Kryefaqja » Lufte me jeten

Tragjedia ne Farke, Tirane

Email kete postim

Liqeni farkeSot Shqiperia ka dite zie, per t’u solidarizuar me famljet qe humben te dashurit e tyre sot ne oret e para te mengjesit, ne liqenin e Farkes ne Tirane.

Nje ditelindje qe u kthye ne mort dhe mori jeten e 16 personave, familjare e miq. Personat ishin duke u kthyer prej lokalit ku kishin festuar ditelindjen, me varke ne anen tjeter te liqenit te Farkes. Mendohet se shkak i tragjedise te kete qene mbingarkesa e varkes, por nje djale qe punon ne ate lokal sapo tha per News 24, se personat ishin kthyer me varken me te madhe te lokalit e cila drejtohej vete nga pronari i lokalit. Ky i fundit gjithashtu ka humbur jeten.

Familjaret jane te shokuar. Askush nuk mund ta besoje ate qe ka ndodhur. Vdekja vjen atehere kur nuk e pret. Edhe ne mes te nje gezimi.

Para dy tre javesh lexova nje poeme qe m’i mbushi syte me lote. Ajo thoshte se sikur ta dija qe ishte hera e fundit qe te shikoja duke dale nga ajo dere, do te te mbaja fort dhe s’do te lija te shkoje. Nese do ta dija qe ishte hera e fundit qe te pashe, do te lutesha per ty qe Zoti shpirtin tend te ruante. Sikur ta dija qe ishte hera e fundit qe folem bashke, do te te kisha thene sa shume te doja. E keshtu me radhe. Nje poeme shume prekese qe shpreh dhimbjen permes se ciles kalojme kur humbim me te dashurit tane.

Kohet e fundit kam menduar shume per vdekjen, jo sepse jam fataliste as pesimiste. Por sepse brenda pak muajve dy nga te afermit e mi kane nderruar jete. Kusherira ime, ende e re, e cila nuk i mbijetoi kancerit. Dhe vetem pak dite me pare, babai i saj.

Nje dite para se kusherira ime te vdiste, po mendoja per te. Po mendoja qe do ta merrja ne telefon, t’i thosha qe me kishte marre malli shume per te, qe mezi kisha pritur qe ta takoja pas gjithe atyre viteve qe kisha jetuar larg dhe nuk e kisha pare dot. Heren e fundit qe folem ne telefon ajo ishte ne spital. Me tha qe e kishte marre malli shume. Me pyeti kur do te shiheshim.

Une nuk e mora dot ne telefon ate nate qe po mendoja per te. Prita te nesermen. E nesermja nuk erdhi me per vajzen e tezes sime.

Shpesh jetojme sikur nuk do te vdesim kurre. Harrojme qe te afermit tane jane prane nesh vetem per pak kohe. Kush e dinte mbreme qe keta 16 njerez do te humbnin jeten duke u kthyer prej ditelindjes. Mos prit per neser t’i shprehesh dashurine te afermeve te tu, familjes tende. Ndoshta e nesermja nuk do te vije kurre.

Mos prit per neser per te vendosur per perjetesine tende. E nesermja mbase nuk do te vije per ty.

Ne Bibel eshte nje varg qe thote “Sot nese e degjon zerin e Perendise mos e ngurteso zemren tende, por pergjigju Atij”.

Ndoshta ti pyet se si degjohet zeri i Perendise. Ai nuk eshte nje ze qe do bucase nga qielli, miku im. Jezusi thote “Une qendroj te dera dhe trokas, nese dikush e degjon zerin tim dhe e hap deren, une do te hyj tek ai dhe do te ha darke me te” (do te behem miku i tij).

Jezusi eshte te dera e zemres tende, po troket tani. Zeri i Perendise vjen tek ty si ajo peshperitje e embel qe ta trazon zemren kur mendon per perjetesine, mendimi qe te vjen per nje cast te mendosh per vdekjen, ky artikull qe ti po lexon tani ndoshta eshte zeri i tij qe te therret te pajtohesh me te.

Jezusi tha se vetem ata qe do te besojne tek Ai dhe sakrifica e tij ne kryq, kane per te shpetuar. Ai tha se kush i beson Atij nuk do te shkoje ne gjyq, por ai ka kaluar nga vdekja ne jete.

Sot, tani qe po lexon kete, ndersa ke ende kohe, beje hapin e pare vendimtar per ta ftuar Jezusin ne jeten tende si Zotin dhe Shpetimtarin tend. Mos prit per neser, ndoshta e nesermja nuk do te vije.

Mund te lutesh keshtu:

“Zot Jezus, kam nevoje per ty. Faleminderit qe ti ke vdekur ne kryq per mekatet e mia dhe ke siguruar faljen e mekateve dhe shpetimin tim. Une e hap deren e zemres sime dhe sot te ftoj ty si Zotin dhe SHpetimtarin tim. Merre ti ne dore jeten time dhe beme ashtu sic ti do. Faleminderit Zot qe plani yt per jeten time eshte i persosur”

Nese je lutur tani keshtu permes besimit, Zoti Jezus ka mbajtur premtimin e tij per te ardhur ne jeten tende. Ti ke marre faljen e mekateve te tua dhe te eshte dhene nje jete e re. Bibla na tregon se kush beson ne Krishtin eshte nje krijese e re, gjithcka e vjeter ka shkuar dhe eshte bere e re.

 

 

Popularity: 17% [?]

Related Posts

  1. Tragjedia e Jetes

Share/Bookmark this!

Nje Koment »

  • kalimtari (author) thote:

    “E Nesermja nuk do te vije”

    Po ta dija qe ishte e fundit here
    qe po te shikoja te flije
    do te te kisha shtrenguar me fort
    dhe do te lutesha qe Zoti shpirtin tend te ruante

    Po ta dija qe do te ishte e fundit here
    te te shihja duke dale nga ajo dere
    Do te te perqafoja dhe puthja fort
    Dhe do te te ktheja per me shume

    Nese do ta dija qe ishin tuat t’fundit fjale
    qe zerin tend po degjoja
    do t’i incizoja dhe ruaja
    qe t’i degjoja sa te isha gjalle

    Po ta dija se ishte e fundit here
    Nuk do te largohesha me nxitim
    Do te ndaloja te te thosha ‘Te dua”
    Ne vend qe te supozoja se ti thjesht e di.

    Keshtu nese e nesermja nuk do te vije
    Dhe e sotmja eshte gjithcka kam
    Dua te te them sa shume te dua
    Dhe shpresoj qe kurre nuk do ta harrojme kete

    E nesermja askujt nuk i eshte premtuar
    I ri a i vjeter ti qofsh
    Dhe e sotmja mbase eshte shansi i fundit
    Per te mbajtur fort te dashurit e tu

    Keshtu nese po pret per te nesermen,
    Pse te mos e besh sot?
    Thjesht nese e nesermja nuk do te vije
    Dhe te mos te te vije keq me vone

    Qe nuk harxhove pak me shume kohe,
    per nje buzeqeshje, perqafim a puthje
    dhe ishe shume i zene me pune per t’i dhene dikujt
    cka u be per te deshira e tij e fundit.

    Prandaj mbaji fort te dashurit e tu sot
    dhe peshperitu ne vesh
    Qe i do shume shume dhe
    do t’i mbash fort ne zemer perhere.

    Merr kohe te thuash ‘Me vjen keq”
    “Me fal” “Faleminderit” apo “S’ka gje”
    Dhe nese e nesermja nuk do te vije
    Nuk do te kesh keqardhje per te sotmen.

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 6 March 2008 ne 14:49 ne rubriken Lufte me jeten .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka