Kryefaqja » Jetë të ndryshuara

Hirushja vdiq

Email kete postim

DottiU rrita me deshiren per t’u martuar dhe te jetoja pergjithmone e lumtur, ashtu si Hirushja. Kur Carli me propozoi, me shume kujdes shtrova hapin per endrren time.

“Do te te ve ty te parin ne jeten time”– i thashe. “A do te me vesh ti te paren ne jeten tende?” Ai me tha qe do ta bente.

Por me mbarimin e muajit tone te mjaltit, mbaroi edhe perkujdesja e Carlit ndaj meje. Ai donte te fokusohej ne karriere. U ndjeva e zhgenjyer dhe e lene pas dore. Ne 12 vitet pasues, une isha ajo qe do te kujdesej per te, duke u perpjekur qe ta bente ate te me donte ashtu sic doja te me donte dikush. Sa me shume perpiqesha une, aq me shume largohej ai prej meje.

Perralla mbaroi.

Depresioni im shtohej, ndersa karriera e Carlit arrinte majat.   Isha e entuziazmuar, kur ai filloi te trajnohej per te shkuar ne Hene. Megjithate thelle thelle mezi po prisja qe kjo te mbaronte. Thelle thelle mendoja “me siguri, kur kjo te mbaroje, ai do te kthehet tek une. Une do te jem e para per te.”

Por ai nuk e beri. Kishte impulse te nje qeni pune. Ndiqte nje liste me qellime, ne te cilen une isha personi i fundit. Fillova te konsideroja divorcin, por vrisja mendjen nese ndonje burre do te mund te me donte ashtu si doja une. Ne fakt, a ekzistonte ndonje gje e tille si martesa e persosur? Nuk me dukej me keshtu.

Ne kerkim te permbushjes.

Fillova te kerkoj gjera qe te me permbushnin. Nisa nje karriere, iu perkushtova dhe punes vullnetare te kishes sime  ne ndihme te te varferve dhe nevojtareve. Asgje nuk funksionoi. Arrita madje te provoja drogen. Por kur edhe marijuana nuk punoi, atehere mendova se ndoshta jeta nuk kishte qellim. Thjesht jeton dhe vdes, kaq eshte. Nuk ka asgje tjeter aty. 

Fillova te mendoj per vetevrasjen. Isha martuar me nje burre te famshmesh, kisha nje shtepi te bukur, femije te shendetshem, nje mal m epara, dhe prape nuk kisha shprese ne jeten time. 

Carli dhe une shkuam ne nje seminar te vecante, te quajtur “Fundjava e rizgjimit shpirteror”. Degjuam se si folesit qe ishin ftuar treguan se pari histori te verteta se si Jezusi kishte sjelle ndryshim ne jeten e tyre. Ata thane se Jezusi u pergjigjej lutjeve-dicka qe une kurre nuk e kisha pare te ndodhte ne jeten time. Ata njerez kishin dashuri dhe gezim.

Kisha provuar gjithcka tjeter, ndaj vendosa te provoja Zotin.  Nuk e dija nese ekzistonte ne te vertete, apo nese Jezusi ishte Biri i Perendise e cfare do te thoshte kjo; thjesht nuk doja me te isha une ne kontroll te jetes sime. 

Nje dashuri e plotesuar.

Fillova ta kerkoja permbushjen tek Zoti. Nisa te lutesha per gjera te ndryshme, dhe mora pergjigje! Po ndodhte gjithmone e gjithmone. Isha bindur se Zoti ekzistonte dhe se Ai u pergjigjej lutjeve!

Me ndimen e Zotit, zemra ime u clirua prej zemerimit. Mesova ta dua Carlin pa kushte, pavaresisht nese do te ma kthente dashurine apo jo.

Sot, Zoti eshte i pari ne jeten time. Ai me ka hequr depresionin, ka sheruar martesen tone dhe me ka dhene nje arsye pse te jetoj. Jeta nuk eshte si nje perralle, por dashuria e Zotit ka plotesuar etjen time me te thelle per nje jete me qellim dhe te kuptimshme. 

Hidhi nje veshtrim jetes tende. Si do ta pershkruaje? E kenaqshme? E nxituar? E gezueshme? Gjithe stres? Qe ecen perpara? E terhequr? Per shume prej nesh jane te gjitha keto nga pak. Ka gjera per te cilat enderrojme t’i bejme nje dite, ka te tjera te cilat do te donim t’i harronim. Ne Bibel na thuhet se Jezusi erdhi per te bere gjithcka te re. Si do te dukej jeta jote nese do te mund ta rifilloje nga e para? 

Te jetosh me shprese.

Nese je duke kerkuar per paqe, ka nje menyre si te balancosh jeten tende. Askush nuk mund te jete i persosur, apo te kete nje jete te persosur. Por cdonjeri prej nesh ka mundesine te perjetoje paqen e persosur qe vjen nga nje marredhenie personale me Perendine, permes Jezu Krishtit. 

Ti mund ta pranosh Jezusin tani, me besim, permes nje lutjeje.

Zot Jezus, dua te te njoh ty vete. Faleminderit qe ke vdekur ne kryq per mekatet e mia. Une e hap deren e jetes sime dhe te ftoj te hysh si Shpetimtari dhe Zoti im. Merre ti ne dore jeten time. Faleminderit qe me ke falur mekatet dhe me ke dhene jeten e perjetshme. Me bej personin qe Ti do qe te jem.

A shpreh kjo lutje deshiren e zemres tende? Mund te lutesh keshtu tani, dhe Jezusi do te vije ne jeten tende, ashtu sic ka premtuar.

A eshte kjo jeta qe po kerkon?

Nese ke ftuar Jezusin ne jeten tende, falenderoje Perendine qe eshte ne jeten tende, qe kurre nuk do te te braktise dhe qe tani ke jeten e perjetshme. Ndersa meson me shume per marredhenien tende me Perendine, dhe sa shume Ai te do ty, do ta perjetosh jeten ne plotesine e vete.

Dottie.D marre nga www.powertochange.com

 

Popularity: 18% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • kalimtari: muslimanja, Isa nuk ka vdekur, por qenka kryqezuar ne vend te tij Juda. Kur e morem vesh kete? Kur u...
    • admin: @muslimanja Muslimanja do te rekomandoja shume qe te mos e vizitosh me shume kete webfaqe me kete mentalitet...
    • muslimanja: Se harova,sa i perket se ka vdekur Isai alehi ue selam,pra Jezusi,e ke gabim…sepse ai nuk ka...
    • UjkuPlak: Goxha koment filozofik ke bere!
    • UjkuPlak: Te tregon UjkuPlak ty se pse nuk ka pasur kuran ne shtepi. Deri ne fund te viteve 90-ta 90% e hoxhallarve...
    • Nysret: shpresoj kjo tmos jet e vertet kjo esht nje dashuri shum e rrall. por thuhet qdo fillim ka dhe fundin e vet...
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 15 February 2008 ne 14:57 ne rubriken Jetë të ndryshuara .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka