mjek tjeter po perpiqej te me mbushte mendjen qe kjo nuk ishte ndonje gje e keqe. Shume njerez e kishin. Grate ishin besnike, po burrat. “Nuk te lejoj te flasesh per burrin tim”- ia preva fjalen.

“Une e di shume mire se me ke jam martuar”. Ndersa ai vazhdonte me justifikimet e tij. Kjo me revoltoi akoma me shume. Ne fakt, perse duhet te me besonte? Perse duhet te mendonte qe une dhe im shoq ishim ndryshe? Cfare kishim ndryshe nga te tjeret? Marredheniet paramartesore dhe kuroreshkelja jane kthyer ne nje gje aq te zakonshme ne ditet tona. Ne fakt ne krenohemi me keto dhe lavderojme ata qe i bejne se qenkerkan moderne, te emancipuar dhe te zote. Bejme te ndihen me turp si demode, te pazhvilluar e te paemancipuar ata qe ende mbrojne dhe jetojne me vlerat e besnikerise paramartesore dhe bashkeshortore.
Vlerat jane kthyer ne tabu. Tabu qe duhen thyer sepse ndryshe nuk mund te ecim perpara. Tabu qe duhen thyer dhe njerez moderne qe duhen mbrojtur me prezervative pastaj.

Nje “For you” qe te mos kesh nje shtatzani te padeshiruar jashte lidhjes martesore.

Nje “for you” qe te mos kesh HIV.

Une e perserita analizen ne fakt. Bera nje analize gjaku sipas keshilles se mjekut. E bera sepse mjeku donte nje fakt shkecor dhe jo fjale per besim e besnikeri bashkeshortore. Me ndriste fytyra kur i cova rezultatet. Beteja mbaroi. Une i hodha ilacet ne kosh. Dhe isha e lumtur. E lumtur sepse ishte bere shume konkrete se arsyeja pse Zoti na thote “jo” per marredhenie seksuale para martese dhe jashte martese eshte per te na mbrojtur dhe jo per te na privuar nga kenaqesia. Ai do qe ne te provojme kenaqesine maksimale dhe nje paqe maksimale qe vjen permes besimit mes dy bashkeshorteve.

Une i hodha ilacet sepse kohe me pare kur i kisha besuar Jezusit, kisha zgjedhur mbrojtjen me te mire per veten.

Po ti a e ke hedhur “For you”-ne qe te dhane dje ne diten nderkombetare te mbrojtjes nga AIDS?

Abstenimi eshte mbrojtja e vetme dhe %100 e sigurte per nje beqar!

Besnikeria bashkeshortore eshte mbrojtja e vetme dhe %100 e sigurte per nje te martuar!

Bej kete dhe jam e sigurte qe do te flesh dath, sic thone ne Kosove. Apo kendej nga ne, fli i qete!

Popularity: 13% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 3 December 2007 ne 9:12 ne rubriken Jeta ime .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka