E fundit vere me te
13.02.08-- 13:09-- Jeta ime-- Nje koment--746 shikime
Ajo doli duke qare nga dhoma ime. Une isha e shokuar. Kishte ardhur tek une permes nje shoqeje, duke m’u lutur qe te mund t’ia shikoja letrat.
Ishte sezoni i pare i provimeve per mua, prandaj nuk doja te merresha me gjera te tjera. I fundit sezon per te. Ndoshta e fundit vere ne Tirane. Ajo, si shumica e studenteve te vitit te fundit, kishte nje lidhje dashurie. Nje lidhje dashurie ku dikush po perpiqej te hynte ne mes. Kjo vere e fundit ne Tirane, per te ishte domethenese. Mbas nje muaji do te kthehej ne qytetin e saj. E kush e di nese lidhja e saj me ate djale do t’i rezistonte largesise.
I thashe cfare kisha per t’i thene. Pyetja e saj e fundit me zuri ngushte.
“Po kurora?Po kuroren ku ma le?”
Nuk fola. Nuk dija c’t’i thosha. Nuk shihja asgje per kuroren (martesen) e saj.
Ajo shpertheu ne lote dhe doli nga dhoma.
Kane kaluar shume vite nga ajo pasdite pranverore. Nuk e mbaj mend emrin e saj, por fytyren ende po. Dhe ajo ngjarje eshte e fresket ne kujtesen time. Sepse me tronditi. Per here te pare ishte sikur dikush te me kishte shkundur. Ajo qe e shihja thjesht si dicka per te ndihmuar, apo si argetim, per here te pare mori permasa me te medha.
Disa njerez, si ajo studentja, besonin seriozisht ne ato falle. Nje lajm i keq, apo mos dhenia e nje lajmi te deshiruar, per to ishte fatale.
Ate kohe une dija shume pak per Zotin. Isha ende duke gjetur rrugen time per tek Ai. Isha shume e ngaterruar, ne shume gjera. Por ate dite, edhe pse nuk e dija cfare Bibla thoshte per fallet, horoskopin etj, duke pare ate studente qe doli duke u dridhur nga dhoma ime, une vendosa qe nuk do t’ia shikoja me letrat askujt kurre!
Po cfare na shtyn me kaq deshperim ne deren e nje falltoreje?
Ndjenja e dashurise. Ankthi per te ardhmen.
Dashuria eshte kaq e fuqishme, kaq e mistershme, kaq intensive sa na le pa gjume qofte nga gezimi apo dhimbja. Na mbush me ankth. Ne duam te dime. A na do ai person ashtu si ne e duam? A do te vije tek ne? A duhet ta presim? A jemi te vetmit ne zemren e tij? Ku shkon dhe cfare ben kur nuk eshte me ne? A eshte nje i trete qe po perpiqet te na ndaje? A do te na ndaje? Pyetje si keto e te tjera bombardojne zemren dhe mendjet tona dhe na sjellin frike e ankth. Ne duam te dime, TANI.
Ne anen tjeter Perendia na thote te mos merakosemi per te nesermen pasi e nesermja merakoset vete per veten e vet. Te hedhim cdo merak tek Ai sepse Ai merakoset per ne. Te mos shqetesohemi per asgje, por ne cdo gje te shkojme para Tij me lutje, duke parashtruar kerkesat tona.
Permes profetit Isaia, Ai na thote se edhe sikur nje nene te braktiste foshnjen e vet, ai nuk do te na braktiste ne.
Prape Ai na thote se i njeh mendimet dhe planet qe ka per ne, mendime paqeje dhe te se mires, per te na dhene nje shprese dhe nje te ardhme.
Jezusi tha “Une erdha qe te keni jete e ta keni ate me bollek”.
Miku im, Perendia te do dhe ka nje plan te mrekullueshem per jeten tende! Nuk ke nevoje te shkosh diku per te te lexuar fatin tend, ai dikush nuk eshte Perendia. Ai dikush ndoshta di dhe njeh pjeserisht, Perendia, qe te ka krijuar dhe te do, njeh dhe di gjithcka. Ai dikush nuk ka fuqi te ndryshoje jeten tende. Perendia, qe te do dhe te ka krijuar e te ka dhene jeten, eshte i plotfuqishem dhe ka fuqi dhe deshiren te te jape me te miren!
Sot deshira dhe lutja ime eshte qe te kthehesh te Perendia dhe te besosh Ate dhe te presesh me besim per cfare Ai ka per ty!
Lexo me shume artikuj se si mund ta njohesh Perendine personalisht tek www.jezusi.org dhe mos harro te kthehesh prape ketu.
Popularity: 13% [?]
Related Posts
No related posts.
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

A don te dish si mund ta njohesh Perendine personalisht? Do qe te nisesh nje jete te re me te sot, por nuk di se si?
Lexo 4 ligjet tek menyja e webfaqes ose thjesht kliko tek linku ketu http://unejetoj.org/4-ligjet/
Ne fund te artikullit 4 Ligjet, ka nje lutje te sugjeruar se si mund te ftosh Jezusin ne jeten tende.
Qofte kjo dita e shpetimit tend!
Zoti te bekofte!
Pergjigju ketij komenti