Nusja qe hengri corapen e burrit!
1.02.08-- 13:22-- Jeta ime-- Nje koment--1,093 shikime
“A ka gje me te bukur se sa te shohesh nje cift te rinjsh, qe shikohen sy me sy dhe perqafohen nen driten e henes?
Po ka, nje gje akoma me te bukur. NJe cift pleqsh qe ecin te kapur dore per dore nen driten e henes.”
Kjo thenie me kujtoi nje cift pleqsh, vjet gjate qendrimit tim ne Budapest. Ishte nje dite e nxehte dhe nga dritarja me terhoqi vemendjen nje burre plak, me kanatiere te bardhe dhe pantallona te shkurtra, qe perpiqej te vraponte me nje shishe uje ne dore. Dukej sikur kishte dale me rrobat e shtepise. Ajo qe pashe pastaj me preku shume. Perballe tij vinte nje plake,e lodhur nga ngjitja e malores dhe vapa. Plaku i zgjati shishen e ujit dhe pasi ajo shoi etjen, u perqafuan gjithe dashuri e mall.
Nisja e nje lidhjeje dashurie dhe kurorezimi i saj ne martese, nuk eshte gjithcka. Te thuash “Po, dua te martohem me ty” nuk do te thote “Ia dolem mbane”. Shume cifte e bejne kete gabim.
Nje nuse e re, e sapokthyer nga muaji i mjaltit ne vend te gezimit, kishte trishtim dhe zhgenjim te madh. Ajo ishte martuar me nje burre me te madh ne moshe. Ajo tha qe nuk kishte mundur te kapercente shokimin e nates se pare, kur burri i saj kishte hequr protezen e dhembeve nga goja dhe e kishte lene ne nje gote me uje ne banje! Edhe pse e dinte qe ai mbante proteze, kurre nuk e kishte imagjinuar se sa e sikletshme do te dukej kjo.
Apo ndoshta keni degjuar per nje cift tjeter. Vajza kishte probleme me eren e gojes, dhe per kete arsye ishte ndare nga gjithe djemte qe kishin dashur ta njihnin. E ema, i kishte dhene nje keshille– te fliste sa me pak.
Djali kishte nje problem tjeter, i mbanin kembet shume ere. Per kete arsye te dashurat e linin. Babai i dha atij nje keshille, te mos i hiqte kurre corapet.
Me keto keshilla, ky djale dhe kjo vajze ia dolen me sukses deri ne vendimin per t’u martuar bashke. Por nata e pare se bashku ishte edhe nata e tmerrit per ta.
Heret ne agim, djalit i del gjumi dhe shikon qe kishte humbur nje corape dhe i frikesuar dhe sikletosur fillon e kerkon corapen, duke u kujdesur te mos beje zhurme qe te mos e zgjoje nusen e tij. Por ajo ndjen dhe pyet:
“ Cfare ka ndodhur?” pyeti ajo pergjumesh.
“Obobo,– u tmerrua ai– ke ngrene corapen time!”
Secili nga ne ka te fshehtat e tij, gjera per te cilat nuk do qe te tjeret te dine per te. Bukuria e pershkrimit te dashurise, nga apostulli Pal, qe postuam dje, qendron ne faktin se ajo lloj dashurie nxjerr jashte friken dhe sikletin qe ne kemi. Nje person qe ka njohur dashurine e persosur dhe pa kushte te Perendise permes Jezusit e ka bere zemren e vete vendbanimin e kesaj lloj dashurie. Dhe kjo e ben ate te afte te pranoje dhe doje pa kushte dikend tjeter. Dashuria e Krijuesit na ben te afte te njohim dhe jetojme sekretin e nje martese te lumtur dhe jetegjate.
Perendia na jep fuqine dhe aftesine qe dikur ne te jemi gjeja me e bukur:
Jo cifti i ri qe eci dore per dore nen driten e henes, qe u martua dhe pastaj zbriti ne toke i tmerruar dhe dikur gjate rruges secili ndoqi rrugen e vet.
Por cifti i ri qe eci dore per dore nen driten e henes, qe u martua dhe qe dobesite qe zbuluan gjate rruges nuk i larguan nga njeri tjetri, por i forcuan me shume. Ai cifti plak qe shijon romancen i perqafuar buze detit!

Popularity: 15% [?]
Related Posts
No related posts.
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

i mir
webi po spo di qka me shkruu vetem vazhd shqiptarii
Pergjigju ketij komenti