Te lutem, mos e perziej vellane!
16.02.08-- 12:45-- Lufte me jeten-- Nje koment--766 shikime
“E qelluan sepse kishte prekur me berryl motren e tyre”.
I riu eshte rende ne spitalin ushtarak ketu ne Tirane. Keto dite veshet tane degjojne histori hakmarrjeje nga me te ndryshmet. Spikerja e Top Channel tha se kjo eshte nga ato rastet ekstreme.
Viktima duket se kishte prekur me berryl nje vajze, e cila kur kishte shkuar ne shtepi, u kishte thene vellezerve. Ata rrahin viktimen dhe se fundi nxjerrin pistoleten dhe e qellojne.
Per nje cast me duket sikur po shikoj nje film me kauboje.
Kjo me kujton gjithashtu moshen time te pubertetit dhe adoleshences ne qytetin tim. Une kam nje vella me te madh. Ai ishte futbollist. Kishte shume shoke e miq, e fansa, midis tyre edhe ata nga me te fortet e qytetit. Keshtu qe u rrita me sigurine se i kisha krahet e ngrohte, qe askush nuk mund te me hidhte nje fjale ne rruge apo te me ngacmonte.
Megjithate duke degjuar sherret e shumta qe beheshin per shkak te nje ngacmimi, une vendosa qe nuk do t’i thosha kurre tim vellai per nje fjale a ngacmim ne rruge. Nuk do ta perzieja kurre tim vella, sepse per mua jeta e tij dhe e ardhmja e tij kishte me shume rendesi se sa nje fjale e hedhur nga nje djale i pamend ne rruge.
Me kujtohet nje dite, po kthehesha nga dyqani i bukes, kur nje djale i lagjes, qe kishte kohe qe me ngacmonte, m’u vu pas duke me hedhur fjale. Nuk i ktheva pergjigje, por vazhdova rrugen. Nuk kisha pare qe im vella ishte ne dritare ne ate kohe dhe pa gjithcka. Ate pasdite nje shoqe me tregoi se vellai im e kishte rrahur djalin qe me hodhi fjale. Atehere ai ishte 14 vjec.
Kjo e perforcoi me shume bindjen time qe nuk do ta perzieja vellane tim, vetem nese jeta ime do te vihej seriozisht ne rrezik.
Nese je vajze dhe lexon kete sot, e nese ke nje vella a shok a kusheri qe eshte gati te luftoje per ty, te lutem mos e perzje per nje fjale kot qe te hidhet ne rruge. Por une te keshilloj te mesosh te perballosh vete ngacmime jo serioze. Mund te shmangesh nje tragjedi gjaknxehtesie nese tregohesh e kujdesshme.
Kane qene dy keshilla qe me kane vlejtur te kaloja adoleshencen, dhe rinine time te hershme pa probleme. Njera keshille ishte nga kusherira ime, e cila sot nuk jeton me. Ajo me tha: “Kur nje djale te hedh fjale ne rruge, mos e kthe koken. As mos i kthe pergjigje. Sepse keshtu do ta nxitesh. Bej nje vesh te shurdher, nje sy qorr, e gojen memece”.
Nese ti kthen pergjigje, je duke nxitur egon e tij prej mashkulli dhe do ta shkallezosh tensionin. Nese thjesht te tha nje fjale ashtu kot per gallate, tani do te te vihet pas prej inatit.
Keshilla e dyte ishte nga mesuesi im i anglishtes. Ai tha qe kur dikush do te na ndalonte per te na propozuar, te mbanim nje qendrim te thjeshte e pergjigje te thjeshte.
“Faleminderit qe ke menduar per mua. Por une nuk po mendoj per nje lidhje. Te lutem mos me ndalo me per kete ceshtje”.
Mos arsyeto me shume me personin. Ai tha dicka pastaj, qe nje djale serioz do te largohej me respekt per ty, dhe do te bindej akoma me shume ne qellimet e tij ndaj teje. Nje djale jo serioz dhe problematik gjithashtu do te largohej me respekt per ty dhe nuk do te te ngacmonte me. Nese i pergjigjesh me inat, sharje e fyerje, do te largosh djalin e mire dhe serioz dhe do te afrosh ate tjetrin qe ti nuk e do, i cili ka gjetur tek ty nje te ngjashem me veten.
Se fundi, qe kur njoha Jezusin dhe e pranova si Zotin dhe Shpetimtarin tim, une kuptova dhe pashe se Zoti eshte Mbrojtesi im. Prandaj mikja ime, Zoti eshte Mbrojtesi yt! Kerkoji atij te te mbroje dhe te te jape urtesi si te perballosh dike qe te bezdis. Por te lutem, mos e perzje vellane tend a dikend tjeter te aferm, per gjera te parendesishme. Do t’i kursesh atij jeten dhe te ardhmen.
Mendo dy here para se t’i thuash per nje fjale a berryl apo shikim.
“A ia vlen qe t’i marresh jeten atij personi per budallallekun e vet? A ia vlen qe vellai, babai, i afermi yt te kaloje pjesen tjeter te jetes ne burg, apo i arratisur, apo i ngujuar ne nje kulle?”
Lere Zoti te luftoje per ty!
Hidhi nje veshtrim jetes tende. Si do ta pershkruaje? E kenaqshme? E nxituar? E gezueshme? Gjithe stres? Qe ecen perpara? E terhequr? Per shume prej nesh jane te gjitha keto nga pak. Ka gjera per te cilat enderrojme t’i bejme nje dite, ka te tjera te cilat do te donim t’i harronim. Ne Bibel na thuhet se Jezusi erdhi per te bere gjithcka te re. Si do te dukej jeta jote nese do te mund ta rifilloje nga e para?
Te jetosh me shprese.
Nese je duke kerkuar per paqe, ka nje menyre si te balancosh jeten tende. Askush nuk mund te jete i persosur, apo te kete nje jete te persosur. Por cdonjeri prej nesh ka mundesine te perjetoje paqen e persosur qe vjen nga nje marredhenie personale me Perendine, permes Jezu Krishtit.
Ti mund ta pranosh Jezusin tani, me besim, permes nje lutjeje.
Zot Jezus, dua te te njoh ty vete. Faleminderit qe ke vdekur ne kryq per mekatet e mia. Une e hap deren e jetes sime dhe te ftoj te hysh si Shpetimtari dhe Zoti im. Merre ti ne dore jeten time. Faleminderit qe me ke falur mekatet dhe me ke dhene jeten e perjetshme. Me bej personin qe Ti do qe te jem.
A shpreh kjo lutje deshiren e zemres tende? Mund te lutesh keshtu tani, dhe Jezusi do te vije ne jeten tende, ashtu sic ka premtuar.
A eshte kjo jeta qe po kerkon?
Nese ke ftuar Jezusin ne jeten tende, falenderoje Perendine qe eshte ne jeten tende, qe kurre nuk do te te braktise dhe qe tani ke jeten e perjetshme. Ndersa meson me shume per marredhenien tende me Perendine, dhe sa shume Ai te do ty, do ta perjetosh jeten ne plotesine e vete.
Popularity: 18% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

ky shkrim me solli ne mend nje histori te vertete. Nje vajze e re (me duket ne Amerike) ishte duke u kthyer ne shtepi. Ishte dimer dhe ishte errur nderkohe. Vajza duhet te kalonte permes nje parku, i cili dukej edhe me i friskshem per shkak te territ dhe qe nuk kishte kalimtare te tjere. Vajza ecen mes per mes duke iu lutur Jezusit qe ta mbronte dhe ruante.
Te nesermen ne ate park kapin nje manjiak seksual, i cili kishte vrare disa viktima dhe ishte ne kerkim nga policia. I pyetur sepse nuk e kishte sulmuar vajzen qe kishte kaluar ate mbremje mes per mes parkut, ai kishte thene se vajza nuk ishte vetem, por nje burre i fuqishem ecte perkrah saj!
Pergjigju ketij komenti