Liri e pergjakur
17.02.08-- 9:46-- Jeta ime-- Asnje koment--462 shikime
Gezuar pavaresine motra e vellezer te Kosoves. Gezimi yne eshte shume i madh, sepse tani do te shijojme lirine e pritur per kaq shume vite.
Kjo liri eshte kaq e cmueshme, por duhet te kujtojme qe kete liri nuk e kemi marre falas. Hashim Thaci tha dje se kjo liri ka kushtuar lumenj gjaku. Qindra mijera njerez kane dhene jeten e tyre per kete pavaresi. Baballaret tane kane rrezikuar gjithcka per kete dite. Kane vene ne rrezik familjet e tyre, reputacionin dhe nderin e tyre. Rrezikuan jetet e tyre dhe sic e dime shume dhane jetet e tyre dhe jetet e femijeve te tyre, ne menyre qe ne te shijojme kete dite dhe ditet qe vijne ne vazhdim. Prandaj liria nuk eshte falas, por eshte shume e kushtueshme.
2000 vjet me pare gjaku i nje 30 vjecari u derdh ne toke ne menyre qe ne te perjetojme lirine e perjetshme.
Por ky 30 vjecar nuk ishte thjesht nje njeri, sepse nje njeri nuk mund te sjelle lirine per te gjithe njerezimin, por te krishteret e njohin si Biri i Perendise (dhe kete Ai e provoi me jeten e tij). Dhe si i tille ai erdhi per te sjelle clirimin nga mekati, clirimin nga vdekja. Bibla thote qe “paga e mekatit eshte vdekja” (ndarja shpirterore nga Perendia).
A ka ndonje liri me te madhe se clirimi nga vdekja e perjetshme? Ne mund ta shijojme pavaresine e Kosoves edhe per 20, 30, 50 vitet e ardhshme, qe eshte nje pavaresi e perkohshme derisa te vdesim, por a do te mund te shijojme perjetesine dhe clirimin nga vdekja e perjetshme?
Bibla thote: “nëse Biri do t`ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë” (Gj 8:36).
Ashtu sic liria e Kosoves nuk ishte falas, por u mor me shume gjak, ashtu edhe liria nga vdekja kerkoi shume gjak. Jezusi, Biri i Perendise, derdhi gjak ne menyre qe ne te marrim ate.
Ashtu sic baballaret tane dhane jeten e bijve te tyre per lirine e Kosoves, ashtu Zoti dha jeten e Birit te tij per lirine tone me jeten e perjetshme.
“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Gjoni 3:16, Bibla
Popularity: 12% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jepni mendimin tuaj!