Kryefaqja » Lufte me jeten

Te vdesesh ngadale

Email kete postim

Mbase nuk ka gje me te frikshme dhe te dhimbshme se sa te degjosh doktorin qe te thote se ke kancer. Mendoj qe nje lajm i tille do te thyente edhe njeriun me te forte.

Me kujtohet gati 10 vjet me pare, une pata nje vizite te tille. Ate mengjes kur do te nisesha ne spital, degjova disa kenge adhurimi dhe me beri pershtypje se ai qe drejtonte grupin e kengetareve tha perpara nje kenge:

‘Ndoshta sot ke marre nje lajm te frikshem prej doktorit. Ndoshta ke marre vesh se ti ke kancer. Por Zoti eshte me i madh dhe ai do te te takoje aty ku je”

Dhe vazhdonte kenga. Nje nga kenget qe me ka pelqyer shume dhe me ka shoqeruar ne shume e shume vite te miat ne besim. Ajo kenge thote pak a shume se Zoti do te hape nje rruge, atje ku duket qe nuk ka rruge (zgjidhje). Ai do te vije me pushtet dhe fuqi dhe do te te shpetoje.

Lajmi qe une mora ate dite nuk ishte as i keq, as i mire. Doktoresha me tha qe une kisha dy gjendra tumoriale, por qe dukeshin se ishin beninj (apo mashkull si quhen ne gjuhen popullore).

Ne ate moment une mendoja se isha trime dhe prandaj e pyeta me qetesine me te madhe:

“A ka mundesi qe keto te kthehen me vone ne malinj? (kancer)”

Dhe ajo me tha: “Une nuk mund te te garantoj 100%. Nuk mund te te them sot me 100% se nuk jane kancer apo qe nuk do te kthehen ne kancer”.

Edhe pse nuk e dhashe veten, fjalet e saj ma dritheruan zemren. Ne ate moment m’u duk sikur jeta ime ndaloi ne nje udhekryq. Une isha duke njohur djalin qe sot eshte bashkeshorti im. Ate moment duke dale jashte dhe duke e pare tek me priste ulur ne stol, une nuk dija se cfare do te beja. A kishte me kuptim lidhja jone, kur une nuk e dija sa do te jetoja? A duhet te ecja me tej dhe t’i shkaktoja atij dhimbjen me te madhe duke me humbur me vone? A ishte me mire qe te nderprisja kete lidhje tani, qe ai ta kishte me te lehte?

Keto dhe njeqind pyetje te tjera me pushtuan mendjen. Kurse ai vendosi qe edhe sikur pak jete te kishte mbetur, do te martohej me mua. Ishte i sigurte se une isha gruaja e jetes se tij.

Kane kaluar gati 10 vjet qe nga ajo dite. Ne kemi tre femije te bukur. Gjate ketyre 10 viteve disa here kam luftuar me friken e kancerit, sidomos kur ato gjendra me kane dhene shqetesime dhe dhimbje, te cilat me kane cuar tek dyert e doktoreve.

Ne momente te tilla, jeta duket qe ndalon dhe ti shikon vetem personat qe do me shume. Gjithcka tjeter nuk ka kuptim. Vetem ata pushtojne mendjen dhe zemren tende. Koha jote me ta behet e pacmueshme. Ideja se do te jesh me ta edhe per pak kohe, thyen zemren me te forte. Fillon te jetosh me idene se ndoshta neser nuk do te jesh me dhe nje puthje, perqafim, shtrengim, fjale e embel behet gjithcka. Harron lodhjen dhe rremujen qe shkaktojne femijet e tu, shikon vetem ata dhe shperthen ne denese. Jeta merr vleren qe ka, qe eshte aq e cmuar dhe qe asgje tjeter nuk ka me shume vlere se sa i afermi yt dhe ajo qe do eshte vetem te japesh dashuri dhe ta shijosh cdo sekonde me te, sikur te ishte sekonda jote e fundit.

Ne momente te tilla, jeta ndalon per te konsideruar perjetesine. Syte e tu kthehen aty ku duhet ne fakt te jene gjithmone, tek Zoti. Misteri i se panjohures e ben vdekjen akoma me te frikshme. Sepse ne momente kur lufton per jete a vdekje, kupton se jeta nuk eshte kaq, por ka dicka me shume. Se vdekja nuk eshte mbarimi i se ekzistuarit, por eshte pragu qe te con ne nje ekzistence te perjetshme, destinacionin e se ciles ti e percakton ketu, sa je gjalle. Ketu merret vendimi i rendesishem. Kur kapercen pragun e vdekjes, nuk ka me kohe.

Ne momente te tilla, jeta ndalon per te kuptuar sa te pafuqishem jemi. Se gradat, shkolla dhe parate tona nuk mund te bejne asgje. Ato nuk mund te blejne jeten tone. Me kujtohet nje nga romanet e Carls Dikens. Nje burre shume i pasur qe humbet gruan e vete, dhe ne ato momente kupton se gjithe pasuria e tij nuk mund te ktheje ne jete te shoqen.

Por momente te tilla jane nje dhurate. Nje dhurate per te kuptuar sa e shtrenjte eshte jeta, cfare vlere ka. Nje dhurate qe  na ndihmon te njohim Zotin dhe fuqine e tij te palimituar per te na sheruar. Une njoh kater njerez qe jane sheruar nga kanceri, njeri prej tyre eshte nje rast shume i rralle. Por jo per Perendine, per te cilin asgje nuk eshte e pamundur.

Por mbi te gjitha na ndihmon qe te marrim vendimin me te rendesishem, tani sa kemi kohe: ku do te shkojme pas vdekjes? Kete e vendos une, kur jam gjalle. Dhe shtrati i semundjes eshte nje dhurate nese na con te mendojme me shume kete, dhe te mos vdesim si te pamende dhe te papergatitur per udhetimin me te gjate dhe me te rendesishem te jete sone.

Momente te tilla jane nje dhurate per ta mbyllur jeten tone mire. Per t’u dhene dashurine dhe kujdesin te afermeve tane, ate dashuri dhe kujdes qe duhet t’u japim cdo dite ne fakt, por qe shpejtesia e jetes na ben qe ta marrim te mireqene qe ata jane me ne dhe ne jemi me ta.

Momente te tilla jane nje dhurate qe sjell nje familje, apo dy miq, me afer, me prane, ndersa kuptojme se nuk kemi gjithe kohen ne favorin tone, por qe ditet pakesohen per njerin nga ne.

Momente te tilla jane nje dhurate per te kuptuar dhe marre dhuraten me te madhe qe Perendia i ka bere njerezimit: Jezu Krishtin. Per shkak te sakrifices se tij ne kryq, ne nuk duhet te kemi frike nga vdekja. Sepse Ai e ka mundur vdekjen dhe ka siguruar faljen e mekateve dhe dhuraten e jetes se perjetshme me Perendine, apo si e quajme ndryshe parajsen. Apostulli Pal jo me kot shkruan “O vdekje ku eshte gjema jote?”

Nuk e di si eshte jeta jote sot. Mbase eshte e nxituar, aq sa nuk ke kohe te mendosh se jeta ketu nuk do te zgjase pergjithmone dhe ke nje vendim te rendesishem per te marre, tani sa je gjalle. Me vone do te jete shume vone.

Mos i ler pas dore pyetjet qe ke per Zotin dhe perjetesine. Mos e ler per neser vendimin qe duhet te marresh sot. Sot shqyrtoje kete ceshtje dhe vendos per shpetimin tend.

Mund te lexoni me shume per Jezusin, kush eshte ai dhe shpetimin qe ka siguruar per ne. Gjithashtu lexoni 4 ligjet, te cilat do te te ndihmojne te kuptosh se si mund ta njohesh Perendine personalisht dhe si mund te pajtohesh me te. Si mund te sigurohesh qe do te shkosh ne parajse. Gjithashtu te 4 ligjet shpirterore eshte nje lutje e sugjeruar se si mund ta ftosh Jezusin ne jeten tende si Zotin dhe Shpetimtarin tend.

Lutja eshte nje bisede me Perendine. Perendia e njeh zemren tone dhe nuk jane fjalet ato qe na shpetojne, por besimi yne te Jezusi dhe sakrifica e tij ne kryq. Lutja e sugjeruar mund te jete shprehja me fjale e besimit tone ne te. Nje lutje pa besim, nuk ndryshon asgje. Gjithashtu nje lutje e thjeshte, por e bere nga nje zemer plot besim, eshte ajo qe ndryshon jeten tende.

Mos ngurroni te na shkruani per pyetje qe mund te keni, apo per te na treguar qe ju sot keni vendosur t’i besoni Jezusit. Cfare lajmi i gezuar do te ishte ky! 

 

 

Popularity: 23% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

2 Komente »

  • Darina thote:

    Me pelqeu shume ky shkrim. Jane momentet e veshtira dhe tronditese qe shpesh na sjellin kendveshtrimin e duhur dhe na bejne ti shikojme gjerat ashtu si duhet.
    Romaket 8:28
    Faleminderit!!

    Pergjigju ketij komenti

  • nezir thote:

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 10 March 2008 ne 14:32 ne rubriken Lufte me jeten .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka