Lopa me e shtrenjte ne bote!
24.02.08-- 9:57-- Lufte me jeten-- 2 Komente--997 shikime
Kjo lope qe shikoni ne foto, nuk eshte ajo per te cilen po flasim. Ajo lope nuk mund te gjendet vecse ne fshatin Trush te Shkodres. Ajo kushton aq shume saqe mori tre jete njerezish.
Para pak ditesh nje burre e nje grua u gjenden te vrare pak metra nga njeri tjetri. Ne fillim, nga ajo qe mediat thane, nuk ishte e qarte nese gruaja u vra nga te afermit e bashkeshortit, sepse kjo kishte vrare te shoqin.
Dje zbardhet rasti. Nje konflikt banal. Dy njerez qe vriten sepse lopa e tyre u fut te kulloste ne tokat e komshiut!!
Para nje jave gjithashtu nje tjeter burre vrau vellane, i cili ishte duke punuar token. Kishin kohe qe kishin nje konflikt per ceshtje pronesie te atij rripi toke.
Kur degjon lajme si keto tronditesh. Natyrshem na vijne pyetje te cilat jane te veshtira per t’u pergjigjur. Cfare po ndodh ne Shqiperi? Ku ka perfunduar njeriu? Kaq shume eshte cvleresuar jeta, sa bari qe hengri nje lope te kushtoje me shume se jeta e dy bashkeshorteve? Kaq eshte cvleresuar te qenurit te nje gjaku, sa nje vella merr armen dhe vret vellane e vet?
Ne mendje me vjen vellavrasja me e hershme e njerezimit, e para vellavrasje ne fakt. Kaini qe vret Abelin. Per cfare? Nga zilia. Abeli ishte blegtor e Kaini fermer. Por dukej qe blegtorit po i shkonte puna me mire se sa fermerit.
Adami dhe Eva, per here te pare perjetuan ne menyren me te dhimbshme dhe me te thelle, pasojat dramatike te mekatit te tyre– mosbindja ndaj Perendise.
Qe nga ajo kohe te gjithe kemi trasheguar kete mosbindje dhe pasojat dramatike te saj i shohim cdo dite. Njerezimi nuk ishte me njesoj qe kur Eva dhe Adami hengren frutin e pemes se njohjes se te keqes dhe te se mires.
Bibla e pershkruan kete gjendje duke thene se e gjithe krijesa, jo vetem njeriu, por e gjithe krijesa renkon dhe mezi pret shpengimin.
Askush nga ne nuk mendon se eshte nje vrases, por vrasesi per cudi fle brenda secilit prej nesh. Ai zgjohet kur ne zgjedhim te mos falim, por te marrim hakun tone. Ai zgjohet kur duam te shkoje e jona ne vend. Ai zgjohet kur nga lakmia per para marrim jeten e dikujt tjeter, per te perfituar prej pasurise se tij. Sic ishte rasti i te riut britanik, i cili u vra nga shoku i vet i ngushte shqiptar, per t’i rrembyer sendet e arit qe kishte. Kur degjova lajmet, m’u rrenqeth mishi. E pra, sot jeta e njeriut vlen me pak se nje byzylyk ari, vlen me pak se nje lope, vlen me pak se nje pellembe toke!!
Popularity: 16% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Uau, paskemi qene te dy ne te njejtin mendim. Sapo publikova nje artikull te ngjashem me kete tek http://www.jezusi.org
Per ta lexuar kete artikull te lutem shko tek: http://www.jezusi.org/qengji/?p=43
Bekime
Administratori i jezusi.org
Pergjigju ketij komenti
jeta ne nje besim te drejte eshte ajo qe te ben te afte te ndash te miren nga e keqia te jotosh per nje arsye te vertet qe do te jete vendimtare per ty dhe do te te jape nderimin e perjetshem
Pergjigju ketij komenti