Kryefaqja » Jetë të ndryshuara

Te riperkufizosh suksesin.

Email kete postim

nga Ed B.

EdBNe 1977, besoja se isha i suskesshem. Isha bashkepronar i nje biznesi te sukseshem. Kisha nje doktorature (Ph.D), isha i martuar dhe kisha tre femije. Besoja qe te gjitha keto i kisha arritur fale kapacitetit dhe zgjuarsise sime. Mendoja qe mund te arrija gjithcka, vetem nese perpiqesha mjaft. Njohurite e mia, vullneti i forte, diplomat e Universitetit dhe titujt qe kisha, suksesi ne biznes ishin te rendesishme per mua, dhe i vura keto gjera permbi cdo gjeje tjeter.

Biri im, Alen kishte prioritete te tjera. Ai u perpoq te me tregonte se cfare ishte Jezusi Krishti per te, por une isha i bindur se nuk kisha nevoje per Jezusin. I thashe Alenit se mund te arrija vete gjithcka doja. Isha nje kundershtues i vendosur i krishterimit, aq sa Aleni i tha nje miku te tij se babai i tij kurre nuk do te behej i krishtere.

Duke lexuar te verteten.

Aleni u semur rende dhe u shtrua ne spital. Kur zemra e tij pushoi, une qendrova pas deres se dhomes se urgjences, i perlpleksur nga dhimbja, ankthi dhe te qenurit i pafuqishem. Ishte aty qe kuptova se nuk mund te beja vete gjithcka. Nuk mund te beja asgje per tim bir, ndersa ai ishte ne kufi te vdekjes. Nuk dija as si te lutesha.

Aleni i mbijetoi sulmit kardiak, por mbeti ne spital per nje kohe te gjate, duke vuajtur nga nje infeksion i rende i kokes. Ai me tha “Zoti e di se c’ben. Nese qellimi i tij eshte qe permes vuajtjeve te mia ti te njohesh Jezusin, atehere gjithcka po kaloj tani ia vlen.”Me kishte lene pa fjale!

I lexova Biblen Alenit cdo dite, te koka e krevatit te tij. Per here te pare, fillova te mesoja per Biblen dhe Jezusin. Besimi i forte i Alenit, i gershetuar me cfare po lexoja ne Bible, me ndihmuan te kuptoja se Jezusi ishte real. Ai shpalli te ishte Bir i Perendise. U binda se Ai me siguri po thoshte te verteten, keshtu qe pranova te besoj theniet e tij.

Paqe pertej kuptimit.

Nje muaj me vone, i kerkova Jezusit te merrte ne dore jeten time, te behej Zoti dhe Shpetimtari im. E dija se Zoti donte qe te kisha nje jete me me shume kuptim. Aleni u gezua tej mase kur i tregova per vendimin tim! Ishte lutur per kete per nje kohe te gjate.

Tre jave pas vendimit tim, Aleni ra ne koma. Per tre dite rresht, isha te koka e shtratit te tij, deri sa me ne fund ai u largua nga kjo jete, per te qene me Zotin dhe Shpetimtarin e tij. Kisha pritur me gezim per nje jete ku babe e bir ndanin te njejtin besim, por tani Aleni nuk jetonte me. Megjithate e dija se tani ai ishte ne parajse dhe qe nje dite do ta shikoja ate perseri. Edhe pse dhimbja ishte goditese, Perendia na dha mua dhe gruas sime nje paqe dhe shprese qe tejkalon cdo lloj arsyeje njerezore. 

Perendia eshte i pari tani ne jeten time. Parimet e mia ne marrjen e vendimeve kane ndryshuar plotesisht. I kerkoj Perendise te me ndihmoje ndersa marr vendime te perditshme te biznesit tim dhe nuk mbeshtetem me thjesht ne mendjen dhe njohurite e mia. Kam pare se urtesia e pafund e Perendise eshte me superiore se sa e imja ne menyre te pakrahasueshme.  Mbi te gjitha, ka gezim ne jeten time, pavaresisht nga cfare ndodh. Dhe e di se kam jeten e perjetshme te cilen e pres me gezim. 

Hidhi nje veshtrim jetes tende. Si do ta pershkruaje? E kenaqshme? E nxituar? E gezueshme? Gjithe stres? Qe ecen perpara? E terhequr? Per shume prej nesh jane te gjitha keto nga pak. Ka gjera per te cilat enderrojme t’i bejme nje dite, ka te tjera te cilat do te donim t’i harronim. Ne Bibel na thuhet se Jezusi erdhi per te bere gjithcka te re. Si do te dukej jeta jote nese do te mund ta rifilloje nga e para? 

Te jetosh me shprese.

Nese je duke kerkuar per paqe, ka nje menyre si te balancosh jeten tende. Askush nuk mund te jete i persosur, apo te kete nje jete te persosur. Por cdonjeri prej nesh ka mundesine te perjetoje paqen e persosur qe vjen nga nje marredhenie personale me Perendine, permes Jezu Krishtit. 

Ti mund ta pranosh Jezusin tani, me besim, permes nje lutjeje.

Zot Jezus, dua te te njoh ty vete. Faleminderit qe ke vdekur ne kryq per mekatet e mia. Une e hap deren e jetes sime dhe te ftoj te hysh si Shpetimtari dhe Zoti im. Merre ti ne dore jeten time. Faleminderit qe me ke falur mekatet dhe me ke dhene jeten e perjetshme. Me bej personin qe Ti do qe te jem.

A shpreh kjo lutje deshiren e zemres tende? Mund te lutesh keshtu tani, dhe Jezusi do te vije ne jeten tende, ashtu sic ka premtuar.

A eshte kjo jeta qe po kerkon?

Nese ke ftuar Jezusin ne jeten tende, falenderoje Perendine qe eshte ne jeten tende, qe kurre nuk do te te braktise dhe qe tani ke jeten e perjetshme. Ndersa meson me shume per marredhenien tende me Perendine, dhe sa shume Ai te do ty, do ta perjetosh jeten ne plotesine e vete.

marre nga www.powertochange.com

 

 

Popularity: 18% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 15 February 2008 ne 16:16 ne rubriken Jetë të ndryshuara .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka