Kryefaqja » Jetë të ndryshuara

I humbur ne Universin gjigant

Email kete postim

Edi2Më kujtohet si tani momenti kur ndodhesha i ulur pranë gjyshes sime me një foto të universit në dorë dhe i thoja: “Pa hë, moj nëna, ma trego ku është Zoti? E shikon që nuk ka? Ajo më dha një buzeqeshje, dhe unë vazhdova përsëri: “Në kohët tënde nuk kishte foto dhe as njeri nuk e kishte parë Universin, ndaj njerëzit besonin në Zot, kurse tani është ndryshe, nëna.
Zëri i saj akoma më ushton në veshët e mi teksa më thoshte: “Atje është bir, atje.”

Ishte viti 1990 kur për herë të parë dëgjova për eksistencën e Zotit nga gjyshja ime dhe po atë vit kurreshtjen time rreth Tij e zgjoi edhe më shumë filmi “Jezus”.

Ngurtësimi i mendjes sime ndaj ekzistencës së tij filloi të zbutej edhe më tej nga disa broshura që tregonin rreth Tij të cilat rastësisht më ranë në dorë. Më habiste fakti që ato tregonin që njeriu është i përjetshëm.
“E si vallë, nuk e dinë këta që njeriu vdes, si mund të jetë i përjetshëm?”- mendoja shpesh me veten time. Por thellë në zemrën time e dija se duhej të ekzistonte përjetësia, ndryshe bota do ishte pa një kuptim.

U desh disa kohë para se unë të besoja ekzistencën e Zotit dhe jo vetëm kaq por kjo shkoi paralelisht dhe me njohjen e Tij. Kureshtja në lidhje me vërtetësinë e atyre gjërave që kisha dëgjuar për Zotin dhe për Jezus Krishtin më shtyu të shqyrtoja më me seriozitet çështjen “Perëndi”.
I etur për të ditur më shumë rreth kësaj QËNIEJE fillova të lexoja Biblën dhe të shkoja në ambjente ku flitej më shumë rreth saj.

U desh një periudhë kohe që të bindesha në ekzistencën e Zotit dhe vërtetësinë e Jezus Krishtit. Dhe kur kjo ndodhi, brenda vetes kuptova se megjithëse i rrethuar nga shumë njerëz të dashur, sa vetëm dhe sa i humbur kisha qënë në mes të këtij Universi gjigant.
U plotësova brenda vetes kur fillova ta njihja personalisht Krijuesin e Universit.

U lehtësova kur pashë dashurinë e tij të pakushtëzuar nëpërmjet Jezus Krishtit për mua, personalisht.
Çdo njeri bën zgjedhje në jetë, dhe unë jam i lumtur që zgjodha të isha me Krijuesin.

Popularity: 15% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

3 Komente »

  • kalimtari thote:

    Kur e lexova kete histori me preku shume dialogu me nenen, butesia, qetesia siguria dhe thjeshtesia e saj per te thene ” Atje eshte bir, atje”

    Ka shume njerez sot te cilet e hedhin poshte Zotin, duke menduar se jetojme ne epoken e zhvillimit. Dhe harrojne se po sot teknologjia eshte me e zhvilluar se kurre, megjithate njerezimi ende vuan dhe lufton me ceshtje qe jane ne thelb te zemres sone si dashuria, nevoja per ta marre dashurine pa kushte, te cilen bota e dixhitalizuar nuk mund ta jape, sepse nuk mund te buroje prej saj.

    Kush e njohu Zotin dhe e hapi zemren e vete per te, ia hapi zemren nje dashurie te thelle. Qekur njoha Jezusin dhe e pranova se Ai eshte Zoti dhe Shpetimtari im, une njoha dhe mesova se cdo te thote te jesh i kenaqur, pavaresisht nga rrethanat. Kam jetuar ne 3 vende te ndryshme, sot jam kthyer ne Shqiperi. Di qe as mungesa e dritave, as plehrat qe me rrethojne, as kaosi a pluhuri nuk ma kane tronditur paqen e brendshme dhe te qenurit e kenaqur. Mijera shqiptare jetojne jashte trojeve pikerisht per lehtesirat baze te jeteses, te cilat per momentin Shqiperia jone nuk i ofron, te pakten jo te gjitheve. Une po provoj se kur njeh Jezusin, ai e ben shtepine tende kudo qe te shkosh. Ai te jep gezimin dhe deshiren per jeten qe nuk varen nga rrethanat. Kete as shkenca dhe as filozofi me i madh nuk mund te t’i jape.

    Shpresoj dhe lutem qe nese jeni ne nje udhekryq dhe ende nuk e keni pranuar Jezusin, do ta beni sot.

    Pergjigju ketij komenti

  • Muhamed thote:

    shok ,miq ,edhe epr te gjith qe nuk me njohin vetem deshta me ju tregu qe nese do me u perqendru a ka Zot a po nuk ka ather lexojeni librin qe ka derguar KURANIN e ather do te bindeni se ka Zot edhe aj asht vetem ALLAHU -i qofshim fal ti.feja ISLAME eshte feja e vertet
    KURANI asht udh rrefysi jon

    Pergjigju ketij komenti

  • ledia thote:

    me pelqeu shkrimi i mesiperm… une esoj se ka Zot, madje besoj shume tek Ai… por nuk besoj ne Allah… keto jane emertime te kota qe i jane vendosur madheshtorit ZOT. zoti eshte nje dhe per te githe, prandaj nuk eshte nevoja te krijojme Allahun, apo Jehovain si Zot sepse keshtu duam ne…

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 13 January 2008 ne 16:12 ne rubriken Jetë të ndryshuara .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka