Dashuria ne syte e nje djali 10 vjecar
28.01.08-- 9:09-- Jeta ime-- 19 Komente--2,990 shikime
Sot lexova dicka qe m’u duk shume interesante. Disa vizitore te webfaqes sone, kohet e fundit kane qene duke komentuar mbi ate se cfare eshte dashuria.
Nje djale i vogel 10 vjecar, ne nje ese te tij, e pershkruan keshtu dashurine:
“Dashuria eshte dicka qe i ben dy njerez te mendojne se jane te bukur, edhe kur askush tjeter nuk mendon keshtu. Eshte gjithashtu dicka qe i ben dy vete te ulen ngjitur ne nje stol, edhe pse ka mjaft vend dhe askush tjeter nuk eshte ulur aty. Eshte dicka qe i ben dy vete te heshtur kur ne jemi prane tyre. Dhe sapo ne te largohemi, ata s’pushojne se foluri per endrra dhe lule. Ja, kjo eshte gjithcka di per dashurine, deri sa te rritem.”
Nje pershkrim shume interesant i nje djali vetem 10 vjecar. Per fat te keq, shume prej nesh rriten dhe kurre nuk kapim se cfare eshte dashuria.
Meqenese po i afrohemi Shen Valentinit, keto jave do te fokusohemi me shume te tema e dashurise. Do te kemi intervista nga cifte te martuar, nga beqare, nga te dashuruar dhe artikuj te ndryshem. Prandaj na vizitoni here pas here, ose regjistrohuni per t’u lajmeruar pas cdo postimi te ri. Gjithashtu nese keni nje pyetje te vecante ose ceshtje qe doni qe ne te adresojme ketu, apo t’ua drejtojme atyre qe tashme jane te martuar dhe kane ecur para jush ne shtigjet e dashurise, mos ngurroni te na shkruani, sepse pyetjet tuaja jane kenaqesia jone!
Popularity: 35% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Pershendetje miq,
Si fillim desha te tregoj nje tip shakaje te vogel me dashurine apo te dashuruarit!
Dikush tha: Dashuria i ngjane ores me rere. Ashtu sic rera nga pjesa e siperme kalon poshte pak nga pak, keshtu ndodhe edhe me nje te dashuruar! I zbrazet koka (mendja) dhe i mbushet zemra!
Une jam nje i dshuruar, por akoma nuk kam marrur hapa per ti shprehur dashurin vajzes qe e dua!
Jo si ia kam friken asaj, por nuk dua ta humbe!
Kam humbur dy shoqe, dhe nuk dua ta humbe kete tani, prandaj edhe akoma nuk kam marrur ndonje hap me te dukshem!
A mos eshte koha e duhur tani, apo duhet te pres edhe pak?
“Sa i perket Shen Valentinit, nuk merrem me kete feste, sepse dashuria eshte me e rendesishme se vet festa. Shume veta i japin rendesi festes derisa duhet ti japin rendesi dashuries. Dashuria nuk ka dite, ajo eshte e perditeshme”
Cdo te mire,
Jaguari
Pergjigju ketij komenti
Jaguar
une them qe ti duhet t’ia shprehesh dashurine vajzes qe ti do sepse nuk mund te vazhdosh te fshihesh nga frika se do e humbasesh. Nese ajo eshte personi i duhur per ty ajo duhet te jete duke te pritur dhe mund te jete e veshtire edhe per ate qe te vazhdoje kete loje si shoke e shoqe.
Suksese
Do lutemi per kete gje:)
Pergjigju ketij komenti
Jaguar,
mendoj edhe une si admini, qe duhet t’ia shprehesh dashurine vajzes qe ti do. Dashuria e vertete e nxjerr jashte friken, thote nje varg ne Bibel:) E ketu dalim te pyetja se cfare eshte dashuria e vertete:)
Te duash do te thote qe ti je gati te kalosh gjithe jeten me kete person, pavaresisht nga te metat qe ka, ti e pranon me gjithcka, edhe sikur personi te mos ndryshoje kurre. Te rinjte ndonjehere gabohen duke menduar se nje person do te ndryshoje nje te mete pasi te martohet, apo me kalimin e kohes. Ndoshta kjo mund te ndodhe sepse martesa eshte si nje dalte qe skalit te dy personat per te bere NJe te bukur nga te dy. Por martesa automatikisht nuk do ta ndryshoje nje person.
A e njeh mjaft vajzen te cilen thua se e do? A je gati ta duash per gjithe jeten jo vetem ne te mire, por edhe ne te keq? Nese po, mos prit me shume:)
Edhe sikur ajo te mos jete gati tani, Zoti do t’ia beje gati zemren dhe do t’ia ngrohe zemren e zbute frikerat e t’ia beje syte te shkelqejne per ty ne kohen e tij, nese kjo vajze eshte ajo qe Ai ka zgjedhur per ty.
Me pelqen edhe dy fjale te urta ne bibel te cilat thone se kush ka gjetur nje grua te mire ka gjetur favor ne syte e Zotit, dhe tjetra thote qe nje grua e mencur eshte si nje kurore diamantesh ne koken e burrit te saj.
Une shpresoj dhe lutem qe do te gjesh kuroren tende:)
Pergjigju ketij komenti
tung ju pershendes shum jeni ma te mirt veq vazhdoni ?? e sa per tem edhe une e kam nje mendim ? DASHURI esht nje gje shume mir edhe ai qe nuk dashuron ai nuk asht njeri???
Pergjigju ketij komenti
mira Reply:
December 27th, 2008 at 10:16
me te vertet e ke ti!se as un i urrej ata qe skan dashuri:P kshtu qe ju uroj fat e lumturi tunggii ju pershendes veq vazhdoni kshtuh
Pergjigju ketij komenti
rajna Reply:
October 20th, 2009 at 20:32
dhe un them se si dashuria nuk ka.eshte njeriu me i lumtur ne bote ai qe e provon
Pergjigju ketij komenti
ju
pershendes?
Une mendoj se dashurija esht nje gje e mir qdo njeri ka deshri qe te bashkoht me ata qe e do ?/?
dashurja esht nje semundeje e rend qe nuk ka sherim esht keq per ata qe e don dikan e ai as qe edin qe egziston ?
Per dikand TI je BOTA ??… po kur te dashuron bej me besnikri dhe behu krenare dhe e sinqert se DASHURIJA esht nje gje e mir kush din te DASHUROJ ??
ZEMRA e nje femne nuk duhet te lendoht sepse nuke meriton qe te vuaj nese dashuron duaje pa interes sepsenje femen i beson FJALES te nje djalit femna mashtroht let dhe nuke meriton te merr PLAG TE PA SHERUSHME ????
veq mos harroni se dashurija asht nje ndjen shume e mir esht si era qe nuk shihet por endjejm thell ne SHPIRTIN TON / ju dua qao
Pergjigju ketij komenti
Pershendetje! Me pelqeu shume kjo teme dhe mendova te jap dhe une dicka. Une jam nje student nga Elbasani para disa kohesh kam njohur nje vajze, ne fakt jo se e njoh tamam por e shikoj perdite teksa me kalon para syve te mi dhe une si nje njeri prej druri rri e shikoj dhe nuk mund te bej asgje teksa njeriu qe krejt papritur u be per mua nje nder me personat me te rendesishem per mua. Kam muaj qe i shkruaj i jam lutur disa here qe ajo te pranoje te pije te pakten nje kafe me mua por ajo vazhdon me ate kemnguljen edhe pse une i pelqej pasi kete ma ka thene ajo vete ne nje sms qe ajo vete me ka shkruar. Nuk di me c’fare te bej po cmenden nga deshire per ta takuar vetem nje here. Nuk di me c’fare te mendoj pse kaq shume kemngulje per jo nga ana e saj qofte per dhe nje kafe nga ana ime. Ndoshta krenaria e saj e te qenit nje vajze e bukur e ben te mendoje gjera te tjera. Do doja q dikush nga ju qe lexon kete shkrim dhe qe ndoshta nga pervoja e jetes se tij thjesh te me thote c’fare duhet te bej me kete vajze, c’fare duhet ti them une asaj qe te pakten ajo te pranoje te me degjoje vetem nje here. Me nje fjale do te thoja dashuria eshe e papershkrushme, ndoshta vete vdekja ajo eshte. me respekt per ju lexues ardi
Pergjigju ketij komenti
pershendetje..!!
Jam nje vajze adoleshente dhe sa i perket kesaj teme do te thoja qe dashuria eshte diqka qe nuk mund ta blesh me Para..eshte diqka qe mund ta bleje vetem zemra jote..ndoshta ende jam e re te kuptoj se qfare eshte dashuria,dhe qka do te thote te duash me zemer..por e di se poo pate dashurine ne kete bote i ke te gjithaa..!!!.Duaniii qe t`ju duan..
Pergjigju ketij komenti
mira Reply:
December 27th, 2008 at 10:18
ahhh dashuri dashuri ……me bere te vuajj hmmmm uhh brehh
e pershendes te dashurinnnn …….. oh sa e du ohs a e du e puthi fort
Pergjigju ketij komenti
pershendetje Ardi,
gezohem qe na ke vizituar dhe ke lene komentin tuaj.
Gjeja e pare qe me erdhi ne mendje kur e lexova komentin tuaj eshte te dallohet terheqja qe ndiejme ndaj nje personi, nga dashuria. Shpesh keto lloj terheqjesh te forta, nxiten me shume per shkak te paraqitjes se jashtme te nje personi, dhe krijojne tek ne nje imazh jo real dhe perfekt te personit, ngaqe nuk e njohim nga afer. Ato na mundojne per shkak te pamundesise per t’u realizuar. Une do te thosha se ajo qe ndjeni per kete vajze eshte tani per tani vetem nje terheqje shume e forte, sepse dashuria besoj qe lind dhe zhvillohet ne nje marredhenie, ku dy persona kalojne kohe bashke, njohin njeri tjetrin me nga afer dhe jane gati te pranojne personin tjeter me te mirat dhe te metat. Ne fakt dashuri pa pranim te krejt personit dhe pa falje nuk ka. Kam patur ne mend kete per t’iu pergjigjur edhe Artes ne nje koment te sajin, ku ajo na tregon se djali me te cilin eshte lidhur nuk mund ta fale ate per nje lidje qe ka patur perpara tij.
cfare do t’ju keshilloja eshte qe per momentin te respektoni deshiren e saj per te mos u takuar. Prit dhe lerja kohes. Nese Zoti ka kete person per jeten tende, asnje tjeter nuk mund ta marre:) Meqe keni shkembyer mesazhe, me duket e pranueshme qe kur e shikon ne rruge ta pershendesesh. Por vajzat bezdisen shume dhe marrin shume inat personat qe u ngjiten dhe kembengulin, nese nuk kane nje raport miqesie me pare.
keshilla e fundit dhe me e rendesishme jo vetem per ty,por per kedo qe lexon keto postime, dhe nuk e ka njohur Jezusin si Zotin dhe shpetimtarin e vet, une do ta nxisja qe sot sic thote bibla, eshte dita e shpetimit. Sot eshte dita ta ftosh ate ne jeten tende si Zotin dhe Shpetimtarin tend. Une nuk e kam njohur paqen dhe dashurine e vertete derisa njoha Jezusin. Kur njoha Jezusin, njoha qe jeta ka nje melodi dhe qellim me te larte. Qe plani qe Perendia kishte per jeten time ishte i persosur. Qe personi me te cilin doja te martohesha, do te ishte personi qe do te me donte dhe me pranonte te plote, sic jam, me te mirat dhe te keqiat e mia, me sukseset dhe deshtimet. Qe ky person do te ishte besnik dhe do te me donte gjithe jeten dhe qe nuk do te duhej te fshiheshim prej njeri tjetrit dhe te luanim teater. Une e kam takuar kete person, ne kohen e Zotit, dhe sot kur kujtoj ato terheqje te forta te adoleshences dhe viteve te para ne Universitet, me duken aq kot dhe aq larg dashurise se vertete. Nese nuk do te kisha njohur Jezusin, sot mund te isha martuar si cdo kush tjeter, duke mos njohur bukurine dhe embelsine e marteses, bukurine, madheshtine dhe embelsine e te qenurit prind. Te parit e femijeve te mi si dhurata te cmuara nga Perendia, dhe jo si nje barre ne kembet e mia. Perendia e ka krijuar cdo gje te bukur ne kohen e vete, thote nje varg ne Bibel. Une te nxis te njohesh Perendine, Krijuesin tend, dhe atehere do te perjetosh planin e mrekullueshem qe ka per jeten tende, te ardhmen qe ka per ty dhe bashke me te personin e duhur per te bashke udhetuar me ty deri sa vdekja te ju ndaje.
Nese nuk ke degjuar me pare se si mund ta ftosh Jezusin, ose pse duhet ta ftosh Jezusin ne jeten tende, te nxis te lexosh tani 4 ligjet qe jane siper te menuja. Nese ke me shume pyetje, mos ngurro te na shkruash.
Zoti te bekofte sot dhe kete jave
Pergjigju ketij komenti
Pershendetje Kalimtari! Flm per pergjigjen qe me kishe dhene e vleresoj shume. Eshte e vertete qe nje pjese e asaj qe ndjej une per ate vajze vjen nga bukuria e fizikut te saj, por nga nje here ky pelqim kthehet ne dicka qe te ben te vuash ne pafundesi, thjesht pa e kuptuar ti kupton qe je kthyer ne nje person qe s’mund te besh gje tjeter vecse te mendosh per te dhe te gjesh fjalet me te bukura per ti thene se sa shume e pelqen ate edhe pse ndoshta ajo z’do t’ja dije fare nese ti ekziston apo jo. Tashme jam 20 vjec dhe ndoshta s’eshte mire te them qe eshte nje pelqim adoleshentesh. Por, di te them qe ajo qe ndjej per ate vajze s’eshte vetem nje pelqim por, thelle brenda meje dicka tjeter me ushqen besimin se nje dite ajo do te pranoje te pije te pakten nje kafe me mua edhe pse ndoshta thjesht sa per ti thene asaj nga afer ato c’ka une ndjej per te edhe pse me dhemb shpirti kur mendoj se nje dite nuk do te mund t’i shkruaj me. Mendoj se nje pelqim nuk per dike nuk mund te zgjase mes hume se disa jave apo muaj tashme eshte bere nje vit qe ky person per mua eshte bere pjese e pa ndashme e jetes sime. Prej kohesh Frekuentoj nje organizate te krishtere qe quhet “PAQE ME PERENDINE” krijuar ne Kore por ka vite qe ushtron funksionin e saj si shperndares e fjales se ZOTIT dhe aty une kam gjetur shume pergjigje qe ndoshta z’do ti kisha marre kurre. Shume here i jam lutur ZOTIT per ate vajze. Edhe pse e vetmja gje qe kam ditur te bej mire deri tani eshte te vuaj ne heshtje dhe te pres…ndoshta nje dite ZOTI vepron edhe ne te ashtu sic ka vepruar ne mua deri tani dhe lavdi ZOTIT jam shume i kenaqur nga jeta qe po bej edhe pse kam vuajtur shume ne jete per te arritur deri ketu ku jam sot. Me kaq po e mbyll komentin tim. Kalofsh sa me mire
Pergjigju ketij komenti
ola!dashurija eshte si nje lule po qese e ujit ajo lulezon po nese jo ajo do te vyshket .une jam e dashurur e enderra ime eshte qe te jem me ate qe e dua.a do jet ashtu?
Pergjigju ketij komenti
mira Reply:
December 27th, 2008 at 10:21
tung!!!po si jo kshtu asht:me te vertet e ke por a do ta mbrrij dikush ta ujisss ket lule?hahahah .ndoshta ehde ti je e dashuruar?fjolla mduket ?e pate emrin tung ju pershnedes t’gjithve por ma shum FJOLLEN oki se pergjigjen e ke dhen te sakt ahha
Pergjigju ketij komenti
DASHURIA ESHETE E KEQE
Pergjigju ketij komenti
arta Reply:
May 20th, 2010 at 10:56
nuk e paske shijuar sa duhet dashurin ti
Pergjigju ketij komenti
albin gabohesh.ndoshta nuk e ke provuar,,prandaj flet kshu,ose je i zhgenjyer
Pergjigju ketij komenti
jo e ke gabim.ndoshta akoma nuk e ke provuar ose je i zhgenjyer
Pergjigju ketij komenti
per mua dashurija eshe gjeja me e qmushme ne jeten tim
Pergjigju ketij komenti