Nga goja e nje modeleje- Pjesa I
5.03.08-- 15:23-- Lufte me jeten-- Asnje koment--780 shikime
“E mësova të vërtetën kur isha 17 vjec-dashuria është vetëm për mbretëreshat e bukura” ishte kënga që po dëgjoja në makinë.
Duke qënë një vajzë 12 vjecare dhe e dobët, besoja se nëse do të isha e bukur jeta ime do të ishte e përsosur.
Pas 4 vjetësh në moshën 16 vjec, unë u zgjodha në mes të 200 vajzave, të shkoja në Paris dhe të isha modele.
“ Trupi ytë i drejtë dhe i dobët, flokët bjond që shkëlqejnë dhe sytë e tu blu, do të jenë pashaporta jote e suksesit” më tha agjenti im.
Teen Magazine shkruajti artikullin “ Historia e suksesit të një modeleje-Gjithcka si në një film”
Kërcimet, pijet, mbrëmjet dhe djemtë mbushnin jetën time të mrekullueshme. Jeta ishte gezimi, ishte vec momenti. Por kurrë nuk do të më kishte shkuar në mend se festat e mia me ushqim e pije, do të ndikonin në pamjen time. Në agjensinë e modeleve më thanë se dukesha “e shëndoshë dhe e lodhur”
Një mëngjes kisha për të bërë disa fotografi. Parukieri me shumë kujdes stiloi flokët e mi në një model shumë elegant; pastaj vesha fustanin shumë elegant që kishin sjellë për mua dhe u brëa gati për fotot. Asistentët e studios rregulluan dritat dhe fotografi filloi që të më shikonte nga poshtë lartë e nga lartë poshtë, pastaj u ul dhe tha “ Jo , jo, nuk bën! Shko në shtëpi”
Shija e refuzimit të parë si modele ishte shkatërruese. Më dukej sikur më kishin qëlluar me grusht në stomak. U largova nga studioja dhe rrugës për në shtëpi bleva një pako me cokollata dhe fillova që ta haja të gjithën.
Nuk më pranonin më si modele, sepse isha e shëndoshë.
Gjashtë muaj më vonë e gjeta veten duke jetuar vetëm në një apartament në New York dhe një mëngjes mora një telefonatë : “Agjentja jote, Valeria, thotë që je shëndoshur shumë. A është e vërtet Tanja, që je shëndoshur?”. Këto ishin fjalët e mamasë time .
“Po” iu përgjigja me dënesë “ dhe dukem shumë keq”.
Peshoja 3 kg më shumë se sa isha në fillim. Për një botë modelesh shumë të dobëta, tre kg janë shumë. Kjo shtesë në peshë bëri që faqet e mia të dukeshin më të mbushura dhe kjo shkatërroi ëndrrën time drejt suksesit.
Sa herë që peshohesha ishte një torturë e vërtetë. Për një person standart do të konsiderohesha si një njeri i dobët, por jo për standartet e industrisë së modës dhe sigurisht jo nga agjentja ime e re e modës në New York, Ejlin Ford.
Një ditë, pas një jave të gjatë dhe shkatërruese pa ngrënë asnjë gjë, shkova tek agjentja ime dhe i thashë “ Ejlin , shiko jam dobësuar, jam vetëm 59 kg”. Ajo më pa dhe tha : “Jo duhet të humbësh edhe 3 kg, je akoma e shëndoshë”
Popularity: 16% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jepni mendimin tuaj!