Kryefaqja » Lufte me jeten

Implantim veshi

Email kete postim

Mbase po te isha gazetare, ky do te ishte emisioni im. Dhe do te kishte shume sukses. Ju e dini pse. Njerezit vdesin per t’u ankuar. Ca me shkak e ca pa shkak. Ca me vend e ca pa vend, e shumica ne fakt ne vendin e gabuar.

Complaining_manEshte nje emision televiziv qe sa e shikoj, menjehere  nderroj stacionin. Programi duhet te ishte terheqes ne fakt, sepse tema qe trajton eshte nje nga plaget e shoqerise se sotme shqiptare. Por ne vend qe te me terheq, me shkakton nje lloj irritimi qe e ben te pashmangshem marrjen e telekomandes dhe nderrimit te stacionit.

Po cfare eshte ky emision? Eh, ky emision eshte me qesharaku qe me kane pare syte nder emisionet e stacioneve shqiptare. Ndryshe ky emision mund te quhej “Shfryh dufin se askush nuk te degjon ne qeveri, por as ketu nuk te degjon njeri”.  Shpesh pyes veten se pse njerezit harxhojne leket dhe kohen per te marre ne telefon, kur i pret ne anen tjeter nje gazetare, te cilen edhe syri me pa eksperience e kupton se as qe nuk i intereson hic halli qe po degjon. Jo vetem kaq, por ajo dhe stafi i saj nuk bejne asgje me keto ankesa.

Kjo gazetare ka kapur nje element shume te rendesishem. Nevojen njerezore per t’u shprehur. Nevojen njerezore per te qene i degjuar, sidomos kur te eshte bere nje padrejtesi. Dhe ajo thjesht ka shfrytezuar kete per te patur nje emision te “suksesshem”. Pretendon qe te behet nje vesh ose me mire ka implantuar nje vesh te shurdhet. Pasi duket qe nuk e ka mendjen hic kur njerezit marrin ne telefon dhe “denoncojne” rastet e tyre.

Kur has ne kete emision, ne ato 5 minuta te vetme qe e duroj per ta degjuar, mendja natyrshem me shkon te Ligjvenesi, Avokati dhe Gjykatesi i Drejte dhe i Pakorruptuar. Shume nuk e njohin dhe nuk e dine se Ai me tamam degjon dhe jo vetem kaq, Ai vepron. Ai kenaqet te vere drejtesine. 

Miqte e mi, ky eshte Perendia! Perendia te degjon. Perendia te pergjigjet. Perendia merakoset per ty. Perendia eshte Ligjvenesi dhe Gjykatesi i persosur dhe i pakorruptuar. Perendia shikon padrejtesine qe te eshte bere, dhimbjen qe te eshte shkaktuar. Perendia kujdeset. Sepse TE DO!

Shikoni keto premtime te mrekullueshme ne Bibel:

“Dhe gjithe merakun tuaj hidheni mbi Te (Perendine) sepse Ai merakoset per ju” I Pjetri 5:7

“Mos u shqetesoni per asgje, por, ne cdo gje, ia parashtroni kerkesat tuaja Perendise me ane lutjesh dhe pergjerimesh me falenderim. Dhe paqja e Perendise qe ia tejkalon cdo zgjuarsie, do te ruaje zemrat tuaja dhe mendjet tuaja ne Krishtin Jezus” Filipianeve 4:6–7

Miku im, nese sot dicka ta trazon zemren e te le pa gjume, mos ngurro t’i therrasesh Perendise qe te do dhe kujdeset per ty. Ai nuk eshte nje vesh artificial per ty, nuk eshte i interesuar qe thjesht te bej nje emision duke shfrytezuar hallin tend, por Ai merakoset per ty! Ai do qe ti te kesh paqe ne zemer dhe paqe ne mendje permes cdo lloj situate. A ke vene re se shume njerez tregojne se perjetojne shume paqe pasi e pranojne Jezusin si shpetimtar ne jeten e tyre dhe se nje nga ndryshimet qe vene re ne jeten e tyre eshte pikerisht paqja? Ishte keshtu per mua. Nje paqe qe nuk e kuptoja dhe nuk e kisha provuar kurre me pare. Eshte nje paqe qe me shoqeron ende.

Sot ti mund te ftosh Jezusin, ate qe Bibla thote se eshte Princi i Paqes, te vije ne jeten tende si Zoti dhe Shpetimtari yt. Tani mund te lutesh keshtu:

“Zot Jezus, kam nevoje per ty. Faleminderit qe ke vdekur ne kryq dhe m’i ke falur mekatet dhe me ke dhene jeten e perjetshme. Une e hap zemren time dhe te ftoj si Zotin dhe Shpetimtarin tim, si Princin tim te Paqes. Merre ti ne dore jeten time dhe beme personin qe ti deshiron te jem. Amen”

Nese je lutur keshtu me besim, Jezusi ka ardhur ne jeten tende. Ti ke marre faljen e mekateve dhe jeten e perjetshme. Falenderoje shpesh Perendine per dhuraten e tij. Gjithashtu ne do te gezoheshim te na shkruanit nese e keni marre kete vendim sot.

-

 

Popularity: 16% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

Nje Koment »

  • kalimtari thote:

    Mbreme me doli nga mendja kjo. Shpesh ne marrim ca mesazhe te ngrohte e disi te cuditshem, sepse jane me te ngrohte se sa per njerez qe nuk njihen. Dhe dje erdhi nje mesazh nga nje vajze qe e perdorte per here te pare sherbimin SMS falas, dhe qe mesazhin e saj e kishte cuar si koment dhe jo si sms. Atehere kuptova se pse disave prej jush nuk u shkojne sms-te ne destinacion. Keto javet e fundit, disa here kemi marre e-maila nga vizitore te inatosur, qe nuk e kane permbajtur dot veten dhe u ka shkruar dora para mendjes, sepse kane zbrazur gjithe fjalorin e tyre te rruges. Kjo ka ndodhur sidomos kur SMS falas “nuk punon” sipas tyre.

    Dy sqarime ne lidhje me kete.

    1- Shume nga ju ende nuk dine te perdorin kete sherbim. Ne vend qe t’ua coni sms-te miqve tuaj, na i dergoni ne si koment. Prandaj SMS-ja nuk shkoi ne vendin ku doje ti:) Ju lutemi te klikoni tek Ikona e SMS falas ne kryefaqe dhe pastaj ndiqni udhezimet perkatese. Vetem atehere mesazhi juaj do te shkoje tek personi dhe jo tek ne.

    2- Ky eshte nje nga sherbimet me te perdorura ne webfaqen tone dhe ka plot raste kur rrjeti eshte shume i ngarkuar dhe sherbimi nuk punon. ju lutemi te provoni prape, ose pak me vone. Une vet e bej kete.

    mire pra kaq per sms-te, shpresoj t’ju hyj ne pune.

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • kalimtari: muslimanja, Isa nuk ka vdekur, por qenka kryqezuar ne vend te tij Juda. Kur e morem vesh kete? Kur u...
    • admin: @muslimanja Muslimanja do te rekomandoja shume qe te mos e vizitosh me shume kete webfaqe me kete mentalitet...
    • muslimanja: Se harova,sa i perket se ka vdekur Isai alehi ue selam,pra Jezusi,e ke gabim…sepse ai nuk ka...
    • UjkuPlak: Goxha koment filozofik ke bere!
    • UjkuPlak: Te tregon UjkuPlak ty se pse nuk ka pasur kuran ne shtepi. Deri ne fund te viteve 90-ta 90% e hoxhallarve...
    • Nysret: shpresoj kjo tmos jet e vertet kjo esht nje dashuri shum e rrall. por thuhet qdo fillim ka dhe fundin e vet...
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 4 March 2008 ne 1:31 ne rubriken Lufte me jeten .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka