Flake Shume Flake
6.01.08-- 20:50-- Lufte me jeten-- Asnje koment--639 shikime
Kjo foto nuk eshte marre ne Bosnje. As gjate luftes ne Kosove dhe as ne Irak. Por vetem pak metra larg pazarit te Ri ne Tirane.
Ndoshta ka ardhur koha qe serise se kengeve “zhurme zhurme shume shume zhurme” dhe “goodmorning Albania, pa drita e pa uje ” t’i shtojme kenge te rej si “Flake flake shume flake”.
Vetem ne dy javet e fundit kemi degjuar per disa raste te renies se zjarrit ne banesa, disa per fat te keq me pasoja tragjike. Por kete radhe zjarri nuk eshte me diku ne nje lagje te Tiranes a ne nje fshat te Shqiperise. Kete radhe eshte afer pallatit tim. Dhe kjo eshte e frikshme. Jam lart dhe nga brenda dritares tek shikoj shtepine qe po digjet dhe shtellungat ne qiell, ndjej nxehtesine qe vjen nga jashte.
Vetem disa dite me pare, duke pare pallatin shumekatesh ku banoj dhe duke degjuar lajmet per nje lokal qe u dogj ne zonen e Bllokut, po mendoja se sa te pasigurte jemi. Keto pallate shumekateshe nuk kane asnje shkalle sigurie ne rast te renies se zjarrit. Dhe jo vetem kaq, kur nuk ka drita nuk mund te marresh as ashensorin per nje zbritje urgjente.
Dhe ja, zjarri eshte prane nesh tani. Ndoshta nuk do te kete rrezik per ne, megjithate vendos qe duhet te marr femijet e te dalim. Nuk dua te vihen ne rrezik. Veshim shpejt e shpejt c’te mundim. Vajza e madhe katervjecare po fle ne nje cep te divanit. E marr ashtu sic eshte, me pizhama dhe corape. Pa kepuce. Duhet te marrim pashaportat mendoj. Ne shtepi ka shume sende te tjera qe do na duhen, po mendja ime shkon te pashaportat. Me mire t’i kemi se nese zjarri perhapet ketej, do te digjen dhe kush e di cfare do te heqim per t’i nxjerre prape. Bashkeshorti im me kujton qe po alarmohem kot dhe qe nuk do te marrim asgje me vete. Tek dalim prej shtepise mendoj se asgje nuk eshte sigurte. Gjithcka kemi mbetet pas deres qe mbyllim. Une lutem.
Poshte te hyrja e pallatit ka disa komshinj. Mbase une dukem komshia me e cuditshme. Dikush kur shikon vajzen tone te madhe, e cila nuk ndihet mire, me kujton qe duhet te kujdesem me shume qe te mos semuret, se e dime si eshte klima e Tiranes. Une mendoj qe kam vetem disa muaj qe jam kthyer pas shume vitesh jashte. Jo nuk jam ambientuar. Dhe jo vetem kaq, nuk me duket normale te rri e qete e te bej sehir nje zjarr aq te madh perballe shtepise.
Drekuam afer shtepise, ne nje lokal te qete e familjar ku klientela kryesore eshte e huaj. Ne ishim klientet e cuditshem. Me rroba shtepie, tutat sportive, dy femije ne krahe me pizhama e xhupa siper, dhe nje ne karroce mbeshtjelle ne pallton e madhe te babit dhe pa kepuce. Per pak ndihem ne siklet, sepse ata nuk e dine se cfare na solli aty. Po pastaj them qe nuk ka rendesi. Ne do pushojme e kenaqemi si familje e do te kthehemi kur zjarri te jete fikur.
Kur u kthyem ne shtepi, nje nene te hyrja e pallatit me thote “U ktheve?” Me vjen zor t’i them se ishim te lokali aty afer shtepise. “Ku i nxjerr keta femije ne kete te ftohte? Nuk eshte koha per vizita bije”- vazhdon ajo.
Kurse une mendoj qe me paska marre malli per kete komunikim te ngrohte qe me mungoi atje ne dhe te huaj, ku komshinjte nuk i kapercejne kufijte e nje pershendetjeje.
Sot ndersa shoh ndertesen e shkrumbuar dhe tymin qe ende del prej rrenojave, edhe pse ka rene shi, me vjen ne mendje nje varg ne Bibel i cili thote te mos i fiksosh syte mbi pasurine, sepse ne nje moment ajo merr flatra si shqiponja dhe nuk eshte me.
Sot disa familje kane mbetur ne qiell te hapur. Kerkojne asistence dhe ndihme nga shteti. Ndoshta do te gjejne.
Une njoh Dike qe nuk e kursen ndihmen. Ai eshte Jezusi!
Popularity: 15% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jepni mendimin tuaj!