Kryefaqja » Jeta ime

Jeta ime ne nje filxhan kafeje

Email kete postim

Coffee-sludge-75

Nuk mbaj mend kur ishte hera e pare qe dikush me lexoi fatin ne nje filxhan kafeje. Ndoshta kur une nisa te pija kafene. Megjithate qysh kur dikush per here te pare pa fatin tim, une dhe kafeja u beme te pandare. Te pandare ne nje menyre te dhimbshme disi. Nuk mund te rrija pa ditur se cfare kishte fati per mua. Kersheria ime per te njohur te ardhmen shkuan pertej kafese, te leximi i dores, te falli me letra, horoskopi e tek cdo gje qe thoshte se lexonte te ardhmen.

Nuk e di nese ndonjehere keni degjuar qe po te vije disa gjera poshte jastekut tend naten, personi qe do te shikoje ne enderr do te ishte bashkeshorti yt. Mos qesh, sepse une e besova kete Sot ka shume si une qe vazhdojne te besojne kete gje. Qe kush e di sa here vene poshte jastekut kreher, pasqyre etj dhe ne mengjes vrasin mendjen se ke pane ne enderr.

Shume shkojne te shkruhen te hoxha a dikush tjeter, qe te mund te gjejne fatin e tyre.

Zelli im ishte aq i madh sa edhe bindja ime se une isha duke u lidhur me Zotin, qe keto gjera vinin prej tij. Kjo me jepte gezim, me bente te ndihesha e vecante, aq e vecante qe mund te kuptoja misteret e se ardhmes.

Nuk ishte deri sa une lexova Biblen qe kjo “dhunti” e zell qe kisha te me fuste friken. Isha futur pa ditur ne zemer te erresires. Erresira me kishte pushtuar zemren cep me cep.

Ndoshta po si une, ti sot nuk e di qe Zoti nuk eshte pas tregimit te fatit ne nje filxhan, apo fall me letra a lexim letrash, a ndonje nuske hoxheje. Qe fati yt nuk eshte i shkruar aty dhe as i varur prej tyre. Ne Dhiaten e Vjeter, Zoti i jep pikerisht nje urdherim hebrenjve qe te mos praktikonin as shortari, as lexim yjesh e as lexim dore e as ndonje gje tjeter qe kishte te bente me leximin e se ardhmes. Keto gjera Ai i quajti gjerat e neveritshme qe benin popujt e tjere.

Bibla na tregon se ditet tona jane te caktuara dhe te dhena nga Perendia, edhe qe ai e njeh secilin prej nesh dhe qe madje fijet e flokut tone jane te numeruara. Perendia ka nje plan te mrekullueshem per secilin prej nesh, e per kete nuk na duhet te keshillohemi me nje medium, por se pari te afrohemi prane Perendise dhe te njohim ate, te pranojme dhuraten e Tij permes sakrifices se Jezusit dhe te ecim keshtu ne jeten e re dhe veprat e mrekullueshme te cilat Ai ka pergatitur per ne qe me pare.

Shiko cfare thuhet ne Bibel

“Por fryti i Frymes eshte: dashuria, gezimi, paqja, durimi, miredashja, miresia, besimi, zemerbutesia, vetekontrolli.” Galatasve 5: 22, Dhiata e Re, Bibla

A mund te imagjinosh per pak si do te dukej jeta jote nese ke keto gjera? Si do te duket martesa dhe familja jote nese ju te dy keni ftuar Jezusin ne zemrat tuaja dhe Fryma e Perendise eshte duke sjelle te gjitha cilesite e permendura me siper?

Kjo eshte cfare Perendia do qe te te dhuroje: dashuri, gezim, paqe, durim, miredashje, miresi, besim, zemerbutesi, vetekontroll.

Sot nese ke deshire te dish me shume per Jezusin, apo cfare do te thote ta pranosh ate ne jeten tende, mos ngurro te na shkruash ose vizito www.jezusi.org dhe lexo http://www.jezusi.org/qengji/?p=27 ose artikujt e tjere qe kane te bejne me pikepyetjet e tua rreth Bibles dhe Jezusit.

Kthehu prape te Unejetoj.org

Popularity: 18% [?]

Related Posts

  1. Nga erdhi bre jeta?
  2. Kur jeta kaloi neper Ballsh
  3. Jeta është plot me “pula”
  4. Juliana Pasha – Jeta qe kam enderruar.

Share/Bookmark this!

3 Komente »

  • kalimtari thote:

    “Te mos gjendet midis teje ndonje qe e kalon birin ose bijen e vet neper zjarr, as ndonje qe praktikon shortarine, ben parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,
    as ai qe perdor yshtje, as mediume qe konsultojne frymat, as magjistare, as ai qe ndjell te vdekurit,
    sepse te gjithe ata qe merren me kete pune neveriten nga Zoti; dhe per shkak te kesaj neverie Zoti eshte duke i perzene para teje.”

    Ligji i Perterire 18: 10-12

    Pergjigju ketij komenti

  • dalfin thote:

    pershendetje nga zemr ng un dalfin,un po sa hyra ne faqen tuaj
    por esht diqk qe shum me pelqe,djhe do vazhdoj te jem me ju ,jeni te pa pare vetem vazhdon

    Pergjigju ketij komenti

  • diturie thote:

    me pelqeu shum ky rrefim i yti .
    me tre vertet ka edhe sot e kesaj dite shum njerez qe besojn ne keso falle siq i themi ne ,ne keso ;hiqa;mund ti quaj e nuk e njohin birin e vetrtet te artit tone dhe per kete gje me vjen vertet keq.
    un deshiroj dhe lutem qdo dite qe te shpetohen njerez me miliona te shpetohen sepse ata vertet nuk e dine cili eshte ati yne dhe qfar ka bere ai per ta

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 11 February 2008 ne 18:18 ne rubriken Jeta ime .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka