Kryefaqja » Lufte me jeten

Nga goja e nje modeleje-Pjesa II

Email kete postim

Tanja

Stili im i të ushyerit kishte dalë jashtë kontrollit. Sa më shumë që mundohesha të humbisja peshë, aq më shumë haja.  E gjeja veten duke ngrënë akullore dhe pastaj të pija ilace, që do të më lejonin të nxirrja ushqimin. Nisa që të përdorja pilula dhe të bëja gjithcka vetëm që të dobësohesha. Doja që të dukesha përsëri perfekte, por të ngrënit ishte jashtë kontrollit tim, po ashtu si ishte e gjithë jeta ime. Dhe e gjitha kjo vetëm sepse nuk isha më e lumtur, ashtu sic isha kur trupi im ishte shumë i dobët. Ndihesha e shkatërruar.

 Kur shikohesha në pasqyrë, shikoja veten dhe ndihesha se nuk isha një Cherry Ladd, por me dukej vetja si derrkuce. Diku në mes të kësaj që kisha kaluar kisha humbur vërtetësine e jetës. Vlera ime, në sytë e mi dhe të agjentes time, matej me mënyrën se si dukesha nga pamja e jashtme  dhe përderisa nuk dukesha perfekte, u ndjeva e pavlerë.

Duke kërkuar për përgjigje.

Dy vitet në vazhdim fluturova rreth 98000 km si modele. Një boshllëk ishte krijuar në jetën time, të cilin po pëpiqesha ta mbushja me ushqim, alkol dhe drogë. Shkëlqimi i jetës time kishte kohë që ishte zhdukur. Fillova të shkoja në kisha të ndryshme, provova filozofinë e   “ Epokës së Re’, takova fizolofë dhe psikologë, shikoja horoskopin cdo ditë, lexoja libra të ndryshëm për të gjetur përgjigje dhe përmbushje. Por ishte e kotë, asnjë gjë nuk më jepte përgjigje.

Në fund të moshës 18 vjece, kur vajzat normale sa kishin  mbaruar shkollën e mesme dhe kishin filluar të jetonin jetën e tyre, unë isha drejt vetëvrasjes. Nga Zvicra u nisa për në shtëpi, me qëllim që të takohesha më prindërit e mi, para se të vrisja veten.

Gjatë kohës që isha në shtëpi, një shoqe me ftoi në një takim të kishës së saj dhe më tregoi për Jezusin.

“Duhet të pastroj jetën time më parë” i thashë , “pastaj do të besoj në Zotin.”

“Prano Zotin më parë” më tha ajo “dhe pastaj Ai do të të ndihmojë të pastrosh jetën tënde”.

Një mëngjes pastori pyeti “ A keni një boshllëk në jetën tuaj? A jeni përpjekur me të gjitha mënyrat dhe forcat që ta mbushni, por prapë jeni ndierë bosh? Zoti ju do dhe dërgoi Jezusin, Birin e Tij, për mëkatet tuaja, në mënyrë që ju të jetoni më të në parajsë. A doni ta keni jetën e përjetshme? A doni që jeta juaj bosh të mbushet?”

M’u duk sikur po më thërriste mua personalisht. Nuk kishte rëndësi se cfarë kisha arritur në jetë apo se cfarë kisha fituar, unë vazhdoja që të kërkoja atë pjesë që i mungonte jetës time. Fillova të pyesja veten “ Si ka mundësi që pastori di kaq shumë gjëra për mua? Kush ia ka treguar atij?”

Nuk kisha dëgjuar më parë një shpjegim kaq të thjeshtë të  së vërtetës dhe se si të gjeja paqe. Ai nisi të thoshte se si mund ta bëje Jezusin pjesë të jetës  dhe ishte pikërisht  ajo që unë doja të bëja dhe se pastaj Ai do të më ndihmonte mua që të pastroja veten time.

Njeri i ri

Deri në ketë moment unë e njihja Jezusin vetëm nga ana historike. Nuk kisha menduar ndogjëherë se ai kishte të bënte me mua personalisht. Atë ditë unë kuptova se Ai kishte vdekur për mua. Kështu që dola përpara kishës , u ula në gjunjë  dhe iu luta Zotit të merrte jetën time në kontroll.

Pas kësaj jeta ime mori një drejtim tjetër. Zoti më shëroi nga ana psikologjike, emocionale dhe nga ana fizike. Atëherë kur hoqa dorë nga dietat, droga, alkoli në fakt atëherë fillova që të isha shumë më mirë se më parë.

Tetë vjet më vonë fillova që të shkruaja rreth jetës time, gjë që nuk e kisha bërë për shumë vjet. Si një nënë tani po mendoja se si t’i mësoja fëmijët e mi që ta shikojnë veten me sytë e Zotit. Nuk doja që ata të krahasonin veten e tyre me standartet e pamundura të bukurisë të vendosura nga media, të cilat i shikoje në reklama, postera dhe në cdo faqe të parë të revistave të modës.

A do ta kuptojnë ata se vlera e tyre qëndron në Zotin, apo do të kërkonin që të ishin të dobëta si në reklama? Tani u kujtoj gjithmonë fëmijëve të mi, që të kujdesen për trupin e bukur dhe unik që Zoti ju ka dhënë. Zoti shikon zemrën dhe jo paraqitjen. Gjithmonë i inkurajoj fëmijët e mi që të jenë të bukur nga brenda. Vajzat e mia tani janë në një kolegj Biblik dhe po ashtu kanë qenë edhe në Evropë, por si misionare dhe jo si modele, sic unë kisha qenë atje më parë dhe dy djemtë e mi po rriten dita ditës.

Një natë më doli gjumi. Jashtë ishte shumë ftohtë, por unë isha shumë ngrohtë në krevatin tim, shtrirë afër burrit tim. Ai më kishte vendosur krahun e tij rreth belit dhe ishte aq afër meje sa mund të ndieja frymëmarrjen e tij mbi faqen time. U mbusha me paqe dhe kënaqësi. Nëse do të kisha qëndruar në atë hotel vetëm, 22 vjetë më parë, do ta kisha humbur gjithë këtë.

Sot, kujtimet e hidhura, që dikur më pushtonin dhe më dhimbnin,  apo inati nuk kanë më atë efekt që kishin dikur mbi mua.

Akoma ndonjëherë luftoj më faktin se dua të dukem më e re dhe më e dobët. Ndonjëherë nuk dua që të kem fare bark, por për fat të mirë tani e di se bukuria fizike  ka të bëjë vetëm me lëkurën dhe është e përkohshme, por bukuria e vërtetë është e brendshme.

Jam e qetë, sepse Zoti nuk më pranon mua në bazë të masës së pantallonave që vesh, si e kam lëkurën apo se si ndihem kur dal në pasqyrë, por më do aq shumë sa që dha Jezusin, Birin e Tij të dashur, që të vdiste për mua. Me të vërtetë që jam me vlerë për Të.

Me vlerë në sytë e Zotit

Ju jeni të cmuara për Zotin. Ju jeni krijimi i Tij, cdonjëri është një kryevepër e Tij. Cdo markë e njohur veshjesh, vendos etiketën me emrin e saj në të. Even Barbie ka “ Mattel” në pjesën e pasme të jakës. Ne na ka krijuar Zoti dhe ka vendosur firmën e Tij në cdonjërin prej nesh “ Krijuar nga Zoti- Prodhim Orgjinal”

Hidhi një sy jetës tënde. Si do ta përshkruaje? Kënaqësi? E shpejtë? Aventureske? Po ecën para? Keni ngecur pas?

Për shumë nga ne mund të jetë një nga të mësipërmet. Ka gjëra që ne ëndërrojmë që t’i bëjmë një ditë, ka gjëra që do të donim që t’i harronim përgjithmonë. Në Bibël thuhet se Jezusi erdhi që t’i bëjë gjërat të reja. Si do të dukej jeta juaj po të mundnit të fillonit gjithcka nga fillimi , nga një platformë e pastër?

Të jetosh me shpresë.

Nëse je duke kërkuar për paqe , ka një mënyrë që të gjesh balancë në jetën tënde. Askush nuk mund të jetë i përsosur apo të ketë një jetë të përsosur. Por secili nga ne ka mundësinë që të përjetojë hirin e përsosur, përmes një marrëdhënieje personale me Zotin, përmes Jezu Krishtit, Birit të Tij.

Ti mund ta pranosh Krishtin që tani nëpërmjet një lutjeje. Lutja është thjesht një bisedë me Perëndinë. Zoti e njeh zemrën tënde dhe nuk është i interesuar për fjalët e tua, por për qëndrimin e zemrës tënde. Ja një lutje e thjeshtë:

Zot Jezus dua që të njoh personalisht. Faleminderit që vdiqe në kryq për mëkatet e mia. Unë e hap derën e jetës time dhe të kërkoj të vish si Shpëtimtar dhe Zot. Merr kontroll mbi jetën time. Faleminderit që më ke falur mëkatet dhe më ke dhënë jetën e përjetshme. Më bëj personin që Ti do që unë të jem.

A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde? Ti mund të lutesh që tani dhe Jezus Krishti do të hyjë në jetën tënde ashtu sic ka premtuar.

A eshte kjo jeta qe ti po kerkon?

Nëse ke pranuar Krishtin në jetën tënde, falenderoje shpesh që Ai është pjesë e jetës tënde dhe që Ai kurrë nuk do të largohet dhe që ju keni jetën e përjetshme. Dhe ndërsa do të vazhdoni që të njihni më shumë Zotin dhe se sa shumë Ai ju do, gjithashtu  do të përjetoni edhe jetën e plotë dhe me kuptim .

 

Popularity: 19% [?]

Related Posts

  1. Nga goja e nje modeleje- Pjesa I
  2. Permes stuhise (pjesa e pare)
  3. Permes stuhise (pjesa e dyte)
  4. Permes stuhise (pjesa e trete)

Share/Bookmark this!

Nje Koment »

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 6 March 2008 ne 10:14 ne rubriken Lufte me jeten .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka